Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Nxitje pėr vepra tė mira

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nxitje pėr vepra tė mira

Mesazh nga jetaaa prej Fri Oct 02, 2009 3:10 pm

Nxitje pėr vepra tė mira



Pyetje: A dėshiron qė Allahu tė ta ndėrton njė shtėpi nė Xhennet?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Kush shkon nė xhami pėr nė namaz nė mėngjes ose nė mbrėmje, Allahu pėr kėtė do t′i pėrgatisė atij gosti (nė Xhennet) nė mėngjes ose nė mbrėmje."
[Mutefekun alejh]

Pyetje: A veprove me kėtė hadith?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Nuk ka ditė nė tė cilėn gdhihen robtė e Allahut e qė tė mos zbresin dy engjėj dhe njėri tė thotė: "O Allahu im, jepi kompensim atij qė ka shpenzuar", kurse tjetri thotė: "O Allahu im, jepi shkatėrrim atij qė ka (dorėn e vet) ka shtrėnguar."
[Mutefekun alejh]

Pyetje: A dėshiron qė Allahu tė dėrgon ty salavate (pėrshėndetje)?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:

"Kush bėnė njė salavat pėr mua, Allahu atij ia bėn dhjetė salavate."
[Muslimi]

Pyetje: A ke ndėgjuar pėr kėtė porosi?

Ebu Hurejre r.a. thotė:
"Miku im (SalAllahu Alejhi ve Selem) mė ka porositur pėr tri gjėra: "Agjėrimin e tri ditėve pėr ēdo muaj, faljen e dy rekateve tė namazit tė duhasė dhe faljen e namazit tė vitrit para se tė shkojė tė flejė.""
[Mutefekun alejh]

Pyetje: A dėshiron qė veprat tua tė mira tė mos tė ndėpriten edhe pas vdekjes tėnde?

Tė ndėrtuarit e xhamisė, tė hapėsh njė ujėsjellės (bunar), nga i cili pin njerėzit, t′i edukosh fėmijėt nė bėmirėsi, shpėrndarja e diturisė siē ėshtė: botimi i librave, shpėrndarja e tyre, rekordimi i audio kasetave apo cd-ve me pėrbmbajtje tė mirė islame si dhe finansimi i kėtyre gjėrave. I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotė:
"Kur vdes njeriu puna e tij ndėrpritet pėrveē tri gjėrave: sadakasė sė pėrhershme (hajratit), nga dituria prej sė cilės kanė dobi tė tjerėt ose nga pasardhėsi i mirė, i cili lutet pėr tė vdekurin."
[Muslimi]

Pyetje: A dėshiron tė pranohen lutjet tua?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Nuk ka rob musliman, qė e lut Allahun pėr vėllaun e tij jo tė pranishėm, e qė engjėlli mos t′i thotė: "Edhe ty tė qoftė po ashtu!"
[Muslimi]

Pyetje: A e din se cila fjalė ėshtė mė e dashur tek Allahu?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Fjalėt mė tė dashura tek Allahu janė: "SubhanAll-llahi ve bihamdihi" (Madhėria dhe falenderimi i pėrkasin Allahut tė Madhėruar)."
[Muslimi]

Pyetje: A dėshiron qė tė falen mėkatet edhe nėse janė tė shumta?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Kush thotė: "SubhanAll-llahi ve bihamdihi"(Madhėria dhe falederimi i pėrkasin Allahut tė Madhėruar), njėqind herė nė ditė, i fshihen mėkatet edhe nėse janė sa shkuma e detit."
[Mutefekun alejh]

Pyetje: A dėshiron tė jesh afėr Zotit tėnd?
I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Robi ėshtė mė afėr Zotit tė tij, kur ai ėshtė nė sexhde, andaj shpeshtoni lutjet."
[Muslimi]

Pyetje: A dėshiron qė tė zbret qetėsia dhe tė kaplon mėshira?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Ata njerėz qė tubohen nė njėrėn prej shtėpive tė Allahut (xhami), qė tė lexojnė Librin e Allahut dhe ta studiojnė nė mes veti, do t′ju vijė atyre paqja (qetėsia) e plotė e Allahut dhe do t′i mbulojė mėshira e Tij, dhe melaqet do tė kujdesen pėr sigurimin e tyre e Allahu do t′i lavdėrojė tek ata qė i ka pranė."
[Muslimi]

Pyetje: A ke logjikuar mbi kėtė hadith?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Ēkado qė e godet muslimanin, qoftė lodhje, pikėllim, brengė, hidhėrim, mundim nga sėmundje a fatkeqėsi, madje edhe tė shpuarrit e ferrės – me cilėndo prej kėtyre, Allahu ia shlyen mėkatet atij."
[Mutefekun alejh]

Pyetje: A dėshiron shpėrblim tė plotė sikur tė ishe falur tėrė natėn?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Kush e fal namazin e jacisė me xhemat ėshtė sikurse ai qė gjysmėn e natės e kaloi nė namaz. Ndėrsa ai, qė e fal namazin e sabahut me xhemat, ėshtė sikurse ai i cili ėshtė falur vetėm tėrė natėn."
[Muslimi]

Pyetje: A dėshiron tė kesh shpėrblime tė mėdha sa kodrat?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Kush prezanton xhenazen derisa tė falet namazi e ka pėr shpėrblim njė kirat, ndėrsa ai qė prezanton derisa tė varroset, shpėrblehet me dy kirate". Tė pranishmit thanė: "Ē′janė dy kirate?" Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) u pėrgjigj: "Ai shpėrblim ėshtė sa dy kodra tė mėdha."
[Mutefekun alejh]

Pyetje: A dėshiron qė tė jesh nėn mbrojtjen e Allahut?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Kush e fal namazin e sabahut ai ėshtė nėn mbrojtjen e Allahut, andaj mos t′i kundėrvihet askush kėsaj (mbrojtjeje) me diēka, sepse kush i kundėrvihet kėsaj (mbrojtjes sė Allahut), do ta arrijė atė Allahu, dhe pastaj do ta gjuajė me fytyrė nė zjarr tė Xhehennemit."
[Muslimi]

Pyetje: A dėshiron qė Allahu tė bėn largėsi mes ty dhe zjarrit sa shtatėdhjet vjeshta?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Nuk ka rob i cili agjėron njė ditė pėr hirė tė Allahut, e tė mos ia largon Allahu fytyrėn e tij nė kėtė ditė agjėrimi pėr shtatėdhjet vjeshta."
[Mutefekun alejh]

Pyetje: A dėshiron rrugė qė tė dėrgon nė Xhennet?

I Dėrguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Kush niset nė rrugė qė tė kėrkojė dituri, Allahu do t′ia lehtėsojė rrugėn pėr nė Xhennet."
[Muslimi]


--------------------------------------------------------------------------------
Pėrktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009


i

jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi