Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MĖ AFĖR ZOTIT, kjo tė qetėson!

Shko poshtė

MĖ AFĖR ZOTIT, kjo tė qetėson! Empty MĖ AFĖR ZOTIT, kjo tė qetėson!

Mesazh nga NoOrA Thu Oct 01, 2009 12:18 pm

Pėrpiqu t’iu shmangesh mendjeve e zemrave tė sėmura, ti afroju Zotit tėnd!








"Edhe vetėm njė pikė loti me dashuri ndaj Zotit, mėshirohesh e falesh, e kodrat para teje bėhen tė rrafshėta. Mė pranė mėshirės, edhe kur njerėzit tė largojnė e tė urrejnė. Kur me inat e urrejtje tė shikojnė, ty tė mjafton qė Zotin e ke afėr, nėse me pendim tė sinqertė i kthehesh. Njerėzit janė tė ngutshėm, ata mund tė jenė tė mangėt nė dituri e tė sėmurė nė zemra, tė gjykojnė e tė fyejnė, por tė mjafton qė Allahu ėshtė Gjykuesi mė i drejtė, tė mjafton, Ai ėshtė Durimtar e i Butė. Pėrpiqu t’iu shmangesh mendjeve e zemrave tė sėmura, ti afroju Zotit tėnd!

Mos kėrko prej njerėzve dashuri e paqe. Ata mund tė jenė tė vrazhdėt, tė ashpėr, inatēor, e dashakeqės, ty tė mjafton qė ke Zotin afėr, i Dashur e i Mėshirshėm. Mjafton qė t’ia mbėshtetėsh ēėshtjet e tua, e tė mos shpresosh prej askujt veēse prej Zotit tėnd. Ata mund tė thonė qė janė adhurues tė Zotit, Atė Zot qė ti e beson, por mund tė mos i kenė ikur kurtheve tė djallit tė mallkuar, e janė mbushur plot urrejtje e xhelozi. E tė jenė kryelartė e kokėfortė, ndėrsa duke e menduar veten e tyre tė drejtė e tė pastėr, e ty zemrėn ta thyejnė e tė shqetėsojnė; por ti falėndero e lartmadhėro Zotin tėnd, Atė e ke afėr!

Qėndro sa mė afėr Zotit, edhe kur shpifjet ndaj teje tė rėndojnė zemrėn e tė shqetėsojnė shpirtin; ty tė mjafton Zoti, Atij i takon sundimi mbi ēdo send, fjalėt ende pa dalė prej gjuhėve tė tyre, ishin nė dijeninė e Zotit tėnd, pėr ty mund tė ketė pėrgatitur shpėrblime tė mėdha; kur sprovohesh, forcohesh, e je mė afėr Zotit tėnd. Ti nė sytė e njerėzve mund tė jesh i ulėt, mund tė jesh i pavlerė, por pėrderisa ti i je nėnshtruar vullnetit tė Zotit tėnd, e pėrderisa ti pėrpiqesh me aftėsitė dhe mundėsitė e tua pėr t’u bėrė adhurues i denjė e i devotshėm ndaj Tij, tė mjafton qė je gjithnjė e mė afėr Zotit tėnd!

Afėr Zotit, nė anėn e djathtė tė Arshit. Froni i pushtetit tė tė Gjithėpushtetshmit! Ai ėshtė i Gjithėfuqishėm. Ti kapu pėr fjalėn e Tij. Nė ditėn e Llahtarshme, kur njerėzit tmerri e trishtimi ka pėr t’i kapluar, ti i qetė e i dashur tek Sundimtari i Vėrtetė ke pėr t’u prehur. A je ti ai qė do dhe urren ndaj tė tjerėve atė qė do dhe urren pėr veten! A je ti ai qė e pėrmban veten nė hidhėrim e zemėrim! A je ti ai qė kur shkelet nderi i besimtarit e ndihmon e nuk heshtė! A je ti ai qė e shpėrndan paqen e mirėsinė, respektin e dashurinė! A je ti ai qė respekton prindėrit e vet, ėshtė i butė ndaj tė moshuarve e i mėshirshėm ndaj tė vegjėlve! A je ti ai qė respekton fqinjin! A je ti ai qė i ndihmon tė varfrit e nevojtarėt fshehurazi e haptazi! A je ti ai qė mbron nderin e pasurinė e tė tjerėve!

Vėrtetė prehje e qetėsi pėr adhuruesit e devotshėm ndaj Zotit tė tyre! Atė ditė, kur vepra flet. Kur gjymtyrėve tė trupit u jepet e folura. Kur besimtarėt e Sinqertė nėn hijen e Fronit tė Zotit tė tyre strehohen! Ke Zotin afėr, tė mjafton Atij t’i dorėzohesh, prej Tij ndihmė e mbrojtje tė kėrkosh! S’tė vyen fjala e mendimi, e as ngushėllimi e admirimi i njerėzve. Ēdo gjė ėshtė nevojtare pėr Krijuesin e ēdo gjėje, Allahun e Gjithėpushtetshėm! Tė kesh besim, fuqinė e udhėzimit tė drejtė, e cila buron prej njė zemre tė zgjuar e arsye tė shėndoshė; njė bindje e fortė dhe e palėkundur, e cila lėvizė jo vetėm gjymtyrėt e trupit, dėshmitare nesėr, por edhe ndjenjat, edhe lėkurėn rrėqeth, kur Zotin e pėrkujton e tė pėrkujtohet! Bindja ndaj Zotit, bindje e plotė. E ke shumė afėr! Sinqeritet. Dėgjueshmėri e respekt; vepėr e zemrės. Njerėzit nuk dinė ē’mbajnė zemrat.

Tė jesh i dashur e i dhembshėm. I qėndrueshėm e guximtar. Kur lotėt tė rrjedhin, e shpina tė pėrkulet, e kur fytyra nė tokė tė bie, e buzėt tė dridhen, e gjuha tė lėvizė, kėnaqėsinė e Zotit tėnd duke e kėrkuar; me pėrgjėrim e dashuri. Ata qė nė ēastin e Tmerrit dhe Trishtimit, nuk frikėsohen e as nuk shqetėsohen!..."

NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi