Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Shkaqet qė pengojnė lumturinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shkaqet qė pengojnė lumturinė

Mesazh nga NoOrA prej Sat Oct 03, 2009 9:05 am

Njerėzit e kėrkojnė dhe pretendojnė se lumturia mund tė arrihet kur njeriu ėshtė i pasur, ka autoritet, pozitė, famė etj.
Tė gjithė e dimė nga jeta e pėrditėshme se lumturia e cila arrihet nga kėta faktorė ėshtė shumė jetėshkurtėr, shumė e zbehtė, shumė e tejdukshme dhe nuk meriton tė quhet lumturi nė kuptimin e fjalės.
Padyshim, ekzistojnė pengesa tė shumta nė rrugėn drejt lumturisė, disa pengesa qė mund tė arrihet deri te lumturia janė:
1. Kufri (mosbesimi) ky ėshtė shkaku mė i madh pengimit tė lumturisė, pėrfundimi i cili do tė jetė shumė i keq dhe me njė pafatėsi tė pėrjetėshme. Kėta njerėz do tė jetė tė palumtur me kuptimin e vėrtetė tė tė palumturisė, dhe tė tillėt gjithmonė i shoqėron e keqja, zemėrimi dhe ndihen tė pavlerė

2. Veprimi i mėkateve
Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Robi kur tė bėn mėkate, nė zemrėn e tij vendoset njė pikė e zezė, e nėse largohet dhe pendohet, i pastrohet zemra, nėse u kthehet mėkateve, i shtohen ngjyra e zezė, gjersa t’ia mbulon tėrė zemrėn”.
Mėkatet janė errėsirė njėra mbi tjetrėn, kurse zemra sėmuret dhe dobėsohet nga shkaku i mėkateve dhe gabimeve. Ndodh qė ajo tė vdes tėrėsisht, e kur tė vdes zemra, shkatėrrimi ėshtė i pashmangshėm dhe humbja e patjetėrsueshme. Mėkatet shkaktojnė mossuksesimn e diturisė, heqjen e rriskut, ngurtėsinė e gjoksit, vėshtėrsinė e gjėrave, vdekjen e befasishme, pakėsimin e jetės, ikjen e turpit, xhelozisė, sjelljes dhe moralit nga zemra. Ato largojnė dhuntitė, sjellin dėmet, asgjėsojnė bereqetin e jetės si dhe e pėrballin njeriun me lloj lloj dėnimesh nė dynja e ahiret.

3. Zilia dhe xhelozia
Zila ėshtė dukuri e rrezikshme, madje edhe Allahu ka urdhėrua qė t’i largohemi tė keqės dhe zilisė sė ziliqarit.
“Ziliqari s’ėshtė kurrė i qetė, ai ėshtė zullumqari i vetėvetės. Sic edhe kanė thėnė: “Sa mirė dhe sa e drejtė ėshtė zilia, fillon me pronarin e saj e pastaj e mbyt atė”.
Xhelozi e ziliqari jetojnė nė zjarrin djegės tė pėrhershėm derisa tė mirat e tjetrit nga prona t’i largojnė.

4. Urrejtja ndaj tė tjerėve
Thotė Allahu xhel-le shanehu nė Kur’an: “Dhe mos lejo nė zemrat tona farė urretjeje ndaj besimtarėve…” (El-Hashėr: 10)
Allahu i pėrshkruan besimtarėt se si luten dhe ia drejtojnė Atij fjalėt e lartshėnuara nė lutje, ngase urrejtja ėshtė njėra nga pengesat e lumturisė.

5. Zemėrimi i tepėrt
Padyshim se edhe hidhėrimi ėshtė njėra nga pengesat e lumturisė e tė kėnaqėsisė. I Dėrguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Nuk ėshtė i fuqishėm ai i cili e mund dikė nė mundje, por i fuqishėm ėshtė ai i cili pėrmbahet nė hidhėrim.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

6. Zullumi (padrejtėsia)
Edhe padrejtėsia ėshtė ushqim jo i shėndoshė dhe ka pėrfundim shumė tė hidhur.

7. Frika nga dikush tjetėr perveē Allahut
Frika nga dikush tjetėr, e jo nga Allahu xhel-le shanehu shkakton fatkeqėsi dhe poshtėrim. Ibrahimi alejhi selam popullit tė vet i deklaron: “Unė nuk u frikėsohem atyre qė ju ia bėni shok Atij” (El-En’am: 80).

8. Pesimizmi
Pesimizmi ėshtė pengesė e lumturisė dhe tė shkakton ngarkesė psikike.
Pesimizmi tė mbjellė ftohtėsi dhe ngurtėsi nė shpirt si dhe tė bėnė tė bllokuar para lėvizjes jetėsore. Tė ndal dhe tė bėn tė palėvizshėm, tė zhduk pėrparimin personal, ta vdes zemrėn.
Njerėzit mė tė vrazhėt, tė zymtė, e tė mėrzitur janė ata qė i ikėn punės dhe nuk angazhohen me diēka.

9. Paragjykimet
Paragjykim ėshtė e kundėrta e mendimit tė mirė. Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Largojuni nga paragjykimet se paragjykimet janė gėnjeshtra tė mėdha” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

10. Mendjemadhėsia (arroganca)
Pejgamberi i Allahut, Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Nuk do tė hyjė nė xhenet ai nė zemrėn e tė cilit do tė ketė madje edhe njė grimė tė mendjemadhėsisė”. Pastaj njė njeri e pyeti: “Po nėse njeriu dėshiron tė posedojė rroba dhe kėpucė tė bukura? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u pėrgjigj: “Me tė vėrtetė Allahu ėshtė i bukur dhe e don bukurinė, ndėrsa mendjemadhėsia ėshtė tė refuzuarit e bukurisė dhe nėnēmimi i njerėzve” (Transmeton Muslimi)
Njeriu qė ėshtė mendjemadh, jeton vazhdimisht jetė tė mjerė e tė palumtur.

11. Zemra e cila ėshtė e lidhur me dikėnd tjetėr perveē Allahut.
Nga pengesat e lumturisė ėshtė edhe zemra e cila ėshtė e lidhur me dikend tjertėr perveē Allahut, se tė gjitha lidhjet mund tė kėputen dhe copėtohen pėrveē lidhjes sė Allahut xheleshanehu, tė gjitha dyert mbylllen pėrveē derės sė Tij.

12 Droga
Disa gabimisht mendojnė se lumturia qėndron nė konsuminin e drogave dhe nė dehje, mirėpo mė tė vėrtetė kėto janė shkaktare tė palumturisė, mjerimit, pikėllimit, humbjes sė shpresave, vuajteve, shkatėrrimit jo vetėm tė individit por edhe tė shoqėrisė.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi