Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Martesa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Martesa

Mesazh nga Manushaqe prej Sat Oct 03, 2009 11:19 am

Martesa

Rregullat dhe tė rrefuzuarat




Falenderimi i takon Allahut i Cili thotė nė librin e tij:

“Dhe nga faktet e tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj Ai krijoi nga vetė lloji i juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri e mėshirė.” Rrum, 21.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguatin tonė, i cili thotė: “Martohuni me ato qė shumė i dashuroni dhe qė lindin, sepse nė Ditėn e Gjykimit unė me ju do tė jem mė shumė para Pejgamberėve.”

Pėr atė i cili ėshtė i martuar ekzistojnė disa rregulla para se t’i afrohet gruas sė tij.

1. Vendosja e dorės sė djathtė mbi ballin e gruas dhe duaja pėr tė, pėr tė cilėn i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

“Kur dikush prej jush martohet apo blen ndonjė shėrbėtore le t’ia marrė pėr gungėn mė tė lartė dhe nė emėr tė Allahu le tė bėjė dua pėr bereqet dhe le ta thotė kėtė dua:

‘O Zot, kėrkoj prej teje tė mė dhurosh tė mirėn e saj dhe tė mirėn nga e cila ajo anon dhe tė lutem tė mė mbrosh nga e keqja e saj dhe e keqja nga e cila ajo anon!’” Transmeton imam Buhariu.

2. Ėshtė mustehab (e pėlqyer, e preferuar) pėr tė dy qė t’i falin dy rekate sė bashku. Transmetohet nga Abdullah ibni Mesudi se Pejgamberi (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kur tė hyjė gruaja te burri i saj, qėndron burri dhe gruaja pas tij dhe i falin sė bashku dy rekate dhe burri thotė: ‘O Zot, mė bė mua tė bereqetshėm pėr familjen time dhe bėje familjen tė jetė e bereqetshme pėr mua! o zot furnizoje prej meje dhe furnifom prej familjes sime! O Zot na bashko neve nė tė mirė nėse na bashkon, na ndaj neve nė tė mirė nėse na ndanė!’” Transmeton Taberaniu dhe e vėrteton shejh Albani.

3. Ēfarė duhet tė thuhet kur bėn marrdhėnie me gruan.

“Me emrin e Allahut. O Zot, na largo djallin nga ne dhe nga ai me tė cilin do tė na furnizosh!” I Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha se nėse ka caktuar Allahu pėr ta fėmijė nuk do ta dėmtojė shejtani kurrė” Transmeton Buhariu.

4. Largimi nga kohėt dhe vendet e ndaluara.

Nga thėnia e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Kush i vjen gruas duke i pasur mestracionet (pra do tė bėjė mardhėnie) apo do tė bėjė mardhėnie nė prapanicė apo vjen te fallxhori dhe i beson atė qė po i thotė, ka refuzuar atė qė iu ėshtė zbritur Muhammedit.”

Transmetojnė transmetuesit e katėr librave tė haditheve dhe imam Nesaiu. Hadithin e vėrteton shejh Albani.

5. Abdesi apo gusuli para gjumit, preferohet gusuli.

Nga thėnia e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) “Tre njerėzve nuk iu afrohen engjėjt: coftinės sė qafirit, tė parfumosurit me parfim tė grave dhe xhunubit (vetėm nėse merr abdes).” Transmeton Ebu Daudi dhe e ka bėrė hadithin hasen shejh Albani.

6. Ēfarė i lejohet burrit gjatė mestracioneve tė gruas.

I lejohet tė kėnaqet me gruan e tij nė pėrjashtim tė marrdhėnies nga thėnia e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Bėni ēdo gjė jashtė mardhėnies.” Transmeton imam Muslimi, kurse kur tė pastrohet nga mestruacionet merr gusulli dhe marrdhėnia lejohet.

7. Nijeti ( vendosja ) nė marrdhėnie.

Duhet qė tė dy tė vendosin pastrimin e vetes sė tyre nga harami, sepse ju shkruhet tė dyve (sadaka) nga thėnia e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) “Dhe tė kėnaqutit e epsheve (nė hallall) ka sadaka.” Sahabėt i thanė: “O i Dėrguari i Allahut a thua edhe kur ndonjėri i kėnaq epshet e veta edhe pėr kėtė ka shpėrblim?” Resulullahu (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Ē’mendoni, sikur epshin e vet ta kėnaqte nė mėnyrė tė ndaluar a nuk do ta meritonte mėkatin (dėnimin)? Gjithashtu, kur ta kėnaqė nė mėnyrė tė lejuar do tė ketė shpėrblim.” Transmeton imam Muslimi.

8. Ndalohet pėrhapja e fsheftėsive tė kėnaqjes sė dy bashkshortėve. Nga thėnia e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Njerzit mė tė kėqinj dhe me pozitė mė tė keqe tek Allahu nė Ditėn e Gjykimit ėshtė burri i cili kėnaqet me gruan e tij dhe ajo kėnaqet me tė e ai (burri) e pėrhap fsheftėsinė e saj.” Transmeton imam Muslimi.

9. Domosdoshmėria e uelimes ( dhėnia ushqim pėr dasėm).

Nga thėnia e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) Abdurrahman ibn Aufit : “Bėj uelime (jep ushqim pėr martesė) qoftė edhe njė dele. ” Mutefekun ajejh.

10. Domosdoshmėria e pėrgjigjes sė thirrjes.

Nga thėnia e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) “Nė qoftėse se dikush prej jush thirret nė uelime le t’i pėrgjigjet thirrjes, martesė ėshtė apo e ngjajshme me tė, e ai i cili nuk i pėrgjigjet thirjes ka thyer urdhėrin e Allahut dhe tė Dėrguarit tė tij.” Transmeton imam Buhariu.

11. Ėshtė mustehabb tė bėhet dua pėr tė dy bashkėshortėt.

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) i thoshte atij njeriu qė martohej: “Allahu tė bėkoftė ty edhe pasardhėsit e tu dhe ju bashkoftė ju tė dy me tė mirė.” dhe nė njė transmetim tjetėr “nė tė mirė” (Hakimi thotė se ky hadith ėshtė i vėrtetė me kusht nga imam Muslimi) dhe nuk lejohet urimi me thėnien: “Me lehtėsim dhe me djem, sepse ky ėshtė urimi i kohės sė injorancės (xhahilijetit) e kėtė e ka ndaluar i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!).

12. Kėnga dhe rėnia e defit.

I lejohet tė martuarit t’ua lejojė grave nė dasėm vetėm rėnien sė defit dhe kėngė tė lejuar qė janė mubah (e lejuar) qė nuk janė fjalė tė ndyta apo cilėsi tė bukurisė apo pėrkujtimin e gjėrave tė prishta e tė fėlliqura. Pra, lejohen nė kėtė mėnyrė pėr ta lajmėruar martesėn.

Nga thėnia e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) “Dallimi ndėrmjet hallallit dhe haramit zėri me def .” Transmeton nga imam Nesaiu dhe Tirmidhiu dhe thotė imam Hakimi zinxhirin hadithi e ka tė saktė, tė vėrtetė . Pra, me kėtė kuptojmė se u lejohet vetėm grave me kusht t’i mėshojnė vetėm defit, por pa melodi dhe fjalė tė papėlqyera.

Tė refuzuarat gjatė martesės :

1. Ndėrrimi i unazave gjatė fejesės.

Shejh Albani thotė nė librin e tij “Rregullat e martesės” nė tė ka ngjashmėri me qafirat, sepse kjo ėshtė traditė e lashtė krishtere.

2. Teprimi nė shpenzim dhe nė hare (gėzim).

Njė burrė sa e rėndon familjen e tij me borxh me qėllim kėnaqėsie dhe mburrje, pėr kėtė kemi shumė raste prej tyre:

a) Teprimi nė shpenzim pėr fletėthirrje (ftesė) nė dasėm.

b) Pallate (vende tė posaēme pėr dasėm) gėzimi dhe hotele udhėtimi me tė (gruan) prej njė qyteti nė qytetin tjetėr.

c) Veshja e nuses e posaēme pėr tė cilėn paguhen tė holla tė shumta, vetėm pėr njė veshje me qėllim fame dhe mendjemadhėsie qė ta shofin masa dhe pas martesės mė nuk e vesh.

d) Shpenzimi i tepėrt dhe i kotė nė haje dhe hedhje e ushqimeve nė mbeturina, kėto jo me qėllim nderi ndaj musafirve, por me qėllim mendjemadhėsie dhe kėnaqėsie dhe hareje.

e) Hedhje e tė hollave nėn kėmbėt e kėngėtarėve, e cila quhet tepricė dhe u themi: stop, pikė mė, se nė anėn tjetėr shumica e muslimaneve vdesin nga uria.

f) Shpenzimi i tepėrt i tė hollave pėr garderobėn e gruas dhe ajo i ndėrron njė pas njė qė ta shohin njerėzit atė. Tė gjitha kėtyre u themi ndal dhe llogaritni veten tuaj para se tė llogariteni, sepse Pejgamberi (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Nuk do tė pushojnė kėmbėt e birit tė Ademit nė Ditėn e Gjykimit deri sa tė pyetet pėr pesė gjėra dhe i ceki (pėr pasurinė si e ka fituar dhe si e ka shpenzuar)” Transmeton imam Tirmidhiu dhe e vėrteton shejh Albani.

Kėnga.

Ėshtė haram (e ndaluar) me argumentet e radhitura:

a) Nga libri i Allahut. Thotė Allahu i Lartėsuar: “Po ka nga njerzit qė blejnė tregime boshe e me qėllim qė t’i largojnė njerėzit prej rrugės sė Allahut pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t’i marrė ato (ajetet) e Allahut si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė pėrgaditur dėnim i turpshėm. E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartė dhe bėhet sikur nuk i ka dėgjuar ato, bėhet sikur nė veshėt e tij ka shurdhim tė rėndė , pra t’i pėrgėzoi ata me njė dėnim tė dhimbshėm.” Llukman, 6-7.

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pėr kėtė ajet thotė: “Po betohet duke thėnė: Pėr Allahun qė ėshtė njė dhe i vetmi me meritė adhurohet. Ky ajet ėshtė pėr kėngėn, kėshtu qė e pėrsėriti tri herė.” Kėshtu tha edhe Ibn Abasi, Xhabiri dhe Ikrimeja.

b) Nga syneti i Muhamedit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!).

Transmeton imam Buhariu nga Hadithi i Ebi Amir Eshariut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ai e dėgjoi tė Dėrguarin (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke thėnė: “Do tė ketė prej ymetit tim popuj do ta lejojnė ( bėjnė hallall) zinanė, mėndafshin (pėr meshkujt muslimanė), verėn (alkoolin ) dhe instrumentet muzikore ...”

Pra, i bėjnė hallall, tė lejuara mbasi qė janė haram, tė ndaluara, kurse instrumentet janė defet dhe tė tjerat me tė cilat bėhet muzikė dhe gėzim (hare) kėshtu thuhet nė fjalor. Ka thėnė i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Allahu ka ndaluar (haram) verėn (alkoolin) dhe bixhozin dhe tupanin dhe ka thėnė se ēdo gjė qė tė deh ėshtė haram” Transmeton Ebu Daudi dhe hadithin e vėrteton shejh Albani.

c) Prej thėnieve tė sahabėve. Ka thėnė Ibn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!): “Defi ėshtė haram dhe instrumentet haram dhe tupani haram dhe tubat haram.” Transmeton imam Bejhekiju dhe hadithin e vėrteton shejh Albani.

Tubut d.m.th. : pip, fyelli, gyp, ēibuk, flaut, pra zėrat e tyre.

d) Prej thėnieve tė parėve tanė. Ka thėnė Hasan el Basriu: “ Nuk janė defet prej punėve tė muslimanėve nė asgjė dhe kėshtu kanė thėnė shokėt e Abdullahut (qėllimi ėshtė pėr Abdullah Ibn Mesudin). Pra, ata i shkyenin defet, gjithashtu edhe shejh Albani nė librin e tij “Ndalimi i instrumenteve muzikore” ka cekur pėlqimin e katėr imamėve nė ndalimin e instrumenteve muzikore.

4. Mospėrgjigja e thirrjes (ftesės) nėse nė dasėm ka tė ndaluara (tė refuzuara):

Argumenti pėr kėtė: Nga Aliu i biri i Ebu Talibit r.a. ka thėnė: “Kam pėrgaditur ushqim dhe kam thirrur (ftuar) tė Dėrguarin (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!), erdhi i Dėrguari, por nė shtėpinė time pa disa fotografi dhe u kthye, i thashė o i Dėrguari i Allahut, ē’tė bėri tė kthehesh? Tha o Ali nė shtėpinė tėnde kishte njė mbulojė me fotografi, kurse engjėjt nuk futen nė njė shtėpi ku ka fotografi.” Transmeton Ibn Maxhe me zinxhir tė vėrtetė. Me kėtė hadith kanė pėrfituar dijetarėt se nuk duhet t’i pėrgjigjemi ftesės nėse nėse ka tė ndaluara (tė refuzuara) dhe ka thėnė imam Euzai r.a.: “Mos prezanto uelimen ku nė tė ka tupan apo instrumente muzikore.

5. Rruarja e mjekrrės.

Me kėtė janė sprovuar shumė burra sa qė disa e kanė parė prej tė metave tė futet te nusja i parruar, kėshtu qė, mundohet tė zbukurohet duke e thyer apo kundėrshtuar urdhėrin e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) i cili ka thėnė: “Dalloni nga paganėt dhe lėshoni mjekrrat e shkurtoni mustaqet.” Mutefekun alejh. Urdhėri nė kėtė hadith na tregon obligueshmėrinė e mjekrrės dhe nuk ka diēka tė ngjashme qė e asgjėson kėtė obligueshmėri, pra rruarja e mjekrrės ėshtė haram (e ndaluar) dhe ai qė vepron kėshtu ėshtė mėkatar, pėr kėtė kanė dhėnė fetua dijetarėt tanė, sepse ka ngjashmėri me qafirat (jobesimtarėt), ka ngjashmėri me gratė dhe bie nė kundėrshtim me urdhėrin e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!).

6. Tė refuzuarat nga gratė qė i veprojnė.

a) Nukja (shkulja) e vetullave. Kjo ėshtė njė vepėr qė e ka ndaluar i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e ka mallkuar vepruesin me thėnien e tij: “Allahu i ka mallkuar tė gjithė ato qė tushiratin dhe ato qė kėrkojnė tė tushiraten dhe ato kėmbėngulėset dhe ato qė i nukin (shkulin) qimet e fėtyrės dhe ato qė kėrkojnė me ua hekur qimet, dhe ato qė ndėrrojnė diēka nė trup pėr zbukurim dhe ato qė e ndryshojnė krijumin e Allahut, ashtu siē i ka krijuar” Mutefekun alejhi . Dhe nė kėtė merr pjesė ēdo njė pjesė qė mendon tė bėjė ndryshim pėr zbukurim.

b) Shkurtimi i flokėve nė tri mėnyra.

E para: Nė qoftė se ėshtė nė formė tė kokės sė burrit kjo mėnyrė ėshtė haram dhe prej gjynaheve tė mėdha, sepse i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ka mallkuar tė gjitha ato gra qė iu pėrngjan burrave dhe ka thėnė i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Tre nuk do tė hyjnė nė xhenet dhe nuk do t’i shikojė Allahu nė Ditėn e Gjykimit: Ai i cili nuk i respekton prindėrit, gruaja e cila iu pėrngjan burrave dhe dejuthi (ai i cili nuk e mbron nderin e familjes sė tij).” Transmeton imam Nesaiu dhe Hakimi e zinxhirin e ka tė vėrtetė.

E dyta: Nė qoftė se ėshtė shkurtimi i flokėve jo si mėnyra e parė, tek imam Ahmedi mė e saktė ėshtė mekruh (e papėlqyer).

E treta: Nė qoftėse se i shkurton, por shkurtimi i flokėve iu pėrngjan kafirave (jobesimtarve) kjo mėnyrė ėshtė haram me thėnien e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “ Kush i pėrngjan njė populli ėshtė prej tyre.” Transmeton imam Ebu Daudi dhe Ahmedi dhe hadithin e ka bėrė hasen ( tė mirė ) shejh Albani.

c) Rrobat e zhveshura duke dashur me to mburrje dhe njohje.

Ato janė rroba tė jashtme tė jashtzakonshme ose-ose nga ngushtimi apo shtrėngimi i tyre pėr trupi, apo janė tė hapura nė gjoks dhe tė shkurta te kėmbėt pra tė zbuluara te gjoksi, kėmbėt kėtė e bėjnė duke u argumentuar apo arsyetuar se para grave i veshin kėtė lloj tė rrobave, kurse i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė apo ju thotė kėtyre grave dhe atyre tė ngjashme me to: “Unė nuk kam parė akoma dy kategori njerėzish ne tė xhehenemit (sepse ato do tė shfaqen mė vonė): Disa njerėz qė nė duart e tyre mbajnė kamxhikė si bishta lopėsh, me tė cilėt rrahin njerėzit dhe disa gra tė veshura (nė tejdukje) mirėpo (nė tė vėrtet tė zhveshura, te cilat tunden gjatė ecjes pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerve; kokat e tyre janė si shpina e devės. Kėta njerėz nuk do tė hyjnė nė xhenet dhe nuk do ta ndjejnė aromėn e tij, megjithėse ajo mund tė ndjehet nga shumė-shumė larg.” Transmeton imam Muslimi .

Pra ato janė ato gra tė veshura por tė pambuluara trupin ose qė i kanė tė shkurtuara ose tė lehta (pra tė dukshme) ose tė ngushta dhe pėr kėtė ka thėnė i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Kush e vesh njė rrobė fame nė dunja, Allahu do t’ia vesh ne Ditėn e Gjykimit njė rrobė poshtėrimi dhe do t’ia kallė zjarrin asaj.” Transmeton imam Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe dhe hadithin e ka bėrė hasen (tė mirė) shejh Albani.

d) Parfumi. Ka thėnė i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Secila femėr apo grua qė parfumoset dhe kalon rreth njė populli, qė t’ia nuhasin erėn ajo ėshtė zinaqare.” Transmeton imam Termidhiu dhe ka thėnė hadithi ėshtė i mirė, i vėrtetė.

e) Fotografimi. Pėr kėtė ka thėnė i Dėrguari (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) “ Ēdo fotografues ėshtė nė zjarr.” Transmeton imam Muslimi.

Dhe nė pėrfundim:

Ēdo njeri qė e ka filluar jetėn e tij duke e ndjekur rrugėn e tė Dėrguarit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe duke iu larguar tė ndaluarave, kėrkojmė dhe lutemi pėr tė qė tė pėrfundojė me lumturi dhe do tė jetė prej robėrve tė Allahut, tė cilėt i ka cilėsuar Allahu (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) me thėnien e tyre: “Zoti ynė, na bė qė tė jemi tė gėzuar me (punėn) e grave tona dhe pasardhėsve tanė, e neve na bė shembull pėr tė devotshmit.” Furkan, 74.

Lutjen e fundit e bėjmė duke e falendėruar Zotin e gjithėsisė.

Pėrktheu: Xhemali Halimi
_________________
"ēdo robė qė Agjėron njė ditė nė rrugė tė All-llahut, All-llahu e largon fytyren e tij nga zjarri (i xhehnnemit) nė njė distanc sa ec njeriu shtatėdhjet vjetė"



Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi