Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si t’a bėjmė Profetin a.s modelin e fėmijėve tanė?

Shko poshtė

Si t’a bėjmė Profetin a.s modelin e fėmijėve tanė? Empty Si t’a bėjmė Profetin a.s modelin e fėmijėve tanė?

Mesazh nga NoOrA Sat Oct 10, 2009 11:05 am

Ata duan medoemos qė t'i mbrojnė fėmijėt nga devijimet dhe sjelljet perverse. Ata i duan fėmijėt e tyre tė jenė tė mirėedukuar, tė moralshėm dhe me sjellje tė mira.

Tė gjithė shqetėsimeve tė prindėrve rreth edukimit tė fėmijėve tė tyre, mund t'u vijė fundi, nėse ne arrijmė qė fėmijėt tanė t'i lidhim me Profetin a.s dhe personalitetin e tij. Nėse ne kemi sukses qė Profetin a.s t'a bėjmė shembėlltyrėn dhe modelin e fėmijėve tanė, atėherė i kemi mbrojtur nga sjelljet dhe edukata e rrugės.

Tek profeti Muhamed a.s, janė mishėruar atė gjithė virtytet dhe moralet mė tė larta. Nėse ne do tė arrinim t'a lidhim fėmijėn tonė me Profetin a.s, kjo do tė na kursente shumė energji dhe kohė. Nė vend qė t'i themi fėmijės "Duhet tė bėsh, duhet tė sillesh, reagosh etj... nė kėtė formė" i tregojmė mėnyrėn si ėshtė sjellė dhe ka reaguar Profeti a.s nė ngjarje dhe situata tė ngjashme. Diēka e tillė bėhet pasi t'a kemi lidhur fėmijėn me Profetin a.s dhe t'a ketė dashur atė. Padyshim qė kjo nuk ėshtė diēka e lehtė, sidomos nė kohėt moderne, ku kanalet satelitore, faqet e internetit, mediat vizive dhe tė shkruara etj... ofrojnė dhe reklamojnė modelet e tyre.

Pėr t'ua bėrė tė dashur figurėn e Profetit a.s, prindėrit duhet tė pėrdorin rrugė dhe mjete tė pėrshtatshme dhe tė zgjuara njėkohėsisht.

Po pėrse duhet t'i lidhim fėmijėt tanė me Profetin a.s? Pėrse duhet qė t'i bėjmė t'a duan dhe respektojnė atė?

Sė pari, profeti Muhamed a.s, ėshtė shembulli dhe modeli mė i mirė pėr kėdo qė kėrkon moralet e larta.

Sė dyti, vetė Zoti i madhėruar na ka urdhėruar qė tė ndjekim gjurmėt dhe traditėn e Profetit a.s.

Thotė Zoti nė Kuran:"Thuaju (o Muhamed): "Nėse ju e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua, qė Allahu do t'ju dojė dhe t'jua falė gjynahet! Allahu ėshtė Falės i Madh dhe Mėshirėplotė." (Al Imran 31)

T'a duash Profetin a.s dhe tė ndjekėsh traditėn e tij, do tė thotė sukses nė kėtė botė dhe shpėrblimin me xhenet nė botėn tjetėr.

Nė njė hadith, Profeti a.s thotė:"Tė gjithė ju do tė hyni nė xhenet, pėrveē atij qė refuzon."

I habitur, dikush e pyeti:"E kush ėshtė ai qė refuzon tė hyjė nė xhenet o i dėrguar i Zotit?!"

Profeti a.s iu pėrgjigj:"Kushdo qė mė bindet ka fituar xhenetit, dhe kushdo qė mė kundėrshton ka refuzuar tė hyjė nė xhenet."

Gjatė njė emisioni me temė "Si t'i lidhim fėmijėt tanė me Profetin a.s?" qė transmetohej nė kanalin satelitor "Ikra", shumė prindėr merrnin nė telefon dhe jepnin mendimet dhe pėrvojat e tyre nė lidhje me kėtė temė.

Njė nga prindėrit tha qė ulej me djalin dhe ēdo ditė i lexonte pjesė nga jetėshkrimi i Profetit a.s. Njė nėnė tregoi qė ēdo ditė, para se fėmija i saj tė flerė, shtrihet bashkė me tė nė shtrat dhe i tregon njė histori nga tė Profetit a.s. Njė ditė i rrėfen njė histori rreth bujarisė dhe zemėrgjerėsisė sė Profetit a.s, njė ditė tjetėr rreth urtėsisė dhe menēurisė sė tij, njė ditė tjetėr rreth pėrkushtimit tė tij nė namaz, njė ditė tjetėr mbi sjelljet dhe komunikimin e Profetit a.s me tė moshuarit, njė ditė tjetėr mbi mėnyrėn si i trajtonte kafshėt, njė ditė tjetėr mbi rėndėsinė qė Profeti a.s i kushtonte ambjentit etj...

Njė ndėr propozimet e pėrmendura nė kėtė emsion, ishte dhe "Vizita e vendeve tė shenjta" ku mund tė vizitohet qyteti i Mekes, Qabeja, qyteti i Medines, vendi ku ėshtė zhvilluar beteja e Bedrit, Uhudit, Hendekut, xhamia Kuba, xhamia Kibletejn etj... ku u flitet fėmijėve pėr rėndėsinė e kėtyre ngjarjeve dhe vendeve tė shenjta. Gjithashtu, vizitohet xhamia e Profetit a.s, ku u flitet fėmijėve rreth dhomave tė nėnave tė besimtarėve, mbi vendin e quajtur Reuda, vendin ku Profeti a.s predikonte, u tregohet rėnkimi dhe lotimi i trungut tė palmės kur Profeti a.s vendosi t'a zėvendėsojnė etj...

Duke i pėrjetuar kėto momente dhe ndodhi tė ndryshme, fėmija lidhet dhe e don Profetin a.s.

Ne duhet t'u flasim fėmijėve edhe mbi biografinė e shokėve tė Profetit a.s.

Ashtu siē interesohemi rreth aktivitetit tė pėrditshėm tė fėmijėve nė shkollė, notat e marra, si e ka kaluar ditėn, ēfarė i ka thėnė mėsuesi etj... duhet tė flasim edhe rreth modelit tė ardhshėm tė fėmijės, profetit Muhamed a.s. Duke pasur njė model tė mirė nė jetė, fėmija arrin t'a dallojė tė mirėn nga e keqja. Duke pasur si model tė dėrguarin e Zotit, fėmija do kėrkojė t'a imitojė atė nė ēdo situatė ku i duhet tė zgjedhė mes dy reagimeve dhe alternativave. Kėtu fillon lufta mes nefsit dhe pasionit tė fėmijės dhe sjelljes sė duhur, tė pasqyruar nė tregimet qė fėmija ka dėgjuar rreth modelit mė tė mirė, profetit Muhamed a.s. Ndonjėherė, fėmija mund tė zgjedhė alternativėn qė ia dikton pasioni dhe nefsi, ndėrkohė qė herė tė tjera pėrpiqet dhe lufton pėr tė imituar Profetin a.s. Kjo gjendje vazhdon derisa ai tė piqet dhe traditėn profetike t'a shkrijė nė sjelljet dhe moralet e tij.



Fėmijėt e moshės dy vjeēare.

Nėse njė fėmijė ėshtė mė pak se dy vjeē, si mund t'a lidhim me Profetin a.s? Si mund t'ia bėjmė tė dashur Profetin a.s?

Ne duhet t'i flasim sa mė shumė rreth modelit dhe shembėlltyrės tė cilit duhet t'i pėrngjajmė. Ai duhet t'a dėgjojė sa mė shpesh fjalėn model. Krahas fjalės model, ai duhet tė dėgjojė shpesh edhe emrin Muhamed a.s dhe se ai ėshtė modeli ynė mė i mirė. Nė kėtė mėnyrė, ne e programojmė kėtė fėmijė qė nė vegjėli, qė modeli dhe shembulli ynė mė i mirė ėshtė Muhamedi a.s. Mė vonė, fillojmė t'ia konkretizojmė disa gjėra duke pėrdorur disa histori tė thjeshtėsuara. Edhe pse fėmija mund tė jetė disa muajsh, mos e injoro dhe shpėrfill. Fėmijėt janė shumė tė zgjuar dhe mbajnė mend shumė gjėra. Pasi tė mbushė moshėn tre vjeēare, fėmija fillon tė nxjerrė ato qė ka mėsuar dhe magazinuar nė kujtesėn e tij. Edhe pse tė duket shumė i vogėl, ulu me fėmijėn tėnd, rrėfeji histori, lexo ndonjė pėrrallė apo ndodhi nga libri, madje mund t'i lexosh edhe Kuran. Kur fillon tė rritet, fėmija fillon t'i nxjerrė tė gjithė ato qė ka dėgjuar dhe mėsuar mė parė.

Sa herė qė tė pėrmendet emri Muhamed, prindėrit duhet tė bien nė salavat, sidomos nė prezencėn e fėmijės. Ėshtė mirė qė fėmija t'a dėgjojė sa mė shpesh emrin Muhamed dhe salavatin "Sal-lallahu alejhi ve sel-lem". E gjithė kjo ėshtė parapregatitje pėr fėmijėn. Ėshtė njėlloj si bujku i cili e pregatit arrėn para se t'a mbjellė. Fillimisht ai e plehėron, e punon, nivelon, e prashit dhe nė fund hedh farėn.

Lidhja e fėmijės me profetin Muhamed a.s, fillon qė para se tė mbushė dy vjeē. Sa mė vonė tė shtyhet kjo, aq mė e vėshtirė bėhet.

Prindi duhet tė ulet me fėmijėn, qoftė dhe njė herė nė javė, dhe t'i flasė fėmijės rreth namazit dhe shtyllave tė fesė. Ai duhet t'i tregojė qė namazin na e ka mėsuar profeti Muhamed sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ėshtė mirė qė prindi tė sigurojė edhe njė ilahi rreth Profetit a.s, tė cilėn t'a mėsojė fėmija qė nė kėtė moshė.



Mosha nga tre deri gjashtė vjeē.

Nė kėtė periudhė moshe, fėmija ėshtė shumė i dhėnė dhe i apasionuar pas historive. Gjithmonė, ai ua vė veshin historive dhe ndodhive qė rrėfejnė prindėrit. Prandaj, prindėrit duhet t'a shfrytėzojnė kėtė pasion dhe nevojė tė fėmijės, duke i rrėfyer ēdo ditė njė histori tė re nga jetėshkrimi i Profetit a.s. Besoj se librat qė janė shkruar rreth biografisė sė Profetit a.s dhe qė janė pėrshtatur pėr moshėn e fėmijėve nuk mungojnė nė libraritė tona. Njė ndėr kėto libra ėshtė dhe "Biografia e Profetit a.s pėr fėmijė". Ēdo histori nė kėtė libėr zė njė faqe tė vetme. E veēantė ėshtė se biografia e Profetit a.s ėshtė e mbushur me histori dhe ngjarje nga mė tė ndryshmet. Vetėm ndodhia e Isra-sė dhe Miraxh-it pėrmban shumė histori dhe ngjarje tėrheqėse. Emigrimi i Profetit a.s nga Meka nė Medine, ka mbi shtatėdhjetė ndodhi tė ndryshme. Tė shumta janė dhe historitė e Profetit a.s me gratė e tij, shokėt dhe tė gjithė njerėzit.

Ne duhet t'ju flasim fėmijėve edhe mbi lindjen e Profetit a.s dhe mėkimin e tij nga Halime Essadije.

Nė kėtė moshė, prindėrit duhet t'i flasin fėmijėve edhe rreth xhenetit. Ne duhet t'ju rrėfejmė edhe hadithe ku Profeti a.s i pėrshkruan bukuritė e xhenetit.

Fėmijėt e kėsaj moshe, janė tė lidhur shumė edhe me kafshėt. Nėse do tė shohim biografinė e Profetit a.s, do tė gjenim shumė histori ku pėrmenden edhe kafshėt. Historia e Profetit a.s me pėllumbin dhe merimangėn gjatė emigrimit tė tij pėr nė Medine ėshtė e njohur nga tė gjithė. E njohur ėshtė dhe ndodhia me gomarin e Halime Essadije. E njohur ėshtė dhe historia e devesė e cila iu ankua Profetit a.s. E njohur ėshtė dhe historia e shokėve tė Profetit a.s, tė cilėt morėn zogjtė e njė pėllumbi. Kur Profeti a.s e pa pėllumbi duke fluturuar i shqetėsuar rreth shokėve tė tij, tha:"Kush e ka shqetėsuar kėtė pėllumb duke ia marrė zogjtė?!"



Mosha nga shtatė deri tetė vjeē.

Pėr t'ua bėrė tė dashur personalitetin e Profetit a.s kėsaj moshe, ėshtė e mundur t'ju flasim mbi lidhjet dhe dashurinė qė Profeti a.s kishte pėr fėmijėt. Mosha nga shtatė deri nė dhjetė, ėshtė mosha kur zakonisht fėmijėt krijojnė shoqėri nė shkollė, lagje, me fėmijėt e gjakut etj... Nė kėtė moshė, fėmija ėshtė shumė i lidhur me shokėt e tij.

Nė jetėshkrimin e Profetit a.s gjejmė shumė histori dhe ndodhi ku rrėfehet dashuria dhe dhembshuria e Profetit a.s pėr fėmijėt. Histori tė tilla si ajo e fėmijės tė cilit i ngordhi trumcaku dhe se Profeti a.s pėrpiqej t'ia lehtėsojė dhimbjen janė tė njohura dhe shumė prekėse.

Duke dėgjuar mbi kėto histori tė Profetit a.s me fėmijėt, tek ta fillon tė krijohet bindja qė Profeti a.s i don fėmijėt. Kėshtu, deri nė moshėn dy vjeēare, fėmijėt dėgjojnė qė Profeti a.s i don dhe ata duhet t'a duan. Nga tre vjeē deri pesė, ata dėgjojnė histori tė ndryshme mbi jetėn e Profetit a.s. Nga mosha shtatė vjeēare deri nė dhjetė, ata dėgjojnė histori mbi lidhjet, dashurinė dhe dhuratat qė Profeti a.s u bėnte fėmijėve.

Tė krishterėt, pėrpiqen qė t'i lidhin fėmijėt e tyre qė nė moshė tė vogėl me Baba Noel, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė prift imagjinar. Sipas tyre, ai vjen pėr Krishtlindje me njė trastė tė cilėn e mban nė sup dhe qė ėshtė e mbushur plot e pėrplot me dhurata pėr fėmijėt. Kjo bėn qė fėmijėt tė lidhen me figurėn e priftit dhe tė murgut me anė tė dhuratave tė bukura qė ai u dėrgon nė shtėpi.

Duke i folur dhe personalitetit tė profetit Muhamed dhe dashurisė sė atij pėr fėmijėt, ne synojmė qė t'i lidhim fėmijėt tanė me tė.

Njė doktor nė fushėn e psikologjisė pėr fėmijė tregon:"Njė ditė, isha ulur duke biseduar me djalin tim tetėvjeēar. Gjatė bisedės, ai mė tha:"Babi, unė nuk e dua profetin Muhamed."

Kėto fjalė mė shokuan dhe nuk dija ēfarė t'i them. Si ishte e mundur qė djali im nė atė moshė, tė mė pohonte se nuk e don profetin Muhamed a.s?! Nga brenda fillova tė ziej nga inati. Ēfarė t'i thoja? A ia vlente t'i them qė duhet t'a duash patjetėr profetin Muhamed? Por nė anėn tjetėr e dija qė dashuria nuk kultivohet me urdhėra. Dashuria lind dhe kultivohet me morale tė mira, sakrificė, mirėsjellje etj... Vendosa tė mos i them asgjė. Pasi u mendova pėr disa ēaste, shkova nė treg dhe bleva shumė dhurata. Me tė vajtur nė shtėpi, e mora djalin dhe i thashė:"O biri im! Tė gjithė kėto dhurata janė tė tuat."

Padyshim kjo e gėzoi pamasė djalin i cili menjėherė filloi t'i hapė dhuratat njėra pas tjetėrės gjithė gėzim. Pasi i hapi tė gjitha dhe u mrekullua, unė i thashė:"O biri im! A e din kush t'i dėrgon kėto dhurata?"

Ai ngriti kokėn dhe i habitur mė pyeti:"Kush ėshtė ai o baba?"

Unė i thashė:"Kėto t'i dėrgon profeti Muhamed a.s.."

Fėmija pyeti:"Me tė vėrtetė?! Po ku ėshtė profeti Muhamed?"

Unė iu pėrgjigja:"Profeti Muhamed a.s, na ka urdhėruar dhe na ka porositur ne prindėrve, qė t'ju blejmė dhurata ju fėmijėve. Kėshtu, vetė Profeti a.s mė ka porositur qė tė tė blej ty dhurata. Profeti a.s thotė:"I bėni dhurata njėri-tjetrit, qė t'ju shtohet dashuria mė shumė."

I habitur akoma mė shumė, fėmija mė pyeti:"Me tė vėrtetė babi?! Vetė profeti Muhamed a.s tė ka porositur qė tė mė blesh mua dhurata?!"

Me buzėn nė gaz, unė iu pėrgjigja:"Po."

Atėherė djali mė tha:"Babi, unė e dua shumė profetin Muhamed a.s."

Kur dėgjova kėto fjalė, unė gati sa nuk fluturoja nga gėzimi."



Historitė e ndryshme tė Profetit a.s dhe lidhjes sė tij me fėmijėt, janė shumė tė dobishme si pėr djemtė ashtu dhe pėr vajzat e moshės shtatė-dhjetė vjeēare. Nėse prindėrve do u mundėsohej t'i merrnin fėmijėt dhe t'i dėrgojnė nė vendet e shenjta, Qabe, xhaminė e Profetit a.s etj... do tė ishte njė kontribut i paēmuar nė formimin dhe ngulitjen e shumė vlerave pozitive tek personaliteti i fėmijėve. Mosha nga shtatė deri nė dhjetė vjeē, ėshtė mosha kur fėmijėt lidhen mė sė shumti me personalitete. Ėshtė mosha kur ata fillojnė tė krijojnė miqėsi, shoqėri dhe lidhje me tė tjerėt. Nėse do tė arrinim qė fėmijėt tanė t'i lidhim emocionalisht me Profetin a.s, padyshim kjo do tė ishte njė ndėr arritjet mė tė mėdha.



Mosha nga njėmbėdhjetė deri trembėdhjetė vjeē.

Nė kėtė moshė, fillojmė tė flasim tėrthortazi me fėmijėn, rreth moraleve tė Profetit a.s. Kėshtu, nė kėtė moshė fillojmė t'i mėsojmė fėmijės jetėshkrimin dhe biografinė e Profetit a.s me shumė detaje tė saj.

Sot janė ndėrtuar shumė faqe elektronike nė internet, tė cilat mund t'i shėrbejnė prindit pėr tė pasuruar njohuritė e tij rreth jetėshkrimit tė Profetit a.s dhe mė pas, pėr t'ia treguar fėmijėve tė tij. Kėto faqe elektronike pėrmbajnė detaje tė shumta rreth jetės sė Profetit a.s, foto, filma dhe harta tė vendeve ku janė zhvilluar ngjarje tė rėndėsishme.

Unė e kėshilloj ēdo prind qė kėrkon qė fėmijėn t'a lidhė me Profetin a.s, tė ulet para internetit bashkė me djalin ose vajzėn dhe tė dy tė lexojnė rreth Profetit a.s. Diēka e tillė krijon njėfarė bashkėveprimi dhe bashkėpunimi mes prindit dhe fėmijės, pėr tė zbuluar atė qė ėshtė mė e dobishme dhe nė mėnyrė tė tėrthortė, fėmija lidhet me personalitetit e Profetit a.s.

Nė kėtė moshė, ne mund t'ju ngarkojmė dhe detyra fėmijėve tanė. Pėr shembull, nėse keni vendosur tė dilni familjerisht pėr piknik, ti i kėrkon djalit ose vajzės njėmbėdhjetė vjeēare, tė pregatisin njė konkurs me pyetje rreth jetėshkrimit tė Profetit a.s. Kėshtu, gjatė rrugės familja ndahet nė dy grupe, ku ēdo grup ka njė emėr tė caktuar, p.sh grupi i betejės sė Bedrit dhe tjetri i betejės sė Uhudit ose ēfarėdo emrash qė u kujton fėmijėve personalitete ose vende tė shenjta. Nė fund tė konkursit, shpėrnda dhe ēmime stimulues.



Mosha nga katėrmbėdhjetė deri gjashtėmbėdhjetė vjeē.

Kjo ėshtė njė moshė kur fėmijėt pėrjetojnė adoleshencėn e tyre. Tashmė ata janė tė pjekur, i kuptojnė shumė gjėra, mund tė bisedojmė drejtpėrsėdrejti mbi ato gjėra qė i pėlqen dhe qė i urren i dėrguar i Zotit a.s. Nė kėtė moshė, fėmijės i mėsohet dhe e studion imtėsisht jetėshkrimin e Profetit a.s, qė nga lindja e tij deri nė vdekjen. Nė kėtė mėnyrė, ne i kemi ofruar modelin mė tė mirė fėmijės. Me njė edukatė tė tillė, nėse fėmija – nė ēfarėdo moshe tė jetė – sa herė qė i jepet mundėsia tė bėjė nė gjynah, menjėherė do i kujtohet i dėrguari i Zotit. Pėr shkak tė dashurisė tė Profetit a.s, ai do tė gjejė forcė tė distancohet. Nė kėtė mėnyrė, Profeti a.s dhe jetėshkrimi i tij, korrigjojnė dhe ndreqin sjelljet e fėmijėve.

Nėse do tė shohim fėmijėt nė Perėndim, do tė gjejmė qė modelet qė u ofrohen atyre nė tė shumtėn e rasteve janė modele imagjinarė. Dhe kjo pėr shkak se ata nuk kanė njė histori dhe trashėgimi tė pasur, siē kemi ne nė islam. Kjo nuk ndodh vetėm me civilizimin perėndimor, por edhe me civilizimet e tejrė, si ai indian, faraon, asirian, fenikas etj...

Tė gjithė kėto civilizime, kanė historinė dhe meritat e tij, por asnjė prej tyre nuk posedon modelet, heronjtė, kolosėt, shkencėtarėt, tė diturit, fisnikėt, liderėt etj... qė hasen nė historinė e civilizimit islam.

Doktor Umer Tudmuri, ka njėzet e pesė vite qė punon pėr tė koleksionuar emrat e njerėzve e famshėm dhe tė ditur tė cilėt kanė hyrė dhe kanė shkelur tokėn e Libanit. Pėr kėtė, ai ka pėrfshirė tė gjithė njerėzit qė kanė hyrė nė Liban, qė nga koha e shokėve tė Profetit a.s, deri nė ditėt e sotme. Nė kėtė enciklopedi, ai ka mbledhur mbi nėntė mijė emra qė kanė vizituar dhe shkelur vetėm tokėn e Libanit. Vetėm nė Liban, gjatė katėrmbėdhjetė shekujve kanė hyrė mbi nėntė mijė njerėz tė shquar dhe tė ditur. Vallė sa mund tė arrijė numri i njerėzve tė shquar nė gjithė Shamin (Lanton), Egjyptin, veriun e Afrikės, Irakun, Hixhazin, Nexhdin, Andaluzinė etj...

Nuk ka civilizim qė posedon njerėz tė shquar, tė ditur, heronj, modele, liderė etj... siē posedon civilizimi islam.

Prandaj, duke u mėsuar fėmijėve tanė jetėshkrimin e Profetit a.s dhe tė njerėzve tė shquar muslimanė, ne e lidhim me njė histori qė shtrihet nė katėrmbėdhjetė shekuj, madje ajo arrin deri tek njeriu u parė mbi tokė, Ademi a.s.

Sado e zhvilluar dhe e pėrparuar tė jetė Amerika, historia e saj nuk i kalon treqind vitet. Kjo bėn qė edhe njerėzit e shquar dhe me influencė, tė mos jenė tė shumtė. Numri i tyre, maksimumi mund tė arrijė nė njėmijė.

Prandaj, ne duhet t'a shfrytėzojmė trashėgiminė tonė nė edukimin e fėmijėve, duke u ofruar atyre modelet mė tė mirė tė ēdo lloj fushe.

Duke u mėsuar fėmijėve tanė jetėshkrimin e Profetit a.s, ne i mbrojmė ata nga devijimet dhe shkarjet gjatė jetės. Thotė vetė i dėrguari i Zotit a.s:"U kam lėnė dy gjėra, tė cilat nėse u pėrmbaheni, nuk do tė humbisni kurrė: Librin e Zotit, Kuranin dhe traditėn time".
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi