Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Pėrhapeni selamin...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrhapeni selamin...

Mesazh nga NoOrA prej Sat Oct 10, 2009 11:38 am

Selami ėshtė pėrshėndetje e veēantė e myslimanėve, ata me kėtė pėrshėndetje pėrshėndeten dhe me kėtė pėrshėndetje dallohen prej tjerėve. Mirėpo fatkeqėsisht kjo pėrshėndetje shpesh herė ndodhė qė tė sulmohet nga disa bashkėkombės tonė si pėrshėndetje jo shqipe dhe se si e tillė nuk duhet tė pėrdoret nga shqiptarėt. Ata kur e thonė kėtė nuk janė tė sinqertė sepse nė gjuhėn e pėrditshme kanė hyrė shprehje tė shumta jo shqipe, mirėpo askush prej tyre nuk i kundėrshton kėto shprehje madje edhe pėrdorimi i tyre ėshtė edhe mė i shpeshtė. Selami ėshtė njė pėrshėndetje e cila ka gjetur shtrirje njė kohė shume shekujsh tek shqiptarėt, andaj edhe tė debatohet rreth saj se sa ėshtė shqiptare ėshtė njė absurd i radhės.

Sidoqoftė, kur e promovojmė selamin si pėrshėndetje fetare nė mesin e myslimanėve nuk refuzojmė pėrshėndetjet tjera shqipe pas selamit, por edhe e tregojmė vlerėn dhe pėrfitimin nga kjo pėrshėndetje, ato fetare dhe ato psikologjike.

Nė vijim do ti pėrmendim disa rregulla qė kanė tė bėjnė me selamin.

Pse kjo shprehje?

Pse ėshtė pėrcaktuar pėrdorimi i kėsaj shprehje pėr tu pėrshėndetur mes veti myslimanėt?

Kjo shprehje ėshtė zgjedhur tė jetė pėrshėndetja e myslimanėve pėr dy arsye kryesore:

- Ka kuptimin e lutjes pėr shpėtim nga ēdo defekt nė fe apo nė shėndet, vepėr e cila vetvetiu e edukon myslimanin tė ketė shpirtmirėsi dhe tė kujdeset pėr tė gjithė njerėzit qė e rrethojnė nė jetėn e pėrditshme, gjė e cila nuk ndodh me pėrshėndetjet tjera.

- Ka kuptimin e ripėrtėritjes sė marrėveshjes mes myslimanėve pėr mbrojtje tė gjakut, nderit dhe pasurisė sė tyre, vepėr e cila tregon natyrėn paqėsore tė myslimanit dhe rolin e tij konstruktiv nė shoqėri. Ai me kėtė lloj tė pėrshėndetjes u tregon tė gjithė atyre qė e rrethojnė nė jetė se njeriu nuk guxon tė mendojė e jo mė tė veprojė pėr tė nėpėrkėmbė nderin, gjakun a pasurinė e atyre qė e rrethojnė.

Pra ėshtė njė proces i tėrė i edukimit nė vlera shumė kolosale, pėr tė cilat nevoja e shoqėrive tonė ėshtė tejet shumė e madhe, dhe sa vjen e shtohet edhe ma tepėr.

Andaj, nėse kėto kuptime qė dalin nga selami janė tė pakta, nuk e di se cila pėrshėndetje mund tė na edukon nė kėsi gjėra pa investim nga ana jonė dhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme?!


Urdhri pėr pėrhapjen e selamit


Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

{فَإِذَا دَخَلْتُمْ بُيُوتًا فَسَلِّمُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ تَحِيَّةً مِنْ عِنْدِ اللَّهِ مُبَارَكَةً طَيِّبَةً كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمُ الآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ} [النور: 61].

"... Kur tė hyni nė ndonjė shtėpi pėrshėndetni (ata qė janė nė to) me njė pėrshėndetje tė caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) qė ėshtė e bekuar dhe e kėndshme. Kėshtu All-llahu ua sqaron argumentet qė t'i kuptoni". (En-Nur: 61).

Komentatorėt e Kuranit duke e komentuar kėtė ajet i kanė dhėnė tre sqarime:

- Ta pėrshėndet njeriu tjetrin kur hynė nė shtėpinė e tij.

- Tė pėrshėndet familjen kur hynė nė shtėpi.

- Tė pėrshėndet robėrit e mirė edhe nėse shtėpia ėshtė boshe.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka thėnė:

«حَقُّ الْمُسْلِمِ عَلَى الْمُسْلِمِ سِتٌّ». قِيلَ: مَا هُنَّ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ :«إِذَا لَقِيتَهُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ، وَإِذَا دَعَاكَ فَأَجِبْهُ، وَإِذَا اسْتَنْصَحَكَ فَانْصَحْ لَهُ، وَإِذَا عَطَسَ فَحَمِدَ اللَّهَ فشمته، وَإِذَا مَرِضَ فَعُدْهُ، وَإِذَا مَاتَ فَاتَّبِعْهُ» [رواه البخاري ومسلم].

"Detyrat e myslimanit karshi myslimanit janė gjashtė. I thanė: cilat janė ato? Ėshtė pėrgjigjur:

- Kur ta takosh ti japish selam;

- Kur tė thėrret ti pėrgjigjesh ftesės;

- Kur tė kėrkon kėshillė prej teje, ti japish kėshillė;

- Kur tė teshtinė dhe tė thotė elhamdulilah- falėnderoj Allahun, ti thuash: jerhamukallah - Allahu tė mėshiroftė;

- Kur tė sėmuret ta vizitosh;

- Kur tė vdes t'ia pėrcjellėsh xhenazen". (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė:

«السلام اسم من أسماء الله تعالى وضعه في الأرض، فأفشوه بينكم؛ فإن الرجل المسلم إذا مر بقوم فسلم عليهم فردوا عليه كان له عليهم فضل درجة بتذكيره إياهم السلام، فإن لم يردوا عليه رد عليه من هو خير منهم» [رواه البزار].

"Selami ėshtė njė emėr prej emrave tė Allahut, tė cilin e ka shtrirė nė tokė, andaj pėrhapeni mes jush. Nėse njeriu kalon pran disa njerėzve dhe u jep selam e ata ia kthejnė ua kalon atyre nė shpėrblim pėr njė gradė, sepse ua kujtoi selamin, e nėse nuk ia kthejnė ua kthen ai qė ėshtė mė i mirė se ata". (Bezari, sahih).

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhėnien dhe kthimin e selamin e ka llogaritur si detyrė qė kemi ndaj rrugės, duke thėnė:

«إِيَّاكُمْ وَالْجُلُوسَ عَلَى الطُّرُقَاتِ». فَقَالُوا: مَا لَنَا بُدٌّ، إِنَّمَا هِيَ مَجَالِسُنَا نَتَحَدَّثُ فِيهَا؟ قَالَ :«فَإِذَا أَبَيْتُمْ إِلَّا الْمَجَالِسَ فَأَعْطُوا الطَّرِيقَ حَقَّهَا». قَالُوا: وَمَا حَقُّ الطَّرِيقِ؟ قَالَ :«غَضُّ الْبَصَرِ، وَكَفُّ الْأَذَى، وَرَدُّ السَّلَامِ، وَأَمْرٌ بِالْمَعْرُوفِ، وَنَهْيٌ عَنْ الْمُنْكَرِ» [البخاري ومسلم].

"Kujdes, mos rrini nė rrugė. I thanė: disa herė e kemi patjetėr, janė vendtubimet tona, ku flasim. Tha: nėse detyroheni tė rrini rrugėve, atėherė jepjani hakun rrugės. I thanė: cili ėshtė haku i rrugės? Tha:

- ulja e shikimit,

- largimi i pengesave,

- kthimi i selamit,

- urdhėrimi nė tė mirė dhe

- ndalimi nga e keqja". (Buhariu dhe Muslimi).


Historia e selamit

Na tregon Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se selami ėshtė pėrshėndetja e parė e banorėve tė dynjasė, me Ademin, alejhisselam, ashtu si dhe do tė jetė pėrshėndetja e banorėve tė xhenetit.

Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė:

«خَلَقَ اللَّهُ آدَمَ وَطُولُهُ سِتُّونَ ذِرَاعًا، ثُمَّ قَالَ: اذْهَبْ فَسَلِّمْ عَلَى أُولَئِكَ مِنْ الْمَلَائِكَةِ، فَاسْتَمِعْ مَا يُحَيُّونَكَ، تَحِيَّتُكَ وَتَحِيَّةُ ذُرِّيَّتِكَ. فَقَالَ: السَّلَامُ عَلَيْكُمْ. فَقَالُوا: السَّلَامُ عَلَيْكَ وَرَحْمَةُ اللَّهِ. فَزَادُوهُ وَرَحْمَةُ اللَّهِ» [متفق عليه].

"Allahu krijoi Ademin, alejhisselam, tė gjatė gjashtėdhjetė kutė, pastaj i tha: shko dhe pėrshėndeti ato melaqe dhe dėgjo se me ēka do tė pėrshėndesin, e ajo do tė jetė pėrshėndetja jote dhe e pasardhėsve tu. Tha: esselamu alejkum, e ata i thanė: ve alejkumusselam ve rahmetullahi ve berekatuhu. Shtuan ve rahmetullahi". (Buhariu dhe Muslimi).

Ky hadithe na tregon qartė se kjo ėshtė zanafilla e selamit nė dynja dhe na mjafton tė konsiderohet privilegj pėr ne kjo pėrshėndetje. Me kėtė pėrshėndetje krijon njė ndėrlidhje historike me fillimin e njerėzimit, besoj se kjo na mjafton si nder pėr ne.


Pėrshėndetja e banorėve tė xhenetit


Nė xhenet na pėrshėndesin me selam melaqet por edhe besimtarėt mes vete pėrshėndeten me selam.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

{وَالْمَلائِكَةُ يَدْخُلُونَ عَلَيْهِمْ مِنْ كُلِّ بَابٍ سَلامٌ عَلَيْكُمْ بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ} [الرعد/23، 24]

"... ata do t'i vizitojnė engjėjt duke hyrė nė secilėn derė. (u thonė) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin; sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend". (Er-Rad: 23- 24).

Gjithashtu Allahu, subhanehu ve teala, na tregon:

{ وَسِيقَ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ إِلَى الْجَنَّةِ زُمَرًا حَتَّى إِذَا جَاءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلامٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَادْخُلُوهَا خَالِدِينَ} [الزمر: 73].

"E ata qė ishin tė devotshėm ndaj Zotit tė tyre, sillen nė grupe te xhenneti, e kur arrijnė aty, dyert e tij i gjejnė tė hapura dhe roja e tij u thotė atyre: “Selamun alejkum” - qofshi tė shpėtuar, ishit tė pastėr, andaj hyni nė tė, aty do tė jeni pėrgjithmonė". (Ez-Zumer: 73).

Kurse pėr pėrshėndetjen e besimtarėve mes vete na thotė:

{تَحِيَّتُهُمْ يَوْمَ يَلْقَوْنَهُ سَلامٌ} [الأحزاب:44]

"Ditėn qė e takojnė Atė (Zotin), pėrshėndetja e tyre ėshtė Selam (paqe) dhe pėr ta ka pėrgatitur shpėrblim tė mirė". (El-Ahzab: 44).

{لاَيَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلا تَأْثِيمًا * إِلاَّ قِيلاً سَلاماً سَلام} [الواقعة:26]

"Aty nuk dėgjojnė fjalė tė kėqija as qė janė mėkat (gėnjeshtėr). Vetėm thėnie: selam pas selami". (El-Vakia: 25- 26).

{وَأُدْخِلَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ تَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلامٌ} [إبراهيم:23].

"E ata, tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, me urdhrin e Zotit tė tyre u vendosėn nė xhennete, nėn pallatet e tė cilėve rrjedhin lumenj, ku do tė jenė pėrgjithmonė. Pėrshėndetja e tyre nė tė ėshtė “Selam” – paqe". (Ibrahim: 23).


NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi