Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

E drejta e gruas ndaj burrit...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

E drejta e gruas ndaj burrit...

Mesazh nga NoOrA prej Thu Oct 08, 2009 8:47 am

Vėlla musliman: Allahu i Lartėsuar ka caktuar pėr ty tė drejta dhe obligime. Ndėr tė drejtat mė tė mėdha ndaj teje ėshtė e drejta e gruas tėnde.

Medituesi nė realitetin tonė nė ditėt e sotme vėren se shtėpitė e muslimanėve, kur u larguan nga Islami, nė to ndodhėn pėrēarja dhe ndarja, u shpeshtuan shkurorėzimet, nė shoqėri ndodhen sėmundje tė panjohura qė nuk kanė qenė tė ditura mė parė, nga zemrat u larguan qetėsia, mėshira dhe dashuria, humbi kėnaqėsia, nė shtėpi pasuan mospajtimi dhe ngritja e zėrit, nė gjykata u pėrhap ankimi dhe humbėn tė drejtat e kėtij e tė atij.

E lusim Allahun e Lartėsuar qė tė na kthejė nė Islam, dhe Islamin tė na e kthejė neve, dhe qetėsinė ta zbresė nė zemrat tona e mėshirėn ta pėrhapė mes bashkėshortėve, dhe nga shtėpitė tona t'i largojė djajtė nga njerėzit dhe exhinėt; o Allah dhuroju muslimanėve devotshmėri, tė vėrtetėn na e bėj tė vėrtetė dhe na furnizo me pasimin e saj, dhe tė pavėrtetėn na bėj tė pavėrtetė dhe na furnizo largimin ndaj saj, dhe fundin tonė na e sill me punė tė mira, dhe ditėn mė tė mirė atė ditė kur tė takojmė Ty, pėrmirėsoji pasardhėsit dhe familjet tona, shoqėrinė dhe udhėheqėsit tanė, Ti atė qė dėshiron e realizon dhe u pėrgjigjesh lutjeve tona, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dėrguarin tonė Muhamedin a. s., familjen dhe shokėt e tij.

O vėlla musliman, dėshiroj qė nė kėto faqe tė pakta t'i paraqes tė drejtat e gruas sate ndaj teje, ndoshta Allahu na bėn qė ne dhe ju tė kemi dobi.

E drejta e parė:
Tė fillojmė me tė drejtėn e parė, e drejtė elementare, tė cilėn Allahu e kėrkon prej teje dhe prej saj burojnė tė gjitha frytet e mirėsive "mirėsjellja" . Kur ne e lexojmė librin e Allahut, takohemi me fjalėn e Allahut:

'Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri e mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė.' (Err-Rrum: 21)

Nga argumentet e Tij: Pra, nga mesi i shumė argumenteve tė Allahut ėshtė se Ai pėr neve nga lloji ynė krijoi bashkėshort, pra bashkėshortja juaj, o njeri ėshtė nga argumentet e Allahut, kėshtu ti kur e hap librin e Allahut e vėren se kaptina ėshtė e ndarė me ajete – argumente, ēdo argument nė librin e Allahut ti vepron me tė me njė respekt, frikė e dashuri dhe e zbaton atė qė gjendet nė tė, ndėrsa bashkėshortja ėshtė argument nga argumentet e Allahut, si ēdo ajet – argument i Librit tė Allahut, nėse ajeti – argumenti nė Mus'haf ėshtė i lexuar, bashkėshortja ėshtė argument qė shikohet me sy, pėr kėtė obligohesh qė me tė tė sillesh me respekt dhe dashuri.

Ta lejon tė lejuarėn nė shtėpinė tėnde dhe ta ndalon tė ndaluarėn, ashtu siē sillesh me librin e Allahut duhet tė sillesh me bashkėshorten tėnde nė shtėpinė tėnde, duke marrė shembull nga i dėrguari i Allahut – paqja dhe mėshira qofshin mbi tė.

Ēfarė ka bėrė ai? Gotėn e qumėshtit e ka vėnė nė gojėn e Aishes – Allahu qoftė i kėnaqur me tė – nga e cila ajo ka pirė dhe pasi ajo ka pirė e ka marrė gotėn nga goja e saj dhe ka pirė nga vendi ku edhe ajo ka pirė, nė mėnyrė qė ta gėzojė atė…A ke vepruar kėshtu me bashkėshorten tėnde ndonjėherė nė jetė!?
Nėna e besimtarėve Aishja – Allahu qoftė i kėnaqur me tė – ka ngrėnė njė copė mishi dhe po nga ajo pjesė i ka dhėnė tė dėrguarit a. s. dhe po nė atė vend ku ajo e ka vėnė gojėn e saj edhe i dėrguari e ka vėnė gojėn e tij, duke e bėrė kėtė pėr shkak tė dashurisė dhe mėshirės e tė qetėsisė sė kėrkuar nė fjalėn e Allahut:

"Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri e mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė.' (Err-Rrum: 21)

Kėtu dėshiroj ta paraqes dallimin ndėrmjet fjalėve "mevede-dashuri" dhe "mėshirė".
Dashuri ėshtė nė ditėt e fejesės, atėherė kur secili prej tyre zbukurohet pėr tjetrin dhe i shprehin njėri-tjetrit fjalėt mė tė mira, i veshin rrobat mė tė bukura dhe i shkėmbejnė dhuratat-hedijet, ndėrsa ajo nė shtėpinė e babait tė saj, dhe i dėrgon dhurata atij, dhe i flet fjalėt mė tė bukura - kjo ėshtė dashuri.

Dhėndri i ngratė mendon se kjo dashuri e zjarrtė vazhdon deri nė mbarim tė jetės, gjithashtu nusja mendon se kjo dashuri nė kėtė shkallė do tė vazhdojė deri nė fund tė jetės sė tyre, por pas preokupimeve tė jetės, pas shtatzėnisė nė muajin e gjashtė e tė shtatė, atėherė kur nuk mund tė marrė pjesė nė ligjėrata, namaz nate, kėtu duhet tė paraqitet mėshira, kur dashuria fshihet, edhe pse ajo ekziston por nė njė formė tjetėr.

Kėtu interesimi i gruas bie, pasi tė vijė fėmija i dytė e i tretė, atėherė kėrkohet qė bashkėshorti tė jetė ndihmės i saj nė tė mirė dhe tė sillet mirė, shih nė fjalėn e Allahut:
"Ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato." (El-Bekare: 187)

Mburojė dhe mbulim, prehje, bashkėshorti pėr bashkėshorten dhe bashkėshortja pėr bashkėshortin, kėmbim i ndjenjave tė ndėrsjella. Pejgamberi a. s. ėshtė ulur me bashkėshortet e tij dhe ato kanė biseduar me tė, ndaj thoshin: Pejgamberi a. s. me ne ishte sikur fėmija nė shtėpinė e tij, luante me ne dhe na bėnte tė qeshim, bisedonim deri sa vinte koha e namazit, ndėrsa kur vinte koha e namazin ishte sikur tė mos na njihte fare.

Njėherė Ajshja – Allahu qoftė i kėnaqur me tė – e pyeti tė Dėrguarin e Allahut: A ke pritur ndonjė ditė mė tė rėndė se ditėn e Uhudit? Tha: "Jam torturuar nga populli yt me atė qė jam torturuar, pastaj gjėja mė e rėndė, me tė cilėn jam takuar, ka qenė dita e Akabes, kur u takova me Abd Jalil bni abd Kelal, ndėrsa ai nuk m'u pėrgjigj nė atė qė dėshirova, e unė u nisa i preokupuar, kur papritmas u ndesha me kokat e gjarpėrinjve…" Transmeton Buhariu.

Kjo bisedė ėshtė bėrė mes bashkėshortit dhe bashkėshortes, nė kohėn kur Pejgamberi a.s. ishte i preokupuar me problemet e shtetit – dhe nė kėtė mėnyrė Ajshja r.a. ka biseduar me – paqja qoftė mbi tė.

Kėshtu duhet qė tė jetė mirėsjellja ndėrmjet teje dhe bashkėshortes tėnde. Shihe fjalėn e Allahut: (El-Bekare: 223)

Ti kur ta punosh tokėn tėnde, nė tė hidhi farat mė tė mira, ushqeje dhe kujdesu pėr tė, nė mėnyrė qė tė rritet dhe t'i marrėsh frutat e saj, ashtu siē sillet bujku me arėn e tij, me dashuri, kujdes dhe largim tė dėmit prej saj, kėshtu duhet tė sillesh me bashkėshorten tėnde.

Njė herė Pejgamberi a.s. hyri te vajza e tij Fatimja r.a. dhe i tha: "Ku ėshtė bashkėshorti yt, Fatime?" Ajo i tha: "Mė hidhėroi dhe e hidhėrova dhe kėshtu iku nga shtėpia". Pejgamberi a.s. doli nė kėrkim tė Aliut r.a. derisa e gjeti atė nė njė qoshe tė xhamisė, tė shtrirė dhe tė ndotur me dhe. Pejgamberi, me dorėn e tij tė ndershme, ia largoi pluhurin nga kraharori dhe i tha: "Zgjohu, o baba i dheut". Aliu r.a. tha: Kjo fjalė ishte fjala mė e mirė qė e kam dėgjuar ndonjėherė nga i dėrguari a.s. Pejgamberi e mori Aliun r.a dhe shkoi me tė te Fatimja r.a. dhe i tha: "Oj Fatime, Xhibrili a.s. ėshtė ai i cili mė ka urdhėruar qė tė tė martoj me Aliun, ndaj Aliu ėshtė xheneti ose xhehenemi yt; nėse e respekton do tė hysh nė xhenet me mua, e nėse nuk e respekton nuk do ta shijosh erėn e xhenetit"

Kėshtu e i Dėrguari a.s. ia sqaron tė bijės se si duhet tė jetė sjellja bashkėshortore.
Gjithashtu nga mirėsjellja e tij transmetohet nė shumė hadithe. Ai ishte nė shėrbim tė punėve tė shtėpisė – ka ndihmuar nė rregullimin e shtėpisė - ka pėrgatitur ushqimin, gratė e tij i thoshin ne tė shėrbejmė ty. o i dėrguari i Allahut, ndėrsa ai u thoshte: "A mos tė ju shėrbej njėherė, kur ju mė keni shėrbyer shumė herė".

Dhe kėtu vjen porosia pėr ty, o prind, sepse nė momentin kur dėshiron ta martosh bijėn tėnde, nė mendje llogarite se bija jote do ta kalojė jetėn me atė njeri, ndaj duhet tė jesh i kujdesshėm qė tė zgjedhėsh se kujt do t'ia japėsh vajzėn, kujdesu qė tė jetė i pastėr, i devotshėm, tė jetė njeri qė ėshtė afėr Allahut. Pejgamberi a. s. tha: "Nėse jua kėrkon vajzėn njeriu qė ėshtė i moralshėm dhe fetar martojeni, e nėse nuk veproni kėshtu, atėherė do tė ketė ērregullime nė tokė".
Transmeton Tirmidhiu.

Nė tė vėrtetė, gratė tona nuk i ka shkatėrruar askush tjetėr, pėrveēse ato gra qė janė ngritur kinse pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė gruas. Ėshtė pėr tė ardhur keq se tė gjitha ato qė i kėrkojnė tė drejtat e gruas nė botėn islame, janė ato gra qė nuk kanė pasur sukses nė jetėn e tyre bashkėshortore, nuk i janė pėrkulur Allahut nė jetėn e tyre, qoftė edhe me njė pėrkulje, ndėrsa rregulli thotė se humbėsi nuk ka mundėsi qė tė japė diē.

A thua gruaja muslimane bėn ta lėrė Librin e Allahut dhe Sunetin e Pejgamberit a.s. e tė shkojnė pas atyre qė nuk i bien nė sexhde Allahut, qoftė edhe njė herė…
O Allah, ruaji gratė dhe vajzat tona nga ēdo e keqe, o Zot i botėve.
Pjesė e mirėsjelljes sė bashkėshortit me gruan e Tij ėshtė qė ata tė bisedojnė pėr tė gjitha problemet mes tyre me mirėsi e butėsi. Kjo ėshtė edhe e drejta e parė ndėr tė gjitha tė drejtat.

E drejta e dytė
Moslėndimi i ndjenjave tė saj. Gruaja nga natyra e saj xhelozon, ndėrsa ėshtė pėr tė ardhur keq qė shumė prej nesh kėtė aspekt nuk e kupton drejt. Kėshtu, nėse gruaja kėrkon nga bashkėshorti i saj qė tė blejė diē, ai thotė se sė pari do tė konsultohet me tė ėmėn… Ēfarė pune ka nėna kėtu!?
Po, nėna ka tė drejta ndaj teje, por ajo nuk duhet tė ndėrhyjė nė punėt e shtėpisė suaj. Nėse gruaja jote refuzon qė ti shėrbejė nėnės sate, mos u hidhėro e mos e pėrzėr nga shtėpia, ngase ajo nuk ėshtė e obliguar qė t'i shėrbejė nėnės sate qoftė edhe me njė gotė uji.

Unė nuk thėrras nė kryengritje dhe shthurje tė familjeve, por flas pėr tė drejtat nga libri i Allahut dhe suneti i Pejgamberit a.s.

Ti mundesh qė nėnės sate t'ia puthėsh dorėn, kėmbėn dhe dheun mbi tė cilin ecėn ajo, por gruas tėnde nuk i kėrkohet diē e tillė asnjėherė. Megjithatė, nga ajo kėrkohet qė tė jetė grua e sjellshme, fisnike qė edhe tė kėshillon pėr nėnėn tėnde, sillet mirė me tė, e ta dojė atė pėr arsye se ti e do atė, ndėrsa Allahu do t'i dhurojė tė birit tė saj grua tė sjellshme, e cila do ta nderojė pėr arsye se ajo e ka nderuar dhe e ka dashur vjehrrėn e vetėve. Pra, siē sillet me vjehrrėn e saj ashtu do tė sillet gruaja me tė e djalit tė saj: "Mėkati nuk harrohet, mirėsia nuk zhduket, borxhet nuk vdesin, bėj ēfarė tė duash; ēka tė bėsh atė do ta gjesh". Transmeton Bejhakiu.

Kur flasim pėr xhelozinė, e kemi fjalėn pėr xhelozinė qė nuk ka dyshime nė tė. Ndodh tė tė hysh te bashkėshortja e ta gjesh duke e lexuar ndonjė mesazh, dhe ta qortosh e t'i bėrtasėsh se ēfarė po lexon. Ndoshta mesazhi ėshtė nga nėna, babai, apo motra dhe nuk dėshiron qė atė fshehtėsi familjare ta dish edhe ti, ndėrsa e ti, me ketė hulumtim, hyn nė njė derė nga e cila nuk ka dalje, e nuk ėshtė e lejuar qė t'i pasosh fshehtėsitė e gruas sate.

Pejgamberi a. s., nėse ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij pas udhėtimit, sė pari ka hyrė nė xhami dhe e ka dėrguar njė lajmėtar nė shtėpinė e tij qė t'i njoftojė se ai ėshtė kthyer nga rruga, ashtu qė t'i japė kohė gruas sė tij tė pėrgatitet pėr ardhjen e bashkėshortit dhe pritjen e tij – paqja dhe mėshira qofshin mbi tė.

Nėse gruan nuk e lavdėron ajo xhelozon. Para saj mos e pėrmend dikė qė e hidhėron atė; nėse gruan tėnde nuk e lavdėron me fjalė tė bukura pėr punėn qė e ka pėrbėrė, apo pėr pėrgatitjen e ushqimit, ti do ta bėsh atė qė tė ndiejė se nuk e do atė dhe e bėn sikur lulen tė cilėn e ka harruar kopshtari pėr ta ujitur, ajo thahet dhe vdes dhe kėshtu pas ca muajve ndjenjat bashkėshortore ftohen dhe ndodh qė t'i thuash: "Oj grua, zbukurohu dhe veshi rrobat e mira", kurse ajo tė thotė: "Pėr kė tė zbukurohem e pėr kė tė vishem?" Kėshtu, ti bėhesh shkak pėr shkatėrrimin e shtėpisė, ndaj pėr kėtė duhet qė ndaj gruas tė sillesh me mirėsjellje. Shoqet, me tė cilat punon nė punė, mos ia pėrmend.

Unė e urrej atė qė vjen nė shtėpinė e tij nga puna dhe i thotė gruas: shikoji filanen e filanen se si rregullohen e si vishen. Ku je ti krahasuar me to, e kėshtu me radhė. Kėtu themi se kjo ėshtė e ndaluar sa i pėrket tė drejtės sė gruas sate.

Nėse dėshiron qė t'i ruash ndjenjat e saj para familjes sė saj, thuaju atyre: Kjo grua ėshtė mirėsi pėr mua, e keni edukuar mirė. Nė kėtė mėnyrė, nė zemrėn e gruas sate do ta shtosh dashurinė, ndėrsa nėse dėshiron ta nėnēmosh atė para familjes sė saj, ngrije zėrin, qortoje. Me kėtė ajo, para familjes sė saj, bėhet gėnjeshtare pėr arsye se ajo atyre u thotė se bashkėshorti i saj sillet nė mėnyrėn mė tė mirė. Pra, ti je i obliguar qė tė jesh i kujdesshėm ndaj ndjenjave tė saj, qė tė mos e lėndosh atė.

Njėherė Hafsa r.a. i pėrgatiti tė dėrguarit a.s. ushqim nė njė enė pėrmes shėrbėtorit. Me kėtė rast u ngjall xhelozia e Aishes r.a. dhe i ra me dorė enės me tė cilėn ia kishte sjellė ushqimin, ena ra nė tokė dhe u thye, ndėrsa Pejgamberi a.s. filloi ta mblidhte ushqimin dhe tha: "Nėna juaj xhelozoi, nėna juaj xhelozoi". Transmeton Buhariu.


Ai nuk i tha asaj: Shko te familja jote, por me tė u soll nė mėnyrėn mė tė mirė, duke thėnė: "Nėna juaj xhelozoi".
Kėrkohet qė edhe ne tė jemi tė kėtillė me gratė tona, qė nė ditėn e gjykimit tė mos jemi nga mizorėt.


E drejta e tretė
Nga tė drejta e gruas sate ndaj teje ėshtė: "Urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja". Ėshtė e drejtė elementare ta urdhėrosh nė tė mirė dhe ta ndalosh nga e keqja. Nėse vėren se ligėsia e saj ka vepruar diē, nga ti kėrkohet qė t'ia tėrheqėsh vėrejtjen me butėsi e jo me mizori, e t'i thuash asaj: Gjatė bisedės me shokėt, apo me tė birin e tezes, apo djalin e axhės mos buzėqesh. Urdhėroje me butėsi, Allahu i Lartėsuar e ka lavdėruar Pejgamberin a.s.: "Me Mėshirėn e Allahut ishte i butė ndaj tyre". (Ali Imran; 159)

unė ty tė thėrras qė, para se sa tė vendosėsh tė martohesh, ta zgjedhėsh atė qė ėshtė e mbuluar, fetare. Ki kujdes kur thua: njėherė do tė martohem e pastaj do ta ftoj qė t'i pėrqafojė mėsimet fetare, sepse kjo ėshtė e parealizueshme. Shumė prej njerėzve nuk mund qė ta pėrmirėsojnė veten e tyre, e si do tė mund ta pėrmirėsoj unė atė?

Nga e drejta e fėmijėve ėshtė qė t'u zgjedhėsh nėnė tė devotshme, tė ndihmosh nė nevojat e jetės; nėse ta sheh ndonjė mirėsi tė ndihmon nė tė, e nėse e sheh nė ty ndonjė tė keqe ta mbulon atė; nėse ka ndonjė fshehtėsi mes jush ajo e ruan dhe nuk e zbulon atė para prindit dhe nėnės sė saj, e para tė tjerėve, sepse, me tė vėrtetė, mosruajtja e fshehtėsive i ka shkatėrruar familjet: burri ankohet te nėna e tij, gruaja ankohet te babai dhe nėna e saj dhe kėshtu shkatėrrohen familjet e pastaj armiqėsohen.

Nga ne kėrkohet qė t'i respektojmė tė drejtat e grave, ngase ato nė shtėpitė tona bartin mundin dhe kujdesen pėr nderin, pasurinė dhe fėmijėt.
O vėlla, musliman i ndershėm, pas kėtyre fjalėve nuk dėshiroj qė tė jesh nga mizorėt, pėr tė cilėt i Dėrguari a.s. thotė: "Ėshtė e ēuditshme se si njeriu e gjatė ditės e rrah gruan e tij si tė ishte kafshė, e gjatė natės e shoqėron nė shtratin e saj. Nė kėtė asnjėherė nuk ka mirėsi". Transmeton Buhariu.

Bėj qė lutja jote tė jetė: (El-Furkan: 74)

Mos e harro nė pėrfundim tė namazeve tė tua qė Allahu i Lartėsuar tė begaton nė gruan tėnde, e nėse i shkelė kufijtė e Allahut, atėherė ndalu dhe dėgjoje atė, fjalėn time e pėrfundoj me hadithin e tė dėrguarit tė Allahut: "Allahu nuk e shikon gruan qė nuk e falėnderon burrin e saj, e ajo ēdoherė ėshtė e nevojshme pėr tė". Transmeton Bejhakiu.




NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi