Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si e pranuan ALL-LLAHUN tre Amerikanė!

Shko poshtė

Si e pranuan  ALL-LLAHUN  tre Amerikanė! Empty Si e pranuan ALL-LLAHUN tre Amerikanė!

Mesazh nga *lissa* Tue Sep 29, 2009 11:01 am

Si e pranuan Allahun tre Amerikanė!
Ann Spaulding, e bija e saj dhe i riu qė e sulmoi atė...



“Dy ditė pas 9 Shtatorit 2001 njė i ri e sulmoi atė nė njė shitore duke e konsideruar pėr Arabe. Ai e gjuajti karrocėn e tij mbi tė dhe raftet qė ishin pranė saj u rrėzuan mbi tė duke e lėnduar rėndė nė kokė, fytyrė, kėmbė e shpinė. Kur ai u arrestua nga autoritetet, ajo i dha atij dy opcione: ose tė ballafaqohej me ndjekjen penale ose tė ndiqte dhjetė ligjėrata rreth Islamit. Ai e zgjodhi tė dytėn dhe gjashtė muaj mė vonė e pranoi Allahun…”


Fillimet e mia

Mė pėlqen shumė ti lexoj rrėfimet e tė kthyerve tek Allahu. Ėshtė magjepse pėr mua tė di se si njerėzit e njohin dashurinė e Allahut dhe rrugėn e jetesės nė Islam, dhe se si shumė njerėz vijnė nė pėrfundim se Islami ėshtė e Vėrteta e vetme midis shumė mėnyrave tė tė jetuarit. Kjo ėshtė njė mrekulli nė besimin tone.

Kam lindur dhe jam rritur nė West Virginia nė njė familje kristiane.
Gjėja e vetme qė mė mbushte me dashuri nė kėtė botė ishte flauta ime, muzika ime dhe mėsuesit e mi tė muzikės. Motrat e mia mė tė mėdha nuk kishin kohė pėr mua. Ndėrsa nėna ime ishte njė punėtore sociale e cila shpėtonte jetėrat e fėmijėve tė hendikepuar apo me ngecje mentale. Mirėpo mbase ajo nuk mundi ti shpėtonte tė gjithė fėmijėt e botės, kėshtuqė dikush duhej tė mbijetonte vetvetiu, pra thėnė thelbėsisht unė e rrita vetė vetveten. Nėnėn nuk e pata kur mė nevojitej.


Nė Marinėn Amerikane dhe nė Kishėn Baptiste

Nė moshėn 18 vjeqare iu bashkova Marinės Amerikane por pas ca kohėsh mu desh ta lė pėr shkak tė njė lėndimi. Pastaj luajta pėr njė Orkestėr Simfonike. U martova disa herė dhe u shkurorėzova, tė shumtėn pėr shkaqe abuzimi.

Para gjashtė vitesh fillova tė shkoj nė njė kishė fundamentaliste Baptiste. Ky ishte denominacioni mė strikt Baptist qė mund tė ekzistojė. E pyesja pastorin tonė pėr shumė gjėrra rreth Perėndisė. Kur i thashė njėherė se do tė doja tė studioja besimet tjera ai mu pėrgjegj se kjo nuk ishte njė ide shumė e mirė pasi qė Satanai do ta pėrdorte kėtė pėr tė mė larguar nga kisha. Sidoqoftė ai kurrė nuk mė dha pėrgjegje tė kėnaqshme megjithqė kishte doktoruar nė teologji.

Unė isha pjesė e Shėrbesės Muzikore nė Kishė. Njė ditė derisa po hecja pėr nė dhomėn muzikore tė kishės dėgjova dy njerėz duke mė pėrqeshur. Ata po thoshin se pėrderisa unė isha shkurorėzuar nuk mund tė qėndroja nė ballė tė kishės dhe tė bėja muzikė. Mirėpo unė isha shumė e mirė nė muzikė dhe e dija qė njerėzit e shijonin muzikėn time.

Pushova sė bėri muzikė nė kishė dhe pas ca kohėsh edhe pushova sė shkuari nė atė kishė.

Pėrafėrsisht gjatė asaj kohe takova njė zonjė muslimane e cila ishte vendosur nė qytetin tonė. Ajo mė dha ca pamflete rreth Islamit tė cilat unė i lexova. Mė pėlqente mėnyra se si ajo e praktikonte besimin e saj, duke qenė e sjellshme dhe e ndershme me tė gjithė. Ajo jo vetėm qė fliste pėr Islamin por ajo hecte me Islamin.


Vajza ime dhe unė e pranojmė Allahun

Vajza ime ishte nė kolegj nė atė kohė ku ajo takoi ca miq nga Pakistani, Sudani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe filloi tė studionte Islamin me ta. Gjatė asaj kohe edhe unė gjithashtu po depėrtoja shumė e mė shumė nė Islam. E shihja veten se i isha kthyer prapė dhe prapė tė studiuarit tė Kur’anit derisa nuk kuptova se Islami ishte besimi i vetėm i vėrtetė. Kurrė nuk ia thashė vajzės sime se po e studioja Islamin gjatė viteve te kaluara. E mbajta brenda vetvetes. Nė atė kohė unė isha njėmend Muslimane por nuk po e pranoja.

Njė ditė vajza ime erdhi para meje dhe mė pyeti nėse mund tė bėhej muslimane. Ajo kishte njė pamje tė frikshme nė fytyrė pasi qė mė dinte pėr njė grua tė ashpėr baptiste.

Unė vetėm i thashė: “Oh, po pėrse?”

Ajo mė tha se gruaja me tė cilėn ajo po fliste pėr Islamin i kishte thėnė qė tė kėrkonte lejen time pėr arsye tė rėndėsisė qė Kur’ani i ipte nėnės. Ia bėra me dije qė tė ishte shumė e sigurtė nė atė qė fliste dhe qė dėshironte t’a bėnte. Ajo vetėm u ul me atė shikim tė frikshėm nė fytyrėn e saj duke druajtur nė atė qė unė mund tė thoja.

Mirėpo natyrisht pashė qė ajo e kishe kuptuar Islamin shumė thelbėsisht. Nė atė rast edhe unė i tregova asaj se e kisha studiuar Islamin gjithashtu. Kjo erdhi si befasi pėr tė!

Disa javė mė vonė qė tė dyja bashkė para disa motrave muslimane publikisht e bėmė dėshminė e pranimit tė Allahut. Allahu ėshtė mė i madhi. Ishte korrik i vitit 2001.

Tė jesh muslimane nė atė rreth nuk ishte e lehtė. Pėr njė kohė kisha qenė pjesė e shumicės nė vendin ku kisha jetuar dhe papritmas u bėra pjestare e njė minorireti si muslimane.


Sulmuesi im e pranon Allahun gjithashtu

Pasi qė kishin kaluar rreth dy muaj qė unė isha bėrė muslimane njė incident mė ndodhi. Mė 14 Shtator 2001 njė djalė i ri mė sulmoi derisa isha nė njė shitore. I motivuar nga urrejtja ndaj Muslimanėve ai e gjuajti aq fuqishėm karrocėn e tij nė mua sa qė pėsova thyerje nė shpinė, nė nyje dhe nė kėmbė. Njė nga raftet me gjithė gjėrat qė kishte u rrėzua mbi mua dhe disa nga gjėrat mė prenė pjesė tė kokės dhe duarve. E tėra kjo ndodhi mu nė qendėr tė fokusit tė kamerave tė shitores, tė cilat e kapėn njeriun qė mė sulmoi duke ikur. Ai u kap shumė shpejtė. Ai po qėndronte pranė meje dhe nuk po ikte larg. Mė duket sikur ishte i mrekulluar me atė qė kishte bėrė. Mė vonė tha se kishte menduar qė isha Arabe, sikur kjo tė ishte njė arsye e mjaftueshme pėr tė lėnduar dike. U befasua kur unė fola njė Anglishte tė rrjedhshme. Edhe mė tepėr mbeti pamend kur mori vesh se isha njė Veterane Amerikane e paaftėsuar derisa isha nė Marinė.

Ai po ballafaqohej me akuza tė rėnda. Unė i dhashė mundėsinė tė zgjidhte midis dy opcioneve: ose tė shkonte nė burg ose tė ndiqte dhjetė ligjėrata njė orėshe rreth Islamit. Ai zgjodhi ligjėratat. Ia bėra shumė tė qartė se po qe se nuk do tė vinte nė ligjėrata unė do tė mbaja tė drejtėn qė tė vendosja drejtėsinė duke e kthyer qėshtjen nė sistemin e gjykatės.

Po atė mėngjes unė kisha lexuar njė hadith rreth Profetit tė mrekullueshėm Muhamed. Njė fqiu i tij kishte hedhur ēdo mėngjes plehra nė kokėn e tij dhe kur njė mėngjes ai nuk e bėri kėtė, Profeti u qudit dhe shkoi tek shtėpia e fqiut. Doli qė ai ishte i sėmurė dhe Muhamedi pati mėshirė pėr tė megjithė atė qė ai i kishte bėrė. Dhe duke e lexuar kėtė mengjesin e asaj dite ēfarė mund tė bėja unė tjetėr. Ai ishte 20 vjeqar, moshatar me vajzėn time. Njė gabim mund ta kthente jetėn e tij nė shkatėrrim. A nuk do tė dėshiroja mėshirim pėr vajzėn time nėse ajo dė tė gjendej nė njė situatė tė njėjtė? Ai ishte njė student, ishte i ri dhe nuk dinte ndonjė gjė rreth Islamit. Nganjėherė kur dikush nuk di diēka rreth njė gjėje ajo mund ti duket e frikshme.

Dhe kėshtu ai filloi tė ndiqte ligjėratat rreth Islamit dhe e vazhdoi kėtė edhe mė gjatė se sa qė i kisha kėrkuar me marėveshjen tonė. Rreth 6 muaj mė vonė, nė Shkurt tė vitit 2002 ai e dėshmoi Allahun. Isha aq shumė e lumtur kur e mora atė e-mail nga ai. Unė veqse nuk jetoja mė nė atė zone. Pastaj ai iu bashkua Bashkėsisė sė Studentėve Muslimanė dhe u kyq nė thirrje. Allahu ėshtė mė i madhi!


Me Allahun ndjehem si nė shtėpinė time

Pėrfundimisht ndjehem si nė shtėpinė time nė xhami dhe gjithashtu mrekullueshėm si muslimane. Rruga ime nė Islam nuk ishte e lehtė por e di se nuk jam e vetme. Allahu ėshtė gjithmonė me mua. Dhe kur vijnė sprovat dhe vuajtjet e di se ato janė njė test pėr tė mė bėrė mė tė fuqishme
.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi