Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fėmija memec i cili u bė shkak pėr udhėzimin e babait tė tij

Shko poshtė

Fėmija memec i cili u bė shkak pėr udhėzimin e babait tė tij Empty Fėmija memec i cili u bė shkak pėr udhėzimin e babait tė tij

Mesazh nga NoOrA Fri Oct 02, 2009 6:50 am

Kjo ėshtė njėra ndėr ngjarjet mė tė cuditshme, po tė mos e kishte shkruar vetė personi i kėsaj ngjarje nuk do tė kisha besuar se do tė ndodhte.

Personi i kėsaj ngjarje i cili ėshtė nga Medina Nebevijeh tregon:
Jam Shab tridhjetėeshtatė vjecar, i martuar kam fėmije, kam vepruar cdo gjė tė cilėn e ka ndaluar Allahu. Namazin nuk e falja me xhemat vetėm nė raste pėr t’u dukur para tė tjerėve, shkaku ishte se unė shoqėrohesha me njerėz tė kėqinj, dhe tė degjeneruar.
Kam njė fėmije shtatė vjec i cili quhej Mervan, ishte i shurdhur dhe memec, por ai e kishte thithur imanin (besimin) nga gjoksi i nėnės sė tij besimtare.
Njė natė nė shtėpi isha unė dhe djali im Mervani, isha duke planifikuar se cfare do tė bėjmė unė dhe shokėt e mi, si dhe ku do tė shkojmė.
Ishte koha pas namazit tė akshamit, kur djali im Mervani po mė fliste (me gjeste tė kuptueshme mes nesh) me shenjė mė thoshte: Pse nuk falesh o babai im? I ngriti duart lart drejt qiellit, mė kėrcėnohej se Allahu tė shikon.
Djali im mė ka parė disa herė duke vepruar disa prej haramave, u cudita nga thėnia e tij, filloi duke qarė, e mora qė ta afroj afėr vetes, por ai iku nga unė, pas njė kohe tė shkurtėr shkoi te kroi dhe mori abdes, nuk dinte mirė tė merrte abdes, por kishte mėsuar nga nėna e tij e cila mė kėshillonte shumė por pa dobi, nėna e tij ishte hafize (e dinte Kuranin pėrmendėsh) e librit tė Allahut.
Mė pas hyri te unė djali im i cili ishte memec dhe i shurdhur, mė bėri me shenjė qė tė prisja pak, kur ai filloi tė falet para meje, mė pas e mori Kuranin e vendosi para meje e hapi direkt pa i shfletuar fletat e vendosi gishtin nė kėtė ajet tė sures Merjem: “O babai im, unė kam frikė se do tė godet ty ndonjė dėnim prej tė Gjithėmėshirshmit e do tė jesh shok i djallit” (Merjem: 45) Mė pas filloi duke qarė, bashkė me tė qava edhe unė, ai filloi duke m’i fshirė lotėt nga sytė e mi, mė pas me puthi kokėn dhe dorėn time, mė tha me gjeste tė cilat pėrdoreshin mes nesh pėr domethėnien e kėtij ajeti: Falu o babai im para se tė vendosesh nė dhe, dhe tė jesh rob i dėnimit.

Pasha Allahun mė kaploi trishtimi dhe frikė tė cilėn vetėm Allahu e din, u ngrita dhe menjėhere i ndeza tė gjitha dritat e shtėpisė.
Djali im Mervani mė vinte pas nga dhoma nė dhomė dhe mė shikonte me habi, mė tha: Leri dritat dhe eja tė shkojmė nė xhaminė e madhe (kishte pėr qėllim xhaminė e Pejgamberit alejhi selam) i thashė: Shkojmė nė xhaminė qė eshtė afėr nesh, ai refuzoi dhe kėmbėnguli qė tė shkojmė vetėm nė haremi sherifin, e dėrgova atje e unė isha shumė i frikėsuar, shikimet e tij nuk mė largoheshin pėr asnjė moment….
Hymė te Rauda e cila ishte e mbushur plot me njerėz filloi tė falet namazi i jacisė, e imami filloi tė lexojė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar ku thotė: “O ju tė cilėt besuat, mos shkoni gjurmėve tė djallit, pse kush ndjek gjurmėt e djallit ai urdhėron pėr tė shėmtuara e tė irrituara, e sikur tė mos ishte mirėsia e Allahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, askush prej jush nuk do tė pastrohej kurrė (prej mėkatesh), por Allahu e pastron atė qė do Ai. Allahu degjon e di.” (En Nur: 21)
Nuk u pėrmbajta dot nga tė qarėt, Mervani ishte afėr meje duke qarė, gjatė namazit Mervani nxori nga xhepi i tij njė faculete dhe m’i fshiu me tė lotėt, edhe pasi qė pėrfundoi namazi unė akoma qaja dhe ai mė largonte lotėt. Qėndrova nė harem njė orė tė plotė deri sa djali im Mervani mė tha: Mjaft o babai im, mos u frikėso… u frikėsua nga e qara e ime!
U kthyem nė shtėpi, kjo natė ishte pėr mua nata mė madhėshtore, nė tė cilėn u linda pėr sė dyti. U kthye gruaja dhe fėmijėt e mi, filluan duke qarė tė gjithė duke mos ditur se cfarė ka ndodhur. Mervani iu tha: Babai im ėshtė falur nė harem (xhaminė e Pejgamberit, paqja dhe shpėtimet e Zotit qofshin mbi tė). Gruaja ime u gėzuar shumė me kėtė lajm, sepse ai ėshtė fryt i edukimit tė saj tė mirė. I tregova asaj se cfare kishte ndodhur mes meje dhe Mervanit. I thashė asaj: Tė betohem nė Allahun, a ti e ke mėsuar Mervanin qė ta hapė Kuranin tek ai ajet? Ajo u betua tri herė nė Allahun se nuk e ka bėrė kėtė, mė pas mė tha mua: Falenderoje Allahun pėr kėtė udhėzim, kjo natė ishte ndėr netėt mė tė mira.
Mua tani (e pėr kėtė e falenderoj Allahun) nuk mė humb namazi me xhemat nė xhami, jam larguar nga e gjithė shoqėria e keqe, e kam shijuar ėmbėlsinė e imanit, sikur tė mė shikosh do ta kuptosh kėtė nga fytyra ime. Gjithashtu tani jetoj nė lumturi, dashuri dhe mirėkuptim me bashkėshorten dhe fėmijėt e mi, vecanėrisht me djalin tim Mervanin shurdh dhe memec tė cilin e dua shumė, e si jo ai ishte shkak pėr ushėzimin tim.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi