Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Robi i Dunjasė ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Robi i Dunjasė ...

Mesazh nga NoOrA prej Sun Sep 27, 2009 9:54 am

Ndaj Zotit qė tė krijoi ke ngritur kokė?!






Kundėrshtar i hapėt i Zotit! Luftues i besimit tė drejtė. Ithtar i injorancės! Banues i tokės sė ulėt. Me errėsirė i pėrshkuar. Qenie e vetėdijshme, por e pabindur. E ngutshme, po edhe injorante. Ndaj Zotit tė vet kokė ka ngritur! Edhe mosmirėnjohės. Bėhet i butė atėherė kur egoja i ushqehet. Padrejtėsisė shpejt i pėrshtatet. Tė dobėtin e shkelė. Tė braktisurit strehėn ia rrėnon. Nderin, ēnderon. Diturinė, injoron. Pastėrtinė ta bėjė tė ndytė pėrpiqet! Pėr tė, idiotėsi ėshtė i drejtė ndaj tjetrit tė bėhet! I neveritshėm kur uni i ngacmohet. Mrrolet, e lėkura e fytyrės i ndėrrohet, sikur nata kur ditėn prin. Skuqet, gjaku i nxehet, me kryelartėsinė e tij, bėn sikur kodrat do ēajė!

Njė pikė e ngjizur. E humbur. E panjohur. Lindi, prej errėsirės palė-palė doli, por zemrėn e tij me errėsirėn e lakmisė ndaj kėsaj jete e mbuloi! Sa e vogėl qė ėshtė toka, po sa e madhe i duket! Njeri, me arrogancė e injorancė i mbėshtjellė! Me frikė e tmerr. Edhe toka, shkėmbinjtė e kodrat dridhen, e kėtij njeriu sytė nga ftohja i janė ngrirė, e dėgjimi, nga zhurma e epshit, i janė mbyllė! Pa lėkurė e pa ujė nė fytyrė! Zemėr e bėrė copė-copė. I pushtuar e i zėnė rob! Adhurues i idhujve i bėrė. Nėnshtrues i djallit tė mallkuar, premtues i dhembjes dhe tė keqes! Rob i lakmisė. Rob i epshit. Rob i stolive tė kėsaj jete.

Qenie e ulėt. Plot mendjemadhėsi. Plot fodullėk. Plot koprraci. E pėrplot injorancė! Di tė lutet kur prej dalldisjes e euforisė sė epshit, zemra i ngushtohet. Kur gjaku i trashet! Kur kėmbėt i shtangen. E duart i dridhen. E pėr muri mbėshtetet! Sa i lehtė e i rrėmbyeshėm bėhet kur nė ahengje e argėtim e lojė thirret, e sa i rėndė bėhet kur nė rrugėn e Paqes ftohet! Kur ndaj tė varfėrve, skamnorėve, bonjakėve, nė ndihmė e pėrkrahje thirret, akuzon e kundėrshton! Kur idhujt e thėrrasin, epshi e ahengu, pėrshpejton e nuk kursen.

I rėnduar, i mėrrolur, hezitues e ankues, kur nė rrugėn e Drejtėsisė, Bujarisė e Mirėsisė thirret! Kur shkatėrrimtarėt, si ndreqės merren, e ērregulluesit, rregullues. Luftues tė mirėsisė e drejtėsisė. Mishngrėnės e rob djajsh. Gjakatarė e tradhtarė. Sa ditė tė Tmerrshme i pret kėta! Kur me djers tė njelmėta, etjen do pėrpiqen tė shuajnė. Kur me zinxhirė zvarrė do tėrhiqen!

Kjo qenie njerėzore, e nderuar, qė veten e ē’nderoi! Sa poshtė veten e ka ulur. Kėta veten tė pavdekshėm e mendojnė. Tė pabindur, se, njė ditė nė njė tokė tė sheshtė para Sundimtarit tė Vėrtetė do tubohen! Poshtėrim pėrjetėsisht pėr shkatėrrimtarė! Toka, vendbanim i pėrkohshėm. E bėjnė e vazhdojnė tė thurin plane, sikur pėrjetėsisht aty do mbesin. Nuk ndiejnė se si tokės ēasti i ēarjes dhe i shpėrthimit i ėshtė afruar! Vdekja, kur njeriu gjithēka pas vetes braktisė! O sa kėshillues i mirė ėshtė ndarja nga kjo jetė; e sa tė pavetėdijshėm ndaj vdekjes, kjo qenie e ēndershme ėshtė! Mendje e dehur. Zemėr e nxirė.

Zemėr e vdekur. Trup i papastėr! Do vijė dita, dita e Korrjes! Dita, ēasti, kur zemrat prej ndėshkimit copė-copė do bėhen; e do bashkohen, e prapė do copėtohen; kur pabesia ndaj Zotit, e mendjemadhėsia kundėr Tij, do korr as jetė e as vdekje; gjallėri e dhembjes sė pasosur e vazhdimisht tė shtuar.


Ndaj Zotit qė tė krijoi ke ngritur kokė?!
Atėherė, po presim pėr Takimin tonė!




NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi