Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Bėhuni tė qėndrueshme ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bėhuni tė qėndrueshme ...

Mesazh nga NoOrA prej Sat Oct 03, 2009 9:17 am

Nėpėrmjet kėsaj letre do tė pėrpiqem tė tė jap guxim.
Dėshiroj tė tė them se problemet e kėsaj bote, me tė cilat ndeshesh shpesh ti si muslimane janė ndeshur edhe muslimanėt para teje dhe se problemet dhe vėshtirėsitė mė tė mėdha ėshtė dashur t’i duronin Pejgamberi ynė (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe shokėt e tij (Allahu qoftė i kėnaqur me ta). Dua tė tė them se ēdo gjė qė e ke duruar pėr hir tė fesė sate, do tė tė sjell vetėm tė mira, inshaAllah. Xhenneti nuk ėshtė falas dhe nuk arrihet pa dhėnė mund.
Poashtu, dua tė tė them se nuk ke pėrse frikėsohesh, sepse Allahu ėshtė me muslimanėt e vėrtet. Gjithashtu, dua tė tė them se po qe se ti pason udhėzimin e drejtė nuk ke pėrse brengosesh pėr shkak tė padrejtėsive qė tė ndodhin nė kėtė jetė, sepse Allahu ėshtė i Drejti absolut dhe se fjalėn e fundit nė llogaritjen e tė gjitha ēėshtjeve tė kėsaj jete e ka Allahu nė Ditėn e Gjykimit.
Falėnderoj Allahun e Lartėsuar pėr udhėzimin tim dhe tėndin dhe e lus Atė, rrotulluesin e zemrave qė t’i forcojė zemrat tona nė fenė e Tij dhe nė bindje ndaj Tij, siē ėshtė lutur edhe pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).
Shumė nga vellezerit dhe motrat muslimane, pyesin lidhur me pėrvojat e mia, pėrkatėsisht kalimin tim nė Islam dhe sjelljen e njerėzve kundrejt meje. Vetė ata rrėfejnė pėr shumė njerėz, tė cilėt i rrethojnė se nuk i marrin ata dhe besimin e tyre, Islamin seriozisht, madje disa prej tyre i konsiderojnė ata si tė ēmendur. Ata tregojnė pėr armiqėsi, fyerje dhe shpifje, gjėra kėto, tė cilat bėjnė qė shumė vėllezėr dhe motra tė dobėsohen goxha nė tė qenit tė qėndrueshėm.
Mendoj se ėshtė gjė e natyrshme qė njerėzit mos tė tė trajtojnė seriozisht nė fillim tė Islamit tėnd. Gjyshja ime i thoshte nėnės sime (Allahu i udhėzoftė qė tė dyja) atėherė nė mėnyrė shumė tė qetė: “Mos u bėj merak fare, se sėrish do tė ndryshojė.”
Por, sa mė shumė qė i afrohesh Islamit nė mėnyrėn tėnde tė jetesės dhe sa mė shumė qė forcohesh pėrmes nxėnies sė diturisė, respektivisht sa mė shumė qė largohesh nga mėnyra e jetesės dhe nga bindjet e jomuslimanėve, aq mė seriozisht do tė tė trajtojnė njerėzit.
...Derisa njė ditė prej ditėsh gjyshja ime, duke lotuar i tha nėnės sime: “...Tash ėshtė bėrė radikal...”
Do tė tė quajnė radikal nėse i pėrmbush vetėm “kompromiset” qė t’i ka lejuar Allahu dhe i Dėrguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nė bashkėjetesėn me ta dhe sapo fillon tė mos iu bashkangjitesh atyre nė “alkool dhe kėndim.”
Shpeshherė nuk e shohin se Allahu na ka urdhėruar vetėm nė tė mira dhe na ka ndaluar nga tė kėqijat. Ata shohin vetėm atė se ti nuk e pason mėnyrėn e jetesės sė tyre.
Mendoj se kjo shpeshherė i godet rėndė ata, sepse me kėtė ti ua bėn tė qartė atyre se bindjet e tyre dhe mėnyra e tyre e jetesės janė tė gabuara. Madje, sa mė tė bindur qė tė jenė ata nė vete dhe nė mėnyrėn e tyre tė jetesės aq mė e thellė do tė jetė goditja. Posaēėrisht, atėherė kur iu duhet ta pranojnė se assesi nuk kanė mundėsi tė sjellin ndonjė argument apo ēfarėdo lloj logjike kundrejt kėsaj, kur t’ua vėsh nė dyshim besimin e tyre, mėnyrėn e tyre tė jetesės dhe tėrė atė qė ata e kanė ndėrtuar sė bashku nga sėnduku i tyre i vogėl filozofik dhe kur iu duhet qė gjithherė tė tė japin tė drejtė nė fushėn e logjikės dhe arsyes. Prandaj, shumė prej tyre braktisin fushėn e njė dialogu tė arsyeshėm dhe kalojnė nė polemikė dhe armiqėsi.
Dhe tani ēėshtja ėshtė kėshtu: Sa mė seriozisht qė tė tė marrin ata ty dhe Islamin tėnd, pėr shkak tė seriozitetit dhe sinqeritetit tėnd ndaj Allahut, aq mė tė mėdha do tė jenė problemet me tė cilat do tė ndeshesh.
Disa do tė luftojnė ty dhe besimin tėnd sapo t’iu jepet mundėsia.
Allahu i Lartėsuar thotė:
"As jehuditė, e as tė krishterėt kurrė nuk do tė jenė tė kėnaqur me ty deri sa ta pasosh fenė e tyre. Thuaju: "Udhėzimi i All-llahut ėshtė udhėzim i drejtė. E nėse pasiqė tė ka ardhur ty e vėrteta shkon pas mendimeve tė tyre, nuk ka kush tė tė ndihmojė e as tė tė mbrojė nga All-llahu." (El-Bekare: 120)
Allahu e ka bėrė ligj tė natyrės qė sa mė shumė qė muslimani t’i afrohet Atij, gjė qė e do Allahu dhe sa mė shumė qė largohet prej tij, gjė qė Ai e urren, aq mė shumė do tė sprovohet.
Kjo do tė jetė kėshtu, sepse shejtani ishte betuar:
"Ai tha: "Pasha madhėrinė Tėnde, kam pėr t'i shmangur prej rrugės sė drejtė qė tė gjithė (82), pėrveē atyre qė janė tė sinqertė nga robėrit e Tu! (83)" (Es-Sad: 82, 83)
Do tė thotė se ai do tė tė pėrgatisė vėshtirėsi, kudo qė tė mundet. Andaj, sprova nuk do tė vijė e funda, pasi qė shumica e njerėzve nuk besojnė dhe nuk duan t’i nėnshtrohen urdhėrave tė Allahut, me gjithe pasojat qė rrjedhin prej saj:
"...e shumica e tyre janė jobesimtarė." (En-Nahl: 83)
Kur pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) shkoi me Hadixhen te Uerakah ibn Neufel pėr t’i rrėfyer atij pėr shpalljen e parė, njėra ndėr gjėrat e para qė ia tha ai ishte, se populli i tij do ta dėbonte atė dhe nė pyetjen e habitshme tė pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) u pėrgjigj, duke thėnė:
“Asnjėherė nuk ka ndodhur qė tė vijė ndokush me atė qė ke ardhur ti e tė mos armiqėsohej.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi
Po qe se lexon historinė e pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) (Siran) do tė shohėsh se gjithsecili qė pason udhėzimin e drejtė do tė sprovohet, sikurse ēdokush tjetėr nė jetėn e tij, siē thotė Allahu i Lartėsuar:
"A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė? (2)" Ne i sprovuam ata qė ishin para tyre, ashtu qė All-llahu gjithqysh do t'i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn, do t'i dallojė dhe gėnjeshtarėt (3)." (El-Ankebut: 2, 3)
Mu pėr kėtė gjė ka thėnė Allahu i Lartėsuar:
"Ne tė shpallėm ty Kur'anin nė intervale (pjesė-pjesė) (23). Andaj ti bėhu i durueshėm deri nė vendimin e Zotit tėnd e mos dėgjo as mėkatarė, as jobesimtarė (24)." (El-Insan: 23, 24)
Allahu kur pėrmend zbritjen e Kur’anit mbi tė dėrguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nuk thotė: “...dhe bėhu falėnderues...” nė vend tė kėsaj Ai urdhėron Pejgamberin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) qė tė jetė i qėndrueshėm dhe tė bėjė sabėr, ngase nėse ai pason Kur’anin, detyrimisht do tė hasė nė probleme dhe armiqėsi.
Prandaj, Allahu i Gjithdijshėm dhe i Urtė gjithashtu thotė:
"Pasha kohėn (1)! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt (2). Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshem (3)." (El-Asr)
Kjo do tė thotė se tė gjithė pas vdekjes sė tyre do tė jenė nė humbjen mė tė madhe, pėrveē atyre qė besojnė/ dinė, veprojnė sipas besimit/diturisė, ftojnė nė kėtė besim dhe pastaj janė tė qėndrueshėm dhe tė durueshėm kundrejt problemeve dhe vėshtirėsive, me tė cilat ballafaqohen nė rrugėn e tyre.
Pėrmendja e qėndrueshmėrisė dhe durimit nga Allahu nėnkupton qartė se problemet dhe vėshtirėsitė nė kėtė jetė do tė paraqiten nėse ndiqet udhėzimi i vėrtetė, veprohet sipas tij dhe thirren tė tjerėt nė tė.
Nė pyetjen se kush sprovohet mė sė rėndi, pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ėshtė pėrgjigjur:
“Pejgamberėt, pastaj ata qė vijnė pas tyre (me besim/devotshmėri), pastaj ata qė vijnė pas tyre. Kėshtu qė, njeriu do tė sprovohet sipas fesė sė tij. Sa mė e fortė tė jetė feja e tij, aq mė tė mėdha do tė jenė vėshtirėsitė. Po qe se feja e tij ėshtė e dobėt do tė sprovohet varėsisht nga feja e tij...” (Tirmidhiu(
Andaj, me njė iman tė ngritur (besim praktik) detyrimisht do tė hasėsh nė vėshtirėsi. Kjo ėshtė ajo me tė cilėn pėrputhen pėrvojat e mia, uelhamdulil-lah (lavdfalėnderimi i takon Allahut).
Pra, vėshtirėsitė dhe problemet me disa jomuslimanė qė tė rrethojnė, tė cilėt kanė qėndrime armiqėsore ndaj Islamit nuk janė asgjė e keqe, por janė shenjė se ti je mu nė rrugėn e drejtė.
Edhe pėrkundėr problemeve dhe vėshtirėsive besimtari nuk ndien frikė apo brengosje nė kėtė jetė dhe sidomos nė botėn tjetėr:
“...e kush pranon udhėzimin Tim, pėr ata nuk ka as frikė as qė do tė brengosen." (El-Bekare: 38)
Pėrse? Sepse besimtari e din qė Allahu ėshtė i Gjithmėshirshmi dhe i Urti. Ēdo vėshtirėsi qė ta vė Allahu i Gjithmėshirshėm nga dituria e Tij gjithpėrfshirėse paraqet njė provim, i cili ose i shlyen gabimet dhe mėkatet tua, nė mėnyrė qė ta arrish xhennetin me mėshirėn e Allahut ose e ngrit shkallėn tėnde nė xhennet, po qe se ti duron pėrballė kėsaj sprove dhe kėnaqesh me atė qė ta ka caktuar Allahu. Pos kėsaj, vėshtirėsitė na kujtojnė gjithherė varėsinė tonė ndaj Allahut dhe na bėjnė qė ta lusim atė. Vėshtirėsitė pėr besimtarin nė fund tė tyre paraqesin diēka tė mirė.“Dhe respektojeni All-llahun e tė dėrguarin e Tij, e mos u pėrēani mes vete e tė dobėsoheni e ta humbni fuqinė (luftarake). Tė jeni tė durueshėm se All-llahu ėshtė me tė durueshmit.” (El-Enfal: 46)
Allahu i Plotmėshirshėm gjithashtu thotė se ai me mėshirėn e Tij nuk e ngarkon asnjė njeri me diē qė ai nuk mund ta bartė.
"All-llahu nuk ngarkon askė pėrtej mundėsive tė veta, atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi.” (El-Bekare: 286)
Pos kėsaj, besimtari e din se Allahu i Plotfuqishėm ka premtuar:“Vėrtet, All-llahu ėshtė me besimtarėt.” (El-Enfal: 19)
Kush mundet tė tė bėj diē, po qe se Allahu i Plotfuqishėm qėndron nė anėn tėnde?“...Vetėm All-llahu ėshtė ndihmėtar i juaji dhe Ai ėshtė mė i miri ndihmės.” (Ali-Imran: 150)
Kėshtu qė, kurrė mos u brengos pėr atė qė mendojnė dhe thonė jomuslimanėt, tė cilėt tė rrethojnė lidhur me ty dhe/apo fenė tėnde.
Allahu thotė:
“Po ty mos tė tė mundojnė thėniet e tyre. E tėrė fuqia dhe ngadhėnjimi i takon vetėm All-llahut. Ai i dėgjon dhe i di tė gjitha.” (Junus: 65)
“Ata pėrpiqen me gojėt e tyre ta shuajnė dritėn e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetėr, pos ta pėrsosė dritėn e Tij ndonėse jobesimtarėt e urrejnė.” (Et-Tevbe: 32)

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi