Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Vaji i ullirit, ilaci i te gjitha semundjeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vaji i ullirit, ilaci i te gjitha semundjeve

Mesazh nga Beli prej Sun Oct 04, 2009 4:32 pm

Vaji i ullirit, pėrbėrėsi kryesor i dietės mesdhetare, ėshtė bėrė shpesh pjesė e studimeve tė ndryshme pėr cilėsitė pozitive mbi organizmin. Sot kemi njė motiv mė shumė pėr tė mos e ndarė nga tavolina: njė pėrbėrės i tij i quajtur oleocanthale na mbron kundėr demencės dhe Alzhaimerit. Me kėtė studim arrihet nė pėrfundimin se vaji i pastėr i ullirit ndihmon nė parandalimin e pothuajse pjesės mė tė madhe tė sėmundjeve tė organizmit. Njė grup shkencėtarėsh amerikanė tė “Monell Center” nė Universitetin e Ēikagos ka zbuluar se oleocanthale ndryshon strukturėn e proteinave neurotoksike, qė mendohet se ndikojnė nė efektet shkatėrruese tė Alzhaimerit. Ky ndryshim thelbėsor strukturor pengon proteinat ADDL nė procesin pėr tė dėmtuar qelizat nervore tė trurit.

Oleocanthale, nė kėtė rast, ndryshon strukturėn e ADDL, nė mėnyrė qė kėto tė mos lidhen me sinapset (elementė qė mundėsojnė komunikimin mes qelizave tė indit nervor). Duke e ditur kėtė shkencėtarėt kanė dashur tė ekzaminojnė se si ndodh ky proces dhe cilat janė efektet tij nė tru, mė specifikisht nė disa zona tė caktuara, sidomos ajo e kuptimit dhe memories, qė ishte njė prej tė parave zona tė goditura nga Alzhaimer. Pėrmes qelizave, shkencėtarėt verifikuan sjelljet e proteinave ADDL me dhe pa shtimin e oleocanthales, duke zbuluar se mjaftonin pak molekula tė kėtyre substancave qė gjendeshin te vaji i ullirit pėr tė reduktuar lidhjen mes ADDL dhe sinapseve. “Rezultatet mund tė na ndihmojnė tė identifikojmė dhe tė marrim masa mbrojtėse, qė mund tė ēojnė nė pėrmirėsimin e terapive nė luftėn kundėr sėmundjes sė Alzhaimerit”, ka deklaruar doktor Paul Breslin, bashkautori i studimit. Testet e mėvonshme treguan se oleocanthale ndihmon sinapset nga dėmtimet strukturore tė shkaktuara nga ADDL. Studimet e ndryshme kanė treguar se vaji i ullirit luan rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen ndaj shumė sėmundjeve. Ndėr shekuj ėshtė protagonist i padiskutueshėm i dietave mesdhetare, duke ndikuar nė uljen e vdekshmėrisė nga sėmundjet kardiovaskulare e duke ēuar nė parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij tė gjirit. Kėshtu, studiuesit nė Spanjė dhe nė SHBA kanė gjetur se njė prej pėrbėrėsve tė vajit tė ullirit ul pothuajse me 30 pėr qind nivelin e substancave qė shkaktojnė kancerin e gjirit. Acidi oleik qė gjendet tek ai, ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, qė ėshtė origjinė e kancerit, duke ulur nė mėnyrė drastike rastet e tumorit nė gji. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė gratė mesdhetare preken mė pak nga ky lloj kanceri, nė krahasim me ato tė vendeve tė tjera, nė sajė tė pėrdorimit tė vajit tė ullirit. Vitamina E qė pėrmban ai, ndihmon nė parandalimin e dėmtimeve qelizore, qė do tė ēonin nė shfaqjen e kancerit dhe nė kėtė aspekt janė duke u bėrė studime tė shumta. Meqenėse ėshtė i pasur edhe me yndyra tė pangopura, ai eliminon ndjeshėm rrezikun pėr t‘u prekur nga sėmundjet e zemrės, pasi ul nivelin e kolesterolit tė keq (LDL) qė grumbullohet nėpėr arterie. Studimet kanė treguar se njerėzit qė konsumojnė dy lugė gjellė vaj ulliri nė ditė pėr njė javė kishin njė ulje tė nivelit tė kolesterolit tė keq dhe nivele tė larta tė pėrbėrėsve antioksidues, nė veēanti fenolėve nė gjak. Vaji i papėrfunduar, qė nxirret direkt nga ulliri, pėrmban njė numėr mė tė madh antioksiduesish, veēanėrisht Vitaminė E dhe fenole. Ai konsiderohet si njė ushqim i tretshėm dhe i pranueshėm nga stomaku, qė luan rol tė rėndėsishėm mbrojtės edhe te personat qė vuajnė nga ulcera dhe gastriti. Vaji i ullirit aktivizon hormonet e pankreasit nė mėnyrė shumė herė mė natyrale se sa ilaēet. Po ashtu, dietologėt dhe mjekėt kėshillojnė qė, nėse dėshironi tė keni njė jetė tė gjatė dhe tė shėndetshme, ky produkt fisnik i dalė nga ulliri duhet tė jetė i pandashėm nga tavolinat tuaja.

Qė nė lashtėsi, popujt rreth brigjeve tė Mesdheut, e kanė pėrdorur vajin e ullirit si balsam pėr zbutjen dhe rritjen e lagėshtisė sė lėkurės sė thatė, pėr shkėlqimin e flokėve, pėr masazh tė muskujve, mbylljen e plagėve, parandalimin e rrudhave dhe pėr kurimin e pagjumėsisė. Pėr mė tepėr, ky “ilaē” ėshtė i njohur pėr ndihmėn qė i jep zhvillimit tė trurit dhe kockave si te fėmijėt, ashtu edhe te tė rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatė humbjes sė kalciumit. Shumica nuk e dinė se vaji i ullirit nga pėrmbajtja yndyrore ėshtė i ngjashėm me qumėshtin e nėnės. Pėr kėtė arsye ai luan njė rol tė madh nė zhvillimin e sistemit nervor tė mesėm te fėmijėt. Nga kohėrat e lashta, vaji i ullirit ėshtė i njohur si ndihmues i bukurisė. Ai ndihmon te lėkura e thatė dhe i jep asaj shkėlqim. Thonjve dhe flokėve u jep fortėsi dhe i ruan ato nga thinja e parakohshėm. Kėtė mė sė miri e vėrteton edhe industria kozmetike, e cila nė pėrbėrjen e shumė preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siē janė: sapunėt, shampot, kremrat, locionet. Po ashtu, shumė maska bukurie e kanė tė pazėvendėsueshėm vajin e ullirit, qė ėshtė njė nga pėrbėrėsit kryesorė tė tyre. Me pak fjalė, ushqim i mrekullueshėm nga ēdo lloj kėndvėshtrimi. Jo mė kot ėshtė renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaēi, qė natyra na ka e falur pa na kėrkuar asgjė nė kėmbim. Nė shumė vende tė botės ėshtė e detyrueshme qė nė etiketat e produkteve tė shėnohen efektet qė kanė mbi shėndetin e njerėzve, por vaji i ullirit bėn pėrjashtim. Industritė e ushqimit, nė bashkėpunim edhe me organet shtetėrore pėr kujdesjen e konsumatorit, kanė menduar qė nė etiketėn e tij ėshtė mė mirė tė shkruhet: “Njė ose dy lugė vaj ulliri nė ditė, ju mbrojnė nga shumė sėmundje, por sidomos nga ato tė zemrės. Mos e ndani nga tavolinat tuaja”. Efektet e tij pozitive mbi organizmin lidhen ngushtė me pėrmbajtjen e lartė tė acideve yndyrore dhe substancave antioksiduese.

Beli
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 4446
Age : 28
Registration date : 22/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi