Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Jeta e varrit...!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jeta e varrit...!!!

Mesazh nga NoOrA prej Thu Oct 01, 2009 12:24 pm


Atėherė, le tė shkojmė pranė njė varreze dhe tė shohim banesėn pėrfundimtare tė njeriut nė kėtė botė.Mu tek dera e varrezės, shohim njė tabelė ku shkruan:"Paqja qoftė mbi ju banorė muslimanė dhe besimtarė tė kėtij vendi. Nė dashtė Zoti, edhe ne do u bashkangjitemi."Kur themi:"Paqja qoftė mbi ju banorė" kuptojmė qė ata banojnė nė njė vend, ashtu siē banojmė edhe ne. Ndryshimi i vetėm ėshtė se ne banojmė mbi tokė, kurse ata nėn tokė.Ne kemi shtėpi dhe ata kanė shtėpi, ne jetojmė dhe ata jetojnė, por nė njė botė tjetėr tė ndryshme me tonėn. Janė pikėrisht kėto ngjasime, ato qė na bėjnė qė banorėve tė varrezės t’ju drejtohemi me fjalėt:”Paqja qoftė mbi ju o banorė tė kėtij vendi!”Me kėtė i pėrshėndesim dhe padyshim qė pėrshėndesim dikė qė e dėgjon dhe e kthen pėrshėndetjen.Njė ditė, kisha vajtur pėr tė vizituar varret e tė afėrmve tė mi. Nė varrezė takova njė burrė, me tė cilin u pėrshėndetėm dhe bėmė njė dorė muhabet.Gjatė bisedės, ai mė pyeti:”A e din pėrse vij kėtu nė varreza?”Unė iu pėrgjigja:”E nga t’a dij unė?!”Ai mė tha:”Sa herė qė pėrballem me telashe nė kėtė botė, sa herė e ndjej qė ndodhem nė njė qorrsokak nga i cili nuk di si tė dal, sa herė qė pėrballem me kriza ekonomike ose shėndetėsore etj... unė vij tek varrezat.”I habitur, e pyes:”Po pėrse e bėn kėtė?!”Ai u pėrgjigj:”Kur shoh hallet dhe fatkeqėsitė e tė tjerėve, tė miat mė duken mė tė lehta. Duke kaluar mes varreve, mendoj se kėta njerėz dikur ecnin mbi tokė si unė. Ashtu si kėta, edhe unė do tė jetoj brenda atij varri tė ngushtė. Pėr shkak tė aktiviteteve tė pėrditshme mė duket sikur hallet nuk kanė tė sosur. Por kur vij kėtu tek varrezat e shoh se gjithēka e ka njė fund. Kėshtu, mė zbutet dhe qetėsohet zemra e trazuar.”Gjatė vizitės sė vareve, secili prej nesh vėren qė atje ndodhen tė varrosur edhe fėmijė tė vegjėl. Vdekja nuk mėshiron askėnd prej nesh. Ajo nuk njeh tė vegjėl e tė mėdhenj, eprorė e vartės. Ajo nuk bėn dallime, tė gjithė i fshin.Nėse tė vjen ēasti i vdekjes, pėr disa sekonda do tė jesh nė botėn tjetėr.Secilit prej nesh, kur i jepet shpirti nė barkun e nėnės, i caktohet jetėgjatėsia nė kėtė botė.Ne muslimanėt, kemi njė koncept plotėsisht tjetėr pėr vdekjen, nga ai i perėndimorėve dhe jomuslimanėve.Pėr ne muslimanėt, vdekja ėshtė qetėsi dhe ēlodhje nga vuajtjet e kėsaj bote. Ajo ėshtė transferim nga jeta e kėsaj bote, nė jetėn e botės tjetėr.Vdekja ėshtė mundėsia e vetme ku secili korr atė qė ka mbjellė nė kėtė botė. Pėr kėtė, dijetarėt muslianė thotė:“Njeriu nė kėtė botė, kalon nė pesė etapa: E para, ėshtė etapa e krijimit fillestar, ku Zoti i madhėruar i krijoi njerėzėt nė madhėsinė e atomit dhe u kėrkoi tė dėshmonin qė Ai ishte Zoti dhe Krijuesi i tyre. Zoti i pyeti njerėzit:”A nuk jam Unė Zoti juaj? Ata thanė:”Sigurisht.”Thotė Profeti a.s:”Ēdo fėmijė, lind nė natyrėn e tij tė pastėr. Janė prindėrit ata qė e kristianizojnė ose i japin fenė ēifute.”Kjo do tė thotė, qė nė etapėn e tij fillestare tė krijimit, kur ishte sa njė atom, njeriu e pranoi dhe dėshmoi qė zoti i vėrtetė ėshtė vetėm Allahu i madhėruar.Etapa e dytė, fillon me formimin e embrionit nė barkun e nėnės dhe mė pas lindjen e tij dhe daljen nė kėtė botė.Etapa e tretė, ėshtė etapa e vdekjes dhe varrosjes sė njeriut nė barkun e tokės. Kėshtu, ndryshimi ynė me ata qė kanė vdekur, ėshtė se ne jetojmė nė etapėn e dytė, ndėrkohė ata jetojnė nė etapėn e tretė.Etapa e katėrt ėshtė kur tė ringjallemi Ditėn e Kijametit.Kurse etapa e pestė, ėshtė kur njerėzit tė ndahen pėrfundimisht mes banorėve tė xhenetit dhe tė zjarrit.Kėto ishin pesė etapat e jetės sė njeriut, qė nga fillimi deri nė fund. Prandaj, njė njeri qė mendon se kjo botė ėshtė bota e jetės, ėshtė dritėshkurtėr dhe mendjengushtė. Njė njeri i tillė, nuk e sheh kėtė botė, ashtu siē kėrkon dhe na ka urdhėruar Zoti i madhėruar.Ėshtė sunet, qė pas ēdo namazi, muslimani tė lutet me fjalėt:”O Zot! Mė mbro nga dėnimi i zjarrit, fitneja e Dexhalit, fitneja e jetės dhe e vdekjes.”Abdullah ibnu Abasi thoshte:”Nuk i pranohet namazi atij qė nė fund nuk lutet me fjalėt:” O Zot! Mė mbro nga dėnimi i zjarrit, fitneja e Dexhalit, fitneja e jetės dhe e vdekjes.”Njė ndėr lutjet e bukura rreth etapės sė vdekjes ėshtė:”O Allah! Na e ndriēo varrin, na e lehtėso shtrėngimin e varrit dhe na ringjall nė shoqėrinė e profetėve, njerėzve tė ndershėm dhe shehidėve!”Jeta nė varr, fillon me njė provim, ku njeriut i drejtohen tre pyetje. Rreth kėtij fakti, ka folur i dėrguari i Zotit a.s, ku thotė:”Me t’u vendosur nė varr muslimani, do tė pyetet:”Kush ėshtė Zoti yt, kush ėshtė profeti yt dhe cila ėshtė feja e Zotit?”Janė tre pyetje shumė tė lehta, tė cilat e bėjnė provimin shumė tė kollajtė. Ky ėshtė njė provim qė ndryshon plotėsisht nga provimet e kėsaj bote, tė cilat zakonisht pėrbėhen nga mbi tridhjetė pyetje.Gjithėsesi, edhe pse kėto pyetje duken shumė tė lehta, pėr shumė njerėz ato do tė jenė tejet tė vėshtira.Profeti a.s ka thėnė:”Varri do tė jetė lulishte nga ato tė xhenetit, ose gropė nga gropat e zjarrit.”Duke e ditur diēka tė tillė, Profeti a.s na ka pajisur me mekanizmat dhe udhėzimet e duhura tė jetės sė varrit. Thotė Profeti a.s:”Kush i ka fjalėt e fundit “La ilah il-lallah” ka fituar xhenetin.”Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:”Kur vdes njeriu, i ndėrpriten veprat e tij tė mira, pėrveē tre: Njė sadaka rrjedhėse, njė dije nga e cila pėrfitojnė njerėzit dhe njė fėmijė i ndershėm i cili lutet pėr tė.”Tek sadakaja rrjedhėse, bėn pjesė ēdo lloj ndihme dhe pėrkrahjeje. Edhe njė buzėqeshje nė islam konsiderohet si sadaka.Tek dijet, bėn pjesė ēdo lloj kontributi nė pėrhapjen e dijes. Ēdo gjė qė lexohet, shikohet dhe dėgjohet bėn pjesė tek dijet.Kurse pėrsa i pėrket fėmijės qė lutet pėr prindėrit, ky fėmijė mund tė jetė djalė ose vajzė, pa dallim.Tregon Ebu Seid El-hudrij:”Kur e vendosėm Sad ibnu Muadh nė varr, nuhatėm erėn e miskut.”Kjo do tė thotė se Zoti do ua ndriēojė njerėzve tė ndershėm jetėn nė varr.Gjatė jetės sė Profetit a.s, xhaminė e pastronte njė grua me lėkurė tė zezė. Kur ajo vdiq, muslimanėt i falėn xhenazen dhe e varrosėn, pa i thėnė Profetit a.s. Kur Profeti a.s e ndjeu mungesėn e saj, i pyeti shokėt se ku ishte dhe ata i treguan se kishte vdekur dhe ishte varrosur. Profeti a.s u tha:”Pėrse nuk mė treguat?!”Mė pas, Profeti a.s vajti tek varrezat, iu afrua varrit tė saj dhe fali namazin e xhenazes.Banorėt e varrit, do tė jetojnė nė errėsirė, tė cilėn mund t’a largojnė vetėm namazi, lutjet, pėrkujtimi i Zotit etj...Sa herė qė vizitojmė varret, ėshtė mirė tė lutemi:”O Zot mėshiroji, falua gjynahet, pastroji dhe mbroji nga zjarri.”Njė i ditur thotė:”Njerėzit janė nė gjumė, derisa t’ju vijė vdekja e cila i zgjon.”Njė tjetėr njeri i ditur dhe i ndershėm thotė:”Jeta e kėsaj bote pėrfundon shumė shpejt, prandaj mbushe atė me bindje ndaj Zotit.”Kur u pyet profeti Nuh a.s se sa e gjatė i ishte dukur jeta mbi tokė, u pėrgjigj:”Mu duk si njė shtėpi me dy dyer, ku unė hyra tek njėra dhe dola nga dera tjetėr.”Nėse do ishte e mundur dhe tė pyesnim njė tė varrosur, sa ka jetuar nė kėtė botė, padyshim qė pėrgjigja do tė ishte:”Njė orė, ose diē mė shumė.”Me kėtė rast, mė kujtohet njė ndodhi nė lagjen time. Njė nga banorėt e lagjes, vinte gjihmonė me ne nė xhami tė falej. Njė ditė ai ndėrroi jetė dhe tė gjithė ne vajtėm nė varrim. Pėrbri varrit tė tij, ndodhej dhe njė varr tjetėr i hapur. Njė nga banorėt e tjerė qė ndodhej aty pranė, u tha punėtorėve tė komunales:”Kėtė varr, do ia lini atij qė i takon!”Vetėm tre orė mė vonė, personi qė u varros nė kėtė varr, ishte ai qė tha fjalėt e mėsipėrme.Njeriu nuk e din kur mund tė befasohet nga vdekja, prandaj e lusim Zotin qė kurdo tė na vijė ai ēast, tė na mėshirojė dhe tė vdesim si muslimanė.Pėr lindjen, vdekjen dhe jetėn e shkurtėr tė njeriut, njė poet thotė: Ezani na thirret ditėn qė lindėmNamazi na u fal atė ditė qė vdiqėmKjo tregon sa e shkurtėr ėshtė kjo jetėSa koha mes ezanit dhe njė namazi tė qetė. Kjo botė ėshtė e pavlefshme, nėse krahasohet me botėn tjetėr dhe pėrjetėsinė e saj. Jeta e vėrtetė ėshtė ajo e botės tjetėr, ku do tė jemi tė pėrjetshėm. Prandaj ne duhet tė jemi tė pėrgatitur kurdo tė na vijė vdekja.Secili prej nesh, do tė vdesė njė ditė, do tė mbahet mbi supe dhe do tė varroset nga njerėzit mė tė afėrt. Prandaj ne duhet tė planifikojmė dhe tė pregatitemi mirė, me qėllim qė tė mos pikėllohemi dhe pendohemi, atė ditė kur nuk vlen pendimi.Njė herė, profeti Sulejman ndodhej nė shoqėrinė e njė prej miqve tė tij. Ndėrkohė qė ishin duke biseduar dhe kuvenduar, vjen njė burrė i cili edhe pse fliste me Sulejmanin a.s, sytė ia kishte ngulur mikut tė Sulejmanit a.s.Pasi doli, miku e pyeti Sulejmanin:”Kush ishte ai burrė qė nuk mi ndante sytė?”Sulejmani iu pėrgjigj:”Ai nuk ishte njeri, por ishte meleku i vdekjes.”Miku i tha:”Pash Zoti mė dėrgo nė Indi, pasi nuk qėndroj dot nė njė vend ku ndodhet meleku i vdekjes!”Sulejmani a.s urdhėroi erėn qė t’a transportojė atė person pėr nė Indi dhe ashtu ndodhi. Pas pak, u kthye pėrsėri meleku i vdekjes, dhe Sulejmani e pyeti:”Pėrse ia ngule sytė nė atė mėnyrė personit i cili ndodhej me mua?”Meleku i vdekjes i tha:”U habita pasi Zoti mė kishte urdhėruar t’ia marr shpirtin atij personi nė Indi, ndėrkohė qė ai ishte me ty! Kėshtu, kur vajta nė Indi, e gjeta pikėrisht nė vendin ku mė kishte urdhėruar Zoti dhe ia morra shpirtin.”Askush nuk mund t’i shmanget vdekjes, sido dhe kudo qė tė fshihet. Ilaēi mė i mirė i vdekjes, janė veprat e mira tė cilat tė nderojnė para melekėve, para Profetit a.s dhe para vetė Zotit tė madhėruar.Objektivi mė i vlefshėm i njeriut, ėshtė ai objektiv i cili e bėn tė jetojė edhe pasi tė ketė vdekur. Ai duhet tė ketė qėllim tė mirė, vepra tė mira dhe tė gjitha kėto sipas urdhėrave dhe porosive tė profetit Muhamed a.s.Nė fund: Paqja e Zotit qoftė mbi ju!

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi