Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

DAVEJA - Misioni i ēdo besimtari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

DAVEJA - Misioni i ēdo besimtari

Mesazh nga NoOrA prej Sat Oct 10, 2009 11:48 am

Allahu, kur e zbriti Ademin nė tokė, raca e tij u shumua shumė shpejt, por ata tė gjithė ishin nė besimin e pastėr islam pėr rreth dhjetė shekuj, derisa devijuan nga rruga e drejtė, arsye pėr tė cilėn lindi nevoja e dėrgimit tė njė tė dėrguari, qė do t’u bėnte dave-thirrje pėr t’u kthyer nė fenė e tyre tė vėrtetė. Ky i dėrguar ish Nuhu, alejhi selam. Kėshtu, pas tij Allahu dėrgoi profetė kohė pas kohe qė t’i kthenin njerėzit e devijuar nė besim. Sa herė qė ndonjė popull devijonte, menjėherė u dėrgohej thirrėsi i tyre, e shpeshherė ndodhte qė tė dėrgoheshin mė shumė se njė profet nė njė kohė tek popuj tė ndryshėm, e disa herė edhe tek njė popull. Kėshtu vazhdoi ky sunet, derisa Allahu dėrgoi profetin e fundit, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem, me tė cilin mbylli mesazhin e profecisė. Ai ishte vula e tėrė profetėve dhe udhėzues e qortues pėr mbarė botėn deri Ditėn e Gjykimit.

Por, pasi njerėzit gjithmonė mashtrohen pas dyshimeve dhe epsheve, Allahu, pas vdekjes sė Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem, thirrjen nė fe tė tij ua la obligim tė gjithė besimtarėve.

Pėr kėtė, Allahu thotė nė Kur’an: “Thuaj kjo ėshtė rruga ime - feja - me tė cilėn thėrras pėr tek Zoti im, unė dhe ata qė mė pasojnė mua...” (S: Jusuf, 108). Kurse i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem, na thotė: “Transmetoni nga unė qoftė vetėm njė ajet...” (Buhariu, nr. 3461). Kėshtu qė, nga ky ajet dhe hadith i lartpėrmendur, dhe nga shumė tė tjerė, kuptojmė se thirrja nė rrugėn e Allahut ėshtė obligim i besimtarėve, i cili mbetet i gjallė derisa tė ekzistojė feja e Zotit. Mirėpo, ajo ėshtė obligim publik (farz kifaje), tė cilin, nėse disa besimtarė e kryejnė, tė tjerėt lirohen nga pėrgjegjėsia. Pėr kėtė Allahu thotė: “Le tė jetė njė grup prej jush qė tė thėrrasė pėr tek e mira, tė urdhėrojė pėr vepra tė mira dhe tė ndalojė nga tė kėqijat” (S. Ali Imran, 104). Por, nėse ky grup nuk e kryen kėtė detyrė siē duhet, atėherė duhet tė mobilizohen edhe tė tjerė, qė t’ia dalin mbanė detyrės.

Daveja nuk ka mėnyrė tė caktuar qė lipset ndjekur patjetėr, ose pėrndryshe nuk pranohet. Mėnyrat e saj janė dinamike dhe mund tė ndryshojnė sipas situatės dhe arsyeve. Nėse i mėson njė ajet njė tjetri, ke bėrė dave; nėse mėson njė hadith dhe pastaj ia tregon njė tjetri, je thirrės; nėse e mėson fėmijėn, gruan, nxėnėsin tėnd, je duke kryer obligimin. Por daven secili e ka obligim aq sa ka mundėsi, qofshin ato mundėsi ekonomike, fizike, pėrgatitje shkencore etj.


Qėllimet e davetit:


Pa dyshim ato janė shumė dhe tė ndryshme, por mė kryesoret qė besimtari duhet t’i ketė patjetėr parasysh dhe t’i ketė prioritet tė tij janė dy:

1- Njohja e Allahut. T'ua mėsojmė tė tjerėve obligimet tona ndaj Allahut si dhe ēfarė shpėrblimi na pret nėse i kryejmė kėto obligime.

2- Pėrhapja e mirėsive mes besimtarėve dhe zvogėlimi i sherrit.

Kėto janė dy prioritetet kryesore qė duhet tė ketė parasysh ēdo thirrės.


Kushtet e davetit:

Ato janė pesė:

1- Lėnda nė tė cilėn thėrret, Islami.

2- Thirrėsi

3-I thirruri

4- Metoda (menhexhi) qė ndjek nė thirrje.

5- Sjellja e thirrėsit me atė qė e thėrret nė momentin e thirrjes.

Kėto janė kushtet qė duhen patur parasysh nė davet; sa mė tė plota tė jenė ato, aq mė i suksesshėm ėshtė daveti dhe rezultatet do tė jenė mė pozitive. Por, nga kėto tė pestat mė kryesoret janė dy prej tyre: thirrėsi dhe i thirruri.


Thirrėsi:

Thirrėsi ėshtė zėvendėsi i tė Dėrguarit, salAllahu alejhi ue selem, i cili kryen detyrėn e tij tė shenjtė. Andaj, pėr tė patur sukses nė kėtė mision duhet patjetėr tė jetė njeri i zgjedhur, ashtu siē ishin tė zgjedhur edhe tė Dėrguarit.


Cilėsitė e thirrėsit:

1- Devotshmėria dhe sinqeriteti:

Thirrja islame nuk ėshtė si ato tjerat. Ajo, nėse nuk ngrihet mbi sinqeritetin e thirrėsit, nuk ka sukses, ndėrsa thirrjet e tjera, qofshin ato religjioze, filozofike, partiake, ideologjike etj. ngrihen edhe mbi mashtrime dhe mbi gėnjeshtra, dyfaqėsi dhe dyfytyrėsi. Edhe pse duket se kėto tė fundit janė tė suksesshme, kjo s’nėnkupton aspak se janė triumfuese dhe frytdhėnėse, sepse, pavarėsisht se ndodh tė kenė rezultate, kėto rezultate janė mashtrim i kėsaj bote, e nė botėn tjetėr i pret dėnimi. Sa mė e madhe tė jetė devotshmėria aq mė i madh do tė jetė edhe rezultati.

2- Dituria dhe fikhu:

Allahu thotė: “Thuaj: kjo ėshtė rruga ime - feja - me tė cilėn thėrras me syēelėti pėr tek Zoti im, unė dhe ata qė mė pasojnė mua...” (S: Jusuf, 108).

Nuk mjafton vetėm devotshmėria pėr arritje tė suksesi, duhet patjetėr tė ketė dituri nė atė qė thėrret dhe tė jetė largpamės. Nė ajetin e lartpėrmendur ceket fjala (besiireh), e cila, sipas dijetarėve, nuk ka kuptimin vetėm dituri, por diē mė shumė se ajo. Ata komentojnė se ajo, d.m.th., tė paturit e diturisė, e planeve afatshkurta dhe afatgjata, nėnkupton nevojėn e tė kuptuarit tė qėllimit tė fundmė tė daves, dobitė dhe rezultatet e saj... Ndėrsa Ibėn Tejmie thotė: (besiireh), do tė thotė: tė kesh dituri, butėsi dhe durim. Dituria vjen para daves, butėsia gjatė daves, kurse durimi pas daves” (Mexhmul fetava: 28/137).

3-Durimi:

Dituria ėshtė shkaku i suksesit, mirėpo durimi ėshtė arma pėrmes tė cilės thirrėsi mund tė realizojė misionin e tij. Kėshtu qė, kush dėshiron tė fitojė betejėn e tij pa u armatosur, le ta dijė se nuk do ta arrijė kurrė qėllimin e tij. Allahu tregon se si e kėshilloi Lukmani djalin e tij duke i thėnė: “Urdhėro nė tė mirė dhe ndalo nga e keqja dhe duro nga ajo qė tė godet”. S. Lukman, 17. Pasi ai e dinte se pas daves, prirja e natyrshme e njerėzve ėshtė qė tė shfaqin fillimisht jo pak kundėrshti ndaj asaj qė i parashtron thirrja, arsye pėr tė cilėn lipset treguar durim.

4- Falja e gabimeve tė tė tjerėve dhe mos hidhėrimi me ta:

Natyrshmėria e dhuruar posaēėrisht pėr njeriun prej Allahut, ėshtė qė thirrėsit tė kenė armiq tė cilėt do tė shpifin ndaj tyre dhe do t’i armiqėsojnė ata. Por, ai duhet patjetėr t'ua falė gabimet qė tė tjerėt bėjnė ndaj tij. Nėse ua falė gabimet ndaj tij, atėherė kjo do tė vėrtetojė te tė tjerėt se ai nuk hakmerret pėr vete, nuk hidhėrohet pėr veten e tij, por edhe hidhėrimi i tij bėhet pėr Allahun e jo diē tjetėr. Kjo tregon prej tij sinqeritet nė thirrje sepse nuk i intereson vetja e tij, por ajo qė i intereson ėshtė arritja e shpėrblimit tek Zoti dhe dhėnia mundėsi tė tjerėve qė ta njohin Atė.

Ky veprim, sė bashku me atė para tij, pra durimin, janė fshehtėsia e vazhdimit nė dave dhe mos ndėrprerja e saj. Sepse, nėse sa herė qė fyhesh, shpifet ndaj teje dhe kundėrshtohesh, gjithmonė hidhėrohesh me ta, atėherė kurrė nuk do tė jesh i qetė dhe i disponuar nė kėtė mision.

5- Modestia dhe pėrzierja mė njerėzit e mos izolimi nga ta:

I Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem, pėrzihej me njerėz, i vizitonte tė sėmurėt, i pėrcillte xhenazet, i martonte njerėzit, u ndihmonte tė varfėrve etj. Sa ishte nė Mekė para shpėrnguljes, i vizitonte haxhilerėt nėpėr shatorret e tyre dhe u parashtronte Islamin.

Ishte i thjeshtė dhe s’nėnēmonte askėnd, rrinte me tė gjithė dhe bisedonte me ta. Ishte shok i mirė me kėdo qė takohej, qoftė edhe me atė qė takonte pėr herė tė parė, bisedonte me ta aq hapur dhe tregonte aq respekt, sa secili prej tyre mendonte se ai ėshtė shoku mė i mirė i tė Dėrguarit, salAllahu alejhi ue selem. Ai nė njė hadith thotė: “Kush bėhet modest, pėr hir tė Allahut, Allahu do ta ngrejė” (Ahmedi dhe Muslimi nr. 91).

6- Edukata dhe morali:

Ai qė nuk ka etikė, qė nuk ėshtė i ndershėm, nuk mund tė jetė assesi thirrės, nuk mund t’i pėrmirėsojė tjerėt kur ka nevojė vetė pėr pėrmirėsim. Etika ėshtė kurora e thirrėsit, pa tė nuk mund ta meritojė nderin thirrės. Allahu tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, e dėrgoi me gradėn mė tė lartė tė moralit, e megjithatė, ia kujtoi rėndėsinė e mirėsjelljes duke i thėnė: “E sikur tė ishe i vrazhdėt dhe zemėrfortė, ata do tė largoheshin prej teje...” (S. Ali Imran, 159). Thirrėsi pa etikė nuk mund tė ndikojė assesi te tjerėt sepse sjellja, punėt dhe respekti janė daveti mė i madh dhe mė i suksesshėm sesa vetė fjala.

Kėto janė ndėr vetitė mė kryesore qė duhet tė ketė parasysh thirrėsi nė kohėn tonė.


I thirruri nė fe dhe rėndėsia e njohjes sė tij:

Ky person - i thirruri - ėshtė kushti mė i rėndėsishėm nga tė gjitha kushtet e daves. Kjo, sepse daveti nuk ėshtė ngritur dhe obliguar pėr diē tjetėr vetėm se pėr shkak tė tij, qė tė pėrfitojė dhe tė kthehet tek e vėrteta. Kjo ėshtė arsyeja pse duhet kushtuar atij rėndėsi, duhet studiuar gjendjen e tij, sjellja me tė etj.

Ėshtė ēmenduri tė mendosh se mjafton vetėm thėnia e fjalės tjetrit, futja nė vesh asaj qė thirrėsi do, duke mos u interesuar pėr gjendjen e tjetrit, rrethanat nė tė cilat ai ėshtė, a e ka kuptuar si duhet apo jo...

Ėshtė gabim qė njė thirrės tė mėsojė njė fjalim tė caktuar pėrmendėsh e pastaj ta pėrdor atė nė ēdo vend, me ēdo lloj njeriu dhe nė ēdo situatė, duke mos i interesuar aspak shkalla e tyre e besimit, diturisė, mentalitetit, moshės apo gjėra tjera.

Thirrėsi duhet patjetėr tė ketė parasysh disa aspekte lidhur me personin tė cilit i komunikon fenė e Zotit dhe e thėrret nė tė. Ndėr tė tjera janė edhe kėto:

1- Tė ketė parasysh natyrat e ndryshme tė njerėzve. Kjo pėr arsye se ēdo njeri ka natyrėn e tij. Prej tyre ka shumė tė menēur, mesatarė etj. Ka tė civilizuar dhe jo tė tillė. Ka tė tillė qė ndikohen me tregime inkurajuese e tė tjerė kėrcėnuese... Andaj urtėsi e thirrėsit ėshtė qė t’i ketė parasysh kėto dallime dhe t’ia pėrshtatė fjalimin secilit njeri ashtu siē duhet.

2- Tė ketė parasysh gjendjet e tyre tė imanit.

Pra, duhet ditur sė pari ēfarė feje i takon, nėse ėshtė mysliman, ēfarė shkalle besimi ka njeriu qė i flet, a ėshtė fillestar apo i rishtuar, a ėshtė prej atyre qė falen apo jo.

3- Njohja e gjendjeve tė tyre shpirtėrore, gjendjet e rėnda personale, dhe nevojat mė tė rėndėsishme. Nėse dikujt i ka ndodhur ndonjė fatkeqėsi, e ka kapluar varfėria, aq sa femrat e familjes sė tij nuk kanė petka pėr ta mbuluar trupin sipas rregullave fetare, atėherė nuk ėshtė urtėsi e as thirrje qė tė ngrihemi dhe t’u tregojmė se njė gjė e tillė ėshtė mėkat. Kjo s’ėshtė dave, por nė kėtė rast obligim dhe thirrje me vend ėshtė t’u sigurojmė rroba me tė cilat do tė mbuloheshin siē duhet. Kjo ndihmė me vend do tė ishte shumė mė efektive pėr ta dhe do tė mjaftonte mė tepėr se t’u flisje disa ditė apo javė tė tėra.

4-Duhet patur parasysh zakonet e tyre

Ato zakone qė s’janė pjesė e fesė, e as tė dėmshme pėr tė, atėherė s’ka dyshim qė janė tė lejuara dhe nuk kemi nevojė tė debatojmė pėr to.

Kurse ne jemi duke folur pėr traditat qė janė bėrė pjesė e fesė sė tyre, apo ato qė nuk janė tė tilla por megjithatė janė tė dėmshme.

Nė kėtė rast duhet treguar shumė maturi dhe duhet bėrė ndryshime shumė ngadalė. Ato janė shumė tė rrezikshme pėr ta humbur thirrėsi imazhin e tij tė mirė te populli nėse u shpall luftė haptas kėtyre zakoneve. Kjo nuk nėnkupton kėnaqjen me ato zakone, nėnshtrimin ndaj tyre apo tė punuarit e tyre. Jo, kjo nuk duhet tė ndodhė. Por duhet sė pari mos t’i kundėrshtojė haptas, por as mos t’i lavdėrojė ato, pra tė jetė neutral pėr aq kohė sa ta gjykojė tė arsyeshme vetė thirrėsi. Pra, nėse nuk mund t’i kundėrshtojė ato, atėherė tė mos flasė mirė pėr to.

Kjo ėshtė pika ku shumica e thirrėsve kanė dėshtuar, edhe pse kanė qenė shumė tė aftė, tė shkolluar, tė zellshėm etj. Lusim Allahun ta udhėzojė ēdo thirrės qė dėshiron sinqerisht tė kontribuojė nė rrugėn e tė dėrguarve dhe detyrėn e marrė mbi supe ta ēojė nė vend si duhet..


NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi