Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Botė

4 posters

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtė

Botė Empty Botė

Mesazh nga sam1r Wed Sep 23, 2009 5:04 am

Kėtu mund tė informoheni pėr lajmet me tė reja nga e gjithė Bota
sam1r
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 34
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga sam1r Fri Sep 25, 2009 6:08 pm

Botė 1786
Bin Laden u kėrcėnohet evropianėve
Osama bin Laden u bėnė thirrje vendeve evropiane qė t'i tėrheqin trupat e tyre nga Afganistani.
E premte, 25 Shtator 2009 23:35
Reklam

Nė njė audio mesazh, qė pretendohet tė jetė i kreut tė Al Kaidės, Osama bin Laden, u bėhet thirrje vendeve evropiane qė t'i tėrheqin trupat e tyre nga Afganistani.

Mesazhi qė u shfaq sot nė faqet e internetit, thotė se Evropa e mbart pėrgjegjėsinė pėr bombardimet e NATO-s ndaj civilėve nė Afganistan, dhe se Al Kaida do tė punojė kundėr "shtypėsve nė emėr tė tė shtypurve".

Publikimi i kėtij mesazhi tė ri u bė vetėm dy ditė para zgjedhjeve nė Gjermani.

Javėn e kaluar, Al Kaida postoi tre mesazhe nė gjermanishte, duke i paralajmėruar votuesit gjermanė qė ta ndryshojnė qeverinė e tyre dhe t'i tėrheqin trupat nga Afganistani
sam1r
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 34
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga jetaaa Sun Sep 27, 2009 9:54 am

Nga tajfuni nė Filipine mbi 140 viktima


Mbi 140 persona humbėn jetėn ose llogariten si tė zhdukur si pasojė e tajfunit ‘Ketsana’, i cili goditi Filipinet duke shkaktuar tė reshura tė shiut, pėrmbytje dhe rrėshqitje tė dheut, njoftuan mediat amerikane. Nė kryeqytetin Manila tė reshurat e shiut kanė thyer tė gjitha rekordet e 40 viteve tė fundit. Lumenjtė dolėn nga shtrati duke shkaktuar fundosjen e mijėra shtėpive. Janė anuluar fluturimet e brendshme dhe ato ndėrkombėtare. Mijėra persona janė evakuuar nga policia dhe njėsitė ushtarake kryesisht nga kulmet e shtėpive dhe autobusėve. Tajfuni ‘Ketsana’ pėr momentin lėviz me shpejtėsi prej 40 kilometrash nė orė mbi detin jugor-kinez drejt bregdetit tė Vietnamit.


jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga jetaaa Sun Sep 27, 2009 9:57 am

Zhvillohen zgjedhjet parlamentare nė Gjermani


Nė Gjermani sot po mbahen zgjedhjet e pėrgjithshme nė tė cilat rreth 62.2 milionė gjerman me tė drejtė vote do tė vendosin mes Partisė Demokristiane dhe Partisė socialdemokrate. Hulumtimet e opinionit tregojnė se kancelarja Angela Merkel, do ta fitoj edhe njė mandat, por ende ėshtė e paqartė nėse partia e saj, Partia Demokristiane do tė arrij tė fitoj numrin e mjaftueshėm tė votave, qė tė mos ketė nevojė pėr partnerin aktual tė koalicionit qeverisės, Partinė Social Demokrate, tė udhėhequr nga Frank Valter Shtanjmajer, aktualisht ministėr i jashtėm nė qeverinė e Merkelit. Gjatė zgjedhjeve, janė shtuar masat e sigurisė, pėr shkak tė disa kėrcėnimeve nga ana e Al-Kaidės, nėpėrmjet tė videove, nėse votuesit e mbėshtesin qeverinė, e cila premton t’i mbajė trupat nė Afganistan.

jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:28 am

Filipine: 40 tė vdekur nga vėrshimet
Zyrtarėt thanė se tė paktėn 40 njerėz e kanė humbur jetėn pasi stuhia tropikale Ketsana pėr 12 orė solli mbi 40 centimetra shi nė njė metėr katror nė kryeqytetin e Filipineve, Manila.
Njė zyrtar lokal tha se ujėrat e rrėmbyera dhe rrėshqitja e dheut kanė shkaktuar vdekjen e 35 njerėzve nė provincėn e afėrt Rizal, ndėrsa viktimat tjera janė regjistruar nė Manila.

Ekspertėt thanė se sasia e madhe e shiut e ka tejkaluar mesataren e shiut qė bie gjatė tėrė muajit shtator. /REL/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:28 am

Izraeli kėrkon sanksione tė forta ndaj Iranit
Izraeli ka bėrė thirrje pėr reagim tė qartė nga perėndimi pas bėrjes ditur tė faktit se Irani po ndėrtonte njė uzinė tė dytė bėrthamore.
Ministri i Jashtėm izraelit, Avigdor Lieberman, tha se kjo tregonte se Irani donte tė zhvillonte armė bėrthamore. Ai tha se Izareli gjithmonė nuk ka besuar pretendimin iranian se ata kanė vetėm njė program bėrthamor paqėsor.

Izraeli tani po kėrkon pėr sanksione tė forta ndėrkombėtare duke shpresuar se edhe Rusia dhe Kina mund tė bien dakord pas njoftimit pėr uzinėn sekrete.

Dhe nėse sanksionet nuk kane efekt, autoritetet izraelite vėnė nė dukje fjalimin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu nė OKB kėtė javė. Ai foli pėr rrezikun mė tė madh qė i kanosej qėnis njerėzore qė ėshtė, siē u shpreh ai, martesa e fundamentalizmit fetar me armė tė shkatėrrimit nė masė.

Irani thotė se nuk kėrkon armė bėrthamore dhe shtoi se uzina e re pranė Qom-it po prodhon energji elektrike. /bbc/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:28 am

Obama: Jam i hapur pėr dialog thelbėsor me Iranin
Presidenti amerikan, Barack Obama tha se ai ėshtė i hapur pėr njė dialog thelbėsor me Iranin, pavarėsisht asaj qė ai e cilėsoi si “prirje shqetėsuese mashtrimesh nga Irani” pėr programin bėrthamor.
Tė premten presidenti amerikan dhe udhėheqėsit francezė e britanikė thanė se Teherani kishte disa vjet qė po ndėrtonte fshehurazi njė impiant tė dytė bėrthamor.

Tė shtunėn nė fjalimin e tij tė pėrjavshėm nė radio, Obama tha se Irani duhet tė bashkėpunojė plotėsisht me Agjencinė Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike dhe tė provojė se impianti i dytė qė po ndėrton ka synime paqėsore.

Presidenti amerikan tha se gjithė vendet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit e kanė bėrė tė qartė se Irani duhet tė pėrmbushė plotėsisht pėrgjegjėsitė e tij, ose pėrndryshe do tė pėrballet me sanksione dhe izolim tė mėtejshėm.

Obama tha se impianti i ri bėrthamor i bėn edhe mė urgjente bisedimet ndėrkombėtare me Iranin tė planifikuara pėr tė filluar mė 1 tetor. /VoA/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:29 am

Mbahen zgjedhjet parlamentare nė Gjermani
Rreth 62 milionė qytetarė janė thirrur kėtė tė diel nė Gjermani tė zgjedhin parlamentin e ri tė vendit.
Kancelarja dhe Kryetarja e CDU-sė Angela Merkel pėrpiqet qė t`i japė fund koalicionit tė madh me socialdemokratėt dhe nė vend tė saj tė krijojė njė aleancė qeverisėse me liberalėt.

Kandidati socialdemokrat pėr kancelar Frank -Walter Steinmeier foli i bindur se do tė mund ta bėjė tė dėshtojė njė koalicion tė tillė mes kristiandemokratėve dhe liberalėve.

Pėr rreth 600 vende deputetėsh nė parlament konkurrojnė mė shumė se 3500 kandidatė nga 28 parti, ndėrsa rezultatet paraprake zyrtare pritet tė jepen pas mesnatės /dw/telegrafi/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:29 am

Ahmadinejad Goditje pėr Perėndimin
Lajmin pėr ndėrtimin e njė impianti tė dytė bėrthamor, presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, e ka komentuar si njė “goditje e rėndė pėr Perėndimin”.
“Situata po merr njė kthesė tė tillė sa ata po pendohen pėr ato ēfarė kanė thėnė”, ėshtė shprehur presidenti iranian, duke u kthyer nė vendin e tij pas udhėtimit nė OKB.

“Mund tė vazhdojnė tė pėrdorin kėtė ēėshtje kundėr Iranit nėpėrmjet mediave, por ishte njė goditje e fortė pėr arrogancėn e tyre”, shtoi lideri iranian. /tch/telegrafi/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:29 am

Irani teston raketėn me rreze tė gjatė veprimi
Irani thotė se tė hėnėn do tė zhvillojė testimin tė raketės, pėr tė cilėn analistėt e mbrojtjes thonė se ėshtė e aftė, qė t’i arrijė bazat izraelite dhe ato tė Shteteve tė Bashkuara nė rajonin e Gjirit.
Radioja shtetėrore iraniane, njoftoi se raketat tokė-tokė, Shahab 3, do tė testohen nga Garda Revolucionare.

Sot mė herėt gjatė ditės, Irani ka lansuar dy raketa me rreze tė shkurtėr veprimi, nė kuadėr tė ushtrimeve ushtarake.

Kėto lansime u bėnė nė periudhėn e rritjes sė tensioneve ndėrmjet Iranit dhe Perėndimit, pasi Teherani, nė fillim tė kėsaj jave, shpalli se po e ndėrtonte edhe centralin e dytė pėr pasurimin e uraniumit. /rel/telegrafi/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:29 am

OSBE/ODIHR kritikon zgjedhjet e BE-sė
OSBE/ODIHR ka publikuar raportin pėrfundimtar mbi zgjedhjet evropiane qė u zhvilluan nė 27 vende anėtare tė BE-se nga data 4 deri mė 7 qershor 2009.
Nė raport vlerėsohet se nė tėrėsi, nė vendet e Bashkimit Evropian ka mungesė tė harmonizimit tė kritereve pėr kandidatėt. Disa shtete evropiane, nga ana tjetėr, kanė mangėsi pėr masat qė lejojnė pjesėmarrjen e kandidatėve tė veēantė nė zgjedhjet evropiane. Raporti tregon se nuk ėshtė respektuar e drejta pėr tė votuar nga tė burgosurit dhe rezidentėt e BE-sė qė nuk kanė shtetėsi tė ndonjė vendi anėtar.

Angazhimet e OSBE-sė nuk janė pėrmbushur sa i takon masave pėr garantimin e aksesit tė duhur e bashkėpunues pėr vėzhguesit e huaj apo vendas. Nė raportin pėr zgjedhjet evropiane shprehet shqetėsimi dhe pėr mungesėn e mundėsisė pėr tė apeluar nė njė gjykatė vendimin qė lidhet me rezultatin zgjedhor nė disa prej shteteve anėtare.

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian nė emėr tė 27 vendeve anėtare ka pėrshėndetur raportin e vėzhguesve dhe angazhohet pėr pėrmirėsime tė nevojshme nė pėrputhje me rekomandimet e bėra nė raport nga OSBE/ODIHR. /tch/telegrafi/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:29 am

Filipinet kėrkojnė ndihmė pas tajfunit
Filipinet kanė bėrė apel pėr ndihmė ndėrkombėtare pasi kryeqyteti Manila pėrjetoi disa nga pėrmbytjet mė tė rėnda pėr 40 vjet tė shkaktuar nga tajfuni Ketsana, ku thuhet se kanė humbur jetėn tė paktėn 72 njerėz.
Qeveria thotė se mė shumė se katėr mijė vetė janė shpėtuar deri mė tani dhe njė ēerek milioni tjetėr janė zhvendosur nga pėrmbytjet dhe rrėshqitjet e tokės.

Filipinet kanė kėrkuar ndihmė nga SHBA dhe agjencitė e ndihmave tė OKB-sė qė po dėrgojnė ushqime, ujė dhe veshje. /bbc/telegrafi/.
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:30 am

Unioni dhe liberalėt fitojnė nė Gjermani
Unioni kristiandemokrat dhe kristiansocial (CDU/CSU) dhe Partia liberale (FDP), kanė fituar shumicėn e mjaftueshme pėr krijimin e njė koalicioni tė ri qeveritar nė Gjermani.
Unioni CDU/CSU ka fituar rreth 34 % tė votave qė ėshtė rezultati mė i dobėt nė 60 vitet e fundit. Liberalėt me rreth 15 % kanė shėnuar njė prej rezultateve mė tė mira dhe i siguruan kancelares Angela Merkel mbetjen nė postin e tanishėm.

Kryetarja e CDU-sė, Angela Merkel, dhe lideri i liberalėve Guido Westerwelle, deklaruan se janė tė gatshėm pėr krijimin e koalicionit tė ri qeveritar. Sipas llogaritjeve tė deritanishme, kėto parti do tė kenė 331 mandate nė Bundestag.

Partia socialdemokrate (SPD) ka shėnuar rezultatin mė tė dobėt nė historinė e zgjedhjeve parlamentare nė Gjermani. Socialdemokratėt e kandidatit pėr kancelar Frank - Walter Steinmeier kanė fituar rreth 23 % tė votave.

E Majta doli partia e katėrt nė Bundestag me rreth 12 %, ndėrsa ekologjistėt janė partia e pestė pėr nga numri i votave me mbi 10 %.

Tė gjitha kėto parti sė bashku do tė kenė 291 mandate. Pjesėmarrja nė zgjedhje ishte nė nivelin mė tė ulėt qė prej themelimit tė Republikės Federale tė Gjermanisė (nė vitin 1949), me vetėm 72 %. /dw/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:30 am

Portugali: Socialistėt humbasin shumicėn absolute
Nė zgjedhjet parlamentare nė Portugali socialistėt nė pushtet kanė humbur shumicėn absolute, por vazhdojnė tė mbeten forca mė e fuqishme politike nė vend.
Pas numėrimit tė pothuajse tė gjitha votave, Partia Socialiste e kryeministrit Jose Socrates ka fituar 36,5 % tė votave qė do tė thotė 8,5 % mė pak se nė zgjedhjet e kaluara.

Koordinatori i fushatės elektorale tė socialistėve dhe njėkohėsisht ministėr i punės, Jose Vieira da Silva deklaroi se: "Fitorja e Partisė Socialiste ėshtė njė fitore e qartė. Nė debatin demokratik nuk do tė duhej nė asnjė mėnyrė qė kėsaj fitore t'i ulet rėndėsia. Portugezėt ishin thirru tė zgjedhin dhe ata dhanė votėn e tyre", tha da Silva.

Socialdemokratėt me orientim konservativ nuk arritėn tė pėrmirėsojnė rezultatin e tyre dhe fituan vetėm 29 % tė votave. Dy aleanca tė majta fituan pėrkatėsisht 10% dhe 8 % tė votave tė pėrgjithshme. /DW/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:30 am

Pėrleshje mes policisė izraelite dhe palestinezėve
Policia izraelite u pėrlesh me palestinezėt tė dielėn pasi pėrpiqej tė qetėsonte njė tjetėr pėrplasje nė njė vend tė shenjtė nė Qytetin e Vjetėr tė Jerusalemit.
Dėshmitarėt thonė se policia pėrdori granata me efekte paralizuese pėr tė shpėrndarė rreth 150 palestinezė qė gjuanin me gurė turistėt dhe policinė.

Pėrleshjet filluan pasi njė grup turistėsh francezė hynė nė njė vend tė shenjtė si pėr hebrenjtė ashtu edhe pėr myslimanėt.

Policia tha se 9 policė dhe 13 palestinezė u plagosėn lehtė. Tetė veta u arrestuan.

Policia izraelite tha se dhuna ishte pėrpjekje pėr tė prishur qetėsinė para Jom Kipurit, dita mė e shenjtė e kalendarit hebraik.

Ushtria tha se pėr shkak tė arsyeve tė sigurisė, po bllokon kufirin e Izraelit me Bregun Perėndimor deri nesėr nė darkė. /VoA/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:30 am

Ngrohja globale po ndodh mė shpejt
Njė studim i ri pėr ndryshimet klimatike thotė se njė rritje katastrofike prej katėr gradėsh nė temperaturat globale ka gjasa tė ndodh gjatės jetės sė shumė njerėzve.
Studimi ėshtė hartuar nga njė prej organizmave kryesorė qė monitoron ndryshimin e klimės, Qendra Hadley nė Britani.

Ky parashikim i fundit e sjell perspektivėn e ndryshimeve shkatėrruese edhe mė pranė.

Njė rritje e temperaturės mesatare deri nė 2050 do tė sjell njė rritje prej 10 gradėsh celsius, apo mė shumė nė disa zona si Arktiku dhe Afrika.

Kjo do tė thotė njė rėnie e thellė e shirave nė disa zona, pėrmbytje nė zona tė tjera dhe shfarosje tė gati mbi gjysmės sė specieve dhe bimėve tė botės.

Njė arsye pėr kėtė rritje tė shpejtė ėshtė prova e re pėrsa i takon pasojave tė cikleve reaguese. Teksa rriten temperatuarat, lėshohet mė shumė dioksid karboni nga toka dhe oqeanet, ndaj edhe rritet efekti serė.

Shkencėtarėt pas kėtij studimi, theksojnė se skenari i tyre pėr katastrofėn nuk ėshtė i pashmangshėm, pėr sa kohė zvogėlohen emetimet qė shkaktojnė efektin serė dhe qė janė tė shkaktuara nga njerėzit. /bbc/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:31 am

Gates hedh poshtė thirrjet pėr njė afat tėrheqjeje nga Afganistani
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates hodhi poshtė thirrjet pėr njė afat tėrheqjeje dhe njė strategji largimi tė forcave amerikane nga Afganistani.
Gjatė njė interviste, Gates tha se do tė ishte gabim strategjik tė vendosej afat pėr pėrfundimin e misionit ushtarak amerikan nė Afganistan.

Gates tha se dėshtimi nė Afganistan do tė ishte njė hap i madh pas pėr Shtetet e Bashkuara. Ai tha gjithashtu se humbja nė Afganistan do tė kishte pasoja katastrofike pėr sa i pėrket rimėkėmbjes sė ekstremistėve islamikė dhe rekrutimit nga ana e al-Qaidas si dhe operacioneve tė tyre.

Gjatė njė programi tjetėr, Gates tha se nuk ka fėrkime mes presidentit Obama dhe komandantėve ushtarakė amerikanė, ndėrkohė qė Obama rishqyrton strategjinė pėr Afganistanin para se tė vendosė nėse do tė dėrgojė trupa shtesė atje.

Kryekomandanti amerikan nė Afganistan, gjenerali Stenley McCrystal, ka kėrkuar forca shtesė, por sekretari Gates tha se gjenerali ėshtė dakord me rishikimin e strategjisė qė po bėhet tani. /VoA/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:31 am

Hondurasi kėrcėnon Brazilin
Qeveria e pėrkohshme e Hondurasit ka bėrė kėrcėnime tė reja kundėr Brazilit, qė ėshtė duke strehuar nė ambasadėn e tij, presidentin e rrėzuar, Manuel Zelaya.
Qeveria tha se brenda 10 ditėsh do tė revokoheshin kredencialet diplomatike tė Brazilit, nėse nuk qartėsohej statusi i Zelaya-s.

Brazili hodhi poshtė njė ultimatum nga ata qė i cilėsoi si komplotuesit e grushtit tė shtetit.

Presidenti Lula da Silva i Brazilit, i kėrkoi qeverisė sė Hondurasit qė tė kėrkonte falje pėr siē u shpreh, "uzurpimin e pushtetit".

"Sė pari, qeveria braziliane nuk i bindet njė ultimatumi nga njerėz qė kryejnė grushte shteti. Unė madje as qė nuk e njoh kėtė qeveri. Nuk e kuptoj pėrse pėrdoret termi qeveri e pėrkohshme, kur fjala korrekte ėshtė grusht-shteti, uzurpues pushteti. Qeveria braziliane nuk negocion me ta, ndaj edhe pėr mua ēėshtja ėshtė e mbyllur".

"Brazili nuk ka pėrse tė bisedojė me kėta njerėz. Nėse OKB-ja, Kėshilli i Sigurimit apo Organizata e Shteteve Amerikane i kėrkon Brazilit tė bisedojė, ne duhet t'u bindemi, por jo kėtyre njerėzve", tha presidenti da Silva.

Nė njė tjetėr zhvillim, qeveria e pėrkohshme u refuzoi hyrjen nė vend, katėr diplomatėve tė Organizatės sė Shteteve Amerikane qė mbėrritėn nė aeroport nė pėrpjekje pėr tė organizuar bisedime.

Qeveria ka lėshuar edhe njė dekret qė ndalon protestat dhe mbyll organizatat e mediave.

Zelaya u ka bėrė thirrje mbėshtetėsve tė fillojė tė fillojnė ofensivėn pėrfundimtare pėr rikthimin e tij nė pushtet. /bbc/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Mon Sep 28, 2009 7:31 am

Liderėt botėrorė i urojnė fitoren kancelares Merkel
Liderėt botėrorė e kanė mirėpritur fitoren e kancelares gjermane Angela Merkel nė zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Demokristianėt e Merkelit fituan afro 34 pėrqind tė votave, pėrballė afro 23 pėrqind sa morėn rivalėt Socialdemokratė.

Presidenti i Shteteve tė Bashkuara Barack Obama tha se pret tė vazhdojė bashkėpunimin e ngushtė me Merkel.

Presidenti i Francės Nicolas Sarkozy tha se rikonfirmimi i fitores ėshtė rezultat i besimit tė opinionit qė ajo ka marrė nė katėr vitet e fundit.

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi i telefonoi kancelares Merkel pėr ta nėnvizuar “vizionin e pėrbashkėt” tė tyre pėr njė Evropė tė fuqishme.

Blloku i Merkelit tash duket i gatshėm tė formojė aleancėn e qendrės sė djathtė me Demokratėt e Lirė, liberalėt tė cilėt fituan afro 15 pėrqind tė votave. /REL/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:31 am

Merkel: Qeveria e re do tė formohet deri mė 9 nėntor
Qeveria e re gjermane do tė formohet brenda gjashtė javėve tė ardhshme. Kancelarja Merkel sqaroi se dėshiron tė pėrshėndes nė kryeqytet me njė kabinet tė ri kryeministrat dhe mysafirėt e tjerė tė huaj mė 9 nėntor, nė 20 vjetorin e rėnies sė murit tė Berlinit.
Pas fitores nė zgjedhje tė Unionit CDU/CSU dhe FDP-sė, kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi negociata tė shpejta pėr njė koalicion mes forcave politike fituese.

Kancelarja premtoi, se edhe nė qeveri me liberalėt do t'i kushtojė vėmendje ekuilibrit social nė ekonominė e tregut. Merkel tha, se do tė vazhdojė tė mbrojė marrėveshjet pėr pagėn minimale dhe fondin pėr shėndetėsinė, tė kritikuara nga liberalėt.

Kancelarja Merkel ritheksoi, se do tė ndėrmerren uljet e planifikuara tė tatimeve, por i la tė hapura afatet pėr kėtė. Zgjatja e afatit tė funksionimit tė centraleve bėrthamore ėshtė ende pėr t'u diskutuar, tha Merkel.

Kryetari i liberalėve Guido Westerwelle pėrsėriti kėrkesėn pėr reduktim tė barrės fiskale. Si ministėr i mundshėm i Jashtėm nė qeverinė e ardhshme, Westerwelle foli edhe pėr bisedime tė shpejta pėr tėrheqjen e armėve tė fundit bėrthamore tė SHBA-sė nga Gjermania. /DW/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:32 am

Irak: 18 tė vdekur
Sė paku 18 persona, nga tė cilėt 10 anėtarė tė forcės irakiane tė sigurisė, kanė vdekur nga sulmet me bomba nė Irak.
Incidenti mė i pėrgjakshėm gjatė 24 orėve tė fundit ndodhi pranė qytetit tė Ramadit, nė rrugėn qė lidh Irakun me Sirinė dhe Jordaninė. /REL/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:32 am

Hamas dhe Fatah “afėr marrėveshjes”
Udhėheqėsi i Hamasit, Khaled Meshaal, ka thėnė se ai dhe rivalėt e tij palestinezė tė Fatahut, janė pranė arritjes sė njė marrėveshje pėr pajtim.
Meshaal e bėri kėtė deklaratė pas bisedimeve qė u zhvilluan nė Kajro rreth propozimeve tė Egjiptit pėr t'i dhėnė fund mosmarrėveshjeve dy vjeēare mes Fatahut dhe Hamasit.

Ai tha se iniciativa egjiptiane ishte pozitive, edhe pse Hamasi ka bėrė disa sugjerime pėr ndryshime tė cilat i pret tė pasqyrohen nė versionin pėrfundimtar tė saj.

Mes tė tjerave, nė planin egjiptian parashikohet qė grupimet tė koordinojnė veprimet para zgjedhjeve tė pėrgjithshme palestineze qė mund tė mbahen nė qershorin e vitit tė ardhshėm.

Fraksionet megjithatė kanė thėnė se do tė rikthehen nga fundi i tetorit nė Kajro pėr tė rėnė dakord pėr versionin pėrfundimtar tė marrėveshjes dhe nėnshkrimin e saj. /bbc/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:32 am

75 persona pritet tė lirohen nga Guantanamo
Njė zėdhėnės ushtarak amerikan thotė se njė grup pune vendosi lirimin e 75 prej 223 tė burgosurve nė Guantanamo, si pjesė e pėrpjekjes pėr mbylljen e kėsaj qendre ndalimi.
Zėdhėnėsi ushtarak Bruk De Walt tha se emrat e personave qė do tė lirohen janė publikuar nė qendrėn e ndalimit nė Guantanamo. Njoftimet e shtypit vėne nė dukje se mes tyre ndodhet njė jemenas qė ėshtė kthyer nė atdhe dhe dy uzbekes qė janė vendosur nė Irlandė.

Grupi i punės ka marrė nė shqyrtim njė nga njė ēėshtjet e tė burgosurve nė Guantanamo pėr tė vendosur se kush do tė dalė nė gjyq dhe kush do tė lirohet.

Presidenti Barak Obama ka caktuar 22 janarin e vitit tjetėr si afatin e mbylljes sė burgut tė Guantanamos ku mbahen persona tė dyshuar pėr terrorizėm. /VoA/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:32 am

Manila: 240 tė vdekur, 1.9 milionė tė pastrehė
Ka shkuar nė 240 numri i vdekjeve tė konfirmuara nga pėrmbytjet nė Filipine. Shtėpitė e 1.9 milionė njerėzve nė Manila dhe nė zonat pėrreth janė pėrmbytur. 380 mijė njerėz kanė kėrkuar strehim nė qendrat e emergjencės.
Tė shtunėn e kaluar stuhia tropikale Ketsana shkaktoi sasi rreshjesh tė barasvlefshme me ato tė njė muaji. 12 orėt e rreshjeve kanė shkaktuar pėrmbytjet mė tė rėnda nė 40 vitet e fundit pėr Filipinet. /REL/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:33 am

Kreu i NATO-s kėrkon mbėshtetjen e SHBA-ve
Sekretari i ri i pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thėnė se amerikanėt nuk duhet ta vėnė nė dyshim pėrkushtimin e anėtarėve tė tjerė tė NATO-s nė luftėn nė Afganistan.
Nė fjalimin e parė si kreu i Aleancės nė Uashington, Rasmussen tha nė institutin Kėshilli Atlantik, se fushata nė Afganistan bėhej nga nevoja. NATO, shtoi ai, nuk kishte rrugėzgjidhje tjetėr, por ta vazhdonte atė qė ka nisur atje.

"Duhet tė bėjmė durim, do tė na nevojiten burime tė tjera dhe fatkeqėsisht, do tė humbasim ushtarė tė tjerė nė sulmet terroriste tė talibanėve", tha Rasmussen.

Por ai shtoi se ishte "plotėsisht dakord me presidentin Obama kur ai thotė se kjo luftė nuk bėhet nga dėshira, por nga nevoja".

Kreu i NATO-s u pėrpoq tė siguronte audiencėn se nė kėtė ēėshtje kishte solidaritet mes tė 28 vendeve anėtare. Ai pėrmendi faktin se 40 pėrqind e trupave tė NATO-s nė Afganistan janė nga vendet e tjera dhe se nė Afganistan kanė humbur jetėn ushtarė nga mbi 20 vende tė ndryshme janė vrarė atje.

Gjatė qėndrimit nė Washington, Rasmussen do tė takohet me presidentin Obama dhe me zyrtarė tė tjerė tė lartė. Korrespondenti i BBC-sė nė Uashington thotė se vizita e kreut tė NATO-s nė Amerikė bėhet nė njė kohė kur amerikanėt po debatojnė me zjarr pėr tė dėrguar dhjetėra mijėra trupa tė reja shtesė nė Afganistan. /bbc/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:33 am

160 viktima si pasojė e dhunės policore nė Guine
Nė Guine tė Afrikės Perėndimore, gjatė shpėrndarjes me dhunė tė njė mitingu tė opozitės, u vranė rreth 160 njerėz. Qindra persona tė tjerė janė plagosur.
Mė shumė se 50.000 pėrkrahės tė opozitės ishin mbledhur tė hėnėn nė stadiumin e kryeqytetit Conakry, pėr tė protestuar kundėr juntės ushtarake dhe kandidimit tė kryetarit tė saj, Musa Dadis Kamara, nė zgjedhjet presidenciale tė janarit.

Pjesėtarė tė armatosur tė forcave tė sigurimit u futėn nė stadium dhe sipas tė dhėnave tė dėshmitarėve okularė, qėlluan pa dallim mbi masėn e njerėzve. Njoftohet edhe pėr plagosjen e dy liderėve tė opozitės dhe arrestimin e tyre.

Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon, dhe qeveria amerikane shprehėn shqetėsimin e tyre pėr dhunėn nė Guine. /DW/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:33 am

Vietnam: 22 tė vdekur nga tajfuni
Tajfuni i njėjtė, qė ka goditur Filipinet, tashmė ėshtė shtrirė nė Vietnam, ku ka mbytur tė paktėn 22 persona dhe ka shtyrė tė evakuohen 170 mijė tė tjerė.
Tajfuni Ketsana, qė i ėshtė afruar bregdetit tė provincės qendrore Quang Nam, ka shkaktuar vėrshime, ndalje tė energjisė elektrike dhe evakuim.

Stuhia me erė prej 144 kilometra pėr orė, ka pėrmbytur qytetin Hue, dikur kryeqytet dhe zonė nėn mbrojtje tė UNESCO-s si trashėgimi botėrore.

I njėjti tajfun ka mbytur tė paktėn 240 persona dhe ka lėnė pa shtėpi rreth 400 mijė nė Filipine, gjatė fundjavės. /REL/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:33 am

Irani nuk do tė bėjė kompromis
Irani ka thėnė se nuk dėshiron tė diskutojė pėr ato qė quan tė drejtat e tij bėrthamore, gjatė bisedimeve pėr programin bėrthamore qė zhvillohen ditėn e enjte nė Gjenevė. Dy ditė pėrpara kėtyre bisedimeve vendimtare, Irani pėrsėri ndjek njė linjė tė ashpėr.
Shefi iranian pėr ēėshtjet bėrthamore, Ali Akbar Salehi tha se Teherani nuk dėshironte tė diskutonte ato qė i cilėsoi si tė drejta bėrthamore.

Ai pėrsėri pėrjashtoi mundėsinė e pezullimit tė pasurimit tė uraniumit, siē ėshtė kėrkuar nga rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

Zyrtarė, emrat e tė cilėve nuk bėhen me dije, citohet tė kenė thėnė se Irani nuk do tė lejojė diskutimin e reaktorit tė sapozbuluar nė Kom.

Megjithatė Irani ka thėnė se do tė njoftojė sė shpejti njė program kohor pėr inspektimet.

Irani edhe para takimit, duket se po pėrjashton ēdo ndryshim nė qėndrimit tė tij qė nuk bėn kompromis.

Nuk ėshtė ende e qartė se ēfarė do tė gjejnė pėr tė diskutuar diplomatėt nė Gjenevė. /BBC/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:34 am

Afganistan: 30 tė vrarė nga njė bombė nė anė tė rrugės
Ministria e Brendshme afgane thotė se njė autobus pasagjerėsh ndeshi nė njė bombė nė anė tė rrugės nė Afganistanin jugor duke shkaktuar vdekjen e 30 vetave dhe plagosjen e 39 tė tjerėve.
Zyrtarėt thonė se bomba shpėrtheu nė njė autostradė tė provincės Kandahar tė martėn nė mėngjes. Ata thanė se mes viktimave kishte edhe gra dhe fėmijė.

Zyrtarėt qeveritarė fajėsuan militantėt talebanė pėr vėnien e lėndėve plasėse. Kryengritja talebane pėrdor kryesisht bombat nė anė tė rrugės dhe sulme vetėvrasėse nė luftėn kundėr forcave tė huaja dhe trupave afgane.

Njė raport i OKB-sė i publikuar javėn e kaluar tha se dhuna nė Afganistan u ka marrė jetėn mė shumė se njė mijė e 500 civilėve kėtė vit, dy tė tretat e tė cilėve janė shkaktuar nga sulmet e militantėve. /VOA/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga dBeLti Wed Sep 30, 2009 4:34 am

Odierno: 4 mijė trupa largohen nga Iraku
Komandanti i forcave amerikane nė Afganistan tha se Shtetet e Bashkuara planifikojnė tė tėrheqin rreth 4 mijė trupa amerikane nga Iraku deri nė fund tė tetorit, duke e ulur nė 120 mijė trupa numrin e forcave amerikane nė vend.
Gjenerali Raymond T. Odierno pritet ta shpallė tėrheqjen nė paraqitjen para Komitetit pėr Forcat e Armatosura nė Dhomėn Pėrfaqėsuese.

Lajmi u bė i ditur nga agjencitė qė siguruan njė kopje tė shėnimeve tė Odiernos pėr komitetin. /REL/
dBeLti
dBeLti
I/E Perjashtuar

Numri i postimeve : 303
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Botė Empty Re: Botė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi