Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku ėshtė lumturia??

Shko poshtė

Ku ėshtė lumturia?? Empty Ku ėshtė lumturia??

Mesazh nga NoOrA Fri Oct 23, 2009 3:38 am

Njeriu e kėrkon lumturinė me tė gjithė fuqinė e tij qė i ėshtė dhėnė, por ē’ėshtė lumturia dhe ku gjendet ajo?


A ėshtė lumturia nė grumbullimin e pasurisė prej ari e argjendi, nė vozitjen e makinave luksoze, nė ushqime e pije tė ndryshme?


A ėshtė lumturia pozitė qė njeriu tė udhėheqė tė tjerėt e ata tė bėhen shėrbėtorėt e tij?


A ėshtė lumturia nė trupin e shėndoshė, i cili nuk sėmuret, nuk ėshtė i uritur e nuk dėshpėrohet?


A ėshtė lumturia duke ikur prej njerėzve dhe problemeve tė tyre?


A ėshtė lumturia nė jetėn e shfrenuar, duke ndėrruar femra dhe meshkuj?


A ėshtė lumturia duke qėndruar nė lokalet e natės?


A ėshtė lumturia duke e kaluar jetėn me narkomani e bixhoz?


A ėshtė lumturia duke bėrė krime, vjedhje e korrupsion?


A ėshtė lumturia kur njerėzit i lėndon?


Ku ėshtė lumturia nė jetėn tonė?


Popujt e ndryshėm e kėrkuan lumturinė pėrmes rrugėve tė devijuara dhe ai devijim u bė shkak qė ata tė shkatėrrohen dhe tė largohen nga mėshira e Allahut.


Faraoni dhe pasuesit e tij e kėrkuan lumturinė nė pasuri dhe pushtet, por kjo pasuri dhe pushtet ishte pabesim nė Allahun dhe Faraoni kaloi nė ekstremitet duke thėnė: “A nuk ėshtė i imi sundimi i Egjiptit dhe i kėtyre lumenjve qė rrjedhin nėn pallatin tim?” (Zuhruf, 51) Ai harroi se Ai qė e ka pushtetin dhe pasurinė ėshtė Allahu dhe ai i Cili i dha pushtet, pasuri e pozitė ėshtė Allahu, gjithashtu, Ai i Cili e ushqeu dhe i dha pėr tė pirė ėshtė Allahu. Me gjithė kėto tė mira, Faraoni i inatosur i mohoi kėto dhe tha: “O ju pari! Unė nuk di se ju keni ndonjė zot tjetėr pėrveē meje.” (Kasas, 38)


Pėr kėtė mendjemadhėsi, mburrje e urrejtje qė pat ndaj Allahut, Faraoni nuk e shikoi lumturinė tė cilėn e kėrkoi, pėrkundrazi, shikoi mallkimin, shkatėrrimin dhe dėnimin e Allahut,e Allahu “E dėnoi pėr kėtė tė fundit dhe atė tė parėn.” (Naziat, 25)


Allahu pėr Faraonin dhe pasuesit e tij thotė: “Zjarrit i nėnshtrohen mėngjes e mbrėmje e Ditėn e Kiametit (u thuhet engjėjve) futini pasuesit e Faraonit nė dėnimin mė tė rėndė.” (Gafir, 46)


Allahu i dhuroi Karunit pasuri me tė cilėn i mbushi depot, edhe pse Karuni kėto tė mira nuk i arriti me punėn, zgjuarsinė apo menēurinė e tij dhe ai mendoi se ėshtė i vetmi i lumtur dhe i mohoi begatitė e Allahut. Pėr kėtė Allahu ia tėrhoqi vėrejtjen pėr sjelljet e tij dhe mohimin e begative, por ai vazhdoi nė mohimin e Allahut dhe bėri ērregullime e ngatėrresa nė tokė, e pėr kėtė mori shpėrblimin e merituar. Allahu i Lartėsuar pėr tė thotė: “Ne atė dhe pallatin e tij e shafuam nė tokė.” (Kasas, 81)


Lumturinė e kėrkoi edhe Velid bin Mugire e Allahu i dha atij dhjetė djem. Ai shkonte me ta nėpėr solemnitete e kuvende tė ndryshme e kur ecte pesė djem i rrinin nė krahun e djathtė e pesė nė tė majtin dhe ai harroi se Allahu e krijoi atė tė vetėm, pa djem dhe pa pasuri. Pėr tė Allahu thotė: “Mė lėr Mua (tė merrem) me atė qė Unė e krijova tė vetmuar dhe pastaj i dhurova atij pasuri tė bollshme edhe djem pėr t’i qėndruar pranė, pastaj ia bėra jetėn tė qetė e tė rehatshme. Pas gjithė asaj ai lakmon qė t’ia shtojė edhe mė tepėr. E jo, kurrė, se ai vėrtet ishte mohues i fakteve Tona.” (Mudethir, 11-16)


Por, ēfarė bėri ai dhe si u soll me Allahun? I mori fėmijėt qė i dha Allahu dhe i bėri qė tė luftojnė Allahun, ndėrsa Allahu i pėrgjigjet duke thėnė: “E unė do ta hedh atė nė Sekar (zjarr i xhehenemit). E ku e di ti se ēka ėshtė Sekar? Ai nuk le send tė mbetet pa e djegur. Ai ėshtė qė ua prish (nxin) lėkurat. Mbikėqyrės mbi tė janė nėntėmbėdhjetė (engjėj)” (Mudethir, 26-30)


Ky pra, e mendoi lumturinė nė autoritet, duke i bėrė njerėzit qė ta shikojnė atė dhe duke e vėnė veten nė qendėr tė vėmendjes, mirėpo Allahu ia humbi atij autoritetin, sikur qė e humb shkumėn e detit. Allahu thotė: “Pėr sa i pėrket shkumės (sė ujit) ajo hidhet si mbeturinė, ndėrsa ajo qe u sjell dobi njerėzve ajo mbetet nė tokė.” (Rrad, 17)


Disa mendojnė se lumturia ėshtė nė artin i cili i prekė ndjenjat e njerėzve dhe i mahnit ata duke ua ndryshuar zemrat dhe duke harruar Allahun, mirėpo Allahu ia humb lumturinė atij qė nuk e njeh Krijuesin, Furnizuesin, Gjykuesin e gjithėsisė dhe e le pa udhėzim. Allahu i Madhėruar thotė: “E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė Ditėn e Kiametit do ta ringjallim tė verbėr. Ai do tė thotė: ‘Zoti im, pėrse mė ngrite tė verbėr kur unė kam pasur shikim mė parė?’ Allahu do t’i thotė: ‘Ashtu si i harrove ti argumentet Tona qė ti ofruam, ashtu je i harruar (edhe ti) sot.” (Taha, 124-126)


Pra, ku ėshtė lumturia? Ku ta gjejė atė ai i cili e kėrkon? Ku ėshtė vendi i saj? Kush e solli atė dhe e futi nė zemrat tona? Vėrtet, atė e fut nė zemrat tona i dėrguari i Allahut Muhamedi (Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!). E lumturia ėshtė nė besimin e vėrtet dhe tė sinqertė, duke e pasuar me vepra tė mira.


Ja disa raste ku mund tė shohim se ku e gjetėn lumturinė njerėzit e dalluar.


1. I dėrguari i Allahut Junusi (alejhi selam) e gjeti lumturinė e vėrtetė kur e pėrpiu balena nė barkun e saj dhe ishte nėn tri errėsira; nė errėsirėn e barkut tė balenės, nė errėsirėn e detit dhe nė errėsirėn e natės. Atėherė kur iu kėputėn tė gjithė litarėt pėrveē litarit tė Allahut, i humbėn tė gjitha shpresat pėrveē shpresės nė Allahun, i humbėn tė gjitha ndihmat pėrveē ndihmės sė Allahut, ai me gjuhė pėrulur e tė pikėlluar tha: “Nuk ka tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Teje, o Allah! I Lartėsuar dhe i pa tė meta je Ti! Vėrtet unė i bėra padrejtė vetes.” (Enbija, 87) Ishte i kėnaqur me Allahun dhe e gjeti aty lumturinė e vėrtetė.


Lumturinė e gjeti edhe Musa (alejhi sselam) kur ishte nėn valėt e detit, duke u larguar nga Faraoni dhe presioni i tij, ndaj kur ishte nė momentet mė kritike tha: “Kurrsesi, me mua ėshtė Zoti im, Ai do tė mė udhėzojė.” (Shuara, 62)


Lumturinė e gjeti edhe Muhamedi (alejhi selam) kur ishte nė shpellė, i rrethuar me shpatat e jobesimtarėve dhe e shihte vdekjen me sy, por i bindur nė ndihmėn e Allahut i kthehet shoqėruesit tė tij nė shpellė Ebu Bekrit me njė gjuhė tė qetė, duke i thėnė: “Mos u pikėllo (mėrzit) se me tė vėrtetė Allahu ėshtė me ne.” (Enbija, 40)


E, lumturinė e gjeti nė burg imami Ebu Hanife, tė cilin e burgosėn tė pafajshėm e faji i tij ishte se ai nuk e pranoi detyrėn e gjykatėsit kryesor, ndaj e rrahėn, e torturuan aq shumė, sa qė vėshtirė njeriu sot do ta duronte atė dhunė, mirėpo kur e pyetėn nė burg si po e kalon, ai tha: “Unė jam i lumtur qė jam vetmuar me Allahun.”


Lumturinė e gjeti edhe imam Ahmed bin Hanbeli prapa grilave tė burgut duke e rrahur nė mėnyrė shtazarake, saqė xhelati i tij thotė: “Sikur ta kisha rrahur devenė aq fortė, do tė kishte ngordhur”. E, pse e gjithė kjo dhunė ndaj tij? Vetėm pse mbajti qėndrimin e ehli sunetit se Kurani ėshtė i zbritur e jo i krijuar, siē mendonte kalifi Mutesim.


Ndėrsa, ai i cili e dėnoi imam Ahmedin, kur i erdhi momenti i vdekjes, tha: “Ah sikur ta kisha ditur se do tė vdes kaq i ri nuk do tė kisha bėrė kaq mėkate!” pastaj ra me fytyrė nė tokė duke qarė dhe tha: “O Ti qė nuk tė humb kurrė pushteti, mėshiroje robin tėnd tė cilit i humbi pushteti!”


Lumturinė e gjeti edhe dijetari i madh Ibn Tejmije kur e lidhėn tatarėt me pranga tė hekurit dhe e futėn nė burg, nė njė dhomė tė ngushtė qė mezi e zinte atė dhe nė njė errėsirė tė madhe, atėherė Ibn Tejmije lexoi fjalėt e Allahut tė Madhėruar: “Kėshtu do tė vendoset ndėrmjet tyre njė mur me njė derė nė tė brenda do tė jetė mėshirė e jashtė do tė jetė ndėshkim.” (Hadid, 13)


Ibn Tejmije i shikonte ata qė janė jashtė burgut dhe ju dėrgon atyre lajme duke u thėnė: “Ēka po bėjnė armiqtė e mi me mua? Pėr mua ky ėshtė kopshti dhe xheneti im, kur tė eci ai ėshtė me mua, nėse mė vrasin unė bie shehid (dėshmor) dhe nėse mė largojnė nga vendi im ajo pėr mua ėshtė turizėm dhe burgosja nė kėtė burg ėshtė vetmi me Allahun.” Pra, tė nderuar besimtarė, kjo ėshtė lumturia, kėto ishin rastet kur njeriu ndjehet i lumtur dhe kjo lumturi nuk arrihet me diēka tjetėr, pėrveē me besim tė vėrtetė dhe punė tė mira.


Mos harro, se kushdo qė jeton nė pallate pa besim, Allahu ka caktuar pėr tė se: “Ai do tė ketė jetė tė vėshtirė.” (Taha, 124)


Kushdo qė mbledh pasurinė pa besim, Allahu ka vulosur nė zemrėn e tij se: “Ai do tė ketė jetė tė vėshtirė.” (Taha, 124)


Kushdo qė ka arritur pozitė e autoritet pa besim, Allahu i ka bėrė pėrfundimin e tij: “Ai do tė ketė jetė tė vėshtirė.” (Taha, 124)


O ju tė cilėt e kėrkoni lumturinė! O ju tė cilėt e dėshironi lumturinė! O ju tė cilėt hulumtoni lumturinė! O ju tė cilėt kėrkoni ahiretin dhe xhenetin me lumenjtė tė cilėt rrjedhin nė tė, nuk do t’i arrini tė gjitha kėto, pėrveē nėse e pasoni rrugėn e tė dėrguarit tė Allahut, Muhamedit (alejhi selam).
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi