Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Letėr vajzės sė chatit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Letėr vajzės sė chatit

Mesazh nga jetaaa prej Sun Sep 27, 2009 4:08 pm

Letėr vajzės sė chatit



Letėr nga zemra shpresoj qė tė depertojė nė zemėr.





Motėr e shtrenjtė, Esselamu alejkum!
I dėrgoj kėto fjalė deri tek ty duke shpresuar se do tė zėjnė vend tė ty dhe do tė ndikojnė nė jetėn tėnde pozitivisht. Kėto fjalė shpresoj qė tė mbrrijnė zemrėn tėnde tė bardhė. Po, nė zemėr tė bardhė sepse je krijuar me zemėr tė bardhė, u rrite e pafajshme, u rrite nė pastėrti, besnikeri dhe dashuri.

O e pasterta, e cila je robreshė e tė Pastertit, je krijuar e pastėr dhe je obliguar qė ta ruash kėtė pastėrti. E pastėr, e shkelqyer je sikur diamante. Sa e bukur ėshtė zemra yte kur nuk e ndotin fjalėt e kota, pse e ndote atė me mėkate?! Pse lidhe zemren tėnde me njerėz qė nuk ta dijnė vlerėn?! Ata njerėz njohtohen me ty vetėm pėr epshe, epshe djallezore, pėr momente tė shkurta.

MOTĖR…

Mos u mashtro me ata tė cilėt janė nė mėkate dhe sillen rreth teje me flliqėsira! Tė gjithė do tė pendohen njė ditė, mirėpo nuk do tė u sjell dobi pendimi i tillė, sepse atė ditė do tė qendrojnė para tė Madhit All-llah. Para Atij qė i ka krijuar dhe do tė japin llogari pėr ēdo vepėr, e madhe qoftė apo e vogėl. Do tė pyeten pėr fjaltė e kota nepėr chat qė kanė bėrė.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Ēdo fjalė qė ai hedh pranė tij ėshtė pėrcjellėsi i gatshėm.” [Kaf, 18]

Ēdo fjalė qė del nga ty shenohet mėnjeherė nga pėrcjellėsit, qė ka ēdo njeri. Prandaj ke kujdes, ēdo epsh qė ngjall me ato fjalė do tė japėsh llogari!!!

OJ VAJZĖ E PASTER…

Oj vajzė e pastėr, ngadal se je nė rrezik! Ngadal se vdekja nuk njeh te madh as tė vogėl! Vallė ke deshirė tė vdesėsh duke iu folur njerėzve nė chat fjalė tė kota, tė flliqura, ngacmuese?! Pastaj nėse vdese do tė fusin nė varrė tė erret, vetėm, nuk ke askend tė tė ndihmojė. Krimbat ta hajnė trupin tend tė bukur, fytyrėn tėnde qė e ruajshe me lloj-lloj mikjazhi. Pastaj tė shtrengon varri, do t’i bashkojė brinjte, t’i then eshtrat, nga ky shtrengim nuk shpeton askush.

Pejgamberi i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

“Nė varrė ėshtė njė shtrėngim qė perjeton ēdo kush. Nėse kishte shpėtuar dikush nga kjo, do tė shpėtonte Saad ibn Muadhi, i cili vdiq shehid.”

Gjithashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u lutte pėr Aishen [radijalllahu anha] qė t’i lehtėsohet shtrėngimi i saj nė varr, sepse ishte e dobėt nė trup. Pra, ti motėr je e dobėt pranė kėtij shtrėngimi, lute All-llahun qė ta lehtėson kėtė shtrėngim!

Kujto atė ditė kur do ta marrish librin tėnd, a tė gėzon qė tė shohėsh bisedat e tua tė regjistruara aty, bisedat qė i bėjshe nė chat me tė huajt. Ato biseda qė ua ngjallshe njerėzve epshet e tyre. Mos me thuaj se unė me kėto biseda vetėm po mahnitem apo po lozi. Sa tallje tė tilla kanė pasur pėrfundim tė idhėt, sa lozje kanė shkatėrrur moralin. Nėse tek ty kjo ėshtė lozje, te All-llahu, I cili tė krijoi dhe furnizoi nuk ėshtė lozje, por mėkat dhe krim. Mos harro se mėkatet qė pėrseriten rritėn!

A NUK E DIN SE…

A nuk e din se me kėto lozje e tallje qė bėn nė internet humbė gjėjėn mė tė shtrenjtė qė posedon; humbė fenė, moralin, kohėn, shėndetin, pasurinė... A ekziston diē mė tė shtrenjtė se kėto?!

Me kėto tallje e tradhton vetėn tėnde. Vetja yte ėshtė emanet tė ty. Gjithashtu tradhton familjėn, qė u munduan tė tė edukojnė, i tradhton njerėzit qė u flet me kėtė tallje. Ndėrsa tradhtinė mė tė madhe qė ke bėrė ėshtė tradhtija ndaj All-llahut. Argėtimi dhe lozja me nderė ėshtė krim, njė gjė e tillė ėshtė e ndaluar nė Islam, andaj pendohu tė All-llahu dhe kthehu rrugės sė drejtė!

All-llahu ta dhuroi zemren e bardhė e tė shendoshė dhe ashtu ka deshirė qė t’i kthehesh Atij. All-llahu tė do tė pastėrt dhe me turp se keto tė dyja janė peshorja e bukurisė dhe embėlsirės tėnde. Atė ditė kur do tė martohesh do tė pendohesh pėr ēdo gjė qė ke vepruar …

Ndoshta gjen arsye e thua: Unė jam e sigurt pėr vetėn time dhe nuk i dorėzohem kurtheve tė djallit aq lehtė. Ne tė thojmė: A je e sigurt me shumė sesa gratė e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], te cilat i urdhėroi All-llahu e u tha:

“O gratė e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjė grua tjetėr, nėse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, po thuani fjalė tė matura.” [El-Ahzabė, 32]

Vallė pas kėtij ajeti akoma mendon se je me e sigurt dhe e paster se ato gra, qė All-llahu iu tha mos u llastoni nė tė folur. E si do te bėhėt me atė qė tallet me lloj-lloj fjalėsh joshese nė chat?!

Pra, kthehu... pendohu te All-llahu... premtoi Atij se nuk do tė kthehesh nė gabime qė tė ēojnė nė amoralitet...!

All-llahu kur ndaloi nga amoraliteti nuk tha mos beni amoralitet, por tha mos iu afrohuni amoralitetit. Andaj kuptohet se ēdo veper, qė tė afron nė amoralitet ėshtė haram qoftė ajo fjalė apo levizje e dyshimtė qė ngritė epshin e burrave.

A ke dėgjuar pėr njė vajzė tė re, e cila vdiq duke shiquar filma erotik, tė cilės i kishte mbetur telekomanda nė dorė. Kur moren ta lajnė kufomen e saj u munduan t’ia hjekin atė nga dora po nuk ia arriten dhe u detyruan ta vorrosin me telekomande nė dorė. Valle a nuk ke frikė tė kesh njė pėrfundim tė tillė?! Aspak nuk mendon?!

DĖGJO…

Dėgjo njerin nga larėsit e kufomave qė thotė:

Vetėm pėr dy muaj nė kryeqytetin Riad tė Saudise kanė vdekur afėr 400 pėrsona, shumica prej tyre kanė qenė tė rinjė e tė reja, pėr tė cilėt thuhej se kanė vdekur papritmas, pa sėmundje.

Vallė, a mendon se vdekja nga ty ėshtė largė?! Vdekja nuk njeh tė vegjel apo tė medhenj, meshkuj apo femra, tė rinj apo pleq, tė bukur apo tė shumtuar. Pėr vdekjėn tė gjithė janė tė barabartė, andaj zgjithe ti vetė pėrfundimin tend!

Njeriu e ka perfundim ashtu siē i posedon veprat. Nėse ėshtė vepėrmirė, me tė mirė pėrfundon. E nėse ėshtė vepėrkeq, atėherė keq do tė jetė fundi i tij, All-llahu na ruajtė nga pėrfundimi i keq, AMIN!

Shiqo pra veprat e tua, sė paku vetėm nė javen e kaluar ēka ke bėrė, do tė zbulosh se si e ke fundin.

MOTĖR E SHTRENJTĖ…

Ti je njė lule e bukur qė njerėzit e mirė nuk deshirojnė tė tė shohin tė vyeshkur. Je lule qė meriton tė jesh nė njė kopėsht tė dlirė e tė bukur, kthehu pra nė pozitėn tėnde, nė tė cilėn meriton tė nderohesh, mos u bėn si leckė qė tė pėrdorė ēdokush e me nė fund ...hudhe nė vendin e mbeturinave…

Kthehu sikur ke qenė e pastėr... kthehu tek All-llahu dhe dije fort mirė se do tė qėndrosh para All-llahut! Nuk ėshtė me ty askush, tė gjithė heqin dorė nga ti. Prej tė parėve janė qė hekin dorė nga ti ata qe lozeshe dhe u tallėshe me ta. Gjithashtu do tė akuzojnė para All-llahut se ti ke qenė shkak qė i ke derguar ata nė mėkate. Ēka do t’i thuash All-llahut pėr kėtė?

Llogarite vetėn para se te llogaritesh dhe dije se kjo jetė ėshtė sa njė sekonde, ndėrsa purfundimi yt ėshtė sekret, andaj puno pėr tė ardhmen tėnde! Pendohu sinqerisht, le anesh ēdo lidhje qė tė ēon nė mėkate, gjej shoqe tė moralshme, lexo historinė e grave tė ndershme, nėnave tė muslimaneve dhe sahabijėve, mbushe zemrėn tėnde me leximin e Kur’anit, qė tė sjell dobi atė ditė kur nuk tė sjell dobi interneti. Dije se nuk je krijuar pėr tallje, po vetėm pėr ta adhuruar All-llahun e vetėm!

DIJE…

Dije motėr se tė gjithė jemi mėkatarė, mirėpo me i miri ėshtė ai i cili pendohet. Andaj mos prit po pendohu sa mė shpejte!

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė pėr ata qė pendohen:

“Me pėrjashtim tė atyre qė mė vonė pendohen dhe pėrmirėsohen, vėrtet All-llahu ėshtė qė shumė falė e mėshiron.” [En-Nurė, 5]

Pendohu dhe vepro vepra te mira qė tė fshihen veprat e kėqia!

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Dhe fale namazin nė dy skajet e ditės, e edhe nė orėt e afėrta (me ditėn) tė natės. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnė ato tė kėqijat. Kjo ėshtė njė kėshillė pėr ata qė pranojnė kėshillat.” [Hudė, 114]

Mos i humb shpresat edhe nėse ke mėkate shumė sepse mėshira e All-llahut ėshtė e madhe, dije se dera e pendimit ėshtė e hapur! Bėn lutje shumė sidomos ne kohėn kur All-llahu zbret nė qiellin e tokės nė 1/3 e natės dhe thotė:

“A ka kush qė tė mė lutet e t’ia jap atė qė kėrkon? A ka kush qė kerkon falje e qė ta fali atė...?

Gjithashtu All-llahu thotė nė njė tjetėr hadith kudsijj: “O robėrit e mi, ju bėni mėkate natė e ditė, andaj kėrkoni falje nga Unė qė t’ua fali! O robėrit e mi, nėse dikush nga ju me vjen me mėkate sa toka tė mėdhaja dhe ka bėrė pendim pėr kėtė, Unė do t’ia fali pamedyshje, pērveē shirkut qė nuk falet…

Mos humb shpresat e tė tė mashtrojė pastaj djalli i mallkuar, i cili tė rrin mbi kokė e tė thotė: Ka kohė, kur tė martohesh pendohesh... dhe ta zbukuron ai i mallkuari vepren e keqe. Andaj largohu atij dhe mos e dėgjo, thuaj me zė tė lartė: Jo nuk tė nėnshtrohem ty o i mallkuar. Pra, ke kujdes motėr qė mos tė zė dita kur s’ka mundėsi gjuha jote tė flet fjalėn e pendimit. Gjithashtu dije se kurthet e djallit janė tė dobėta nėse ti pak bėn durim dhe ke qėndrim!

Dije fort mirė se shumė shtėpi kanė humbur nderin e tyre duke percjellur tregjet e djallit. Vajzat e tyre dal ngadal duke filluar me chat (internet) e pastaj numrin e telefonit, takimet dhe fundi krimi i zinase (amoralitetit).

PĖR NĖ FUND…

Motėr, ndjesė por kėtė letėr ta kam kushtuar vetėm duke shpresuar faljen e All-llahut tė Madhėruar pėr mua dhe pėr ty e te na mundeson All-llahu xhenetin mė tė lartė, i cili quhet Firdevs. All-llahu ėshtė i fuqishem pėr ēdo gjė.

Esselamu Alejkum!



Pėrshtati nė shqip:
Florim Islami
Ebu Muadh
22 Tetor 2007


jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi