Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrfundimi i mirė

Shko poshtė

Pėrfundimi i mirė Empty Pėrfundimi i mirė

Mesazh nga NoOrA Sat Oct 03, 2009 9:02 am

Pėrfundim i mirė ėshtė: kur robi para vdekjes sė tij largohet prej ēdo vepre e cila e hidhėron Allahun e Lartėsuar, pendohet pėr mėkatet e bėra, i bindet Allahut dhe vepron vepra tė mira. Pas kėsaj nėse ai vdes nė kėtė gjendje ka njė pėrfundim tė mirė. Si argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Enes bin Maliku se i Dėrguari i Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė ka thėnė: “Kur Allahu ia do tė mirėn njė robi, e nxit tė punojė pėr Tė.” Thanė (sahabėt): “Po si e nxit?” Tha: “Ia bėn tė mundur tė punojė punė tė mira para vdekjes.” (Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Pėrfundimi i mirė ka shenja tė cilat i shikon vet personi i cili ėshtė nė agoninė e vdekjes, e disa prej tyre i shikojnė edhe njerėzit.

Shenjat e pėrfundimit tė mirė tė cilat shfaqen te robi janė pėrgėzim pėr tė nė momentet e vdekjes se Allahu i Lartėsuar ėshtė i kėnaqur me kėtė njeri. Kėto janė si meritė ose si dhunti prej Allahut tė Lartėsuar, siē ka thėnė i Lartėsuari: “E, s'ka dyshim se ata qė thanė: “Allahu ėshtė Zoti ynė, dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): Mos u frikėsoni, mos u pikėlloni, keni myzhde xhenetin qė u premtohej.” (Fussilet: 30)

Kėto pėrgėzime Allahu ia jep robit besimtar nė momentet e vdekjes, nė varrin e tij dhe kur tė dalė prej tij (ringjallet).

Si argument kemi transmetimin e Buhariut dhe tė Muslimit (nė dy sahihat e tyre) nga nėna e besimtarėve Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, ka thėnė: “Ai i cili e dėshiron takimin me Allahun edhe Allahu e dėshiron takimin me tė, e ai i cili e urren takimin me Allahun edhe Allahu e urren takimin me tė.” I thashė: “A ėshtė fjala pėr urrejtje ndaj vdekjes? ne tė gjithė e urrejmė atė.” I Dėrguari i Allahut tha: “Jo, nuk ėshtė pėr qėllim kjo, por kur besimtari pėrgėzohet nga ana e Allahut me mėshirėn, kėnaqėsinė, xhenetin e Tij e dėshiron takimin me Allahun, ndėrsa qafiri (jobesimtari) kur pėrgėzohet me dėnimin e Allahut dhe hidhėrimin e Tij e urren takimin me Tė.”

Imam Ebu Ubejd El Kasim lidhur me kuptimin e kėtij hadithi ka thėnė: “Unė mendoj se nuk ėshtė pėr qėllim tė urryerit e vdekjes dhe vėshtirėsisė sė saj, sepse kėsaj nuk mund t'i ikė askush, por kėtu ėshtė pėr qėllim tė ndikuarit dhe tė anuarit nga kjo botė dhe urrejtja e kalimit te Allahu dhe bota tjetėr. Gjithashtu, ai ka thėnė: ajo e cila e vėrteton kėtė ėshtė se Allahu i ka kritikuar ata tė cilėt e duan kėtė botė. Allahu thotė: “Ata qė nuk presin takimin Tonė, qė janė tė kėnaqur me jetėn e dynjasė dhe kanė gjetur prehje nė tė, dhe ata qė janė indiferentė ndaj argumenteve tona.” (Junus: 7)

Hattabi ka thėnė: Kuptimi i dashurisė sė robit pėr ta takuar Allahun ėshtė kur i jep pėrparėsi ahiretit (botės tjetėr) para kėsaj bote dhe nuk dėshiron tė vazhdojė tė jetojė nė tė, por pėrgatitet pėr shpėrngulje prej kėsaj bote, ndėrsa urrejtja ėshtė e kundėrta e saj.

Ndėrsa, Imam Neveviu ka thėnė: Kuptimi i hadithit se dashuria dhe urrejtja e cila konsiderohet nė fe ėshtė ajo e cila ndodh nė momentin e daljes sė shpirtit, nė momentin nė tė cilin nuk pranohet pendimi, gjė qė zbulon gjendjen e atij qė ėshtė nė agoni tė vdekjes dhe i bėhet e qartė ajo qė po ndodh.

Pėrgėzimet tė cilat argumentojnė pėrfundimin e mirė:

I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, ka paralajmėruar pėr pėrgėzimet tė cilat argumentojnė pėrfundimin e mirė. Nėse njeriu vdes me njėrėn prej tyre kjo ėshtė njė shenjė dhe pėrgėzim i mirė pėr tė. Prej tyre janė:

- Shqiptimi i fjalės sė teuhidit (shehadetit) nė momentet e vdekjes. Si argument pėr kėtė ėshtė ajo ēfarė transmeton El Hakimi dhe tė tjerėt se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, ka thėnė: “Fjala e fundit e tė cilit ėshtė LA I LAHE IL LALL LLAH, do tė hyjė nė Xhenet.”

- Tė vdekurit natėn ose ditėn e xhuma. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimet e Zotit qofshin mbi tė, ka thėnė: “Ēdo musliman i cili vdes tė xhumanė ose natėn e xhumasė, Allahu do ta mbrojė atė nga sprova e varrit.” (Ahmedi, Tirmidhiu dhe Albani thotė se ėshtė sahih).

- Tė vdekurit (shehid) nė fushėbetejė pėr hir tė Allahut ose ai qė vdes si luftėtar nė rrugė tė Allahut, vdekja nga murtaja, vdekja nga sėmundja e barkut, i mbyturi nė ujė. Si argument pėr kėtė ėshtė thėnia e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė: "Kė e konsideroni ju shehid?” Thanė: “O i Dėrguar i Allahut, po ai i cili vdes nė luftė pėr hir tė Allahut, ai ėshtė shehid.” Tha: “Pra, sipas kėsaj shehidėt nė umetin tim qenkan tė paktė.” Thanė: “Po kush janė, o i Dėrguar i Allahut?” Tha: “Ai qė vritet nė rrugė tė Allahut ėshtė shehid, ai i cili vdes nė rrugė tė Allahut ėshtė shehid, ai qė vdes nga murtaja ėshtė shehid, ai qė vdes nga dhimbjet e barkut ėshtė shehid dhe i mbyturi nė ujė ėshtė shehid.”

- Tė vdekurit e femrės lehonė. Prej shenjave tė pėrfundimit tė mirė qė ėshtė e veēantė pėr gra ėshtė, kur gruaja vdes nė kohėn e lehonisė. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e transmeton imam Ahmedi dhe tė tjerėt me zinxhir tė vėrtetė nga Ubade bin Samit se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, kur i pėrmendi llojet e shehidėve prej tyre pėrmendi edhe: “Gruaja e cila vdes, e si shkak ėshtė lindja e kėtė do ta tėrheq fėmija me kėrthizėn e tij pėr nė xhenet.”

- Personi qė digjet.

- Personi i cili vdes nga tuberkulozi.

- Tė vdekurit duke mbrojtur pasurinė (kur dikush don t'ia marrė atė me forcė). I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, ka thėnė: “Kujt i merret pasuria me pa tė drejtė, e ky lufton, por vritet ėshtė shehid.” (Buhariu)

- Tė vdekurit duke vepruar vepėr tė mirė. I Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kush thotė LA ILAHE IL LALL LLAH duke shpresuar fytyrėn e Allahut e pėrfundon me kėtė, hyn nė xhenet; kush agjėron njė ditė pėr hir tė Allahut e pėrfundon me kėtė hyn nė xhenet; kush jep sadaka pėr hir tė Allahut e pėrfundon me kėtė hyn nė xhenet. (Ahmedi dhe tė tjerėt)
Motėr dhe vėlla i nderuar, nėse shfaqet njėra nga kėto shenja tek i vdekuri nuk duhet tė sigurohemi se ky ėshtė prej banorėve tė Xhenetit, por kėto praqesin njė pėrgėzim pėr tė. Dhe, nėse nuk ndodh njėra prej kėtyre shenjave te i vdekuri nuk duhet tė gjykojmė se ai nuk ėshtė njeri i mirė, sepse kėto janė gjėra tė fshehta (gajb) pėr ne.

Shkaqet e pėrfundimit tė mirė:

- Ndėr shkaqet kryesore qė njeriu tė ketė pėrfundim tė mirė janė:

- Qė njeriu t'i bindet dhe t'i frikėsohet Allahut tė Lartėsuar. Koka dhe themeli i gjithė kėsaj ėshtė njėsimi i Allahut tė Lartėsuar dhe largimi nga veprimi i harameve si dhe tė shpejtuarit e pendimit ndaj asaj me tė cilėn ėshtė njollosur njeriu (mėkateve) ku mė e madhja pre tyre ėshtė shirku i vogėl dhe shirku i madh.

- Tė bėjė sa mė shumė dua qė tė vdesė me iman (besim) dhe duke iu frikėsuar Allahut tė Lartėsuar.

- Tė pėrpiqet njeriu me gjithė mundin e tij qė ta pėrmirėsojė tė brendshmen dhe tė jashtmen e tij dhe qėllimi i tij tė jetė qė kjo tė realizohet.

- Paluhatshmėria. Allahu i Lartėsuar thotė: "E, s'ka dyshim se ata qė thanė: "All-llahu ėshtė Zoti ynė", dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): mos u frikėsoni, mos u pikėlloni, keni myzhde xhenetin qė u premtohej". (Fussilet: 30).

- Mendimi i mirė pėr Allahun e Lartėsuar. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė ka treguar se Allahu i Lartėsuar thotė: “Unė jam me robin tim sipas mendimit tė tij tė mirė qė ka ai pėr mua.” (Buhariu dhe Muslimi)

- Takvaja (frika ndaj Allahut). Allahu i lartėsuar thotė: “E kush i frikėsohet Allahut, Ai atij ia lehtėson punėn.” (Et Talak: 4)

- Sidku (sinqeriteti). Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė besuat! Ta keni nė kujdes Allahun dhe tė jeni me ata tė drejtit.” (Et Teube: 119)

- Teubja (pendimi). Allahu i Lartėsuar thotė: “Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim.” (En Nur: 31)

- Vazhdimėsia nė ibadet.

- Pėrkujtimi i vdekjes dhe shkurtimi i shpresave.

- Frika nga shkaqet e pėrfundimit tė keq.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi