Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

ZGJEDHJA E PROFESIONIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ZGJEDHJA E PROFESIONIT

Mesazh nga NoOrA prej Sat Oct 03, 2009 8:39 am

“Tė nderuar nxėnės dhe studentė, bėni ēmos qė tė regjistroheni nė fakultet dhe shkollat pėrkatėse dhe nė pėrputhshmėri me prirjet dhe aftėsit tuaja”





Gjatė kėtyre ditėve shohim shumė nxėnės dhe studentė qė ua kanė mėsyrė pėr herė tė parė dyerve tė shkollave dhe fakulteteve pėr t`u regjistruar nė to, pėr ta zgjedhur shkollėn apo fakultetin i cili u pėlqen, apo nė tė cilin kanė prirje.
Pra, thanė ndryshe, pėr t`u pėrcaktuar se nė cilin drejtim duan tė orientohen e qė mė vonė edhe tė specializohen. Kjo fillimisht ėshtė krejt nė rregull dhe pėr kėtė kujdes falėnderohen tė gjithė ata studentė, gjegjėsisht nxėnės sė bashku me ata qė kontribuojnė nė kėtė drejtim. Por ajo ēka deshta ta prek me kėta pak rreshta nė kėtė rast, janė dy gjėra: zbulimii aftėsive, gjegjėsisht prirjes qė e ka nxėnėsi apo studenti dhe nėn dy: mundėsitė e ndjekjes apo regjistrimit nė atė shkollė gjegjėsisht fakultet nė tė cilin I pėrshtatet aftėsive dhe prirjes sė nxėnėsit apo studentit qė e ka.

Pėr derisa po mendoja pėr pikėn e parė m`u kujtua njė hadith I Profetit a.s., i cili ka tė bėjė drejtpėrsėdrejti me tė, ku thotė: “Secilit njeri nga ju i ėshtė lehtėsuar ajo pėr ēka ėshtė krijuar pėr tė” . Ēka do tė thotė se secili nga ne ėshtė krijuar pėr diē, por duhet tė pėrpiqemi tė gjejmė atė pėr ēka ėshtė krijuar pėr tė, e qė ajo nė kėtė rast quhet prirje. Pra, Allahu I Madhėruar secilit nga ne I ka dhėnė aftėsi pėr diē, ēka si ka dhėnė pėr diē tjetėr, p.sh. dikush ka prirje pėr oratori, tjetri pėr matematikė, tjetri pėr letėrsi, tjetri pėr biznes, tjetri pėr mjekėsi, tjetri pėr politikė etj. Mirėpo, tė gjithė kėta, nėse u ndėrrohet profesioni, dėshtojnė, ngase nuk kanė prirje, thėnė ndryshe, nuk e gjejnė veten.

Pėr atė arsye populli kėtė ēėshtje e thotė ndryshe: “Dhana e Zotit”, e qė nė realitet ėshtė ajo prirje pėr tė cilėn i ka krijuar Allahu njerėzit. Mirėpo, mbetet teper me rėndėsi zbulimi i asaj prirje, , gjegjėsisht aftėsive tė individit. Ky ėshtė njė problem psikologjik me tė cilin merren shumė psikologė gjithandej botės, nė veēanti me nxėnėsit e shkollave fillore pėr t`i zbuluar aftėsitė e secilit nxėnės, mė pastaj pėr t`i orientuar nė shkollat pėrkatėse. Kėtė ēėshtje shtetet e zhvilluara e kanė mjaft tė zhvilluar, pėr atė arsye edhe ecin para sepse secili e gjen veten nė vend tė duhur, dhe lirisht mund tė konstatojmė se njė nga shkaqet e zhvillimit dhe pėrparimit tė shteteve tė tyre ėshtė kjo ēėshtje.

Ndėrsa nė vendin tonė si dhe nė shumė vende tė tjera tė varfra nuk nuk shtjellohet ky problem psikologjik, nuk punohet sa duhet qė tė zbulohen aftėsitė dhe prirjet e nxėnėsve gjatė periudhės filloriste, gjė qė nganjėherė plaket I shkreti dhe nuk mund ta gjejė veten askund, nga se nuk ka mundur t`i zbulojė prirjet e tij, nė mungesė tė ndihmėsve, apo pėr ndonjė arsye tjetėr dhe, gjithashtu, nė mungesė tė ndjekjes sė shkollimit profesional qė i pėrputhet me prirjet e tij. Mirėpo dėshira pėr shkollim dhe nevoja pėr tė fituar aftėsi profesionale e shtyn nxėnėsin t`i trokasė dyert e disa shkollave apo fakulteteve me radhė derisa t`i jepet mundėsia tė pranohet, ani pse pa dėshirėn e tij, apo me papėrputhshmėrinė dhe pėrshtatshmėrinė me aftėsitė dhe prirjet e tij.

Njė gjė e tillė shkakton mossukses nė shkollim, profesionalizėm dhe mė pas mosndikim tė mjaftueshėm nė ndėrtimin e vendit. Pėr kėtė arsye gjejmė jo pak studentė tė cilėt fillojnė studimet e i ndėrpresin, ngase nuk kanė mundur ta gjejnė veten sepse, siē cekėn hadithi, “nuk janė krijuar pėr to”, ose edhe mė e keqja, ata disi me vėshtirėsi i pėrfundojnė ato studime, mirėpo dalin shumė tė dobėt, tė pasuksesshėm e tė dėshtuar dhe mė pas, nė vend se ta ēojnė shtetin dhe shoqėrinė para, ata veēse e kthejnė pas, e mė pas, vijmė te fjala e urtė e popullit “mjeku i keq ta prish shėndetin dhe mjeshtri i keq ta prish shtėpinė”.

Tė nderuar lexues, qytetarė tė ndershėm, mė falni, por mua kjo ēėshtje mė shqetėson mjaft dhe mendoj se seriozisht duhet t`i qasemi tė bijve dhe bijave tona t`ua zbulojmė prirjet qė I kanė dhe mė pas tė punojnė, t`i orientojmė drejtė shkollave pėrkatėse, nė mėnyrė qė t`i zhvillojmė ato prirje dhe aftėsi, e, padyshim, se dobia dhe kontributi I tyre do tė derdhen nė vendin dhe shoqėrinė tonė. Mendoj se kjo ėshtė njė rrugė e rėndėsishme qė duhet ndjekur tė gjithė sė bashku pėr ndėrtimin e vendit, e qė veē e paska shtjelluar islami para 1400 vjetėsh.

Prandaj, tė nderuar nxėnės dhe studentė, bėni ēmos qė tė regjistroheni nė fakultetet dhe shkollat pėrkatėse dhe nė pėrputhshmėri me prirjet dhe aftėsitė tuaja, pasi t`i keni zbuluar ato aftėsi, se, pėrndryshe, keni pėr t`u munduar e lodhur gjatė dhe shumė, por pak keni pėr tė vyer e kontribuar.

Allahu na ndihmoftė tė gjithėve nė ēdo punė tė hairit dhe tė mbarė! Amin! Deri nė javėn e ardhshme me njė temė tjetėr. Selam alejkum ve rahmetullah!


NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi