Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A nuk po tė kujtohem

Shko poshtė

A nuk po tė kujtohem Empty A nuk po tė kujtohem

Mesazh nga jetaaa Fri Oct 02, 2009 3:05 pm

A nuk po tė kujtohem



A nuk po tė kujtohem ?!
Vėlla i dashur.. e lexova kėtė letėr...
Dhe llogarita se me tė vėrtetė tė ėshtė drejtuar ty!

Me emrin e All-llahut Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit
Vėlla i dashur...

ُ
Esselamu alejkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu
U zgjat premtimi ... Kaluan ditėt ... U shfletuan fletėt nga jeta jonė...

A nuk po tė kujtohem?!

Ēudi prej teje se si nuk tė kujtohem, dhe ishim njė herė dy shok qė smund tė na ndante askush tjetėr, sikurse hija qė nuk e ndan pronarin e saj ... Mirėpo u zgjat premtimi ... Ndoshta ajo ėshtė qė tė ka bėrė tė harrosh ...

A nuk po tė kujtohem?!

Shok yti i ngushtė dhe shok i rinisė ... U rritėm dhe u edukuam sė bashku ... I shijuam kėnaqėsitė e rinisė sė bashku ... A nuk po tė kujtohen ekskurzionet dhe shoqėria dhe shokėt?
A nuk po tė kujtohet shoqėrimi i vajzave?
A nuk po tė kujtohet se sa mbrėmje e netė tė tėra i kemi kaluar nė mes shakave, tė qeshurave dhe muzikės?

A nuk po tė kujtohem?!

Mendoj se tash fillova qė tė tė kujtohem ... Po, unė jam ai ... Me mish e me shpirt!
Unė jam shoku yt, pėr tė cilin nuk ke mundur qė tė imagjinosh, se njė dit prej ditėve do tė ndahet prej teje ... Edhe unė gjithashtu nuk kam mundur tė imanigjoj dot, se ka diē qė mundet tė na ndan ne ...

Nuk ėshtė ēudi; vetėm se kemi qenė sikur tė ishim tė krijuar prej njė shpirti ... Dėshirat e njejta ... Mėnyra e tė menduarit e njejt ... Pastaj befas ...
Po, kjo ėshtė ēka ndodhi ...

Ndoshta tė kujtohet dita nė tė cilėn vendosa qė tė bėhem multezim(i angazhuar fetarisht nė dinin Islam) dhe t'i lė rrugėn e tekeve dhe epsheve ... dhe kjo ishte fundi ...

Po gjithsesi, thuaj: fillimi ...
Fillimi i njė rruge tė lumtur...

Mos u ēudit ... E di se ti do tė mė paramendosh me tubimet e atyre multezimave (ata qė janė tė angazhuar fetarisht) tė cilėt janė tė lidhur pėr dinin e All-llahut, tė cilėt nuk bėjn sikur ne pėrshak se ata nuk munden !...
Po, ky ishte mendimi ynė pėr ata ...

Sa e urrej kėtė prej zemrės time, dhe prej kėtyre vėshtrimeve!

E kujtoj ditėn kur ishim _ unė dhe ti _ qėndronim nė univerzitete me disa vajza, dha pas pak pamė njėrin nga kėto multezimat( ata qė janė tė angazhuar fetarisht) i cili ishte drejtuar drejt ne ... Si ēdo herė tregim i njejtė : "O vėlla ke frikė All-llahun ... A ia dėshiron kėtė motrės tėnde? Andaj pėr ēfarė ua dėshiron motrave tė njerėzis ?...

Fjalė tė pėrsitura drejtuar zemrave tė cilat janė sikur guri apo mė tė forta se guri ...
A tė kujtohet se si i shikonim ata, dhe si pėrgjigjeshim ndaj tyre ?

A nuk e ke pyetur veten ndonjėherė ...

A nuk janė kėta tė rinj ashtu si ne, a nuk kanė edhe kėta epshe dhe dėshira?
Andaj pse nuk veprojnė edhe ata sikur ne?
Andaj pėr ēfarė arsye e shtrėngojn veten e tyre nė kėtė mėnyrė?
Dhe mė pas pse e angazhojn veten e tyre me ne dhe me mėkatet tona?


Dhe nėse i rrefuzonim i gjenim ata tė buzėqeshur dhe tė qetė sikur tė mos kishte ndodhur asnjė gjė!

Ishim qė pyetnim veten me kėto pyetje, mirėpo nuk gjenim dot pėrgjigje ... Atėherė pėr ēfarė nuk e kemi ditur, se kėta tė rinj krahas epsheve dhe tekeve tė tyre – tė cilat nė bazė nuk kanė dallim nga i cilido i ri – vetėm se shpirtėrat e tyre ishin vendosur drejt asaj qė ėshtė mė e lart dhe mė me vlerė se kjo botė ...

Si ėshtė e mundur njė i ri tė ndalet nga kėnaqėsit prej kėnaqėsive tė kėsaj bote, pėrpos se tė mos ekzistonte ndonjė kėnaqėsi mė e madhe dhe mė e lart?

Vėlla, fjalėt e mia nuk janė poezi ...
Kjo ėshtė realiteti tė cilin e shijova atėherė kur e kapa rrugėn e iltizamit...

Sa gjatė kisha jetuar nė dėnim dhe dhembje ...
Po, ishim parasyve tė njerėzve nė "momentet mė tė lumtura" ... Jetonim botėn tonė gjėr e gjat ashtu siē thotė populli ... Mirėpo a nuk pajtohesh me mua, se kėto momente ishin vetėm pamje pa realitet, dhe shfaqje e rrejshme .....?

Sa shumė dhembje ndjenim ... Rrotulloheshim nė krevatet tona sikur tė ishim tė shtrirė mbi gaca tė zjarrta ... Ndjenim brenga dhe ngushtėsi shpirtėrore nuk e dinim shkakun se pse po e ndjenim gjithė kėtė...

Ndonjėherė shikonim tė gjejm rrugėdalje nga kjo nė rekreim ... ekskurzione tė ndryshme ... cigare ... filma ... muzikė ... mirėpo dhimbjet nuk largoheshin vetėm se vazhdonin duke u shtuar edhe mė tepėr ...

Ah sa tė shėmtuar janė mėkatarėt atėherė kur njerėzit i llogarisin se janė nė lumturi, kuse ata sikur ta nxjernin atė ēka bartin gjoksat e tyre, me tė vėrtetė atėherė do ta kuptoje se sa pakėnaqėsi, e sa ngushtėsi, e sa mllef bartin ata, qė nuk mund ta pėrshkruash dot me fjalėt e njerėzve!
Nuk e kisha ditur se shkaku i rėnies nė pakėnaqėsi, ngushtėsi, mllef dhe e gjith kjo lajthitje ishte pėr shkak tė largimit nga rruga e All-llahut s.v.t.

Ti e din se si kam qenė unė ...
Dhe si ishte halli im nė ditėt e devijimit ...
Ti e din se sa lloje tė ndryshme tė mėkateve kam shijuar... Atėher kur do ta pėrkujtoj ty arsyen e gjithė kėsaj jete tė keqe, besom!
Vetėm se ka thėnė Zoti yt i Lartmadhėruar:

E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr.
[Ta-Ha, 124]
Kurse dėnimi nuk ėshtė vetėm nė botėn tjetėr, dhe me tė vėrtetė ėshtė edhe nė dunja para akhiretit ... Ndėrsa mėkatarėt nė botėn tjetėr do tė ringjallen tė verbėr, dhe mė pas do tė hidhen nė zjarr – pėrpos atė qė e mėshiron All-llahu - ... dhe ata nė kėtė dunja do tė jenė nė njė ngushtėsi tė jetės ( .... do tė ketė jetė tė vėshtirė .. )

Vėlla ...

Paramendo se me tė vėrtetė ēdo gjė qė ekziston nė gjithėsi prej qiellit, toka , dielli, hėna, yjet ,kodrat , gurrėt, drunjėt, shpendėt, dhe tė gjitha gjallesat ... qė tė gjitha kėto e madhėrojn dhe adhurojnė All-llahun Krijuesin e gjithėsisė:

Lartmadhėri tė merituar i shprehin Atij shtatė qiejt e toka dhe ēka ka nė to, e nuk ka asnjė send qė nuk e madhėron (nuk i bėnė tesbihė), duke i shprehur falėnderim Atij, por ju nuk kuptoni atė madhėrim tė tyre ..."
[El-Isra“, 44]
E pastaj vijm unė dhe ti dhe mundohemi qė tė notojmė kundėr kėtyre ... Mundohemi qė tė kundėrshtojm rregullėn e gjithėsisė perfekte ... Si mund tė jetė gjendja jonė?

Si ėshtė halli yt kur ti je duke mėkatuar ndaj All-llahut s.v.t., kur edhe murnet rreth teje e madhėrojn All-llahun, dhe toka e cila ėshtė nėn ty e madhėron All-llahun, dhe kulmi mbi kokėn tėnde e madhėron All-llahun?...

Por gjithsesi se edhe gjymtyrėt tua e madhėrojnė All-llahun, padyshim se tė gjitha kėto do tė dėshmojn pėr ty ditėn e rringjalljes. Thotė i Lartmadhėruari:

Sot Ne ua mbyllim gojėt e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse kėmbėt e tyre dėshmojėn pėr atė qė punuan.
[Ja-Sin, 65]
Ēfarė mendon ti pėr gjendjen tėnde, nėse ti e kundėrshton botėn rreth teje?
Si mendon ti qė mundesh tė jetosh nė kėtė gjendje?

Vėlla i dashur ...

Vetėm se shijova ... Po vallahi ...
Prej kur u bėra multezim (i angazhuar fetarisht) me ligjin e All-llahut, dhe unė pasha All-llahun jam nė mirėsi dhe kėnaqėsi ... Sa jam duke u ndjer i kėnaqur me afrimin tek All-llahu ... Sa mirė qė ndjehem me njė sexhde nė mesin e natės ... E kuptova vlerėn e lutjes sė tė Dėrguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):

O Zoti im, mė dhuro shikim tė kėndshėm nė Fytyrėn Tėnde dhe dėshirė (mallėngjim) pėr takimin Tėnd pa vėshtirėsi dhe sprovim.
Dhe kėshtu qė shikimi i banorėve tė xhennetit nė All-llahun s.v.t. nė fytyrėn e All-llahut tė Gjithfuqishėm ėshtė kėnaqėsia mė e madhe nė akhiret ... Dhe gjithashtu edhe nė kėtė botė ... Prej kėnaqėsive mė tė mėdha ėshtė pėrmallimi pėr takimin me All-llahun dhe tė begatohesh me afrimin tek Ai ... Sa mė ndahet zemra pėr shokėt e mi, tė cilėt i kam shoqėruar nė mėkate ... kurse unė tani jam nė begati, dhe i shoh ata edhe mė tej duke u rrotulluar nė gacat e mllefit ...

Vėlla ...

Kujtoj se ndoshta tani mė, ēudia vetėm se tė ėshtė larguar ...

Ndoshta tė ka befasuar udhėzimi im nė fenėn e All-llahut a.xh. – Nuk e kam paramenduar se njė ditė prej ditėve, pėr dallim nga ti – vetėm se ndryshova atėherė kur e kuptova realitetin ...

Dije se kjo ėshtė njė dhunti qė vjen vetėm prej All-llahut tė Vetėm ... dhe me tė vėrtetė All-llahu nuk respektohet pėrpos se me dhuntit e Tij ... Dhe pasha All-llahun unė nuk barti me vete dhuntin e udhėzimit tim, mirėpo ajo ėshtė begati e dhuruar prej All-llahut s.v.t. ...

Udhėzimi vjen prej All-lahut s.v.t. ... mirėpo udhėzimi ėshtė furnizim, dhunti, nuk na takon vetėm duke ndejtur ulur, duke pritur pa i marrur shkaqet ... A nuk ishim – vėlla – qė e konsideronim turp pėr ata qė rinin ulur dhe pritnin furnizimin pa i marur shkaqet ...

Kėshtu ėshtė qėshtja e udhėzimit ... aktivizohu, meri shkaqet, se do tė ndihmon All-llahu ...

Ka thėnė All-llahu nė hadith kudsij:

O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė humbur pėrveē atyre qė Unė i kam udhėzuar, pra kėrkoni udhėzimin nga Unė dhe Unė do t'ju udhėzoj!
...do tė thotė: Kėrkoni prej meje udhėzimin do tė ju furnizoj ...

Dhe gjithashtu All-llahu ka thėnė nė hadith kudsij:

Unė jam ashtu siē mė parafytyron robi. Jam me tė kur mė perkujton. Nėse mė kujton nė vehte, edhe Unė e kujtoj nė Vehte; nėse mė kujton nė tubime, Unė e kujtoj nė tubime edhe mė tė mira, nėse mė afrohet njė pėllėmbė, I afrohem njė krah, nėse mė afrohet njė krah, I afrohem njė pash, dhe nėse mė afrohet me ecje, I afrohem me shpejtėsi.
Kujtoje All-llahun,tė kujton Ai ty...
Afrohu Atij, tė afrohet ty...
Kėrko prej Tij udhėzim, do tė udhėzoj Ai i Madhėruari...

Vėlla ...

E shkruajta kėtė porosi pėr ty ... Mirėpo nuk jam ndalur qė ta shkruaj adresėn dhe emrin tėnd, por vetėm se e shpėrndava nė mesin e krijesave nė pėrgjithėsi ashtu qė ndoshta do tė bjen nė duart tua ... E ndoshta do tė shtrihet dora yte drejt mua ... dhe kjo mundėsi ėshtė para teje ... dhe dera e pendimit ėshtė e hapur ... dhe Zoti yt po tė thėrret, dhe thėrret ēdo kėnd i cili e ka tepruar me mėkate ndaj vetes ...

Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė Mėshirues!"
[Ez-Zumer, 53]
All-llahu dėshiron t’ju pranojė pendimin,..
[En-Nisa, 27]
Dhe..
Vėrtet All-llahu i Lartėsuar e shtrinė Dorėn gjatė natės pėr tė pranuar pendimin e mėkatarve tė ditės, dhe e shtrinė Dorėn gjatė ditės pėr tė pranuar pendimin e mėkatarve tė natės, derisa tė lind dielli nga perėndimi.
Dhe..
All-llahu i Lartėsuar e pranon pendimin nga robi i Tij derisa tė mos arrijė gargaranė (momentin e vdekjes).
Vėlla i dashur ...

Dera e pendimit ėshtė e hapur ... si dhe vėllezėrit e tu po tė presin...!!

--------------------------------------------------------------------------------
Pėrktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009


jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi