Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Koment i 5 ajeteve tė sures Bekare...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Koment i 5 ajeteve tė sures Bekare...

Mesazh nga NoOrA prej Mon Sep 28, 2009 6:35 am

b) Interpretimi i hurufu-l-mukata'a

Nė vazhdim po japim shpjegimin e Hafiz Ibrahim Dalliut pėr pesė ajetet e para tė sures el-Bekare, duke filluar nga shkronjat Elif, Lam, Mim.
Hafiz Ibrahim Dalliu nė fillim tė sures el-Bekare tregon vendin e zbritjes, e qė ėshtė Medineja, duke treguar se ajeti nr. 281 i kėsaj sureje ka zbritur nė Mekke nė ditėn e Bajramit tė Haxhxhetu- l-Vedasė dhe atė duke u bazuar nė thėnien e Abdull-llah ibni Abbasit.
Edhe kėtu Hafiz Ibrahim Dalliu bėn shpjegimin e ajeteve njė nga njė. Sa u pėrket hurufu-l-mukata'a, nė kėtė rast Elif, Lam, Mim ai ndėr tė tjerat thotė:"Pėr shkrojat qė gjenden nė fillim tė disa sureve tė Kur'ani Qerimit, si Elif-Lam-Mim, Elif-Lam-Ra, Ha-Mim, Nun, Sad, Kaf etj., dijetarėt e mėdhenj kanė thėnė fjalė tė ndryshme:
A). ... kuptimin e shkrojavet qi gjenden nė fillim tė disa sureve tė Kur'anit e din vetėm Perėndija, se ato janė prej (muteshabihatesh) aso ajetesh qė s'ju kuptohet qėllimi.
B). ... shkrojat e pėrmenduna nė tė parėt tė disa sureve, janė si emna pėr Kur'anin.
C). ... ato shkroja janė po emnat e atyne sureve qi janė prue nė tė parėt tė tyne.
ا). ... ato shkroja janė prej emnash tė Zotit.
D). ... Perėndija ka ba be pėr ata shkroja.
DH). ... ato shkroja janė emnat e shkrojavet me tė cilat pėrpilohen fjalėt e gjuhės arabe."[1]
Sa i pėrket shpjegimit nėn (A) pėrpos asaj qė e cek Dalliu, nė bazė tė asaj qė mund tė gjendet nė literaturėn e tefsirit, na kėshillon se kur ėshtė fjala pėr kėto shkronja, duhet thėnė: "Besojmė se kėta shkroja kan zbrit kah ana e Zotit edhe i kėndojmė, por kuptimin origjinal tė kėtyne e din vetėm Perėndija me Madhni tė vet."[2] Leximi i kėtyre shkrojave ėshtė "...sevap nga tė kėnduemit e atyne e nga tė besuemit ata."[3]
Pėr kėtė shpjegim Hafiz Ibrahim Dalliu na e sjell thėnien e Ebu Bekrit (r.a.), i cili ka thėnė: "اdo libėr i ka disa sekrete, e sekretet e Zotit nė Kur'an janė shkrojat e pėrmendura nė fillim tė disa sureve..." Pėrpos kėsaj thėnieje, autori sjell edhe ajetin kur'anor: "Ve ma ja'lemu te'vilehu il-lall-llah".
Kėtu e vėrejmė metodėn tradicionale tė tefsirit, meqė ėshtė i dukshėm shpjegimi i ajetit me thėnien e as'habit, e gjithashtu edhe argumentimi me ajet duke treguar pėrkufizimin e arsyes njerėzore si dhe thellėsinė e shkronjave tė dukshme pėr syrin, po ashtu edhe pėr leximin, por tė cilat prapėseprapė mbeten sekrete tė cilat Zoti mė sė miri i di.

c) Interpretimi i muhkemit dhe muteshabihatit
H. Ibrahim Dalliu kėtu e paraqet edhe problemin e muhkemit dhe tė muteshabihatit si dy terma tė cilat pėrmenden nė Kur'an dhe tė cilat nė disiplinėn e tefsirit ndihmojnė qė sa mė mirė, sa mė drejtė dhe sa mė plotėsisht tė kuptohet Kur'ani. Nė kėtė vend Hafiz Ibrahim Dalliu pėr problemet e hurufu-l-mukata'a vetė thotė se "do tė flas mė vonė, kur do ta bėj shpjegimin e ajetit 7 tė sures آli Imran"[4] respektivisht se ato do t'i trajtojė nė dritėn e muhkem dhe muteshabihatit.
Me qėllim qė sa mė me besnikėri ta ndjekim problemin e shpjegimit tė hurufu-l-mukata'a nga Hafiz Ibrahim Dalliu, do tė kalojmė pikėrisht tek ajeti i lartpėrmendur.
Mufessiri Dalliu shpjegimin e muhkemat dhe muteshabihateve e ndan nė katėr kategori dhe atė nė mėnyrėn vijuese:
"I. Myhqemat, quhen ata ajete qi ju merret vesht kuptimi lehtas; dhe Myteshabihat, quhen ata ajete qi nuk ju merret vesht kuptimi me as nji mėnyrė.
II. Myhqemat, quhen ata ajete qi kan vetėm nji kuptim; dhe Myteshabihat quhen ata qi kanė lloj lloj kuptimesh.
III. Myhqemat quhen ajetet qi tregojnė ēashtjet e besimit dhe tė veprimit; Myteshabihat quhen ata ajete qi s'tregojnė sende pėr t'ju besue ose pėr tė vepruė me ta.
IV. Myhqemat quhen ajetet qi s'kanė te'vil, dhe Myteshabihat quhen ata qi bahen te'vil."[5]
Kjo kategori tė cilėn Hafiz Ibrahim Dalliu e sjell nė tefsirin e vet mund tė vėrehet edhe nė interpretimet tė cilat i kanė dhėnė tė tjerėt, edhe pse Dalliu nė vazhdim pėrdor njė thėnie shumė tė kuptueshme dhe tė natyrshme pėr krijesėn e All-llahut (xh.sh.), duke thėnė pėr muhkematet se ato janė "mama e Kur'anit;
d.m.th. Ata janė rraja e origjini i Librit"[6]. Pėrveē kėsaj, ai me tė vėrtetė e argumenton problemin racional tė krijimit e qė ėshtė karakteristikė e qenies njerėzore, kur dihet se kush ėshtė njeriu, i cili, thėnė teologjikisht dhe racionalisht, ėshtė krijesa mė e pėrsosur, por njėkohėsisht ka mundėsi tė jetė i dobėt dhe tė ndiqet nga dobėsia e dijes. Pėr kėtė arsye ai thotė se nė Kur'an janė paraqitur ajetet e llojeve tė pėrmendura, pėr shkak se: "ka njerėz mendjehollė dhe mendjetrashė"[7].

ē) Interpretimi i sebebi nuzulit
Pėrpos kėsaj, nė vazhdim Hafiz Ibrahim Dalliu e jep edhe sebebi nuzulin (shkakun e zbritjes) tė ajetit 7 tė sures آli Imran, por ne kėtu do tė paraqesim vetėm njė pjesė tė shkurtė ku ai flet sėrisht pėr muhkematin dhe muteshabihatin duke thėnė, ndėr tė tjerat se: "... ata qė pjerrin tė shtremtėn ... asht pėr ata jahudi qi mundoheshin me gjet sasin e vitvet tė vazhdimit e gjallme feja Islame, tuė i llogaritė shkrojat e para tė disa sureve tė Kur'anit..." [8] Mirėpo, si pėrfundim e citon Fahruddin er-Raziun i cili lidhur me kėtė ka thėnė se nė kėtė pjesė tė ajetit flitet pėr: "gjithė keq interpretuesat e Myteshabihatvet".[9]
Me tė vėrtetė Hafiz Ibrahim Dalliu kur i qaset interpretimit tė ajeteve tė Kur'anit dhe shpjegimit tė tyre me metodėn tradicionale, bazohet nė traditė aq sa ka tradita tė drejtė tė jetė e gjallė edhe nė ardhmėri, d.m.th., kuptimin ia afron mendjes sė njeriut dhe sinqerisht pėrpiqet qė atij t'ia largojė dyshimin, jo pėr ta nėnēmuar, por pėr ta lartėsuar qė tė luftojė pėr tė qenė besimtar dhe t'u takojė atyre qė nė ajetin e lartpėrmendur cilėsohen si ata tė cilėt janė thelluar nė dituri.[10]
Pėrkthimin dhe shpjegimin e ajetit tė dytė tė sures el-Bekare Hafiz Ibrahim Dalliu e bėn si vijon:
"'Nji ky Kur'ani (i pėrbamė me llojin e shkrojavet: Elif, Lam, Mijm) asht nji libėr i plotė qi s'ka farė dyshimi mė tė'.
D.m.th.: Nji ky asht ai libri qi t'a kemi pasė zotue ma pėrpari ty o Muhammed! Me tė cilin nuk bahet dyshim fare pėr tė qenmenin e ati i zbritun kah anė e Zotit" [11]
Nė kėtė shpjegim Hafiz Ibrahim Dalliu tregon njė anė tė Kur'anit e cila zė vend nė fushėn e metafizikės e qė ėshtė e rėndėsishme pėr historikun e Kur'anit, sepse ai thotė se Kur'ani ka qenė i caktuar tė jetė Kur'an nga Zoti dhe t'i jepet Muhammedit (a.s.), qysh para paraqitjes sė Muhammedit (a.s.). Natyrisht, kėtu nuk mendon nė datat historike, por nė atė se Kur'ani ėshtė Fjala e All-llahut (xh.sh.) dhe se Muhammedi ėshtė resul i Tij. Mirėpo, me qėllim tė mbėshtetjes sė kėtij pohimi kėtu ai sjell edhe ajetin 5 tė sures el-Muzzemmil, i cili thotė: "Ne do tė dėrgojmė, njėmend, fjalė tė rėnda." Ky ishte premtim i Zotit qė Pejgamberit (a.s.), nė fillim tė pejgamberisė do t'i dėrgohet "Dhalikel Kitab".
Nė komentin e kėtij ajeti Hafiz Ibrahim Dalliu pėrmend edhe atė se Zoti (xh.sh.) i ka lajmėruar edhe profetėt e mėparshėm pėr Librin tė cilit ēdokush duhet t'i besojė. Kėtu ai thekson edhe padrejtėsinė e dyshimit dhe thirrjes qė Kur'anit t'i qasemi me urtėsi dhe paanėsisht, sepse Kur'ani si pėr nga aspekti gjuhėsor dhe nga ai stilistik ėshtė "kikėl e belagatit, qė s'ka dyshim nė tė qenunit e Kur'anit nji libėr i shejtė ardhun kah anė e Perėndisė".[12]

d) Interpretimi kelamist
Muttekin

Fjalėn muttekin, qė d.t.th. devotshmėri, Hafiz Ibrahim Dalliu nuk e pėrkthen por i jep koment dhe thotė: "ata qi e ruejnė vehten prej fajesh..."[13], qė d.t.th., se Kur'ani ėshtė udhėrrėfyes pėr ata tė cilėt ruhen nga mėkatet, tė cilėt nuk dėshirojnė tė bėjnė mėkat, tė cilėt e urrejnė tė keqen – ata janė myttekinė dhe tė udhėzuarit. Ai udhėzimin (Kur'anin) e krahason me ushqimin "... qi vinė pėr tė shėndoshėt e jo pėr njerėzit e sėmundė...".[14] Pėrpos kėsaj Hafiz Ibrahim Dalliu nė kėtė kontekst bėn njė shpjegim edhe nė mėnyrė gjuhėsore, duke thėnė se "fjala huda ėshtė verb (masdar) qė ka dy kuptime ... me tė rrėfye udhėn e drejtė, ... dhe me tė dėrgue mė tė."[15] Natyrisht, ai jep edhe disa kuptime tė tjera lidhur me fjalėn myttekin dhe thotė se e ruajtura nga mėkatet ėshtė tri shkallėsh "... me u ruajt prej sė vumes shoq Perėndisė (shirkit), ... me u ruajt prej gjith fajesh e punėsh tė turpshme, ... me e dėlirė zemrėn prej sendesh tjera veē Zotit dhe me u kthye me zemėr e me trup krejt kah Perėndia."[16] Mėnyra e shpjegimit tė cilėn e bėn ky mufessir tenton drejt njė pastėrtie tė madhe tė shpirtit tė njeriut, duke i dhėnė forcė jetės sė bindshme fetare tė besimtarit dhe flet duke pasur parasysh shpėtimin e njeriut dhe dėrgimin e tij nė botėn e cila ėshtė vendimtare - nė ahiret.
H. Ibrahim Dalliu ndjek kuptimin dhe lidhshmėrinė e ajeteve dhe thotė:
"Myttekit janė aso farė njerėzish qi i besojnė (gajbit) sė mėsheftės, e vėrtetojnė atė me zemėr, edhe e pohojnė me gojė... qi kanė konviktion tė plotė n'eksistencėn e gajbit."[17]

Ju'minūn
Pėrkthimin e fjalės ju'minūn Hafiz Ibrahim Dalliu e jep si "besojnė". Pėrpos kėsaj ai tregon edhe rregullat qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen e dogmatikės fetare apo kelamit, dhe atė duke u ndalur nė rrymat siē janė ehli sunne, havarixh, mu'tezile. Ai pėr imanin thotė kėshtu:
"Me vėrtetue me zemėr dhe me pohue me gojė nji gja; me pas konviktion (itikat) n'eksistencėn e nji gjaje."[18]
Kėtė pohim Dalliu e ilustron duke i sjellė edhe thėniet e drejtimeve tė ndryshme tė lartpėrmendura dhe thotė se nė sheriatin islam kjo fjalė ėshtė interpretuar kėshtu:
"Simbas sektit (medhhebit) tė Ebu'l-Hasan el-Esh'ariut, imani ka vetėm njė shtyllė, e cila ėshtė: me i vėrtetue me zemėr pa dyshim kta ēashtje qi dihen me tė vėrtetė se janė prej dispozitash tė fesė Muhammedane: Eksistencėn e Perėndis, njėsinė e atij, Profetnin e Muhammedit, Kijametin e tjera."[19]
Mė tutje, duke u mbushtetur nė muhadithinėt, mu'tezilitėt dhe havarixhėt, ai pėr imanin thotė: "Me i vėrtetue me zemėr dispozitat e sipėrpėrmenduna", me siguri mendon nė besimin nė All-llahun, Pejgamberin dhe Ditėn e Kijametit, "me i pohue me gojė ata, me ba punė tė mira". Mirėpo, nėse ndodh qė dikush nuk e ndjek kėtė, ose e prish kėtė besim "ai ėshtė mynafik", ndėrsa ai i cili sheshazi pohon mosbesimin, "ai asht qafir". Ndėrsa ai i cili nuk bėn punė tė mira, ai "asht fasik (fajtor)". Pėr kėtė tė fundit havarixhėt, sipas Hafiz Ibrahim Dalliut, "thonė se ėshtė qafir", ndėrsa mu'tezilitėt thonė se "ai ka dalė prej Imanit, por s'ka hy nė qufr". [20] Autori pėrpiqet qė ta paraqesė edhe, sipas tij, mendimin e unjėsuar tė dijetarėve tė "procedurės fetare", tė cilėt pajtohen pėr ēėshtjen e besimit me zemėr, mirėpo, ai gjithashtu e vė nė pah edhe pikėn dalluese midis tyre, e qė ėshtė tė shprehurit e besimit me gojė. Kėshtu, ai thotė:
"Esh'ariu thotė se mjafton vėrtetimi me zemėr, Imam Azami thotė se vetėm vėrtetimi me zemėr nuk mjafton, por duhet edhe pohimi me gojė, nėse nuk ka pengesa lidhur me kėtė..."[21] Gjithashtu, ai merret edhe me ēėshtjen e taklidit (imitimit) dhe me domethėnien e tij, se ē'ėshtė me ata tė cilėt imanin e kanė fituar nga prindėrit me lindjen e vet. Rreth kėsaj ēėshtjeje ai shprehet si vijon:
"Ke sekti i esharitvet nuk asht i vlefshėm besimi pas berihasė. Ata thonė: Njeriu pėr tė pas nji besim tė pranueshėm ke Zoti, lypset medoemos tė studiojė e tė mendojė arsyenat (delailet), pastaj tė besoj. Por maturiditė thonė se imitationi nė ēashtjet e besimit vijė; vetėm se ai besim asht tepėr (zaif) i dobėt, edhe i zot i ati besimi asht fajtuer i madh, pse ai s'ka ba studimet e duhuna n'atė punė".[22]

Gajb
Pas fjalės iman Hafiz Ibrahim Dalliu ndalet edhe nė fjalėn elgajb, sė pari duke thėnė se kjo fjalė arabe pėrdoret si "mbi emėn, si verb dhe si emėn". Ai cek se si mbiemėr ka kuptimin e gjėsė sė padukshme "qi s'e kuptojnė ndisitė mė asnji mėnyrė, dhe qi mendja s'thot se gjendet ajo gja, pa mos pas ndonji argument pėr tė qenmenin e asajė".[23]
Nė qoftė se fjala el-gajb pėrdoret si folje, atėherė mund tė fitojė dy kuptime dhe atė:
"Tė cilėt Mytteki sikundėr qi besojnė tue qenė nė huzuert t'uej, ashtu besojnė edhe tue qenė nė mungesėt t'uej, e jo si Mynafikėt qi thonė faqrisht besuem, e kur s'janė nė huzuret t'ue thanė na tallemi... dhe ... tė cilėt Mytteki i besojnė Pejgamberit tue mos e pasė pa me sy atė..."[24]
Kėtė mendim e ka pėlqyer edhe Abdull-llah Ibn Mes'udi. Sa i pėrket fjalės el-gajb kur pėrdoret si emėr, atėherė, sipas Hafiz Ibrahim Dalliut, fjala ėshtė pėr zemrėn.
Lidhur me fjalėn jukīmune, Hafiz Ibrahim Dalliu paraqet katėr mėnyra tė kuptimit tė saj:
"A. Tė cilėt e kryejnė edhe faljen tu i respektue plotėsisht konditat e asaj faljeje;
B. Tė cilėt vazhdojnė edhe nė falje me dėshirė tė plotė;
C. Tė cilėt pėr t'a krye edhe faljen e detyrshme pėrvishen me kujdes tė madh;
ا. Tė cilėt e kryejnė edhe faljen e detyrshme nė kohė tė caktuar." [25]
Pėr fjalėt ve mimma rezaknahum junfikun, thotė:
"Fjala rrizk nė sheriat don me thanė me i dhan Zoti nji shpirtnori (njeri ose shtazė) nji gja nė dorė bashkė me fuqinė e pėrdorimit tė asaj gjaje".[26]
Sa i pėrket furnizimit (rrizkut) i cili konsiderohet haram, dhe se a mund tė konsiderohet ai si rrizk apo jo, Dalliu thotė: "Nė kėtė ēėshtje kanė konflikt dijetarėt e ehli sunnetit me mu'tezilitėt. Kėta tė dytėt thonė se gja e ndalueshme prej anės sė Zotit (haram) nuk asht rrizk, sepse asht gja e pamundshme (muhal) me i dhanė Zoti njeriut nji gja pėr t'u interesue me te dhe m'anė tjetėr m'e ndalue atė nga tė interesuemit m'at gja..."[27]
Mendimin e ehli sunnetit rreth ēėshtjes nė fjalė Dalliu e pėrshkruan si vijon:
"Nuk vjen lazėm m'u mbledh dy gjana tė kundėrta nė nji ēast, pse i ep Zoti njeriut nji gja nė dorė bashk me fuqinė e pėrdorimit tė asaj gjaje, dhe m'anė tjetėr ia ban haram (jasak) pėrdorimin e asaj gjajė, sepse krijues i ēdo sendi asht Zoti, dhe ai ju a ka mėsue shpirtnorvet pėrdorimin e disa sendeve pėr dobin e atyne..."[28]
Hafiz Ibrahim Dalliu nė kėtė ajet sė pari duke e dhėnė kuptimin e fjalėve dhe pėrdorimin e tyre sipas rregullave gramatikore tė gjuhės arabe, qė japin kuptime tė shumta, domethėnien e ajetit e plotėson duke dhėnė edhe ajete tė tjera qė vetėm e pėrforcojnė kuptimin; po ashtu karakteristikė tjetėr ėshtė se ai ndalet nė interpretimin e ajetit duke u bazuar nė shpjegimet e drejtimeve kelamiste dhe tė medhhebeve. ثshtė me rėndėsi tė ceket se ai koncentrohet thellėsisht nė rrumbullakimin e kuptimit tė ajetit.

Inzal
"Fjala 'inzal' don me thanė: Me dėrgue nji gja prej sė nalti ke i ulti... Qėllimi me besimin e qitabevet tė pėrparshme asht pėr t'u besue atyne shkurtazi, siē janė Tevrati, Zeburi dhe Inxhili... Nuk e kemi detyrė me ju besue librave tė pėrparshme hollė e gjatė siē janė; sepse nji pjesė e atyne asht e anulume (mensuh), edhe nji pjesė asht e ndryshueshme ... Sa pėr Kur'anin ati asht farz, urdhėn i Zotit me i besue ēdo musliman, shkurtazi edhe spjegueshėm... por me ja mėsue e me ja dit kuptimin e ēdo ajeti hollė e gjatė, me qenė se asht nji punė tepėr e vėshtirė dhe lyp nji kohė shumė tė gjatė, asht farzi qifaje e jo farzi ajn..."[29]

Muflihūn
Pėr fjalėn felahin (muflihūn) nė ajetin e pestė tė kėsaj sureje, mufessiri Dalliu thotė kėshtu: "Qėllimi me felahin (shpėtimin) kėtu asht pėr shpėtimin e plotė tė atyne njerėzvet qi ju pėrmenden cilėsitė e pėlqyeshme. Prandaj, nuk vjen lazėm me ngel krejt dorėthatė fajtorėt prej shpėtimit, sepse edhe fajtorėt mbasi tė bahen azab nė rast qi tė mos falen sa tė ken fajet e veta, do tė shpėtojnė, por shpėtimi i atyne asht i metė e jo i plotė si i atyne qi janė ruejt prej fajesh."[30]
Vėrehet qartė se Hafiz Ibrahim Dalliu ėshtė duke e ndjekur metodėn e njohur nė shkencėn e tefsirit, pėr shkak se nė interpretim jep tė dhėna tė llojit rivaje, po ashtu edhe ndjek mendimin e mufessirėve, duke dhėnė emrat e tyre dhe duke i cituar ata. Pėrveē kėsaj ai e jep edhe kontributin e vet si teolog i liruar nga shabllonet e pėrkufizimeve duke shprehur edhe interpretimin e tij. Ai pėr kėto pesė ajete kur'anore thotė se janė pėrmbajtje e gjithė Kur'anit, ose "rezymeja e Kur'anit",[31] sepse nė to bėhet fjalė pėr: "ēėshtjen e hyjnisė, tė profetnisė dhe tė botės Ahiretit"[32], qė me tė vėrtetė edhe konsiderohen si elemente kryesore tė ēdo feje qiellore. Siē u cek edhe mė lart, nė fund tė interpretimit tė kėtyre ajeteve, Hafiz Ibrahim Dalliu jep edhe njė interpretim tė shkurtėr, por me njė domethėnie shumė mirė tė pėrpikėruar, e cila ėshtė ndihmesė ose lehtėsim pėr njė mentalitet mė tė gjerė tė besimtarėve dhe pėr shkak se ka rėndėsi, tekstin nė fjalė po e japim nė mėnyrė integrale:

"Ajka e (tefsirit) interpretimit Nji ky Kur'ani Qerimi i pėrpiluem me llojin e shkrojavet: Elif, Lam, Mijm - me tė cilin thirren kundėrshtarėt e atij me i ba shembėll, por me qenė se ai gjindet nė kikėl tė belagatit i ka lanė ata (axhiz) me gojė hapėt tė graxhuem - asht nji libėr i plotė, qi nė tė qenunit e atij i zbritun kah anė e Zotit s'bahet dyshim fare. Pra ky libėr i madhnueshėm pėr Myttekit asht prisi vetė, pėr ata qi kanė frigė Zotin e ruhen prej fajesh, asht drejtues n'udhė tė mbarė.
Myttekit janė aso njerzish qi i besojnė (gajbit) sė msheftės, si Perėndis e vetijavet t'Atij dhe punvet tė ahiretit e tė tjerave sende tė padukshme, tė cilat s'shifen as me shise, as nuk kuptohen pėrnjiherė me mend, por sa pėr tė qenunit e atyne ka sheje mendore dhe traditionale; ata njerėz e kryejnė faljen e detyrueme me dishirė tė plotė nė kohė tė caktueme tue ja respektue konditat e asaj falje; shpenzojnė edhe disa prej ushqimit hallall qi ju a kemi dhanė na, n'udhė tė hajrit. Ata janė edhe aso njerzish qi i besojnė Kur'anit tė zbritun ke ti o Muhammed! i besojnė edhe gjith libravet qiellore qi i kanė pasė zbritė pejgambervet pėrpara teje; ata i vėrtetojnė punėt e ahiretit pa farė dyshimi sikundėr qi janė nė vedvedi, dhe sikundėr qi i pėrshtaten tregimevet tė Kur'anit. Nji kto njerėz tė moralshėm e vetija naltė ja kanė mrri drejtimit tė Kur'anit me tė pruemt e Zotit mbarė, edhe kanė fitue privilegjin e shpėtimit tė plotė moralisht dhe materjalisht."[33]

dh) Interpretimi i nasih dhe mensuhut
Ajo qė u tha mė lart pėrafėrsisht edhe ėshtė metoda tė cilėn e ndjek Hafiz Ibrahim Dalliu, por pėr shkak tė rėndėsisė tė cilėn e ka kjo temė, do tė ishte mirė qė nga sureja el-Bekare ta japim edhe interpretimin e ajetit 106, i cili ka tė bėjė me shpjegimin e nasihut dhe mensuhut. Duke pasur parasysh renditjen e ajeteve, para se t'ia japė shpjegimin ajetit nė fjalė, Hafiz Ibrahim Dalliu tregon se qėllimi i zbritjes sė kėtij ajeti ėshtė: "Pėr tė refuzue sharjet e jahudivet qi bajshin pėr fenė Muhammedane nė pikėpamje anulim dispozitash..."[34] Pastaj vazhdon dhe jep njė shpjegim mė tė gjerė tė ajetit duke thėnė:
"Nes'h nė fjaluėr tė arabishtes, don me thanė: M'e prish e me hjekė nji gja. Nė Sheriat nes'h quhet tė ngritunit e nji dispozite me nji argument tė pastajshėm. Me fjal tjera nes'h quhet shpallja e mbarimit tė afatit tė nji dogmes - e cila asht pėr punė tė njerėzvet - mbasi tė mblidhen konditat e vume pėr tė... Nes'hi... rrjedh nė tre mėnyra: ... pezullohet fjala dhe kuptimi i nji ajeti, ... pezullohet vetėm kuptimi e fjala i mbetet siē ka qenė ... dhe pezullohet fjala e ajetit e kuptimi i ngel nė fuqi... Nes'hi rrjedh nėpėr urdhna e ndalime e jo nė lajmėrim tė ngjarjevet... [35]
Thanėja e ajetit tė naltpėrmendun: Nė pezullofshim ndonji ajet bimė nji tjetėr mė tė dobishėm se ai, don me thanė: bijmė nji ma tė leht pėr njerėzit e ma tė dobijshėm pėr ta, dhe qi ka ma shumė (thevap) shpėrblim, e nuk don me thanė se nji ajet asht ma i dobishėm se tjetri, sepse gjith fjalėt e Zotit janė baraz...
Nė Kur'an ka ndodh nes'hi pėr tregim: Kur asht dhanė leje herėn e parė pėr luftė nji besimtar asht detyrue e urdhnue me qėndrue karshi dhjetė idhujtarve... Mbasandej asht pezullue aj urdhėn e asht detyrue besimtari me i qindrue dy qafirėve e jo ma tepėr. ...Kur erdhėn myslimanėt herėn e parė nė Medine, kenė urdhėnue me u kthye nė falje kah Kydsi, pastaj u anulue ai urdhėn e u detyruen me u kthye kah Qabja...
Nė tefsirin Hazin thotė: Shkaku i zbritjes sė kėtij ajeti asht se qafirat thanė: Muhammedi ju ep nji urdhėn sahabevet sot, e nesėr i ndalon nga ajo punė; sot flet nji fjal e nesėrejtė kthehen prej asaj. Pra ai gjith ēka folė i flet prej vehtes sė vet. Mbi kėta fjalė ka zbrit ajeti i nalpėrmendun."[36]
Pėrpos kėtyre tė dhėnave dhe shpjegimeve, Hafiz Ibrahim Dalliu tregon se rasti i nes'hit nuk ka qenė i panjohur edhe para Kur'anit. Ai kėtė e dėshmon duke filluar qė nga librat tjerė tė shenjtė, ose siē thotė ai me ehli-qitabėt, dhe atė nė ēėshtjet si: martesa e vėllait me motrėn (rasti me pasardhėsit e Ademit (a.s.), Ibrahimit (a.s.), me Sarėn etj.); kushtet e shkurorėzimit te Musa (a.s.) dhe te Isa (a.s.); rasti i vrasjes dhe gjakmarrjes qė ishte ashtu siē ishte nė kohėn e Musaut (a.s.), qė nuk ėshtė i njėjtė me atė nė sheriatin islam. Pėrveē kėsaj, ai tregon edhe njė shembull logjik, siē ėshtė rasti me tė sėmurin dhe mjekun, i cili pėr shėrimin e sėmundjes sė tij i jep njė ilaē, mirėpo pas shėrimit pėr shkak tė panevojės sė pėrdorimit tė atij ilaēi, ai ia ndėrpret atė, megjithėse i sėmuri ėshtė akoma i dobėt me shėndet.
Qė kėtu ai edhe pėrfundon se ky rast ėshtė i njėjtė me rastin e nes'hut, d.m.th. kur Zoti sjell diē e pastaj e anulon atė, sepse dėrgimi i pejgamberėve bėhet pėr shkak tė "mjekimit tė shpirtėrave tė njerėzve"[37].
Kėshtu, nėpėr faqet e tefsirit tė tij mund tė vėrehet qartė se ai tregon rastin e nasih-mensuhut si njė moment i cili ėshtė me rėndėsi tė dihet. Pėr nasih-mensuhun kemi interpretime tė cilat nuk pajtohen me shpjegimet e mėhershme, pėr shkak tė universalitetit tė Vahjit.
Hafiz Ibrahim Dalliu nuk i largohet metodės sė lartshėnuar, por vetėm shkon rrugės sė pėrforcimit tė saj. Kėtu do tė sjellim edhe shembuj nga sureja en-Nisa, ose mė saktė ajetet 3 dhe 4.
"Shkaku i zbritjes sė kėtij ajeti, sikurse kallxon imam Hasani, asht: Ndodhja e zullumit mbi disa jetime qi i merrshin pėr gra kujdestarėt e atyne me qėllim qi t'ju zaptojshin mallin dhe si bajshin pėr gra, as nuk ju a epshin tė hollat e kunorės sė tyne..."[38]
Sa i pėrket rastit tė martesės ai thotė:
"Urdhni pėr t'u martuė nė kėt ajet asht pėr (ibaha) lejim e jo pėr (vuxhub) detyrim... Aj njeri qi asht i zoti ta ushqej e ta veshi grunė, vijė m'u martuė; dhe nė mos u martoftė nuk bahet fajtuer, por martesa me qėllim qi tė ruhet nga zinaja dhe tė lanė fėmijė tė dobishėm pas vehtes, asht (synnet) urdhėn i pejgambervet, edhe kur njeriu s'un e pėrmbajė vehten nga tė bamit zina e ka pėr (vaxhib) detyrė m'u martue... Nė kėt ajet tė madhnueshėm tregohet qartas se vij me marrė nji burrė katėr gra.
Kėt lejim tė Sheriatit nuk e shofin me sy tė mirė tė huejėt dhe e gjejnė si shkak pėr t'a akuzuė fenė Islame; e thanė se tė dhanunit leje Sheriati pėr tė marrė me kunorė nji burrė deri katėr gra, asht nji padrejtėsi pėr granitė. Por ata s'e mendojnė ēashtjen paansisht, s'kanė tė drejtė; sepse Sheriati atė leje s'e ka dhanė absolutisht, por e ka dhanė me konditė qi tė bahet drejtėsi nė mest rė atyne granive e pėrndryshe thotė Zoti: 'tė mjaftohet me nji gruė tė vetme'. Sa i pėrket fjalės: 'epnja granivet tė hollat e kunorės sė tyne me tė mirė', do me thanė: epnja atyne ata tė holla si dhuratė duke mos ba ngėrdhuza; ose si e lyp feja e Sheriati... Fahri Raziu dhe Hazini, thanė se ky ajet, mundet me ju pas drejtue kujdestarvet tė granivet si prindvet, vllaznivet e tė tjerėve... Por shumica e muffesirvet thonė se ky ajet u asht drejtue gjith burravet sepse nė at kohė nuk u epshin randėsi tė hollavet tė kunorės, prandaj Zot' ynė ka treguė se lypset t'i epen gruas ata tė holla, se janė e drejta e asaj."[39]
Pėrpos kėtyre tė dhėnave Dalliu mė gjerėsisht ndalet mbi rastet nga koha e xhehaletit (injorancės), me njė shpjegim sa mė tė hollėsishėm tė tyre. Por, kur ėshtė fjala pėr poligjininė ai mė tepėr shkon duke treguar se martesa me njė grua ėshtė mė e pranishme dhe mė e mirėpritur nė hapėsirėn dhe mentalitetin tonė.
Natyrisht, ai e beson dhe e thotė nė tefsirin e vet se martesa me katėr gra ėshtė lejim nga Zoti.[40]
Si shembull tjetėr e marrim ajetin 103 tė sures el-En'am, tė cilin Hafiz Ibrahim Dalliu e pėrkthen dhe e shpjegon nė mėnyrėn vijuese:
"S'e pėrmbledhin sytė Atė. por Ai i pėrmbledh dhe i sheh sytė e gjith botės; Ai asht ba mirės dhe i ditshėm."

Spjegime:
"S'e pėrmbledhin sytė Atė". D.m.th.:
Kur e shofin Perėndinė tė dashmit e vet, s'un e pėrmbledhin me sy bukurinė e madhnisė sė ti nė tė katėr anėt.
Ktu, ka nji ēashtje me randėsi, nė tė cilėn hahen ehlisyn-neti me Muatezilet. اashtja asht kjo:
"A mundet m'u pa vehtja e Perėndiės?"
Ehli Sun-neti thotė:
Poh, mundet m'u pa vehtja e Perėndiės, e merr mendja se shifet ajo, dhe - simbas ajetevet tė Kur'anit tė madhnueshėm edhe simbas fjalvet tė shejta tė Pejgamberit - kan pėr t'a paė besimtarėt Atė massi tė hyjnė nė Xhennet. Gja kjo, qi do tė jet pėr xhennetlit, ma e shieshme se gjithė tė mirat e atjeshme. Muatezilet thanė:
S'mundet m'u paė vehtja e Perėndiės. Dhe bazohen nė ajetin e sipėr pėrkthyem. Prandaj lypset t'apim pak spijegime pėr kėtė ēashtje:
Ehli sun-neti thanė se fjala: Idraq, qi del prej fjalės shejtė t'ajetit: "La tudriquhu..." Don me thanė:
"Me paė nji gja tuė e pėrmbledhė atė nė tė katėr anėt". Por Muateziletė thanė se ajo fjalė don me thanė: Me paė. Prandaj fraza: "La tudriquhul-ebsarr", - me qenė se edhe fjala:
Ebs'arr asht pruė me Elif lam, qi pėrfshinė gjithė sytė - Donė me thanė:
"Vehten e Perėndiės, nuk e shofin gjithė sytė, as nė dynjatė as n'ahiret"
Ehli Sunneti, ju thonė atyne:
E zamė se fjala: Idraq, dhe Eliflami qi asht nė fjalėn: Elebs'arr, asht nė at kuptim q'i epni ju, por n'atė frazė, s'ka ndo nji shejė qi tė tregojė se: Nuk e shofin sytė atė, as nė dynjatė as n'ahiret. Mos pamjen as ktu as atje, kah e qitni ju? Kjo nji, e dyta: Simbas kuptimit q'i epni ju asaj fraze, prap merret vesht se mundet dhe e merr mendja qi shifet vehtja e Perėndiės; sepse ku thoni ju se: Vehten e Perėndiės nuk e shofin gjith sytė; aty vjen prej vedit se Perėndiėn, e shofin disa sy... Pra sikurė edhe tė zehet n'at kuptim q'i apin Muatezilet asaj fraze, prap ajo vėrtetonė fjalėt e Ehli Sun-netit..."[41]
Siē u tha edhe mė lart, nė fillim Hafiz Ibrahim Dalliu komentin e bėn mė tė zgjeruar, megjithėse te pjesėt tjera, sidomos nga fundi, nuk vėrehet ajo hapėsirė e gjerė e komentit, saqė ka raste kur e jep vetėm pėrkthimin e ajetit, duke mos dhėnė ndonjė koment. Ai i largohet pėrsėritjes pėr arsye se mė parė ėshtė dhėnė koment, siē ishte edhe rasti me Besmelen.
ثshtė e vėrtetė se metoda e kėtij tefsiri pėr shkak tė asaj se ėshtė pėrdorur literaturė e shumtė, nėnkupton se i takon tefsirit tė lirė, tefsirit bi rej, por sėrish nuk vėrehet se Dalliun e ka munduar edhe metoda tradicionale. Mė mirė do tė ishte tė thuhet se ky tefsir ėshtė i llojit teologjik me liri fetare e me pėrpjekje racionale. Nė kėtė tefsir ai bazohet edhe nė rregullat e Usul-i tefsirit, ndjek me kujdes sebebi-nuzulin, thekson abrogimin, me theks tė veēantė ndalet nė ēėshtjet e besimit, e largon ēdo dyshim nga monoteizmi, duke paraqitur tevhid tė pastėr; bazohet nė rrugėn e ehli-sunnetit, tregon mendimet e rrymave kelamiste, siē janė Maturidiu, mu'tezilitėt e esh'aritėt. Ky ėshtė tefsir qė me tė vėrtetė lexuesit shqiptar ia mundėson kuptimin sa mė tė mirė, sa mė tė lehtė tė Fjalės sė Zotit.
Kur kemi parasysh kohėn e zbritjes sė Kur'anit, leximin dhe interpretimin e tij nga Muhammedi (a.s.) dhe kohėn se kur u ėshtė paraqitur kjo Fjalė shqiptarėve, kemi tė drejtė tė themi se ky komentim ėshtė i pari pas Kur'anit pėr lexuesin shqiptar. Historia e tefsirit me kėtė komentim ėshtė pasuruar dhe ka marrė rrugėn e zhvillimit dhe tė rritjes, qė pėr gjeneratat pas-Ibrahimiane ėshtė me rėndėsi tė veēantė, sidomos nė krijimin e terminologjisė kur'anologjike dhe tė njė fillimi qė pėr kulturėn e muslimanėve do tė jetė ndihmesė e madhe nė interpretimin dhe kuptimin e Kur'ani Kerimit.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi