Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Dhembjet e kokes .

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dhembjet e kokes .

Mesazh nga *lissa* prej Wed Sep 30, 2009 12:11 pm

Migrena ėshtė njė sėmundje neurologjike me dhimbje pulsative tė kokės e shoqėruar me nause, vjellje, ndjeshmėri ndaj dritės, zėrave dhe ndaj aromave.

Simptomet

Fillon me simptome prodromale, gjysmė deri njė orė para kokėdhimbjes, me eufori, depresion, lodhje, puls tė shpejtuar, anoreksi.

Pastaj vijon dhimbja e fortė e kokės nė tė shumtėn e rasteve vetėm nga njėra anė, por jo gjithnjė. Gjatė aktiviteteve trupore keqėsohen simptomet. Shpesh shoqėrohet kokėdhimbja me nause, vjellje, fotofobi dhe fonofobi.

Faktorėt tė cilėt ndikojnė dhe shkaktojnė dhimbje koke janė: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, ēokollata, ēaji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat.

Format

Eksitojnė dy lloje kryesore tė migrenės: migrena me aurė dhe migrena pa aurė. Aura zgjatė deri mė 60 minuta. Ajo paraqitet me halucinacione optike.

Komplikimet

1. Migrena kronike: mė shumė se 15 ditė nė muaj kokėdhimbje.
2. Statuti i migrenės: 72 orė pa ndėrprerje tė dhimbjes sė kokės.
3. Infarkti i migrenės: dėmtimi i trurit si pasojė e migrenės

Prevalenca

Nga migrena vuajnė 18 % e grave dhe 6 % e meshkujve. Ajo manifestohet pėr herė tė parė rreth moshės 25 deri 45 vjeēare. Deri nė pubertet vuajnė meshkujt dhe femrat nė pėrmasa 1 me 1 pastaj nė moshėn e rritur femrat vuajnė 3 herė mė shumė se meshkujt.

Diagnoza

Diagnoza e migrenės bėhet nga pyetja e saktė e pacientėve si dhe nga studimi i historisė sė sėmundjeve tė pacientėve. Metoda speciale laboratorike pėr diagnozėn e migrenės nuk ekzistojnė. Pra migrena ėshtė sėmundje e cila me mjete tė mjekėsisė nuk mund tė verifikohet pa probleme. Mirėpo me ndihmėn e Elektroencephalografisė (EEG), Computertomografisė (CT), Ultrazėrit, mund tė pėrjashtohen dhimbjet e shkaktuara nga tumoret, gjakderdhja nė tru, etj.

Patogjeneza

Edhe pse patogjeneza nuk ėshtė plotėsisht e sqaruar, nė vitet e fundit ėshtė grumbulluar evidencė, sipas sė cilės kjo sėmundje ėshtė tė paktėn pjesėrisht njė kanalopati (ang. channelopathy). Kanalopatitė janė sėmundje kryesisht gjenetike, qė kanė si shkak njė ērregullėsi tė pėrēimit tė joneve nė kanalet jonike tė membranave celulare. Shtysa kryesore e kėsaj hipoteze ishte zbulimi qė Migrena Familiare Hemiplegjike (ang. Familial Hemiplegic Migraine, FHM), megjithėse njė formė e rrallė migrene, ėshtė njė sėmundje trashėguese e tipit autozomal dominant me mutacione tė gjeneve nė kromozomin e 19, qė bėjnė kodimin e kanaleve tė kalciumit (Ca2+) tė veēanta pėr neuronet. Kjo shpjegon edhe faktin qė bllokuesit jospecifik tė kalciumit kanė rol preventiv nė kėtė patologji.

Shumė premtuese qe pėr njė kohė tė gjatė hipoteza e "spreading depression" (e vėzhguar sė pari mė 1944 nga Leao nė trurin e lepurit pas shpimit me gjilpėrė), por mosvėrejtja e kėtij fenomeni tek njerezit in situ e ka pothuajse shuar entuziazmin nė kėtė drejtim.

Mekanizmi qė sjell dhimbjen e kokės nė rastin e migrenės, i studiuar pėr njė kohė tė gjatė nga Moskowitz, ėshtė postuluar si mė poshtė:

Fillimisht migrena gjenerohet nė trungun e trurit (Truncus cerebri). Por substanca e trurit nė vetvete nuk dhemb, janė meningjet (cipat e trurit) e enėt e gjakut ato qė dhembin. Kėshtu me anė tė njė sistemi trigeminovaskular (sidomos V1), nervat aferente sensoriale trigeminale perivaskulare stimulohen dhe sjellin ēlirimin e neuropeptideve vazoaktive (ndėr tė tjerash Substancėn P, NO), qė rezultojnė nė zgjerimin/fryerjen lokale tė enėve tė gjakut e shkaktimin e informacionit qendror nociceptiv. Pasojnė njė varg impulsesh dhimbjeje tė neuroneve qendrore tė rangut tė dytė e tė tretė, si dhe aktivizimi i trungut tė trurit , qė sjell simptomat anėsore. Fakti qė simptomat prodromale, si p.sh. aura, skotome, qė vijnė nga procese qendrore, si p.sh. nga korja okcipitale, shpjegohen shume mirė nga modeli i mėsiperm, pasi ato nuk varen nga mekanizmi i dhimbjes, por direkt nga gjenerimi qendror i migrenės.

Mjekimi i migrenės

Terapia e Migrenės nė Egjiptin e VjetėrTerapia e migrenės bėhet nė dy shtylla: terapia akute dhe terapia profilaktike (parandaluese).

Terapia akute

Pėr rastet akute tė dhimbjes sė kokės preferohen:

1. triptanet: sumatriptani, zolmitriptani, eletriptani, rizatriptani, naratriptani dhe frovatriptani.
2. anti-inflamatorėt: acidi acetylsalicik(Aspirin), paracetamol, ibuprofen.
3. antiemetikėt (kundėr vjelljes): domperidon.
4. gjithashtu edhe ergotamini, dihidroergotamini.


Terapia profilaktike

Pėr parandalimin dhe reduktimin e paraqitjes sė dhimbjes:

1. betablokues: metoprolol, propranolol.
2. bllokues tė kanalit tė kalciumit: flunarizin.
3. gjithashtu si medikamente tė dorės sė dytė: valproat, topiramat.

Si metoda pa medikamente vlen tė pėrmenden qetėsimi nė dhoma tė errėta pa zhurmė, terapia aromatike dhe trajnimi autogjen.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi