Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Astma.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Astma.

Mesazh nga *lissa* prej Wed Sep 30, 2009 12:08 pm

Astma, cilat janė shtatė kėshillat e mjekėve


Astma bronkiale, njė sėmundje kronike serioze, qė dita-ditės po shpeshtohet dhe futet ndėr problemet shėndetėsore botėrore. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, prej 1965-1983, sulmet astmatike u katėrfishuan, nė Angli u trefishuan; por arsyet nuk janė tė qarta (kombinim i faktorėve mjekėsorė, shoqėrorė, psikikė dhe tė faktorėve tė ambientit jetėsor). Shkaktarėt e astmės, si edhe tė sėmundjeve tjera atopike janė alergjenėt e ambientit jetėsor dhe tė disa llojeve tė ushqimit...


Kėtu hyn nė rend tė parė pluhuri i shtėpisė, ku gjendet njė lloj tenje. Sipas tė dhėnave tė shkencėtarėve tė ndryshėm, mbi 55% tė astmatikėve janė tė ndjeshėm nė kėtė tenjė, kurse mbi 30% nė qimet dhe epitelin e kafshėve, nė mykėza (kėrpudha) rreth 10% dhe nė polen rreth 40%. Mirėpo, rolin kryesor nė shfaqjen e astmės e luan trashėgimi. Trashėgohet paraprirja pėr tė reaguar me manifestime alergjike nė kontakt me alergjenėt e caktuar; nė rastin e astmės me reagime pezmatuese alergjike tė mukozave bronkiale, qė manifestohet me sulme astmatike. Pra, pėr t'u shfaqur astma nevojitet prirja e trashėguar dhe kontakti me lėndėn alergjike. Astmėn e shkaktojnė poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagėtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmė rrobat me furēė, pastaj edhe pluhuri i shtėpisė). Mullinxhinjtė janė tė ndjeshėm, sepse nga pluhuri qė krijohet gjatė bluarjes sė drithit pezmatojnė astmėn. Disa tė sėmurė janė tė ndjeshėm edhe ndaj ushqimit. Astmatikėt janė rreptėsishtė tė ndaluar tė pinė duhan, kafe, alkool, lėngje tė gazuara, tė mos pinė qumėsht tė lopės, vezė, domate, mish me shumė yndyrė, lėkurėn e mishit tė pulės, mishit tė peshkut si dhe ushqim tė konservuar. Simptomat Shenjat klinike te fėmijėt, pavarėsisht nga mosha, mund tė ndahen nė tre grupe. Grupi i parė, janė fėmijėt nė gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulēim, grupi i dytė, janė fėmijėt me astmėn e qartė atopike, dhe grupi i tretė, janė fėmijėt me shenja tė astmės tipike, por pa mundėsi tė vėrtetimit tė konstitucionit atopik. Sėmundja nė grupin e parė quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinė infektimi viral dhe sėmundja mė vonė tėrhiqet). Sėmundja nė grupin e dytė quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nėse shenjat e sėmundjes janė shumė tė rėnda, pėrkufizohet si astma). Diskutabil ėshtė emri i sėmundjes nė grupin e tretė (bronkiti obstruktiv recidivues joalergjik), pėr tė cilėn u thuhet prindėrve qė fėmijės do t'i hiqet nė moshėn e pubertetit. Shenjat mė tė shpeshta nė fillim tė sėmundjes janė gulēimi, kollitja, marrja frymė me vėshtirėsi, si dhe tė dhėnat pėr bronkitet dhe pneumonitet qė pėrsėriten. Gulēimi ėshtė shenja mė e shpeshtė e astmės, por pėr kėtė sėmundje duhet tė mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natėn, si dhe te bronkitet dhe pneumonitet qė rikthehen. Mjekimi Masat parandaluese tė sulmeve astmatike pėrfshijnė mėnjanimin prej tė gjithė shkaktuesve tė mundshėm. Lėngjet e frutave dhe ēajrat e shumėllojshėm me prejardhje bimore japin efekte lehtėsuese nė rrugėt e frymėmarrjes dhe nė fyt, duke bėrė qė kolla tė zbutet. Mjekėt rekomandojnė pirjen nė sasi tė mėdha tė kėtyre lėngjeve, 2 deri nė 3 litra nė ditė. Gjithashtu ata kėshillojnė qė tė sėmurėt qė kanė kollė tė pinė ujė tė ėmbėlsuar me mjaltė. Sipas tyre, kjo ėshtė njė kurė mjaft e mirė pėr tė larguar kollėn. Kėshillat 1-Kėshillohet tė pihen sa mė shumė ēajra tė nxehtė, pasi ato ndihmojnė nė largimin e kollės 2-Tė pihen sa mė tepėr ēajra tė pėrgatitur me pėrzierje bimėsh 3-Tė shmanget pirja e cigares pėr sa kohė qė tė sėmurėt kanė kollė, pirja e pėrkeqėson mė tepėr shėndetin 4-Mjekėt rekomandojnė tė pihen 2 deri nė 3 litra lėngje nė ditė 5-Kėshillohet uji me mjaltė dhe limon, ndihmon nė zbutjen e fytit 6-Mbajtja pranė e 1 gote uji lehtėson kollėn, nėse kollitesh gjatė natės 7-Pluhurat nė ushqime, si vezė, qumėsht shkaktojnė astmė Bimėt qė "luftojnė" sėmundjen Njė bimė mjaft frytdhėnėse nė luftėn kundėr kollės sė shkaktuar nga mushkėritė dhe pezmatimi i bronkeve ėshtė edhe lulėkuqja. Nga kjo bimė pėrdoren vetėm petalet e saj. Ēaji i lulėkuqes pihet i ėmbėlsuar me mjaltė, sepse ai jo vetėm i jep ėmbėlsi ēajit, por ndihmon edhe nė pėrmirėsimin e fytit. Petalet e bimės, pasi janė tharė, hidhen nė gjysmė gote me ujė. Lihen pėr 30 minuta dhe nga lėngu i pėrftuar pihet 1 e treta e masės. Kėto ēajra shėrbejnė edhe nė rastet kur kolla shoqėrohet me gėlbazė, pasi e bėjnė mė tė lehtė nxjerrjen jashtė tė saj pėrmes kollitjes. Njė tjetėr bimė qė pėrdoret kundėr kollės, ėshtė edhe lulja e blirit. Mjekėt kėshillojnė tė pihet 3 deri nė 4 gota me ēaj bliri nė ditė nga njerėzit qė kanė kollė. Shkenca, ēokollata lufton astmėn Njė grup shkencėtarėsh kanė vėrtetuar se ēokollata ėshtė njė ushqim mjaft i mirė kundėr disa sėmundjeve. Merita i takon teobrominės, njė substancė qė ndodhet nė farat e kakaos, e cila ka rezultuar se ėshtė mė efikase se kodeina, njė nga qetėsuesit mė tė mėdhenj tė kollės kronike. Kjo substancė vepron duke bllokuar aktivitetin e "nervit endacak", qė luan njė rol kyē pėr shkaktimin e kollės. Ky pėrbėrės i ēokollatės duket mjaft i mirė ndaj kollės dhe ajo qė duhet nėnvizuar ėshtė fakti se nuk ka efekte anėsore si trajtimet e tjera tipike qė janė pėrdorur deri mė sot", thonė studiuesit. Mjekėt, kolla akute dhe kronike Kolla mund tė jetė akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri nė tri javė, ndėrsa ajo kronike shkon deri nė 8 javė. Kolla shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme si ftohja nė mushkėri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sėmundjet alergjike. Pikėrisht pėr kėtė, tė gjithė njerėzit qė kanė probleme me astmėn kėshillohen tė pinė ēajra tė nxehta. Tė sėmurėt astmatikė vuajnė zakonisht nė mbrėmje si dhe gjatė natės. Vuajtja mė e theksuar nga astma ėshtė tek njerėzit me gjoks tė ngushtė ose deformime nga tė cilat tek kėta njerėz shkaktohen edhe shtrembėrime tė shpinės. Astma vjen nga ftohja e mushkėrive, nga teprimi nė pije alkoolike, ushqime tė forta e tė dėmtuara dhe nė disa raste edhe nga vuajtjet shpirtėrore. Edhe ilaēet mund shkaktojnė alergji Pluhuri, kontaktet me qimet e shtazėve, pėrdorimi i ilaēeve nė tė shumtėn e rasteve shkaktojnė reaksione alergjike. Tė sėmurėt duhet tė kenė kujdes nė higjienėn personale, por edhe mė gjerė, nė mėnyrė qė tė zvogėlohet sa mė shumė prania e tenjės, e cila ushqehet me poret e vdekura tė lėkurės sė qėruar dhe me kėrpudha. Astmatikėt shpesh vuajnė edhe nga kordat e zėrit, qė nė popull quhen tejza tė zėrit. Dhjetė pėr qind e rasteve tė shfaqjes sė astmatikėve janė shkaktuar nga bartja e substancave me anė tė ushqimit, siē ėshtė qumėshti i lopės dhe prodhimet e tjera tė qumėshtit, peshku, arrat, domatet dhe vezėt. Tė sėmurėt duhet tė jenė tė kujdesshėm dhe tė ruhen nga sulmet astmatike. Ndėrkohė qė 90 pėr qind e rasteve tė shfaqjes sė astmės nė moshė tė rritur ėshtė e lidhur nga thithja e substancave, siē janė gazi, pluhurat e dhomės, tymi i duhanit etj.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi