Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy Jetimet...

Shko poshtė

Dy Jetimet... Empty Dy Jetimet...

Mesazh nga NoOrA Sat Oct 10, 2009 11:42 am

Tregim kushtuar fėmijėve qė kanė mbetur

pa personin mė tė dashur tė tyre "nėnėn".


Besniku e vėrejti se nuk ėshtė duke marrė vesh asgjė nga ajo qė po lexon, sytė e tij janė duke parė shkronja dhe shikuar fjalė, por ai nuk e kupton domethėnien e tyre. Ai, nė tė vėrtet, nuk ėshtė duke menduar rreth mėsimit. Por ėshtė duke menduar rreth asaj gruaje keqbėrėse dhe shqetėsimet qė ėshtė duke ia shkaktuar. Si ia zehėroi jetėn atij dhe motrės sė tij fatkeqe e ua bėri ferr tė zjarrtė.

E shikoi orarin dhe pa se nuk i ka mbetur deri te provimi vetėm se edhe njė javė. Kurse ai, ka nevojė tė lexojė dhe tė parapėrgatitet. Por..., si tė lexojė e tė pėrgatitet? Ku tė gjejė qetėsi dhe pėrqendrim nė kėtė shtėpi, kur kjo grua ėshtė duke e ndjekur dhe duke e munduar aq shumė, sa qė nuk e le tė qetė asnjė moment. Kur ajo, mjaftohet me tė, i shkon motrės sė tij e cila pėrjeton mjerime nga ajo. Vallė, a ia dėshiron vetės qė tė ngel kėtė vit shkollor, derisa nė vitet e mėparshme ishte mė i dalluari nga shokėt dhe i pari i klasės.

Duke qenė i thelluar nė kėto mendime, kur papritmas, dėgjon zėrin e gruas si shtrėngatė e erės...! Megjithėse, shtrėngata edhe pse kalon njė herė nė muaj mbi fusha tė mbjella dhe i dėmton duke i thyer ato, mė pas pasojnė shirat, toka ujitet, dielli del dhe bima e cila ishte dėmtuar rikthehet, e sė bashku me tė dalin edhe bimėt tjera. Kurse, shtrėngata e shtėpisė sė kėtyre dyve ēdo moment fryn dhe ua thyen zemrat, atij e motrės sė vogėl gjashtė vjeēare! Pastaj, kjo thyerje nuk rregullohet mė kurrė....! Sikurse furtuna e erės ėshtė mė e mėshirshme, mė e butė, mė fisnike e humane se kjo grua. Kjo grua, qė tė tjerėt e shohin tė bukur, tė ėmbėl e qė i robėron zemrat...! Por, ajo nuk ėshtė vetėm se njė gjarpėr i cili ecė qetė dhe butė kurse sherrin -helmin e ka tė fshehur nė gjuhė.

Besniku dėgjonte fyerjet, sharjet dhe zhurmėn e dorės sė saj...! Iu thaftė dora, e cila ėshtė duke ra nė fytyrėn e fėmijės sė pafajshme. Nuk arriti tė qėndroj ulur. Por, nuk ka mundėsi edhe tė shkoj e ta mbroj motrėn nga frika e babait. BABAI! Ky njeri i cili bėri besėlidhje me gruan e tij tė re dhe i ndihmoi asaj ta luftoj vajzėn e mjerė e t`ia zė frymėn e jetės, para se ta kuptonte ēfarė ėshtė jeta. U ngrit tė shikojė nga dritarja, e pa motrėn tė mbėshtetur pėr muri tė dėrmuar, mėrzitur dhe duke qarė. Fytyrėn e kishte tė zverdhur, rrobat e vjetruara. Kurse afėr saj rri gjysmėmotra mė e vogėl, ku fytyra e saj ishte plotė shėndet, sytė e saj i shkėlqenin dhe ishte e zbukuruar me rrobe tė shtrenjta. E ndjeu se zemra iu hodh te sytė dhe i bėri ato tė rrjedhin lot. Vallė, ēfarė faji kishte bėrė ky fėmije qė tė poshtėrohet me kėto mundime? A nuk ishte ajo gėzimi i babait dhe stolia e jetės sė tij? A nuk ishte ajo pėr babanė personi mė i ēmuar? اfarė ka tani ajo qė u bė e pavlerė dhe e urryer. Nė kėtė shtėpi nuk dėgjon vetėm fyerje dhe qortime ndaj saj. Kurse tė gjitha llastimet i takojnė motrės sė saj e cila ėshtė mė e vogėl dy vite edhe i tėrė pėrqendrimi ėshtė vetėm ndaj saj. Sikurse tė ekzistonte vetėm ajo, derisa kjo u bė shėrbėtore nė shtėpinė e babait tė saj. Madje ėshtė edhe mė keq, pasi qė shėrbėtorja ka mundėsi tė shėrbejė nė ndonjė shtėpi ku njerėzit kanė zemėr, ndjenja dhe janė fetarė, e sillen me tė sikur me fėmijėn e tyre. Kurse babait tė kėsaj jetimeje, kjo grua, nuk i ka lėnė nė gjoks zemėr qė ta mbronte me denjėsi ose tė sillej mirė me tė. I qenka pėrcaktuar kėsaj jetimeje tė mos i ketė tė dy prindėrit, pasi i vdiq e ėma e ka mbetur pa tė dhe i vdiq edhe ndėrgjegjja e babait, e mbeti edhe pa baba!

E dėgjoi zėrin e njerkės duke thirrur:

-"Eja kėtu oj derre e mjerė"!

"Derre" ishte emri i saj, dhe ajo nuk e thėrriste gjatė gjithė kohės vetėm se kėshtu. E, kur vinte babai i saj nė mbrėmje, atėherė e thėrriste "vajzė" dhe thoshte: "Eja kėtu vajzė, shko andej vajzė"! Kurse gjysmė motra e saj gjithmonė ishte "e dashur", "Ku je e dashur, eja kėtu e ėmbla ime"...!

U rikthye zėri nė shtėpi duke rėnkuar:

-"A nuk dėgjon se motra jote ėshtė duke qarė? Shko shihe ēfarė kėrkon dhe sillja...! Pse nuk i pėrgjigjesh? A je memece? Pyete ēfarė dėshiron?".

Ajo e gjora u pėrgjigj me zė tė frikėsuar:

-"ثshtė duke kėrkuar ēokolatė...!".

-"Pse ke mbetur pra duke pritur, shko dhe jepja atė qė e kėrkon".

Kjo e gjora mbeti duke mos ditur si t`ia sqarojė se pjesa e mbetur e ēokollatės ėshtė e saj. Babai i saj kishte blerė dje njė ēokollatė e ia kishte dhėnė motrės sė vogėl, ajo filloi ta ngrejė derisa kjo e shikonte. Motra e vogėl, u bezdis nga shikimet e saja dhe e ndau njė pjesė e ia hodhi asaj, ashtu si ia hedh njeriu kafshatėn maces e cila i shkreptin sytė nga ushqimi. Ajo, e shkreta e mori atė pjesė me gėzim. Nuk mundi ta ngrejė edhe pse e kishte endje, por e fshehu. Orė e ēast shkonte te vendi ku e kishte fshehur dhe e shikonte. Nga ėndja, e kafshoi njė herė. Kurse motra e saj e llastuar e vėrejti kėtė dhe tani ėshtė duke ia kėrkuar ēokollatėn.

-"Ku ku pėr ty, oj e mallkuar, ku ėshtė ēokollata?".

Ajo heshti... por motra e vogėl tha:

-"E ka lėnė atje oj nėnė, kjo e mallkuara e mori nga unė!".

E mori gruaja vajzėn e saj dhe vajzėn e burrit e i dėrgoi te vendi ku e fshihte pjesėn e ēokollatės, ashtu si dėrgohet i akuzuari tė merret nė pyetje. Kur u "vėrtetua" se ka bėrė "krim" dhe kur njerka e pa "dėshminė" (ēokollatėn), filloi sprova e madhe pėr vajzėn.

-"Oj vjedhacake e mjerė! A kėshtu tė ka mėsuar nėna jote... tė vjedhėsh atė qė nuk ėshtė e jotja!".

Besniku ishte nė gjendje t`i pėrballonte tė gjitha, pėrveēse t`i ofendohet e ėma. Kur e dėgjoi se ajo e pėrmendi atė, nuk arriti ta pėrmbaj veten dhe thėrriti:

-"Unė, assesi nuk lejoj qė ti tė flasėsh keq pėr nėnėn time!"

Njerka iu pėrvesh atij dhe iu vėrsul... Gjithmonė ajo e poshtėronte nėnėn e tyre dhe qėllimisht e lėndonte, kurse ai duronte duke heshtur dhe nuk shfaqte vėmendje dhe pėrfillje. E kjo e tėrbonte edhe mė shumė gruan. Prandaj e kishte ėndje dhe mezi priste tė gjente rrugė pėr ta shfryer (shėruar) tėrbimin, kurse tani i paska ardhur rasti ta bėjė kėtė:

-"Nuk mė lejon ti mua...? I lutem zotėrisė suaj mė lejoni...! Unė jam nėn nderin e juaj...oh! A nuk mjafton se unė lodhem e rraskapitem pėr tė tė ofruar ushqim dhe i bėj tė gjitha shėrbimet tjera ndaj teje. Kurse ti nuk vlen pėr asgjė, vetėm se tė shkruash nė fletoren tėnde. I tėrė mundi pas teje mė paska humbur, o i njollosur... Por, nuk ėshtė pėr tu ēuditur pasi ti je i biri i nėnės tėnde!".

-"Tė thash mos e pėrmend nėnėn time pėrndryshe unė do tė bėj qė tė heshtėsh!".

E liga, qėllimisht iu afrua djalit katėrmbėdhjetė vjeēar dhe filloi tė bėrtas qė tė dėgjojnė fqinjėt:

-"Do qė tė mė rrahėsh? O besėthyes, o mohues i mirėsive...o njerėz! Mė ndihmoni...!"

Fqinjėt nga zhurma qė dėgjuan u grumbulluan, kurse Besniku u pėrvodh nė dhomėn e tij, nė skutėn qė e quajtėn dhomė, tė cilėn ia pėrcaktuan atij dhe tė motrės pėr t`u ēliruar zonja e shtėpisė dhe mos t`i ketė gjithmonė kėta fėmijė tė bezdisur para fytyrės!

***

Nė mbrėmje u kthye babai, i mėrrolur, zakonisht rrinte ashtu, i ngrysur, nuk qeshte para fėmijėve. Kėtė e bėnte ai me qėllim, qė ata tė kenė frikė dhe mos tė sillen pahijshėm e tė fitojnė moral tė keq! Ai, mė herėt nuk ishte kėshtu, por ia vuri vetės kėtė traditė, prej asaj dite qė u paraqitė nė shtėpi kjo shtriga dhe ia hodhi helmin nė trup. Ajo, ia ka ngulitur atij nė mendje se Besniku dhe motra e tij janė dy fėmijė tė llastuar (halitur) dhe tė neveritshėm nuk bėnė punė tjetėr gjė me ta vetėm se ashpėrsia dhe ngurtėsia...

Kjo e liga, kur afrohej koha e kthimit tė babait, i hiqte rrobat e saja tė vjetra dhe vishej me rrobe tė bukura, ashtu si e largonte nga vetja fytyrėn e vrazhdė djallėzore duke e zėvendėsuar me njė fytyrė qė ka shenja tė dėlirėsisė e tė pafajėsisė. Gjithashtu, nuk harronte t`i pastronte edhe dy vajzat e tu veshte atyre rrobe tė njėjta qė mos tė kuptojė babai se ajo po preferon vajzėn e saj ndaj jetimes...

Kur hyri babai, ajo e takoi me pritje tė mirė, tė pėrzemėrt dhe emocionuese, por, fytyrės i dha ngjyrė tė dhimbjes qė tė kuptohet se i ėshtė bėrė zullum gjatė ditės. E pėrcolli atė nė dhomėn e fjetjes duke i ndihmuar ta heq pallton dhe atje i tregoi ndodhinė e pėrgėnjeshtruar tė ditės duke e deformuar atė, kėshtu ia mbushi gjoksin me hidhėrim dhe tėrbim ndaj fėmijėve te tij.

Ai doli nga dhoma duke mos parė para vetės nga hidhėrimi, e thirri vajzėn e cila erdhi e frikėsuar ashtu si shkohet pėr vdekje. Ajo u ndal para tij si do tė shtangej njė qengj i dobėt para ujkut. Kurse ai, u ulė nė njė karrige tė lartė sikur tė jetė karrige e gjyqit. Filloi t`i bėrtas e ta qortoj ashpėr duke ia sqaruar shėmtinė e vjedhjes. Gjatė kėsaj kohe, e shikonte Besnikun me sy tė shtrembėr. Kėto shikime i paralajmėronin atij tė keqen. Ai nuk kishte ēfarė tė bėnte kur dėgjonte se si akuzohej motra e pafajshme pėr vjedhje por vetėm heshtte. Iu afrua babait me qėllim t`ia sqaroj ēėshtjen dhe me kėtė ai vetėm se ia pėrshpejtoi vetės tė keqen.

Zėri i babait tė zemėruar dhe shqetėsuar eksplodoi si vullkan mbi djalin e vogėl dhe filloi tė dridhet shtėpia:

-"O i pacipė, dėshiron ta rrahėsh njerkėn tėnde, edebsuz i mallkuar? Kam menduar se kur t'i arrish tė katėrmbėdhjetat do tė bėhesh burrė! A e rrah njeriu njerkėn e tij? Do ta thyej dorėn, ore fatkeq!".

Besniku tentoi tė bėj ndonjė sqarim:

-"Vallahi o baba nuk ėshtė e vėrtet...!".

-"Prapė paturpėsi! A nuk tė ka mbetur asnjė moral? Edhe e pėrgėnjeshtron njerkėn tėnde?".

-"Unė nuk e pėrgėnjeshtroj. Por them se ajo thotė fjalė tė pavėrteta".

Nė kėtė moment u ngrit babai i humbur nė hidhėrimet me tė cilat ishte mbushur nga dredhitė e kėsaj gruaje. Iu vėrsul djalit dhe filloi ta rrah sikur ta kishte humbur vetėdijen. Nuk u mjaftua vetėm me kaq, por ia mori fletoren e zezė nė tė cilėn Besniku kishte shkruar tė gjitha mėsimet dhe e grisi... pastaj e la atė dhe motrėn pa darkė si dėnim dhe tėrheqje vėrejtjeje ndaj tyre.

***

اifti me vajzėn e tyre hėngrėn darkė dhe shkuan nė gjumė. Djaloshi ishte i shtrirė duke shikuar fletoren e grisur pėr tė cilėn kishte kaluar net tė tėra duke e shkruar. Nuk i hahej dhe nuk i flihej nga mėrzia. Fletoren pėr tė cilėn i ka qorruar sytė duke e shkruar. Nėpėrmjet tė cilės e ndėrtonte ardhmėrinė. U ngrit dhe filloi t`i mbledh pjesėt e grisura, ashtu sikur nėna do t`i mblidhte pjesėt e trupit tė fėmijės qė i ėshtė ekspozuar ndonjė bombe... Por, jo, janė me mija pjesė, nuk ka mundėsi tė bashkohen. Nuk ėshtė e mundur tė kthehet ajo nė fletore qė tė lexohej, ashtu si nuk do tė mund tė ktheheshin pjesėt e fėmijės nė njė trup qė flet e lėvizė. Ai u bind se ka rėnė nga provimi dhe se e humbi vitin. Iu bė shumė e paduruar kjo dhe nuk arrinte dot ta qetėsojė vetėn nga kėto padrejtėsi. E ndjeu se bota po i sillet dhe filloi ta kthejė kujtimin e ditėve tė kaluara ashtu si do tė kthehej njė film prapa...

Pėrnjėherė iu kujtua fytyra e ėmbėl e nėnės dhe buzėqeshja e saj, e cila ia harronte tė gjitha dhimbjet. Gjoksin e saj, e kishte vend ku gjente qetėsinė gjatė fatkeqėsive tė jetės. Iu kujtua ajo kur ishte nė moshėn mė tė re dhe tė shėndetshme. Iu kujtua shtėpia, kur ishte e qetė, e pastėr dhe plotė dashuri. Iu kujtua babai kur ishte baba i vėrtet qė derdhte shpirtin prindėror nga dy sytė e mallėngjyer, duart e tij pėrplot me butėsi dhe bamirėsi, gjuhėn gjithmonė tė lagur me fjalė tė mira dhe tė dashura.

E riktheu kujtimin atėherė kur nėnėn e kishte tė sėmurė, por ai nuk merakosej, duke paramenduar se ėshtė njė sėmundje e rastėsishme dhe kalimtare... Pas njė kohe, ai vėren nė shtėpi rrėmujė, shihte shqetėsimin nė fytyrat e familjarėve, i dėgjonte ata duke qarė dhe si e largonin nėnėn tė shtrirė nė njė dėrrasė nga shtėpia duke e fshehur lajmin nga ai. Por, ai kuptoi se nėna e tij kishte VDEKUR! E vdekur...! Fjalė qė e dėgjonte dhe e kalonte duke mos ia vėnė veshin domethėnies. Ai, kishte dėgjuar pėr vdekjen dhe kishte lexuar diēka nė libra, por nuk e kishte parė pėr sė afėrmi dhe ajo, ende nuk kishte vizituar shtėpinė e tij. Nuk e kishte shijuar kuptimin e saj tek asnjė i dashur dhe i afėrm i tij. Por, ditėt atij shumė shpejtė ia mėsuan kuptimin e vdekjes. Ajo ndodhi pasi i vdiq e ėma, nė mėngjesin e ditės sė nesėrme, kur atė e zgjoi vaji i motrės e cila ishte shumė e dashur pėr nėnėn e saj. Motra, gjithashtu, ishte e dashur edhe pėr babanė atyre ditėve. Ajo, atė mėngjes, i hapi sytė dhe nuk gjeti nėnėn pranė saj t`i jap gji dhe ta pėrqafojė, prandaj u shtua vaji i saj. Kurse Besniku filloi ta thėrras: NثNث...u shqetėsua dhe filloi ta kėrkoj. E gjeti babanė dhe disa nga tė afėrmit duke qarė, gjithashtu... i pyeti se ku e ka nėnėn? Nuk iu pėrgjigjėn... Ai kur u nis pėr tė shkuar nė shkollė, thirri prapė, qė tė vijė e ėma dhe t`ia pėrgatis ēantėn, ta vesh dhe ta pėrcjell te dera duke e puthur dhe kėshilluar qė tė mos zihet me askėnd e mos tė luaj nė rrugė tė asfaltuar. Kurse kur u largua pakėz nga shtėpia, e ktheu kokėn se mos po e sheh tė ėmėn, pasi ai kur arrinte nė atė vend ajo e pėrsėriste lamtumiren dhe porositė, por nuk e pa! U kthye nga shkolla, por nė vend tė nėnės e gjeti njė grua tė huaj duke i dhėnė gji motrės... pse ajo gruaja e huaj i jepka gji motrės.. ku ėshtė nėna...?

E kthen kujtesėn mbrapa dhe e sheh babanė, atyre ditėve kur vdiq e ėma, ai ishte i butė dhe miqėsor ndaj tij dhe motrės, mundohej t`u bėhet atyre nėnė dhe baba. Por ky baba ndryshoi nga ajo ditė ogurzi. Ditėn kur i tha: “Besnik, babai do tė sjell nėnė tė re nė shtėpi...!”. Nėnė tė re? Kėtė nuk e kishte dėgjuar mė parė. Ai dinte se si sillet motra e re; nėna e lind nga barku i saj. Kurse nėnė tjetėr tė re, nga lind kjo? Ai priti derisa i erdhi nėna e re. Nė fillim ajo ishte e ėmbėl, rroba tė bukura, faqet i kishte ngjyrė muzgu, buzėt tė kuqe, jo sikur buzėt e njerėzve tjerė. U ēudit nga kjo ngjyrė e buzėve. Por, nuk e deshi dhe nuk anoi kah ajo, asnjėherė. Ditėve tė para ajo ishte e butė dhe e dashur sikur njė fidan i imė. Por, kur kaluan ditėt, kur ajo u vendos e u stabilizua dhe i forcoi rrėnjėt, u bė e thatė si trungu i pemės sė madhe qė i tradhton ata qė e shohin me fletat dhe lulėzimin e jashtėm. Kur e lindi vajzėn u bė njė dreqe, gjarpėr i fshehur qė mbulohet me lėkurėn e njė gruaje tė bukur. Allahu na mbrojt nga gruaja e bukur qė nė realitet ėshtė njė shejtane nė formė tė gjarpri tė fshehur.

U fshinė tė gjitha fotografitė e sė kaluarės sė dashur dhe u zhduk filmi. Nuk mbeti nga tėrė ajo qė e kujtonte vetėm se kjo foto e shėmtuar dhe e neveritshme e kėsaj gruaje. Iu zmadhua aq shumė derisa e pėrfshiu tėrė jetėn dhe iu mbush e tėra me kėtė, qė ta pengoj depėrtimin e dritės sė shpresės...

E dėgjoi zėrin e saj duke qeshur dhe iu duk si tė reshurat e mitralozit qė e goditėn zemrėn e tij. Qeshja e kėsaj gruaje qė ka marrė vendin e nėnės pėrzihej me vringėllima tė qeshurave tė babait tė tij...

Ashtu i heshtur dėgjoi edhe njė zė vaji tė zbehur, tė mėrzitur dhe tė vazhdueshėm. I ra ndėrmend motra tė cilėn e kishte harruar gjatė ēasteve tė kujtimit. Nga uria qė e pėrjetonte ai, ia kujtoi se edhe e motra e mjerė kishte mbetur pa darkė. E ndoshta edhe nuk ka drekuar fare, pasi kjo e liga tėrė ditėn nuk e lė tė qetė duke e shtyrė t`i shėrbejė asaj dhe vajzės sė saj. Ajo e mbanė tė mbyllur kuzhinėn, duke mos i dhėnė asaj vetėm se njė copė buke tė thatė. Kurse vajzėn e saj e ushqen fshehurazi. Kur vjen babai, ajo nė mbrėmje para tij e vesh fytyrėn me dėlirėsi dhe i ankohet se si kjo vajzė ėshtė e sėmurė dhe e dobėt.

-“E gjorė kjo vajzė, nuk han fare... shikoje trupin e saj. Pse nuk po e dėrgon te mjeku? Por ēfarė t`i bėj mjeku kur ajo ėshtė kokėforte dhe e pasjellshme... “thotė ajo. ”Unė e thirri tė hajė por ajo nuk mė pėrgjigjet... kryeneēėsia e saj do ta shkatėrrojė!”.

Kurse babai i saj duke u besuar kėtyre fjalėve e thėrret dhe i thotė:

-“اfarė ke kėshtu qė mbanė inat? Ha, se do tė tė rrah”.

Ajo e gjora, afrohet pėr tė ngrėnė. Por kur e sheh gruan e cila e shikon mbrapa babait me sy tė kėrcėnimit dhe e vėren se ajo fytyrė ėshtė shndėrruar nė fytyrė tė hienės, frikohet dhe fillon tė dridhet...

Gruaja i thotė burrit tė saj:

-“A tė kam thėnė se ėshtė shumė kryeneēe dhe ka nevojė tė edukohet?”.

Babai e lėviz kokėn dhe fillon ta edukojė duke e goditur nė fytyrė, ngrehur veshin ose edhe duke e nxjerr nga kuzhina dhe kėshtu darka e saj pėrfundon me kaq!

Besnikut iu kujtua motra dhe shkoi tek ajo, e ngriti dhe e pėrqafoi.

-“اfarė ke? Pse qan? Heshtė zemra ime!”. E pėrqafon dhe e pėrkėdhel.

-“A je e uritur!”.

A je e uritur? Por, prej nga t`i sjell ushqim? U ngrit tė kėrkojė... Pėr fatin e tij e gjeti derėn e kuzhinės hapur, pasi qė zakonisht rri mbyllur. Nė tavolinė gjeti tė mbeturat e ushqimit. Ia solli motrės, ajo u gėzua dhe hėngri. Besniku ndjeu dhimbje nga gėzimi i motrės sė saj qė u ngop me tė mbeturat e ushqimit dhe prapė iu kthyen nė kujtesė fotografitė e tė kaluarės dhe iu paraqitė nėna nė mendime.

E mori nė gjoks motrėn dhe e pėrqafoi duke e shtrėnguar dhe duke i dhėnė ngrohtėsi pėr tė cilėn nuk kishte mundėsi ta ngopte. E gjora, nė brendėsi kishte zbrazėsi tė pėrkėdheljes prindėrore qė nuk kishte mundėsi t`ia jepte vėllai, pasi edhe atij i mungonte e njėjta.

E mori dhe e vendosi nė shtrat duke e puthur ashtu dhe pėrkėdhelur. Filloi t`i tregojė diē pėr tė cilėn edhe ai vetė kishte nevojė tė dėgjonte. Rreth nėnės, tė cilėn mezi e kujtonte edhe vete Besniku pasi kishin kaluar ca vite nga ndarja.

Kur e pėrmendte Besniku atė duke thirrur "nėnė", motra ndiente shqetėsim dhe frikė, pasi nuk kuptonte pėr kė po fletė vėllai i saj. Motra e saj e njihte vetėm njė grua qė e thėrriste me emrin "nėnė", ajo ishte kjo grua e lig qė ia mbushi jetėn plotė ankth.

Ndoshta vepra mė kriminale qė e veproi kjo grua shpirtlig, ishte se ajo ia shėmtoi kėsaj vajze emrin mė tė ėmbėl dhe mė tė pėrkėdhelur tė ēdo fėmije, fjalėn qė mė sė pari e mėson ta shqiptojė ēdo fėmijė, ajo ėshtė "NثNث".

Pas njė kohe ata futen nė njė gjumė tė thellė, pasi qė kishin pėrfunduar edhe njė ditė tė zakonshme pėr ta. Vallė kur do tė pėrjetojnė ata ndonjė ditė tė pazakonshme. Ndoshta ėndrra do tė jetė rast pėr ta, tė pėrjetojnė diē tė mirė, qė nuk kanė mundėsi ta pėrjetojnė nė realitet.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi