Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Porosia ime pėr ty ... O babai im

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Porosia ime pėr ty ... O babai im

Mesazh nga jetaaa prej Fri Oct 02, 2009 3:08 pm

Porosia ime pėr ty ... O babai im



Me Emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit

Babai im i dashur...

Esselamu alejkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu
Dhe mė pas...

Me tė vėrtetė kėtė porosi e kam drejtuar drejt zemrės tėnde tė mbushur pėrplotė me thesar tė mėshirės dhe dashurisė .. Zemrės tėnde, e cila mua mė shfaq kuptimin e dashurisė, dhe ndikimi i saj nė shpirtin tim ėshtė mahnitės, saqė nuk mund ta pėrshkruaj njė gjė tė tillė ... Zemra yte e cila sikur donte qė tė fluturon nga kėnaqėsia, kur nė fytyrėn time shihje shenja gėzimi dhe hareje, dhe ndonjėherė sikur donte qė tė pėlciste nga mėrzia kur tė mė ndodhte ndonjė gjė e pa pėlqyer, po edhe nėse ishte njė therė e vogėl nė kėmbėn time...

Porosia ime kushtuar ty o babai im...

Nuk ta kam dėrguar vetėm se duke qenė i sigurtė dhe i bindur se ti me tė vėrtetė ma dėshiron tė mirėn, e sikur All-llahu t“i kishte dhėnė ty tė gjitha tė mirat e kėsaj bote me siguri nuk do tė ishe koprac ndaj meje. Por pėrkundrazi do t“i kishe vėnė tė gjitha para duarve tė mia, dhe tek ti do tė mbizotėronte gėzimi duke mė shikuar mua se si kėnaqem me kėto tė mira ...
E pse jo, kur ti je ai i cili e ke nxjerr kafshatėn e bukės nga goja yte duke lėnė veten tė urritur, vetėm e vetėm qė tė mė ushqeje mua?! E xhveshje rrobėn tėnde nė tė ftoht vetėm e vetėm tė mė mbuloje mua?!

Porosia ime kushtuar ty...

O ti qė dashuria ime mbuloi zemrėn tėnde, me njė pamje qė nuk mund ta pėrshkruajn dot pendat ... O ti qė ma don tė mirėn mua, dhe dėshiron tė mė shohėsh nė vendin mė tė mirė si dhe nė pozitėn mė me famė ... Porosia ime kushtuar ty o babai im i dashur...

Babai im...

Ti ma dėshiron mua tė mirėn ... A ka mirėsi mė tė madhe se sa tė mė drejtosh nė tė mėsuarit pėrmendėsh Librin e All-llahut s.v.t., dhe qė tė jem nga bartėsit e tij? A ka mirėsi mė tė madhe se sa tė ma mėsosh Librin e All-llahut tė Lartmadhėruar, apo tė mė dėrgosh tek ai i cili mė mėson?

Babai im i shtenjt...

Me tė vėrtetė kuptimi i imanit dhe bindjes ndaj All-llahut gjithsesi kanė lėnė tragje nė zemrėn time qė prej atėherė kur isha foshnje, me tė mėsuar fjalėt e Zotit tim, derisa u shfaqėn nė gjuhėn time dhe gjymtyrėt e mia... O babi im ti je duke e parė rreth teje njė ambient tė mjerueshėm, me njė rini tė ēoroditur, dhe pa vlerė, nė rrugė tė rebelizmit, nė mes tė pamoralshmive, tė vajzave, tė narkomanisė, dhe mė pas burgu dhe humbje e ardhmėris?...
Ah sikur tė mė kishe mbrojtur qė nga fėmijėria ime?

Ah sikur tė ma kishe mbushur zemrėn time me dritėn e Kur“anit dhe urtėsit e tij para se tė mė kaplonin nyjet e mėkateve dhe epsheve? A nuk e ke ditur -babai im i dashur- se me tė vėrtetė All-llahu e ka bėrė Librin e Tij (Kur“anin) litarė tė fort i cili kush kapet pėr tė shpėton?... Ndėgjova unė o babai im hadithin e Pejgamberit (SalAllahu Alejhi ve Selem):

"Pėrgėzim se me tė vėrtetė ky Kur“ani, njė nga skajet e tij ėshtė nė Dorėn e All-llahut, kurse skaji tjetėr nė duart tuaja, dhe kapuni fort pėr tė (Kur“anin). Se me tė vėrtetė ju nuk do tė shkatėrroheni dhe nuk do tė devijoni pas tij asnjėherė."
E ndėgjova kėtė hadith dhe pėrnjėher o babai im mė ra ndėrmend qė ti kalon natė tė tėra i zgjuar duke planifikuar ardhmėrinė time, dhe veē se mė tė ka mbuluar frika pėr tė ardhmėn time.

E pse nuk mė vendos nė Duart e Mbrojtėsit tė Lartmadhėruar?
E pse nuk mė nxit nė mėsim pėrmendsh tė Kur“anit dhe kuptimit tė tij dhe tė kapurit pėr tė, derisa ta meritoj kėtė premtim:

"Dhe kapuni fort pėr tė (Kur“anin), se me tė vėrtetė ju nuk do tė shkatėrroheni dhe nuk do tė devijoni pas tij asnjėherė"?
Baba im...

Gjithashtu kam ndėgjuar edhe fjalėn e All-llahut Fuqiplotė nė Librin e Tij:

All-llahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri.
...dhe fjala e tė Dėrguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):
Vėrtet All-llahu me kėtė Libėr do t“i ngrit disa popuj, ndėrsa do t“i ulė disa tė tjerė.
...dhe mendova se si ma dėshiron ti mua tė mirėn dhe ngritjen pėrgjitmonė, dhe si shpreson qė unė tė jem nė gradėn mė tė lart ...
Atėher pse nuk mė nxit nė hifz (tė bėrit pėrmendėsh Librin e All-llahut) dhe pėr ta mėsuar fjalėn e Tij, nėn sundimin e tė Cilit ėshtė ēdo gjė ... dhe ngrit kėnd tė don Ai dhe e mposht kėnd tė don Ai?

A nuk dėshiron qė unė tė jem nė pozitėn mė tė lart nė dunja?

Dhe mė pas ti e din se kjo botė nuk do tė zgjas shumė, pėrpos disa viteve tė numėruara ... Sikur ajo tė ishte njė ėndėrr e cila mbaron atėherė kur tė zgjohemi, dhe ta gjejmė vetveten tonė nė momentet e para tė ahiretit dhe fillimit tė njė jete tė pėrhershme, dhe All-llahu vetėm se i ka ngritur bartėsit e Librit tė Tij, jo vetėm nė kėtė botė por edhe nė ahiret gjithashtu.

Babai im i dashur...

Dua qė tė jem nga hafizat e Kur“anit, bartėsit e kėtij emaneti tė cilėt i nderon All-llahu nė botėn tjetėr dhe u thuhet atyre:

"Lexo dhe ngritu, recito!"
Vetėm se e kam ndėgjuar fjalėn e tė dėrguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):
"Do t“i thuhet bartėsit tė Kur“anit : Lexo,ngrtiu dhe recito ashtu siē recitove nė dunja, se me tė vėrtetė vendbanimi yt do tė jetė aty ku do ta pėrfundosh ajetin e fundit."
Babai im ... dua qė tė jem prej tyre.
Babai im...

A nuk dėshiron qė nė Ditėn e Rringjalljes tė mė shohėsh nė njė nga vendet mė tė larta nė Xhennet?
A nuk dėshiron qė tė jem me melekėt mė tė mirė tė All-llahut me engjėjt udhėtues, tė nderuar e tė ruajtur?

I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:

"Ai qė e din Kuranin ( qė e lexon atė me lehtėsi) do tė jetė me engjėjt udhėtues (engjujt udhėtues mes All-llahut e njerėzve), tė nderuar e tė ruajtur."
Babai im...

Ēfarė mendon ti pėr ata tė cilėt, nė kokat e tyre All-llahu do tu vendosė kurorėn dhe petkun e nderit, dhe do tė jetė i kėnaqur me ta. E tėrė kjo si dhe shpėrblimi i tė gjithė atyre qė kanė ndėgjuar nga krijesat?

A nuk shpreson qė tė mė shohėsh kėshtu nė Ditėn e Rringjalljes ? A e din se sa ėshtė vlera e kėsaj?
Ka thėnė i Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem):

"Do tė vjen lexuesi i kur“anit nė Ditėn e Rringjalljes, dhe do tė thotė Kur“ani: "O Zot im mbėshtjelle," dhe do t“i vishet kurora e nderit, e pastaj thotė (Kur“ani): "O Zot im shtoja", dhe i vishet petku i nderit, e pastaj thotė (Kur“ani): "O Zot im bėhu i kėnaqur me tė", dhe All-llahu bėhet i kėnaqur me tė, dhe i thuhet atij: "Lexo dhe ngritu,dhe nė ēdo ajet i shtohet njė e mirė."
Dhe e mira nuk ėshtė vetėm pėr mua o babai im, se me tė vėrtetė i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) na ka lajmėruar ngase lexuesi i Kur“anit:
"Vishen prindėrit e tij me dy rroba, me tė cilat rroba nuk barazohet e gjithė bota dhe ēka ka nė tė, dhe do tė thonė (prindėrit): "O Zoti ynė ! Prej nga kjo?" Dhe u thuhet: "Prej tė mėsuarit e fėmijės tuaj Kur“an."
A nuk dėshiron qė tė nderon All-llahu ty dhe nėnėn time me kėta dy rroba nė ditėn kur njerėzit do tė jenė tė xhveshur pa rroba lakuriq?
Mund tė ndodh qė ti nuk ke mundėsi qė tė bėhesh hafiz i kur“anit dhe bartės i kėtij emaneti. Atėherė mos e privo veten nga kjo mirėsi dhe nxitėm mua drejt hifzit dhe mėsimit tė tij, e ndoshta All-llahu do tė mė nderon mua dhe ju nė Ditėn e Rringjalljes ku do tė dėshmojn dhe prezentojn tė gjitha krijesat. Ka qenė Zejd bin Amru i cili kishte ndėgjuar pėr tė Dėrguarin (SalAllahu Alejhi ve Selem), mirėpo e gjeti vdekja para se ta takonte tė Dėrguarin (SalAllahu Alejhi ve Selem), dhe ka thėnė:

"O Zoti im nėse mė privove mua nga kjo mirėsi mos e privo djalin tim Saidin."
...dhe ishte Said ibn Zejd, i biri i tij njė nga dhjetė tė pėrgėzuarit me Xhennet.
Babai im i dashur...

Ma mėso mua Kur“anin apo mė dėrgo tek ata tė cilėt kanė mundėsi qė tė ma mėsojnė...
Ja ku janė xhamitė dhe kurset pėr mėsimin e Kur“anit pėrmendėsh si dhe kuptimin e tij, tė hapura pėr ēdo kėnd qė dėshiron tė mėson...
Dėrgom drejt tyre o babai im ... dhe mos mendo se je duke mė dėrguar vetėm se pėr ta mėsuar pėrmendėsh kur“anin dhe kaq... dije se me tė vėrtetė je duke mė dėrguar nė njė rrugė ku mblidhen dhe tubohen melekėt drejt njė kopshti nga kopshtet e Xhennetit, dhe veq se ka thėnė i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem):

"Ēdo grup njerėzish qė mblidhen nė njė shtėpi nga shtėpiat e All-llahut pėr tė lexuar Kur“an dhe e mėsojnė atė mes tyre, u zbret atyre qetėsia dhe i mbulon ata mėshira dhe i pėrmend All-llahu tek ata qė i ka tek Vetja."
O babai im, me tė vėrtetė mexhlisi i Kur“anit ėshtė kopsht nė tė cilin nuk ka vend shejtani ... kopsht nė tė cilin zbret mėshira e Zotit tonė Mėshirues ... Me tė vėrtetė ai ėshtė kopsht i cili mė mbronė qė tė jem larg nga egėrsirat e kėsaj bote tė mallkuar, si dhe nga epshet e saj tė turpshme qė ta ngurojnė zemrėn ...

Babai im...

Dua qė tė mė don Zoti im ... tė mė rrethojn melekėt ... e tė mė zbret qetėsia ... e tė mė mbuloj mėshira... babai im ... dua qė tė mė kujtoj All-llahu tek ata qė janė pran Tij ... dhe tė lutem mos mė ndalo ...

Mos mė ndalo se mė tė vėrtetė unė jam emanet nė duart tua, dhe do tė pyetesh pėr mua nė Ditėn e Rringjalljes ...
Dhe nuk mendoj qė ti do tė bėhesh egoist dhe jo aktiv nė kėtė ēėshtje: dhe nuk kam parė prej teje pėrveē se mirė, dhe nuk kam parė prej teje pėrveē se kujdes tė madh pėr tė mirėn time, pėr botėn time dhe ahiretin tim...

E lus All-llahun- babai im – qė tė mė nderon nė kėtė botė dhe botėn tjetėr, dhe tė mė ngrit nė grada tė larta, dhe ty tė tė vesh me petkun e nderit ngase unė do tė jem prej atyre inshaAllah qė do tu thuhet:

"Lexo dhe ngritu dhe recito!"
Dhe premtimi i takimit tonė - babai im i dashur - nė Xhennet inshaAllah !!!

Biri yt...


--------------------------------------------------------------------------------
Pėrktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009



jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi