Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Njezet e dy pytje prej priftit per muslimanin e nje pytje...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njezet e dy pytje prej priftit per muslimanin e nje pytje...

Mesazh nga jetaaa prej Sun Sep 27, 2009 3:38 pm

Njėzet e dy pyetje prej priftit pėr muslimanin e njė pyetje nga muslimani




Njė musliman e kishte njė shokė tė krishter. Krishteri i lutet muslimanit qė tė shkojė me tė nė kishė, pėr tė prezantuar nė ligjėratėn e priftit e mė pas t’i japė mendimin krishterit pėr kėtė.
Muslimani pranoi qė tė shkonte, kur shkoi prifti e kuptoi se nė mesin e tė pranishmėve gjendet njė musliman prandaj dhe tha:Ndėrmjet jush gjendet njė Muhammedan (musliman).
Muslimani u ngrit dhe i tha si e dite kėtė? Prifti tha:tregojnė shenjat nė fytyrat e tyre.
Muslimani buzėqeshi,ndėrsa prifti i tha;Dėshiroj t’i bėj njėzet e dy pyetje:

Cfarė ėshtė njė i cili nuk mund tė jetė dy?

Cfarė janė dy tė cilėt nuk mund tė jenė tre?

Cfarė janė tre tė cilėt nuk mund tė jenė katėr?

Cfarė janė katėr tė cilėt nuk mund tė jenė pesė?

Cfarė janė pesė tė cilėt nuk mund tė jenė gjashtė?

Cfarė janė gjashtė tė cilėt nuk mund tė jenė shtatė?

Cfarė janė shtatė tė cilėt nuk mund tė jenė tetė?

Cfarė janė tetė tė cilėt nuk mund tė jenė nėntė?

Cfarė janė nėntė tė cilėt nuk mund tė jenė dhjetė? Cfarė janė dhjetė tė cilėt nuk mund tė jenė njėmbėdhjetė? Cfarė janė njėmbėdhjetė tė cilėt nuk mund tė jenė dymbėdhjetė?

Cfarė janė dymbėdhjetė tė cilėt nuk mund tė jenė trembėdhjetė?

Cfarė janė trembėdhjetė tė cilėt nuk mund tė jenė katėrmbėdhjetė?

Cila ėshtė ajo gjė e cila merr frymė e shpirt nuk ka?

Cili ėshtė ai varr i cili ka ecur me tė zotin e tij?

Kush janė ata tė cilėt kanė gėnjyer e kanė hyrė nė xhennet?

Cila ėshtė ajo gjė tė cilėn e ka krijuar Allahu dhe e urren?

Cilėt janė ata tė cilėt Allahu i ka krijuar pa baba dhe pa nėnė?

Kush ėshtė krijuar prej zjarri, kė e ka shkatėrruar zjarri e kush ėshtė i mbrojtur prej tij?

Kush ėshtė krijuar nga guri, kush ėshtė shkatėrruar prej tij dhe kush ėshtė mbrojtur prej tij?

Cfarė ėshtė ajo tė cilėn e ka krijuar Allahu dhe e ka konsideruar si dicka tė madhe?

Cila ėshtė ajo pemė e cila i ka dymbėdhjetė degė dhe nė cdo degė tridhjetė gjethe, nė cdo gjethe pesė fruta, tre nė hije e dy nė diell.


Buzėqeshi muslimani duke qenė i sigurtė nė besimin e tij nė Allahun.

Filloi me emrin e Allahut "BISMIL LAHIRR RRAHMANIRR RRAHIM"

Allahu i Lartėsuar ėshtė Njė qė nuk ka pas Tij tė dytė.

Ndėrsa dy pas tė cilit nuk ka tre: Nata dhe dita. “Ne i bėmė natėn dhe ditėn dy fakte (qė dokumentojnė pėr fuqinė Tonė)” (El Isra: 12)

Ndėrsa tre pas tė cilit nuk ka katėr: Arsyetimet e Musai me Hidrin nė shkatėrrimin e anijes, mbytja e djaloshit dhe ndėrtimi i murit.

Ndėrsa katėr pas tė cilit nuk ka pesė: Teurati, Zeburi, Ingjili dhe Kur’ni.

Ndėrsa pesė pas tė cilit nuk nuk mund tė ketė gjashtė, janė pesė namazet e obliguara.

Ndėrsa gjashtė pas tė cilit nuk ka shtatė, janė ditėt nė tė cilat Allahu e ka krijuar botėn.

Ndėrsa shtatė pas tė cilit nuk ka tetė, janė shtatė qiejt. “Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi palė. Nė krijimin e mėshiruesit nuk mund tė shohėsh ndonjė kontrast” (El Mulk: 3)

Ndėrsa tetė pas tė cilit nuk ka nėntė, janė bartėsit e arshit tė Rrahmanit, “E atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete arshin e Zotit tėnd” (El Hakka: 17)

Ndėrsa nėntė pas tė cilit nuk ka dhjetė, janė mu’xhizet e Musait alejhis selam, shkopi i cili u shndėrrua nė gjarpėr, dora e cila i bėnte dritė, vėrshimi i Nilit, bretkosat e shumta, uji i cili u shndėrrua nė gjak, qimkat tė cilat nuk linin askėnd tė flinte, dėrgimi i karkalecae tė cilėt dėmtonin bimėt, thatėsia e madhe, zvogėlimi i prodhimeve.

Ndėrsa dhjetė pas tė cilit nuk ka njėmbėdhjetė, janė sevapet “kush vepron njė tė mirė do tė shpėrblehet dhjetė fish e Allahu ia shton shpėrblimin kujt tė dojė”

Ndėrsa njėmbėdhjetė pas tė cilit nuk ka dymbėdhjetė, janė vėllezėrit e Jusufit alejhis selam.

Ndėrsa dymbėdhjetė pas tė cilit nuk ka trembėdhjetė, ėshtė mrekullia e Musait alejhis selam, “Dhe (pėrkujto) kur Musai kėrkoi ujė pėr popullin e tij, e Ne i thamė: “Bjeri gurit me shkopin tėnd” , atėherė nga ai u gufuan dymbėdhjetė kroje” (El Bekare: 60)

Ndėrsa trembėdhjetė pas tė cilit nuk ka katėrmbėdhjetė, janė vėllezėrit babai dhe nėna e Jusufit alejhis selam.

Ndėrsa ajo qė merr frymė e shpirt nuk ka ėshtė agimi, “Pasha agimin kur ia shkrep” (Et Tekvir: 18)

Ndėrsa varri i cili ka ecur me tė zotin e tij, ėshtė peshku i cili e pėrbiu Junusin alejhis selam.

Ndėrsa ata tė cilėt gėnjyen e hynė nė xhennet, janė vėllezėrit e Jusufit alejhis selam.

Ndėrsa atė tė cilėn e ka krijuar Allahu dhe e urren ėshtė zėri i gomarit, “Zėri mė i egėr ėshtė zėri i gomarit” (Llukman: 19)

Ndėrsa ata qė i ka krijuar e janė pa baba dhe pa nėnė janė Ademi, devja e Nuhut, dashi i kurbanit dhe meleqt.

Ndėrsa ai i cili ėshtė i krijuar prej zjarrit ėshtė Iblisi, ai i cili ėshtė shkatėrruar prej zjarrit ėshtė Ebu Xhehli, ndėrsa ai i cili ėshtė mbrojtur prej zjarrit ėshtė Ibrahimi alejhis selam.

Ndėrsa ai i cili ėshtė krijuar prej gurit, ėshtė Deja e Salihut alejhis selam, e ai qė ėshtė shkatėrruar prej gurit janė Es habul fijl (poseduesit e elefantit) dhe ata tė cilėt janė mbrojtur prej gurit janė Es habul kehf (tė vendosurit e shpellės).

Ndėrsa atė qė Allahu e ka krijuar dhe e ka konsideruar si dicka tė madhe ėshtė kurthi i grave "Dhe vėrtet i madh ėshtė kurthi juaj" (Jusuf: 28)

Ndėrsa pema ėshtė viti i cili i ka dymbėdhjetė muaj “degė” ndėrsa tridhjetė gjethet janė ditėt e cdo muaji, pesė fryte janė pesė kohėt e namazit, e tri nėn hije janė: Namazi i sabahut i akshamit dhe i jacisė, e dy nė diell janė dreka dhe ikindia.

Kėto ishin pėrgjigjjet e muslimanit, prifti dhe tė pranishmit u cuditėn por prifti u befasua nga njė pyetje tė cilėn ia drejtoi muslimani. E jo ėshtė:

Cili ėshtė celėsi i xhennetit?

Kėtu nuk mundi prifti t’i pėrgjigjet kėsaj pyetje, por ai u detyrua tė pėrgjigjet pas lutjes sė shumtė tė tė pranishmėve.

A e paramendoni pse?!

Sepse pėrgjigjja ėshtė:“Eshhedu en la ilahe il lall llah ėe enne muhammeden resulull llah”
Prifti dhe tė gjithė tė pranishmit tė cilėt ishin nė kishė e pranuan Islamin.

A e shikoni se sa madhėshtore qė ėshtė besimi nė Allahun?




jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi