Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Vjeshta, keshillat si te mbrohemi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vjeshta, keshillat si te mbrohemi

Mesazh nga Beli prej Tue Sep 22, 2009 3:00 pm

Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqėsisht shumė prej nesh nuk janė tė gatshėm pėr ta pritur buzagaz. Shumė ndihen tė lodhur, tė tjerė nė depresion e disa tė tjerė akoma sėmuren nė mėnyrė tė pashpjegueshme dhe tė pėrsėritur. Atėherė, ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė qenė nė formė njėlloj si nė verė? E rėndėsishme ėshtė tė ndjekim disa kėshilla tė thjeshta dhe praktike. Ja se ēfarė sugjerojnė mjekėt.

Ēfarė ndodh nė vjeshtė?

Gjatė stinės sė vjeshtės ditėt shkurtohen nė mėnyrė progresive, temperatura ulet ndjeshėm, njerėzit janė mė tė predispozuar pėr tė kaluar mė shumė kohė nė vende tė mbyllura dhe tė ekspozohen gjithmonė e mė pak nė diell.

Cilat janė efektet e njė ekspozimi mė tė vogėl ndaj dritės sė diellit?

Ekspozimi i gjatė ndaj dritės sė diellit vė nė lėvizje nė organizmin tonė njė nga mekanizmat mė kompleksė tė lidhur me prodhimin e serotoninės, njė substancė e rėndėsishme qė kur prodhohet nė sasi tė mėdha, na bėn tė ndihemi energjikė, me humor tė mirė dhe tė ngrohtė. Ja pėrse nė stinėn e verės ėshtė mė e lehtė tė ndihesh mė nė formė. Ky ėshtė edhe shkaku qė nė stinėn e vjeshtės shumė tė tjerė ndihen tė lodhur, pa energji dhe humor pėr tė pėrballuar ditėn. Duke u reduktuar orėt e ekspozimit nė diell, reduktohet edhe prodhimi i serotoninės. Po flasim pėr tė famshmen SAD (Seasonal Affective Disorder), quajtur ndryshe depresioni sezonal.

Melatonia dhe gjumi

Ėshtė njė tjetėr mekanizėm qė kontribuon nė “ushqyerjen” e depresionit sezonal. Gjatė ditėve tipike me shi tė vjeshtės, drita reduktohet ndjeshėm dhe truri ynė reagon duke prodhuar hormonin e qetėsisė dhe gjumit, melatoninėn. Kjo e fundit prodhohet nė sasi tė mėdha nėse jemi tė lodhur dhe kemi nevojė pėr tė fjetur e pėr t‘u ēlodhur. Problemi lind nė momentin qė pėr shkak tė punės dhe impenjimeve tė pėrditshme, nuk ėshtė e mundur tė flesh, por ke nevojė pėr vėmendje dhe dinamizėm. Nė kėtė kontekst ėshtė e thjeshtė tė ndihemi nervozė, pa humor dhe shumė tė lodhur.

Depresioni sezonal

Xhenseni ėshtė bima mė e njohur pėr efektet e saj pozitive dhe energjike. Kjo bimė ėshtė mė e preferuar pėr t‘u pėrdorur gjatė ndėrrimit tė stinėve, dhe vepron shumė shpejt duke na dhėnė forcė e na bėn tė ndihemi mirė. Momenti mė i mirė pėr ta pėrdorur ėshtė mėngjesi, por nėse ėshtė e nevojshme mund tė pėrdoret edhe nė drekė. Mirė ėshtė tė pihen njė deri nė tre gota nė ditė.

Grifonia, bima e humorit tė mirė

Njė tjetėr bimė e domosdoshme nė vjeshtė ėshtė ajo qė njihet me emrin shkencor Grifonia, e cila ka nisur tė pėrdoret gjithmonė e mė shumė kėto vitet e fundit, duke parė efektet pozitive qė ka mbi humorin tonė. Nė tė vėrtetė, ajo ėshtė shumė e pasur me 5HTP, njė aminoacid qė trupi ynė arrin ta kthejė nė serotoninė. Ajo kėshillohet pėr tė gjithė ata qė ndihen nervozė, jo tė qetė dhe pa humor. Gjendet nė farmaci nė formėn e kapsulave. Doza e kėshilluar ėshtė njė kapsulė nė mėngjes dhe njė nė mbrėmje.

Vjeshta, sezoni i masave mbrojtėse

Vjeshta ėshtė edhe stina kur shumė njerėz fillojnė tė ndėrmarrin masat mbrojtėse para stinės sė ftohtė tė dimrit. Ulja e temperaturave shton mundėsitė pėr t‘u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Tė mbrohesh” nė kėtė rast do tė thotė ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa mė eficent, pėr tė qenė mė tė fortė dhe mė tė gatshėm pėr t‘u mbrojtur.

Stresi dhe sistemi imunitar

Njė nga faktorėt qė mė shumė se tė tjerėt ul mbrojtjen natyrale tė organizmit ėshtė stresi, ku bėn pjesė si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumė njerėz as qė e mendojnė se edhe njė stėrvitje e sforcuar mund tė provokojė stres nė organizėm dhe tė ulė sistemin imunitar. Pothuajse gjithė bota ėshtė dakord me faktin se sporti na ndihmon tė kemi njė shėndet mė tė mirė, por ėshtė vėrtetuar se ėshtė i nevojshėm njė aktivitet sportiv jo i sforcuar, si shėtitje, joga, not dhe kėrcim. Njė aktivitet i moderuar sportiv mund tė pėrmirėsojė qarkullim e gjakut, tonifikojė muskulin kardiak, t‘i japė mė shumė oksigjen organizmit dhe tė shkarkojė stresin motiv. Sigurisht, edhe njė ushqyerje jo korrekte dhe e pashėndetshme mund tė dobėsojė funksionin e sistemit imunitar. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė dihet se njė ushqyerje e shėndetshme duhet tė pėrshtatet me stilin e jetesės, me llojin e punės qė bėjmė, moshėn dhe sezonin. Dihet qė nevojat ushqimore janė tė ndryshme nė periudha tė ndryshme tė jetės, ashtu siē janė tė ndryshme nė stinė tė ndryshme. Megjithatė, rregulli i pėrbashkėt ėshtė: shumė fruta, perime jeshile dhe ushqime tė freskėta.

Masat pėr tė forcuar sistemin imunitar

Me njė sistem korrekt ushqyerjeje dhe me njė administrim tė mirė tė stresit, do tė jeni vėrtet nė gjendje ta pėrballoni sa mė mirė stinėn e vjeshtės dhe dimrit.

Bashkė me gjethet bien edhe flokėt

Gjatė vjeshtės ėshtė vėnė re se kemi njė rėnie mė tė madhe tė flokut, krahasuar me muajt e tjerė tė vitit. Ky proces qė prek gjithė qeniet njerėzore, nė kėtė periudhė manifestohet edhe te gjitarėt qė kanė qime nė trup. Megjithatė, nė disa raste vihet re njė rėnie jashtė normave tė lejuara, ndaj ėshtė e nevojshme tė ndėrhyhet pėr ta parandaluar. Mjetet natyrale qė veprojnė shpejt, ushqejnė dhe mbrojnė flokun janė ato tė pasura me vitaminat e grupit B. Mė i mirė ėshtė meli, qė prej kohėsh pėrdoret kundėr rėnies sė flokėve. Kapsulat me pėrmbajtje tė tilla ėshtė mirė tė pihen 2 ose 3 herė nė ditė. Edhe shampot me tė njėjtin pėrbėrės mund tė pėrdoren pėr njė kohė tė pėrcaktuar nga mjeku.

Beli
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 4446
Age : 28
Registration date : 22/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi