Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Njė vėshtrim Shpirtit...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njė vėshtrim Shpirtit...

Mesazh nga NoOrA prej Sun Sep 27, 2009 10:01 am

I bėhet qejfi shumė kur gabon ndokush nė shoqėri, e ky tė nxitojė ta pėrmirsojė atė.







Allahu i Madhėruar e krijoi njeriun nga njė pėrzierje e bashkėdyzuar e cila nė vete pėmban virtyte dhe vese. Arsyeja e kėsaj ėshtė tė sprovohet njeriu, se cila nga kėto dy fuqi do tė ngadhėnjejė te ai. Me pėrfilljen e mėsimeve Hyjnore dhe arsyes sė shėndoshė, ai do tė jetė i aftė qė t'i mposhtė tendecat e liga, vesin, tė shėmturėn dhe tė kotėn, ndėrsa nėse tregohet neglizhent ndaj kėtyre mėsimeve, ai nuk do tė jetė i gatshėm qė tė pėrballet me to dhe nga kjo arenė do tė si i mposhtur.

Disa prej kėtyre veseve arrijnė tė shfaqen dhe tė bėhen pjesė e sjelljeve dhe kulturės sė njeriut, e disa tė tjera tė cilat mbesin tė mposhtura dhe nuk dalin nė sipėrfaqe. Por, ndodh qė njeriu tė mishėrohet me kėto vese deri nė atė masė sa qė nuk e vėren se ato i dirigjojnė qėndrimet dhe sjelljet e tij. Prandaj, lind nevoja pėr njė mėnyrė tė pėrkryer dhe tė sigurtė qė t'i ndihmojė njeriut pėr tė mundur veset e tij.

Rruga pėr eliminimin e kėtyre veseve padyshim se nuk ėshtė e shkurtėr dhe pa sakrifica. Mirėpo, cdo rrugė e gjatė fillon me njė hap, e pastaj me insistimin e vazhdueshėm pėr tė arritur nė cakun e dėshiruar ajo mbaron.

Hapi i parė dhe vendimtar nė kėtė rrugė ėshtė qė njeriu tė pranoj betejė me veten e tij dhe pastaj tė zhytet nė thellėsitė e saj, pėr tė zbuluar dobėsitė dhe gjithė atė qė e shqetėson shpirtin e tij. Dijetarėt e mirėfilltė e bėnin njė gjė tė tillė me veten e tyre, nė mėnyrė qė ato tė shėrbenin si modele dhe ecuri pėr tė tjerėt.

Lexuesve tė nderuar tė kėsaj fleteje po ua paraqesim njė pėrvojė tė kombinuar tė atyre qė me njė guxim tė madh u zhytėn nė thellėsitė e shpirtit dhe njėherė e pėrgjithmonė ngadhėnjyen ndaj tė keqės dhe tė ligės.

Prandaj le tė shėrbejė pėrvoja e tyre si njė pasqyrė para sė cilės do t'i vėjmė vetet tona, ashtu qė tė shohim atė qė kishin zbuluar ata, e mė pas le t'i ndjekim gjurmėt e tyre pėr tė ngadhėnjyer nė kėtė luftė.


Le tė shohim pra se cilat janė rezultatet e kėtyre zbulimeve?

- Shpirti e do rehatinė dhe pushimin, ndėrsa urren punėt e mundimshme edhe nėse janė pėr hir tė Zotit dhe nė rrugėn e Tij.

- Ai posedon mjeshtri tė rrallė nė paraqitjen e arsyetimeve tė ndryshme qė kanė pėr qėllim largimin e pėrgjegjėsisė nė punė dhe kontribut.

- Gjithashtu, ai ka kureshtje tė tepruar dhe shfaq interesim tė madh pėrkitazi me punėt qė nuk i takojnė dhe nuk janė pėgjegjėsi e tij.

- Ata gjetėn se te uni i njeriut vazhdimisht shfaqet dėshira pėr t'i shėrbyer atij e asnjėherė qė ai t'i shėrbej ndokujt.

- Vėrejtėn se qoftė edhe njė fjalė mė e rėndomtė ka mundėsi ta shpėrthejė hidhėrimin nė tė, e mė pas vazhdimisht tė kėmbėngul nė hakmarrje ndaj atij qė e ka lėnduar.

- Unit aspak nuk i pėlqejnė fjalėt "nuk e di" dhe nėse ndodh qė ta pyet ndokush qė e konsideron atė tė dijshėm, atėherė mundohet qė me cdo mjet ta arsyetoj kėtė bindje qoftė dhe me padituri.

- Nė polemika mundohet me cdo kusht tė fitoj dhe gėzohet shumė nėse e arrin kėtė, ndėrsa nėse ndodh qė kundėrshtari t'ia qėllojė tė vėrtetės, atėherė kjo gjė e dėshpėron pamasė.

- Nėse ndodh qė tė ketė ngatėrresa ose mospajtim me ndokė, atėherė i gėzohet cdo fatkeqėsie qė i ndodh atij, qoftė edhe devijimi nga feja.

- Kur gabon, insiston me tė gjitha mjetet e mundshme ta arsyetojė gabimin duke pretenduar se cdokujt i ngjan njė gjė e tillė. E nėse ndodh qė tjetri ta bėjė tė njejtin gabim, atėhere asnjė prej arsyetimeve pėr vete nuk i shpreh pėr atė.

- Kur prezanton nė ndonjė tubim, ai do qė tė dėgjohet zėri i tij dhe tė respektohet mendimi i tij, pavarėsisht se a ėshtė i drejtė a jo, kurse ajo qė mė sė tepėrmi preferon nė kėto tubime ėshtė biseda pėr aftėsitė dhe sukseset e tij.

- Shumė begati tė cilat ia dhuroi Allahu dhe ia kanė lakmi tė tjerėt, mundohet qė t'i arsyetojė se janė nga vet mundi dhe kontributi i tij, e assesi ose shumė rrallė e pėrmend se kjo ėshtė thjeshtė dhuratė e Zotit pėr tė, e mbase shumė lehtė dikush tjetėr ka mundur tė jetė nė vendin e tij.

- Nėse i bėnė mirė ndokujt, atėhere kėrkon qė ky t'i mbetet atij borxhli i pėrjetshėm, pėrndryshe pason ankimi publik dhe pėbuzja e vazhdueshme.

- I bėhet qejfi shumė kur gabon ndokush nė shoqėri, e ky tė nxitojė ta pėrmirsojė atė.

- Ai frikėsohet shumė nga varfria dhe jeta e rėndė, e kjo mund ta shpie edhe nė punė dhe aktivitete tė ndaluara nė mėnyrė qė ta sigurojė ekzistencėn, pavarėsisht dėmeve qė i sjell ky fitim pėr fenė e tij.

- Nėse kėrkohet prej tij tė jap lėmoshė apo tė kontriboj pėr ndonjė projekt tė dobishėm, atėherė arsyetohet se i duhen atij dhe familjes sė tij.

- I pėlqen bartja e fjalėve dhe shumė lehtė i beson thashethemeve, nė veqanti atyre qė i shkojnė pėrshtati.

- Emocionet shpeshherė ndodh tė jenė aleat i fuqishėm kundėr logjikės sė shėndoshė, e qė nė bazė tė kėsaj tė dėshtuar, ai ndėrton qėndrime dhe mer vendime.

- Nuk e prish rehatinė dhe komoditetin edhe nėse njė gjė tė tillė e kėrkon kryerja e ndonjė obligimi apo largimi nga ndonjė e keqe.

- Mllefoset pėr gjėrat e thjeshta tė kėsaj bote dhe nuk e pėrmban mllefin qė po shpėrtheu merr me vete shumė viktima.

- Prej tė ligave tė shpirtit ėshtė se begatitė e dhuruara atij nga Allahu nuk i cmon, por gjithnjė lakmon tė huajat.

- E nėse ndodh t'i cmojė ato, atėhere nuk e falėnderon Allahun ose sė paku e bėn kėtė vetėm me gjuhė duke mos carė kokėn pėr format e tjera tė falėnderimit.

- Nėse e godet ndonjė gjė e pakėndshme ose nuk i realizohet ajo qė synon, atėherė hidhėrohet nė caktimin e Zotit. Nėse e pėrmban veten nga fjalėt, ai nuk pėrmbahet dot nga mendimi se po tė ndodhte ndryshe, do tė ishte mė mirė pėr tė dhe mė e dobishme.

- Nuk i pėlqen aspak vetėkritika, ashtu qė pėr cdo akuzė, qėndrim negativ ose kur tė hasė nė tretman tė papėrshtatshėm nga tė tjerėt, nė vend se ta korrigjojė sjelljen dhe moralin e tij, ai i akuzon tė tjerėt se ia bėjnė kėtė ngase ėshtė musliman/e dhe se ata e urrejnė Islamin.

- Dėgjon ligjėrata dhe prezanton nė shumė tubime tė dobishme, mirėpo tė gjitha ato qė i pėrfiton pėrfundojnė me fjalėt "do ta bėjė e do t'ia filloj".

- Mė herėt ka pasur njė tė kaluar tė bujshme dhe ka qenė vazhdimisht i privilegjuar dhe tani kur ėshtė bėrė pjesėtar i ri i shoqėrisė islame nuk i intereson fakti se nė atė shoqėri ka shumė tė atillė si ai, por kėrkon nga tė tjerėt qė kjo shoqėri e gjerė ta trajtoj ashtu si e kishte trajtuar dikur shoqėria e tij e ngushtė, dhe nėse ndodh e kundėrta atėherė i akuzon tė tjerėt se nuk e kanė kuptuar si duhet vėllazėrinė islame.

- Pasi qė tani vet ėshtė udhėzuar dhe i ka hapur sytė nė rrugėn e Zotit, tė tjerėt i shikon nga lartė dhe me pėrbuzje, si tė mjerė e tė devijuar, e nuk i shikon me syrin e mėshirės dhe tė kaluarės sė tij se edhe ai dikur kishte qenė si ata dhe se Zoti e pėrfshiu me mėshirėn e Tij.

Kėto janė disa nga pikat qė ia vlen tė pėrmenden, e qė nuk do tė thotė se janė tė vetmet apo tė gjitha tė pranishme te njė individ. Prandaj nuk bėn tė kuptohet se janė pėrfshirė tė gjithė me kėto vėrejtje, mirėpo ajo qė kėrkohet tė kuptohet nga e tėrė kjo janė dy gjėra:

- tė njihemi me hapat e parė drejt fisnikėrimit tė shpirtit dhe

- tė kemi njė pasqyrė pėr tė parė veten tonė dhe njė model pėr tu krahasuar me tė.

Prandaj, kėshilloj tė gjithė ta ndėrmarrin kėtė hap tė guximshėm dhe t'ia lexojmė vetes sė tyre kėto tė meta para se ato tė lexohen nė Ditėn e Gjykimit.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi