Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Mos tolero veten tė tė thonė ish- ajo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mos tolero veten tė tė thonė ish- ajo

Mesazh nga NoOrA prej Sat Oct 03, 2009 9:12 am

Mekatet nuk i kursejnė as besimtarėt musliman, dhe pėr kėtė qartėsohemi nė urtinė e cila thotė: “Cdo njeri ėshtė mėkatar, prej tyre janė tė ruajtur vetėm melekėt dhe profetėt.”
Mirėpo, njė gjė duhet ditė gjithsecili e gjithsecila, se pėr cdo gabim apo devijim nga morali ose karakteri , duhet tė kėrkohet ndjesė dikund, pėr arsye tė mos xhobitjes ndaj kujt kemi gabuar.
Bota ėshtė e krijuar nga popuj e fise, dhe tė gjithė janė tė ndryshėm nga njėri-tjetri, por qė tė gjithė kanė qeveri dhe kanė ligje me tė cilat administrohen, mirėpo tė gjithė detyrohen t’i binden ligjit tė vendit. Kėtė ligj e ka vėnduar njeriu apo intelekti njeri, ndersa atė qė duhet t’i bindet gjithsecili njeri, pa u hamendur e qė vlenė njėsoj pėr tė gjithė pa dallim vendi, race e ngjyre ėshtė ligji i Zotit, ngaqė ėshtė ligj i cili caktoj kufinj dhe bėri rregullore tė pėrkryer pėr gjithėsecilin nė mėnyrė tė drejtė dhe tė barabartė por qė tė gjitha ato ligje janė vetėm nė dobi tė njerezimit.
Nė kėtė rast do doja tė flasim pėr atė qė ndjekė epshin e tij, dhe nga vet epshi i tij vazhdon tė futet nė mėkate porsi ai kalorėsi i cili ecėn nė njė rrugė tė gjerė por qė i ngushtohet aq shumė, sa qė i bėhet sa gjerėsia e kafshės, por nėse kthehet nė fillim e ka shumė tė lehtė shpėtimin, e nėse kthehėt nė fund do ta ketė shumė mė tė vėshtirė shpėtimin e tij.
Lidhur me kėtė po vėrejmė se sa i dėmshėm qenka pasimi i epshit, sa qė njė hap i tillė e miqėson njeriun me djallin ndėrsa e armiqėson me All-llahun. Verseti i 160-tė i kaptinės En’am thotė: “Kush vjen me njė tė mirė, do ta shpėrblejė me dhjetė tė mira, dhe kush vjen me njė tė keqe, do tė denohet vetėm sipas saj, dhe atyre nuk iu bėhet padrejtėsi .”
Pra All-llahu na paska tėrhequr vėrejtjen qė tė shkojmė tek Ai me vepra tė mira sepse ato shpėrblehen shumė fishė dhe tė kemi kujdes nga mėkatet sepse pason denimi pastaj dhe atė denim e meritojmė ne sepse ishim tė pakujdesshėm ndaj vetės.
Mirėpo bėhet pyetja se, a thua ka nė mesin tonė prej atyre qė nuk e duan tė mirėn e shumėfishuar pėr vete? Apo ka mundėsi tė kėtė nga ato qė vuajnė nga mosdija pėr ta gjetur mirėsinė?
Menjda e zgjuar dhe intelekti i shėndoshė ėshtė ajo qė e din dhe qė e ka tė sqaruar atė se pėr tė arritur kėnaqėsi dhe lumturi duhet t’i bindėsh Atij qė i dhuron kėto gjėra, e ai qė i dhuron kėto gjėra ėshtė vetėm All-llahu, Zoti i botėve.
Nė kėtė rast zėnė vend tė madh thėniet e Musait alejhisselam dhe Isajės alejhisselam ku thonė: “Unė rrjedh prej asaj familje qė nuk e shet asnjė punė tė mirė tė ahiretit, edhe sikur tė na e shtosh tokėn me flori.”
Ndėrsa thėnia e Isajės alejhisselam kur iu ėshtė drejtuar popullit tė tij thotė: “Ju as dynjanė nuk e doni e as ahiretin nuk e doni. Sikur ta doni dynjanė, duhet t’i bindeni All-llahut, se nė dorė tė Tij janė depot e dynjasė, dhe sikur ta doni ahiretin, duhet t’i bindeni Al-llahut, se nė dorė tė Tij ėtshė edhe ahireti.”
Duke dėshiruar tė kalojmė nė epiqendėr tė temės, po cekim njė tjetėr urti tė disa tė urtėve tė cilėt kanė thėnė:

“Ai qė pretendon tri gjėra, dijeni se djalli tallet me tė;
-Ai qė pretendon ėmbėlsiė e dhikrit duke dashur dynjanė,-Ai qė pretendon kėnaqėsinė e Krijuesit pa zemruar nefsin e tij dhe-Ai qė pretendon sinqeritetin dhe i pėlqejnė lėvdatat e njerėzve”

Sikur tė analizohet vėtėm fjalia e dytė, do t’i mjaftonte pėr vigjilencė dhe vetėdijėsim saqė s’do tė lejonte tė etiketohet asnjėra me fjalėn nėncmuese “ish- ajo e mbuluar, ish-ajo namazlikja, agjėruesja” etj.
Pėrkundrazi, kjo analizė e kėsaj thėnie dhe bashkė me tė studmi dhe meditimi i verseteve tė shenjta kur’anore do t’ia formonin edhe mė shumė normat e karakterit tė saj, saqė do ta bėnin qė fjala e saj tė zė vend meritor dhe vendi i saj tė jetė vend i privilegjuar kudo qė gjindet.
A thua vallė ka mundėsi tė duash All-llahun me nėpėrkėmbjėn e fjalės sė Tij, sic po ndodhė me disa?
A nuk i thuhet kėtij gjesti vetėm se njė gėnjeshtėr ndaj vetvetės por dhe synim mashtrimi ndaj tė tjerėve.
Gjesti dhe vepra e tillė, jo vetėm te idhtarėt e Islamit po edhe te ata qė nuk janė idhtar tė tij po qė janė armiq tė tij (islamit) kėtė gjest apo mė mirė me thėnė kėtė person e shohin me syrin e njė personi tė pa vendosur e asapk tė sinqert si dhe ndihen tė turpėruar nė prani me tė, saqė edhe i ikin ndonjė pune qė mund ta lidhė me te, sepse kanė frikėn se do tė zhgėnjehen dhe do tė mashtrohen prej tij, ngaqė nė tė gjithė botėn besimet, janė gjėra tė cilat duhet patur kujdes ndaj tyre edhe pse janė tė dėshtuara pėrvec besimit islam, dhe janė tė kėrkuara konvertimet nė besimin e vetem tė pranuar te All-llahu nė besimin islam, andaj shihet si person i padėshiruar dhe si person mashtrues dhe jo besnik e i pa ndėrgjegjshėm dhe pa identitet nė mesin e njerėzimit.
Lidhur me kėtė, mund tė themi se vet Islami e kompleton tėrė karakterin njeri dhe e bėnė qė tė ketė identitet tė tij tė mirėfilltė si dhe e vetėdijėson pėr tė gjitha gjėrat dhe vėshtirėsitė nė jėtė.
Njė gjė duhet ditur se, me humbjen e besimit nė All-lahun apo me devijimin nga rruga e Tij humb moralin tėnd i cili tregon karakterin dhe vetit njerėzore qė mund t’i ketė njė njeri. Ndėrsa ky moral dhe kjo veti mund tė riarrihet vetėm nėse pendohet njeriu sinqerisht dhe kthehet aty nga ku ka devijuar me synim tė avansimit edhe tė mėtutjeshėm.
Argument pėr kėtė kemi versetet kur’anore tė cilat flasin nėpėr kaptina tė ndryshme e qė thonė:
“All-llahu ia pranon pendimin robėrve tė tij dhe i fal tė kėqijat” (Shuara: 25)
“All-llahu fal gjynahet dhe pranon pendimin”(Gafir: 3)
“Thuaj robėve tė Mi qė i bėni padrejtėsi vetės sė tyre, mos e humbni shpresėn nga mėshira e All-llahut se All-llahu i fal qė tė gjitha gjynahet, me tė vėrtetė Ai ėshtė shumė Falės e shumė Mėshirues “(Zumer: 53)

Ndėrsa, nga thėniet Profetike tė Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kemi shumė thėnie, po ne po shkoqisim vetėm disa prej tyre. Ai ka thėnė:
“Nėse gjynahet e juaja do tė arrinin nė qiell, pastaj do tė pendoheshit, All-llahu do t’ju falė” (Ibn Maxheh)
“Cdo biri i Ademit gabon dhe mė i miri ėshtė ai qė pendohet” (Tirmidhiu, Maxheh dhe Hakimi.)
Pra vetėm pendimi i sinqertė dhe braktisja e atyre sjelljeve dhe veprimeve tė ulta e tė shėmtuara sic ėshtė zbulimi i trupit pas mbulimit tė tij, mos falja e namazit pas faljės sė tij, mos agjėrimi i Ramazanit pas agjėrimit tė tij etj…e bėjnė femrėn tė jetė prapė e nderuar dhe e respektuar sic ishte para devijimit tė saj. Andaj kurrė nuk ėshtė vonė tė pendohet njė person i tillė, se vetėm me pendim e arrinė cdo gjė dhe vetėm atėherė nuk toleron qė tė etiketohet me shprehjėn nėncmuese ish-ajo e mbuluara, ish-ajo namazlikja, agjėruesja etj.
Krejt pėr fund po i lėmė vendin njė urtisė nga gjenerata e tabiinėve e cila thotė:


“Nėse njė mėkatar bėnė mėkate dhe vazhdon tė pendohet tek All-llahu derisa tė hyj nė xhennet, djalli do tė thotė: A sikur mos ta kisha shtyrė tė bėjė mėkate dhe tė pendohej, sepse prej pendimit fitoi xhennetin.”




NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi