Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ruaje Zotin gjithmonė nė zemėr

Shko poshtė

Ruaje Zotin gjithmonė nė zemėr Empty Ruaje Zotin gjithmonė nė zemėr

Mesazh nga NoOrA Sat Oct 03, 2009 8:37 am

Nga Ebu Abas Abdullah ibn Abas (radiallahu anhu) thotė se njė ditė kam qenė me tė dėrguarin e Allahut alejhi selam dhe mė tha: “O djalosh! Do tė tė mėsoj disa fjalė. Kije ndėrmend (ruaje) Zotin se Ai do tė tė ketė ndėrmend (do tė tė ruaj) ty! Kije ndėrmend Zotin, do ta gjesh para teje! Kur tė kėrkosh diēka, kėrkoje prej Zotit! Nėse kėrkon ndihmė, kėrko prej Zotit! Dije se sikur tėrė populli tė mblidhej pėr tė tė ndihmuar pėr diēka, nuk do tė tė ndihmonin dot, pėrveē asaj qė tė ka caktuar Zoti yt, e nėse do tė mblidheshin qė tė tė bėnin dėm, nuk do tė dėmtonin, pėrveē asaj qė tė ka caktuar Zoti yt. Janė ngritur lapsat dhe janė tharė faqet (fletėt).” (d.m.th. ēdo gjė ėshtė e caktuar dhe ka mbaruar). Tirmidhiu, hadith hasen.

Nė transmetime tė tjera pėrveē Tirmidhiut raportohet:“Kije ndėrmend Zotin, do ta gjesh para teje! Njihe Zotin nė bollėk, do tė tė kujtojė ty nė vėshtirėsi! Dije se ajo qė tė ka goditur, nuk ka qenė e mundur tė mos tė tė godiste! Dije se ndihma ėshtė me durimin, gėzimi me dėshpėrimin, ndėrsa nė ēdo vėshtirėsi ka lehtėsi.”Njohja me transmetuesinĖshtė Abdullah ibn Abas, djali i xhaxhait tė Profetit alejhi selam dhe njė dijetar i madh i sahabėve.Kuptimi gjuhėsorShprehja “O djalosh!” ėshtė njė ftesė, njė thirrje pėr t’i tėrhequr vėmendjen me njė mėnyrė shumė tė kėndshme, si dhe ėshtė njė shenjė afrimiteti.Kuptimi i pėrgjithshėmProfeti alejhi selam ėshtė munduar qė me anė tė kėtij hadithi, tė flasė pėr teuhidin dhe pėr shtimin e lidhjeve me Allahun e Lartėsuar.“Ruaje Allahun tė tė ruaj ty”, d.m.th: kryeji urdhrat e Allahut, mos i neglizho ato dhe mos u largo prej tyre, qoftė edhe pėr njė moment, largohu e mos u afro atyre qė t’i ka ndaluar Allahu dhe ki kujdes se mos shejtani t’i zbukuron dhe mė pas i vepron. Lėri njerėzit qė merren me to! Nėse ti e bėn kėtė, Allahu tė ruan ty nga njė sėrė dėmesh dhe gjėrash tė papėlqyeshme.Pastaj Profeti alejhi selam thotė: “Ruaje Allahun, do ta gjesh Atė pranė teje!” Kjo ka kuptimin: Shiko tė drejtat e Allahut qė tė fitosh kėnaqėsinė e Tij dhe do ta gjesh Atė pėrballė teje, sepse shpėrblimi vjen pas punės. Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuran: “Zbatoni premtimin qė mė keni dhėnė Mua! Unė zbatoj atė qė u premtova.” Bekare, 40. “O besimtarė, nėse ju ndihmoni (fenė) Allahun, Allahu ju ndihmon ju.” Muhamed, 7.Ruajtja e Allahut kundrejt robit tė tij ėshtė dy llojesh:1. E ruan atė (e ndihmon) me tė mirat e jetės sė kėsaj bote, sikurse ėshtė ruajta e trupit tė personit, fėmijėve, pasurisė, etj. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ai (njeriu) ka pėrcjellės njė pas njė, para dhe prapa tij, qė me urdhrin e Allahut e ruajnė atė.” Rrad, 11.Ibn Abasi thotė se ata qė e ruajnė njeriun janė engjėjt. Nėse vjen diēka qė ėshtė e caktuar pėr tė, engjėjt largohen prej tij.2. Lloji i dytė i ruajtjes.Ky ėshtė dy llojesh:a) ruajtja nga Allahu e fesė dhe imanit tė robit tė tij. E ruan nė jetėn e tij nga dyshime, tė cilat tė largojnė nga e vėrteta si dhe nga epshet kundrejt tė ndaluarave.b) Ia ruan fenė nė momentet e vdekjes dhe ia merr shpirtin duke qenė besimtar.Pastaj Profeti alejhi selam kalon, duke sqaruar detyrėn qė ka njeriu kundrejt Allahut nė lutje dhe nė kėrkimin e ndihmės vetėm prej tij, kur thotė: “Nėse kėrkon, kėrko vetėm prej Allahut!”Lutja pėr ndihmė ėshtė iradet. Tirmidhiu transmeton njė hadith tjetėr: “Kėrkoi Allahut nga tė mirat e Tij, sepse me tė vėrtetė Allahut i takon qė t’i kėrkohet.”Gjithashtu nė njė hadith tjetėr thuhet: “Kush nuk i lutet Allahut, Allahu zemėrohet me tė.”Kėto hadithe vėrtetohen edhe nga fjala e Allahut tė Lartėsuar: “E nėse tė pyesin robėrit e Mi pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes, kur lutėsi mė lutet.” Bekare, 186.Pra, duhet qė muslimani tė kėrkojė ndihmė vetėm prej Allahut, sepse ėshtė i Vetmi qė ka mundėsi tė japė dhe tė ndalojė, ėshtė i Vetmi qė ka mundėsi tė bėjė dėm dhe dobi, Ai ėshtė vetmi qė meriton ndihmėn dhe tek Ai mbėshtetemi.Njeriu ka nevojė pėr ndihmėn e Allahut pėr t’i zbatuar urdhrat e Tij dhe pėr t’u ndaluar nga tė ndaluarat e Tij.Profeti alejhi selam thotė: “Kushtoji rėndėsi asaj qė tė bėn dobi dhe mos i humb shpresat!”Kush e neglizhon tė kėrkuarit ndihmė ndaj Allahut dhe kėrkon ndihmė nga dikush tjetėr, Allahu e bėn kėtė person qė t’i mbėshtetet atij, tė cilit i ėshtė mbėshtetur dhe qė mė pas tė bėhet i poshtėruar, duke qenė se Allahu ėshtė Ai, i Vetmi qė jep dhe ndalon, duke qenė se Allahu ėshtė i Pasuri dhe krijesat e Tij janė tė varfra kundrejt Tij.“Dhe dije sikur tė gjithė njerėzit” Me kėtė kėshillė kuptojmė se ēdo gjė qė e godet njeriun nė dynjanė e tij, prej tė mirave ose fatkeqėsive, ėshtė e caktuar pėr tė. Kėtė e vėrtetojnė disa ajete tė Kuranit:“Thuaj! Nuk na godet asgjė tjetėr, pėrveē ēka na ėshtė caktuar nga Allahu.” Teube, 51.“Nuk ndodh asnjė fatkeqėsi nė tokė e as nė trupin tuaj, e qė tė mos jetė nė shėnime (Leuhi Mahfudh) para se tė ngjajė ajo, e kjo pėr Allahun ėshtė e lehtė.” Hadid, 22.Ajo zemėr, e cila e adhuron Allahun me teuhid tė pastėr, e di se nuk e godet atė vetėm se ajo qė ka caktuar Allahu pėr tė, qoftė kjo e mirė, e keqe, dobiprurėse apo dėmtuese. Gjithashtu, e ndjen madhėshtinė e Allahut nė ēdo lloj situate dhe jeton me kėnaqėsinė dhe qetėsinė e Tij.Pastaj hadithi pėrfundon me fjalėt bazė tė acides dhe teuhidit. Pra ėshtė shkruar nė Leuhi Mahfudh, ēka ėshtė pėrcaktuar pėr robin. Kėshtu, Profeti alejhi selam me kėtė hadith ka sqaruar sistemin (mėnyrėn e jetesės) qė duhet tė ndjekė njeriu nė jetėn e tij:1. Tė mos adhurojė askėnd pėrveē Allahut.2. Tė mos neglizhojė atė qė i ka urdhėruar Allahu.3. Tė mos i afrohet atyre gjėrave qė Allahu i ka ndaluar.4. Tė mos i shoqėrojė nė lutje dhe nė kėrkimin e ndihmės askėnd.5. Ta pranojė i kėnaqur dhe i qetė ēdo gjė qė i vjen atij, qoftė dobiprurėse apo dėmtuese.Ky pra ėshtė teuhidi nė tė kuptuarit e tij tė plotė.Rregullat qė dalin nga hadithiNuk lejohet qė tė lutet Allahu i Lartėsuar nėpėrmjet krijesave tė Tij, por tė lutet vetėm me Qenien, Emrat dhe Cilėsitė e Tij.Ēfarė pėrfitohet nga hadithiKy hadith vėrteton nė zėmėr teuhidin dhe akiden e saktė, si dhe mohon ēdo dyshim prej dyshimeve tė shirkut dhe i jep hakun qė meriton teuhidit.Ajo zemėr e cila e beson kėtė hadith, e di se ajo qė e ka goditur ėshtė vetėm ajo qė ka caktuar Allahu, e mirė apo e keqe, jeton e kėnaqur me caktimin e Zotit dhe i shfaq shenjat e kėtij teuhidi nė ēdo sferė tė jetės.Ēdo musliman duhet tė besojė se atė qė e ka goditur, e ka shkruar Allahu pėr tė dhe nuk mundet askush ta ndryshojė dhe as ta largojė.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi