Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stresi faktor rreziku pėr shfaqjen e gastritit

Shko poshtė

Stresi faktor rreziku pėr shfaqjen e gastritit Empty Stresi faktor rreziku pėr shfaqjen e gastritit

Mesazh nga *lissa* Wed Sep 30, 2009 12:21 pm

Gastriti ėshtė inflamacioni i mukozės sė stomakut pra i shtresės qė mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Ėshtė njė sėmundje qė shihet shpesh sidomos tek tė moshuarit. Mė shpesh vihet re nė formėn kronike. Nė krahasim me ulcerėn ka njė dėmtim mė sipėrfaqėsor por edhe mund tė depėrtojė mė thellė nė shtresat e qelizave tė stomakut. Mė sė shumti formohet prej njė infeksioni bakterial dhe kjo bėn qė me njė kurė tė mirė antibiotikėsh tė kurohet. Megjithėse shihet shpesh nė tė shumtėn e rasteve kalon njė kohė tė gjatė pa dhėnė shenja.
Shkaqet e gastritit
Shkaku mė kryesor ėshtė njė infeksion kronik i shkaktuar nga bakteria Helikobakter Pylori. Ėshtė njė baktere shumė e pėrhapur nė tė gjithė botėn. Sė dyti mėnyra dhe lloji i ngrėnies ndikojnė nė formimin e gastritit. Ushqimi i keq dhe alkooli dėmtojnė mukozėn e stomakut. Gjithashtu pėrdorimi i duhanit rrit aciditetin e stomakut duke stimuluar nervin e stomakut. Stresi ėshtė njė faktor tjetėr pėr gastritin. Pra ēdo gjė qė bėhet shkak pėr rritjen e aciditetit tė stomakut mund tė shkaktoj edhe gastrit. Ka edhe disa ilaēe qė mund tė shkaktojnė gastrit mes tyre aspirina apo ilaēet qetėsues qė pėrdoren kundėr dhimbjeve tė ndryshme apo nė sėmundjet reumatizmale. Por jo paracetamoli. Gjithashtu edhe gjatė sėmundjeve tė ndryshme si insufiēenca e veshkave apo e mėlēisė mund tė formohet gastrit.
Simptomat
Gastriti kronik zakonisht ose nuk jep shenja ose shenjat e tij janė sipėrfaqėsore. Inflamacioni nė stomak ka zgjatur pėr njė kohė tė gjatė. Mund tė japi tė vjella, dhimbje nė pjesėn e sipėrme tė barkut, nauze (pėrzierje tė stomakut), gogėsimė, pakėsim tė oreksit dhe fryrje tė stomakut.
Gastriti akut shkakton djegie nė stomak dhe dhimbje. Kur I sėmuri ėshtė i pangrėnė dhimbjet rriten. Pėrzierje tė stomakut dhe tė vjellat edhe kėtu shfaqen. Ilaēet pėr tė cilat folėm mė lart apo alkooli mund tė shkaktojnė plagė nė stomak dhe kjo bėn qė tė ketė hemorragji. Gjaku I pėrzier me aciditetin e stomakut mund tė shfaqet me ngjyrė tė errėt gjatė tė vjellės. Gjithashtu edhe feēesi mund tė marri njė ngjyrė tė errėt nėse ka hemorragji.
Diagnostikimi
Duhet tė shkoni tek njė gastroenterolog. Edhe vetėm fjalėt dhe ankesa e tė sėmurit bile mund tė mjaftojnė pėr diagnostikim. Sidomos tek tė rinjtė me anė tė ilaēeve mundohet tė ulet aciditeti i stomakut. Tek ata mė tė rriturit (> 40 vjeē) duhet bėrė diagnostikimi me anė tė endoskopisė (sondės). Nėse nevojitet duhet marrė edhe kampion prej mukozės sė pacientit. Sonda ėshtė e lehtė pėr tu kryer dhe pacienti nuk ndjen dhimbje. Me anė tė kamerės doktori sheh brendėsinė e stomakut.
Kurimi
Sė pari duhet tė themi se gastriti duhet kuruar patjetėr. Nėse ndėr shkaktarėt e tij nuk ėshtė infeksioni bakterial ilaēet pėr uljen e aciditetit apo pėr mos formimin e tij do tė mjaftojnė. Kėto ilaēe shoqėrohen me dietė. Nėse pi cigare apo alkool duhet t'i lerė. Nuk duhet tė pėrdorė aspirinė apo ilaēe qetėsuese pa pyetur doktorin. Paracetamoli nuk bėn dėm. Nėse shkaktari ėshtė bakteri Helikobakter Pylori atėherė kura me antibiotikė ėshtė i domosdoshėm.
Ē'duhet bėrė pėr t'u mbrojtur prej shqetėsimeve tė stomakut?
- Mjekėt janė tė mendimit se ėshtė mė mirė tė hahet nga pak dhe shpesh.
- Mos hani para gjumit pasi vazhdimi i punės edhe natėn e lodh stomakun.
- Hani minimumi 3-4 orė para gjumit.
- Hani me kafshata tė vogla pėr tu pėrtypur dhe tretur mė mirė.
- Mos hani nė kėmbė apo shpejt.
- Mos hani ushqime shumė tė nxehta apo shumė tė ftohta.
- Mos u shtrini menjėherė pas ushqimit.
- Mos bėni ushtrime gjimnastikore pas ushqimit.
- Ushqimet me kafeinė (kafeja, cola, ēaji ) nuk ju bėjnė mirė.
- Ushqimet apo pijet me aciditet
( p.sh lėng portokalli ) hollojini me ujė.
- Mos pėrdorni alkool apo cigare.
- Mos pėrdorni tė skuqurat.
- Mos pėrdorni shumė qepėn.
- Mos pėrdorni shumė ēokollatėn.
Si kurohet dhimbja e stomakut
Njė zgjerim ose varg zgjerimesh, nė pjesėn pararendėse tė kanalit ushqyes, nė tė cilin bluhet ushqimi. Sipas ekspertėve kjo ėshtė pamja qė ka stomaku gjatė keqfunksionimit tė tij. Ēdo 24 orė krijohen gjashtė deri shtatė litra lėngje nė kanalin midis stomakut dhe zorrės nga gjėndrat e pėshtymės, stomaku, pankreasi, tėmthi dhe zorra e hollė. Megjithėse njerėzit mė tė shėndoshė priren tė kenė oreks mė tė madh, madhėsia e stomakut (dhe jo madhėsia e trupit) duket se ndikon ndjenjėn e ngopjes gjatė dhe pas ngrėnies. Efektet stimuluese tė nikotinės sjellin mbiprodhim tė acidit tė stomakut, duke kultivuar kėshtu njė terren pėr ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut - gastriti - dhe ulcerat peptike janė mė tė pėrhapura tek alkoolikėt.
Si duhet mjekuar kanceri nė stomak
Ashtu si pėr ēdo lloj sėmundje, kurimi pėr kėtė sėmundje bėhet nė mėnyrė individuale, pasi varet nga lloji i sėmundjes, zhvillimi, pėrhapja e tumorit, faza e sėmundjes si edhe gjendja e pėrgjithshme e shėndetit tė pacientit. Fatkeqėsisht pėr shkak se stomaku nė fazat fillestaret sėmundjes shkakton shumė pak simptoma, sėmundja vazhdon tė pėrhapet edhe kur rezultatet kanė dalė tė mira. Kurimi i kancerit tė stomakut pėrfshin kirurgjinė, kimioterapinė, terapinė biologjike. Pacienti mund t'i nėnshtrohet njė operacioni tė lehtė, i quajtur Biopsia, pėr tė marrė njė kampion te vogėl tė kancerit pėr analiza. Radioterapia dhe kimioterapia tė kombinuara bashkė nėse sėmundja ka pėrparuar shumė. Kirurgjia, njė operacion pėr tė evituar pėrhapjen e kancerit. Kirurgjia ėshtė kurimi mė i pėrhapur me kancerin e stomak.
Shqetėsimet e stomakut te foshnjat
Disa fėmijė preken nga tė vjella qė vėrshojnė nga goja. Kėto lloj tė vjellash dalin si predhė dhe mund tė shkojnė deri nė njė metėr largėsi. Kėto tė vjella shkaktohen nga qė muskujt nė stomak nuk munden tė fusin ushqimin nė zorrė, pasi goja e stomakut ėshtė mė e ngushtė nga sa duhet. Mbipesha vonon ndjenjėn e ngopjes. Faktorėt qė kontrollojnė vėllimin e stomakut, pavarėsisht nga madhėsia e trupit, janė mjete tė fuqishme pėr tė luftuar mbipeshėn. Shkencėtarėt amerikanė zbuluan qė mbipesha tek tė rriturit e vonon ndjenjėn e ngopjes gjatė vakteve tė ngrėnies tej kohės qė vėrehet tek ato me peshė normale. Helikobakteret janė tė afta tė ngjiten nė qelizat sipėrfaqėsore tė membranės mukozore tė stomakut tė njeriut, nė vend qė tė shpėlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lėngjeve.
Ndikimi i stresit nė sėmundjet e stomakut
Njė shembull mbi gjendje qė kanė tė bėjnė me stresin janė ērregullimet hormonale tė cilat mund tė ēojnė nė probleme me stomakun. Njeriu duhet tė flasė me mjekun e tij pėrpara se tė nisė kurimin me Diclofenac T ratiopharm, nėse njeriu ka pasur hemorragji nga stomaku apo nėse njeriu ka sėmundje tė tjera tė stomakut. Megjithėse njerėzit mė tė shėndoshė priren tė kenė oreks mė tė madh, madhėsia e stomakut (dhe jo madhėsia e trupit) duket se ndikon ndjenjėn e ngopjes gjatė dhe pas ngrėnies. Tetraciklina dhe ilaēet e kėsaj familjeje kanė gjetur pėrdorim nė trajtimin e Artritit reumatik. Kėto ilaēe njihen prej kohėsh pėr aftėsinė e tyre pėr tė luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumė efekte anėsore dhe merret lehtė.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi