Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Droga m'a shkatėrroi jetėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Droga m'a shkatėrroi jetėn

Mesazh nga NoOrA prej Sat Oct 03, 2009 8:56 am

Pasi qė qetėsia e natės kishte kapluar qytetin e bukur, babi vazhdoi tė rrotullohej nė shtratin e tij ku e gjeti nėnėn tė zgjuar e cila ende nuk kishte fjetur. E pyeti pėr shkakun se pse nuk kishte fjetur. Ajo iu pėrgjigj duke thėnė: Po mendoj pėr ēėshtjen e djalit tonė tė vetėm i cili ka arritur moshėn 26 vjeēare dhe nuk ėshtė martuar akoma. Babai i tha: Mos i kushto rėndėsi kėsaj ēėshtjeje se nesėr nė mėngjes do tė bisedoj me tė pėr kėtė.

Nė mėngjesin e ditės sė nesėrme kur ishin ulur nė tavolinė, duke ngrėnė mėngjesin, babai ia hapi ēėshtjen e martesės (dhe se me kė tė martohet) djalit tė tij i cili ishte i diplomuar pėr doktor. Djali nuk hezitoi por u pajtua me kėtė shumė shpejt. Nuk kaloi shumė kohė dhe djali u martua.

Ishin njė ēift shumė i lumtur. Allahu iu dhuroi gjashtė fėmijė. Babai nuk ishte i angazhuar me diēka tjetėr pėrveē punės. E merrte bashkėshorten dhe fėmijėt e tij dhe shkonin nė bregun e mrekullueshėm. Jetoi ditė tė bukura me familjen e tij dhe lumturia e tyre kishte arritur kulmin. Por, shejtani me ushtrinė e tij e refuzonin kėtė dhe punonin pėr shkatėrrimin e kėsaj familjeje tė lumtur.
Njė mėngjes u befasua me gjetjen e njė punėtori tė ri tė cilin e kishin transferuar nga njė qytet tjetėr.
E pa qė kolegu i ri qeshte dhe bėnte shaka e nuk i kushtoi rėndėsi kėsaj por kolegu i ri planifikonte diēka tė rėndėsishme.
Pas njė jave tė punėsimit tė kolegut tė ri, ai i ftoi tė gjithė kolegėt pėr darkė nė shtėpinė e tij.
Pas darkės u larguan shumica e tė ftuarve pėr nė shtėpitė e tyre dhe nuk ngeli vetėm se ai dhe njė grup tjetėr prej mysafirėve tė cilėt si duket nuk ishin tė atij qyteti. Nuk iu kushtoi rėndėsi nė fillim por mė pas u befasua kur ata filluan tė nxjerrin nga xhepat e tyre qese tė bardha tė cilat brenda kishin diēka tė ngjashme me detergjentin. Ata vazhduan duke e thithur e ai u ēudit me kėtė pamje tė ēuditshme.
E pyeti kolegun e tij pėr kėtė veprim. Ai i tha me zė tė ngjirur: heroinė o i dashur heroinė. Kėto fjalė nė veshin e tij tingėlluan si vetėtima. I tha kolegut tė tij: Por kjo ėshtė mbytėse! Kolegu ia ktheu me tallje: Ėshtė mbytės pėr tė dobėtit si puna jote o fėmijė.
Fjala e fundit (o fėmijė) qe si zjarr i ndezur para tij. Kėtu ndikoi shejtani i cili i tha: Ai po tallet me ty, po tė thotė fėmijė, duhet qė t'ia vėrtetosh se je burrė duke pirė heroinė. Duke qenė i hutuar e zgjati dorėn, e mori dhe e thithi qesen e heroinės, e mė pas e kaploi njė gjumė i thellė dhe nuk u zgjua deri nė orėn dhjetė tė mėngjesit.
Gruaja e tij gati sa nuk u ēmend nga merakosja pėr bashkėshortin e vet i cili nuk kishte fjetur jashtė shtėpisė asnjėherė prej kur ishin martuar.
Kur u kthye bashkėshorti i saj ajo hetoi te ai ndryshim tė fortė dhe e pyeti pėr shkakun. Ai pėr herė tė parė prej se ishin martuar i pėrgjigjet me zė tė lartė: Nuk ėshtė ēėshtje e jotja kjo?!
Largohet duke qenė e ēuditur pėr atė qė tha bashkėshorti i saj por megjithatė nuk i kushtoi rėndėsi dhe tha nė veteveten e saj: Ndoshta ka qenė i lodhur. Ai nė kėtė gjendje vazhdoi tre muaj derisa iu keqėsua shumė gjendja e tij. Nuk i kushtonte rėndėsi ēėshtjes sė shtėpisė, fėmijėve dhe as punės sė tij. Shkonte nė punė me vonesė dhe dilte para kohės saqė kjo gjė shkaktoi largimin e tij prej punės.

Erdhi nata e mėrzitshme ku akrepat e orės po afroheshin te ora pesė e mėngjesit kur u kthye nė shtėpi. Mendonte pėr natėn e dhimbshme dhe tė lumtur. Nė kėtė natė kishte marrė sasi mė tė madhe tė drogės se zakonisht.
Kur e ndaloi makinėn iu parafytyrua se kishte njerėz duke lėvizur nė dhomėn e tij tė gjumit, ndaloi duke menduar pak dhe mendja e tij e befasoi: Ndoshta nė shtėpi gjendet njė njeri i huaj, ndoshta bashkėshortja jote tė ka tradhėtuar, ngjitu shpejt dhe sulmoje atė qė gjendet brenda por ke kujdes se ndoshta njeriu i cili gjendet brenda ėshtė i armatosur kėshtuqė merre me vete ēelėsin e gomave tė makinės qė ta befasosh para se tė tė befasojė. Filloi tė thirret ezani i sabahut, ai doli me tė shpejtė nga makina duke e marrė edhe ēelėsin e gomave tė makinės.
Duke u ngjitur nė shkallėt e shtėpisė iu duk sikur gruaja e tij po kėrkonte prej burrit tė huaj qė t'u fshehte diku sepse po vjen burri.
E hapi derėn e banesės me kujdes tė madh, vendin e kaplonte errėsira, iu parafytyrua se nė dhomėn e gjumit –ishte i sigurtė - e kjo nga droga qė e kishte pirė se gruaja e kishte tradhėtuar, e hapi derėn e dhomės me tė shpejtė dhe e pa qė ajo ishte duke rėnė nė sexhde duke falur namazin e sabahut.
U nis nė drejtim tė saj dhe e goditi me ēelėsin e hekurt, ajo filloi tė bėrtasė por ai e goditi edhe njė herė tjetėr e ajo ra pėrtokė.
Fqinjėt u zgjuan nga e bėrtitura e saj. Njėri prej tyre erdhi shpejt dhe i ra ziles por ai nuk i kushtoi rėndėsi ziles se mendja e tij i thoshte qė mos ta lėrė tė shpėtojė pa e vrarė kėtė tradhtare. E mori ēelėsin e hekurt dhe e goditi edhe njė herė tjetėr nė kokė e asaj i shpėrtheu gjaku si shadėrvan. Pamje e trishtueshme, ajo vdiq.
Fqinjėt e thyen derėn e hyrjes e u befasuan nga pamja e trishtueshme. Gruaja e tij ishte e zhytur nė gjak mbi sexhaden e namazit. U zgjuan fėmijėt tė cilėt e panė shtėpinė tė mbushur plot me burra dhe gra. U nisėn pėr nė dhomėn e gjumit dhe kur e gjetėn nėnėn e tyre pa shpirt, vazhduan tė bėrtasin tė gjithė njėzėri. Njėri prej komshive bėrtiti: kriminel, pse e vrave gruan tėnde? Ai i tha: sepse ėshtė tradhtare. Ata e hetuan se ai nuk ėshtė nė rregull dhe kur iu afrua njėri prej komshive, ai deshi ta godasė, por komshiu ia mori ēelėsin e hekurit i cili ishte i pėrlyer me gjak tė pastėr dhe njėri prej tė pranishmėve bėrtiti: thirreni policinė! Nuk kaloi shumė e erdhi policia dhe filloi ta qetėsojė situatėn.
Filluan ta pyesin se pėrse e kishte bėrė kėtė dhe pas njė ore pasi qė policia pėrfundoi me tė dhėnat qė po i merrte prej tė pranishmėve, atij filloi t'i kthehej vetėdija, u befasuan kur ai filloi tė bėrtasė: ēfarė ka ndodhur dhe kush ma ka vrarė gruan time.
Tė gjithė tė pranishmit e kuptuan se ky ka qenė i ndikuar nga droga dhe e pyetėn se ēfarė ka ndodhur. Ai u afrua te gjaku dhe duke qarė e bėrtitur tha: Sherife, kjo ėshtė njeriu mė i pastėr qė ekziston dhe u nis nė drejtim tė saj duke tentuar tė bėj vetėvrasje por policia e ndaloi, e mori dhe e burgosi, ndėrsa fėmijėt i morėn fqinjėt sepse familja e saj jetonte nė njė qytet tjetėr.

Pas njė muaji u bė gjykimi me ekzekutim dhe me kėtė pėrfundoi kjo katastrofė. Droga ėshtė koka e ēdo fatkeqėsie!

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi