Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Motra ime, kujdes!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Motra ime, kujdes!

Mesazh nga NoOrA prej Sat Oct 24, 2009 3:53 am

Motra ime myslimane, tė thėrras atje ku je!








Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve, paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė atė me tė mirė deri nė ditėn e fundit!

Letėr dėrguar shoqes sė ndikuar nga kėngėtarėt! E dėrgoj kėtė letėr, me ndjenjat mė tė sinqerta, tek ajo krijimin e tė cilės e ka pėrsosur Allahu, ka zbritur me emrin e saj njė sure tė plotė nė Kur’anin Fisnik, tek ajo qė ka jetuar nė qoshe tė ndonjė bote hipotetike (tė supozuar-ka pėr qėllim internetin) me vite tė tėra duke u dėfryer, duke i klikuar pjesėt e saj nė rubrika dhe numra, duke i ikur namaz pas namazi. Ndoshta edhe nė mbledhjet familjare nuk merrte pjesė me arsyetimin ‘jam e sėmurė’ vetėm pėr ta kaluar kohėn me tė dashurin e saj “internetin” nga i cili i ėshtė bėrė e pamundur tė ndahet. Ėshtė bėrė robėreshė e prangave tė tij…

Motra ime, secila nga ne e din se prej internetit ka dobi tė shumta dhe se ai ėshtė prej lehtėsimeve dhe dhuntive qė na ka dhėnė Allahu i Madhėruar.

Sa punė tė rėnda na i ka lehtėsuar, nė sa punime studimore na ka ndihmuar!

Sa dispozita tė sheriatit i kemi mėsuar pėrmes librave, thėnieve e mendimeve tė dijetarėve pėrmes tij. Sikur t’i kėrkonim tė gjitha kėto nėpėr libra do tė na merrnin shumė kohė. Ky mjet na e ka shkurtuar shumė kohėn dhe mundin. Gjithashtu, pėrmes internetit ne dėgjojmė ligjėrata tė ndryshme nė dhomat nė paltalk dhe tė tjera, derisa nė tė njėjtėn kohė tė tjerėt e shfrytėzojnė atė duke shikuar gjėra tė ndaluara.

E shohim se disa janė dhėnė pas “ueb-faqeve amorale”, disa janė bėrė artikull i lirė duke shfaqur trupin e tyre pėrmes kamerave dhe duke mbuluar fytyrėn qė tė mos njihen e marrohen.
Kanė harruar se ėshtė njė Zot pėr robėrit, qė kur flejnė sytė e tyre Ai nuk flen dhe kurrė dhe nuk i fshihet asgjė e vogėl apo e madhe.

Subhanallah! Ato tė cilat i shfaqin trupat e tyre nė kamera tė internetit ashtu siē i kanė lindur nėnat e tyre, e kanė hequr mbulesėn e turpit dhe janė zbuluar prej mbulesės sė pastėrtisė. Ato janė pa turp, pa fe, pa frikė prej Allahut tė Madhėruar. A mund tė lindin ato fėmijė tė ndershėm?!

Dallim i madh mes Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe Aishes bashkėkohore!

Pse motra ime! A pse Allahu tė ka dhėnė shėndet dhe bukuri i bėn Atij mėkat me dhuntitė e Tij?
Pashė Allahun, motra ime, sikur tė tė ndihmonte njė vajzė edhe me njė gjė tė thjeshtė a do tė silleshe vrazhdė me tė? Apo do tė kėrkoni si ta bėni atė tė lumtur dhe t’ia ktheni tė mirėn nė mėnyrė sa mė tė mirė?

Pse motra ime? Ti je xhevahire e ruajtur. Tė ka krijuar Allahu nė formėn mė tė mirė, tė ka bėrė tė shohėsh derisa ka tė tjerė qė nuk shohin, tė ka mundėsuar tė ecėsh me dy kėmbė pėrderisa ka tė tjerė qė nuk mund tė ecin, ta ka mundėsuar tė dėgjosh derisa shumė tė tjerė nuk dėgjojnė fare, bile nuk kanė pasur fatin qė tė dėgjojnė Kur’an asnjėherė nė jetė! Pse motra ime?

Tė shkruaj ty, motra ime, kurse zemra ime don tė pėlcet nga dhimbjet!

Motra ime mendo! Ulu, dhe i parashtro vetes kėtė pyetje: “Cili ėshtė pėrfundimi?” Motra ime, nuk tė pyes cila ėshtė pėrgjigjja, ngase ju e dini atė mė mirė se unė!

A dėshironi tė vdisni e zhveshur nė zhurmėn e muzikės duke ta shikuar trupin tėnd njerėz tė ndryshėm, i cili njė ditė ka qenė i pastėr nė barkun e nėnės tėnde?

Motra ime, ti je femėr dhe unė do tė flas pėr tregimin e njė femre e cila mė ka treguar pėr veten e saj:

Ka qenė femėr e ruajtur! Ishte e pastėr dhe fetare. Kishte hyrė nė internet pėr t’i thirrur tė tjerėt nė rrugė tė Allahut, ngase kishte dėgjuar se aty gjinden motra tė zhytura nė detin e epsheve. Kishte hyrė nė dhomėn e “paltalkut” dhe kishte vazhduar duke i thirrur pėrmes kėtyre dhomave duke ju shpėrndarė kaseta me ligjėrata tė ndryshme, Kur’an dhe ilahi.

Mirėpo, kishte shkuar shumė larg. Kishte filluar qė tė thirrte nė dhomat e ashtuquajtura “dhomat e kuqe” dhe ishte habitur me atė ēka kishte parė. Mendonte se kishte hyrė te kafshėt (Allahu ju nderoftė!), kur kishte parė tė tjerėt duke e shfaqur trupin e tyre dhe disa pjesė tė turpshme. Disa shkruanin fjalė tė ndyta duke u mburrur me kėso fjalė, pa ndier pėrcjellės as llogaritės. Mbeti e mahnitur njė kohė tė gjatė duke vėshtruar habitshėm kėtė botė tė ēuditshme. Filloi tė ndiejė njė frikė, trupi i dridhej dhe thoshte me vete: “O Zot i madh, deri kėtu arriti gjendja jonė, o Zot tė lutem na mėshiro!

Nė faqen e saj ranė disa pika loti dhe i ngriti duart nga qielli duke e lutur Allahun qė t’i udhėzojė kėta njerėz dhe t’ua kthejė mendjet e tyre tė cilat i ka mundur shejtani elektronik.

Doli duke i fshirė lotėt e saj, mori abdest, veshi rrobat e namazit, e madhėroi Allahun dhe hyri nė namaz. Fali dy rekate duke iu lutur Allahut qė t’ia falė kėtė mėkat ngase ajo nuk kishte ditur kurrė pėr kėto vende tė ndyta.

Pas disa ditėve i erdhi shejtani i poshtėruar duke i thėnė: “Po i len vėllezėrit dhe motrat e tua tė humbin nė errėsirė kurse ti e qetė ec nė rrugė tė mirė. Sa e vrazhdė qė je!” Ajo mendoi dhe tha: “Unė jam e fortė, do tė mundohem t’i shpėtojė vėllezėrit dhe motrat e mia nga rruga e shkatėrrimit dhe nuk do tė ndikohem me lejen e Allahut. Unė jam nxėnėse e diturisė dhe besimi im nė Allahun ėshtė i fortė.” Kjo vajzė e mjerė mendoi se do ta pėrballojė kėtė pa u ndikuar!

Mirėpo shkoi shumė larg tek ato dhoma. Shikoi qindra tė mbledhur nė atė gjendje. Filloi t’i shkruajė njė personi (privatisht) duke e thirrur t’i kthehet Allahut, duke ia kujtuar ahiretin dhe dėnimin e varrit. Personi u ndikua nga kėto fjalė dhe i tha: “Allahu ju shpėrbleftė, mos mė leni, kam shumė nevojė pėr ty, sa e sa kohė kam pritur qė dikush tė ma tėrheq vėrejtjen, tė mė thėrrasė nga kjo pakujdesi, mos mė le, nuk mund ta besojė se kam takuar njė motėr si ju!”

Tė gjorės iu zbut zemra dhe ndjeu dhimbje pėr gjendjen e tij. Ai i tha: "Ma jep email-adresėn tėnde qė tė vazhdojė me ty ngase unė kam nevojė qė tė mė kėshillojė dikush pėr Allahun.” Ajo u shqetėsua pėr kėtė por mė nė fund ia dha.

Kaluan disa ditė, ajo ia kujtonte Allahun e Madhėruar dhe ai sikur i pėrgjigjej kėshillave tė saj, mirėpo a mendoni se ujku ka besė.

Ajo filloi tė mashtrohet kurse ai filloi ta pėrgatisė planin e tij. Njė ditė i tha asaj: “Sikur mos tė ishit ju nuk do tė isha udhėzuar, ju jeni dhunti nga qielli, jeta ime ka ndryshuar prej kur tė kam njohur ty.”

Asaj iu skuq fytyra nga turpi dhe ia ktheu: “Ju jeni vėllai im pėr Allahun dhe ėshtė obligimi im t’ju thėrrasė dhe t’ua pėrkujtojė Allahun pasi nuk jam vetjake qė ta sigurojė dhe ta pėrmirėsojė veten time e t’i lė vėllezėrit dhe motrat e mia nė devijim.”

Ndėrsa, ujku tradhtar i tha: “Sa zemėr tė mirė qė ke, mendoj se nuk ekziston vajzė si ju.”

Kaluan disa ditė, derisa erdhi dita kur u thyen pengesat dhe humbi turpi e ai i tha: “Filane!” Ajo iu pėrgjigj: “Urdhėro?”- “Tė dua!” Ajo filloi tė dridhej, e ndjeu sikur gjaku u ndal nė trupin e saj dhe nuk lėvizte, rrahjet e zemrės iu shpeshtuan dhe heshti e nuk shkroi asgjė. Ndėrsa ai shpejtoi duke i shkruar: “Shkruaj e dashur, pėrgjigju, a mė don mua? Ajo nuk i shkroi dhe e kaloi kėtė moment nė heshtje sikur tė ishte e vdekur.

E shkruante njė shkronjė pastaj e shlyente, fillonte fjalinė, prapė e shlyente. “Mos ngurro, shkruaje atė qė e ke nė mendje.”- i tha ai ndėrsa ajo iu pėrgjigj:
”Tė lutem, mos mė shkruaj kėso fjalė herave tė tjera. Unė jam thirrėse nė rrugė tė Allahut, jam kėrkuese e diturisė!” “Jo, jo, mos mendoni se kam pėr qėllim diēka tė keqe, Allahu tė udhėzoftė! Unė e kam qėllimin e mirė, dėshiroj tė lidhem me ty pasi pėrmes teje e gjeta rrugėn e dritės dhe udhėzimit.”- ia ktheu ai.

Ajo e turpėruar tha: “Mirėpo...” I tha: “Mos thuaj mirėpo, ti je e imja dhe unė jam i yti.” Tani, zemra e saj u mbush gėzim dhe sikur filloi tė kėrcente nga ato qė ia tha ai.

Njė ditė tjetėr hyri nė internet, siē e kishin zakon nė kohėn e caktuar...

Ai i tha: “Dua tė shoh, zemra ime mė pėshpėrit vazhdimisht duke mė thėnė se dua tė shoh. Nuk mund tė fle, nuk ha as nuk pi pa e parė atė vajzė e cila e sundoi zemrėn time. Nuk mund tė mendoj e as tė flas pėr shkak tė saj. Ajo u ngushtua dhe tha: “Ėshtė e pamundshme, haram, nuk lejohet!” Ai ia ktheu: “Unė dua tė fejohem te ty dhe do tė shkoj ta takoj familjen tėnde, mos u frikėso. Pas gjithė kėsaj, mendoni se unė luaj?”

E gjora u qetėsua dhe u pajtua me kusht qė ai ta hiqte menjėherė foton derisa ai e priste kėtė moment qė ta vjedhė fotografinė e saj.

Ajo filloi ta kėrkonte fotografinė mė tė bukur qė e kishte, e vendosi foton e saj, por ai i habitur me bukurinė e saj kėrkoi edhe foto tė tjera. Ajo refuzoi dhe zemra e saj rrihte me shpejtėsi prej asaj qė bėnte!

I tha: “Ngadalė e dashura ime, kjo nuk ėshtė asgjė.”

Pas disa ditėsh, fjalėt e dashurisė u bėnė tė zakonshme. Ajo ishte thirrėse, por zemra iu sėmur, iu ndryshua fytyra e saj, u shua drita e imanit nė sytė e saj, u bė e padurueshme, e priste me padurim momentin kur ai do tė hynte nė mesengjer... Kaloi njė ditė, dy e ai nuk hyri... Nė ditėn e tretė kur hyri ajo i tha me njė pėshpėritje dhe pėrmallim: “Ku ke qenė? Tė kam pritur shumė, jam frikėsuar pėr ty!”

Ai iu pėrgjigj: “Mirė jam.” Dhe ajo nuk kishte ndryshuar nga ato bisedat qė kishte bėrė mė parė. Ajo i tha: “Ēfarė ke Halid, pse ke ndryshuar? A mos tė kam ngushtuar me diēka?” I tha: “Jo.” “E ēfarė ke atėherė? Ai ia ktheu: “Dua qė tė shoh, dua tė takohem me ty, tė lutem, nuk kam mundėsi tė largohem nga ti, ka dy ditė qė nuk kam hyrė nė mesengjer vetėm mos tė ngushtojė ty me kėtė kėrkesė!”

Ajo e pyeti: “Si tė mė shikosh dhe ku? Ai iu pėrgjigj: “Nė mėngjes, kur tė shkosh nė fakultet, unė do tė pres atje! “Vėshtirė, unė nė jetėn time nuk kam takuar njeri tė huaj, bile asnjė njeri i huaj nuk e ka parė fytyrėn time gjatė gjithė jetės sime, pėrveē tė afėrmve tė mi”. “Unė do tė jem bashkėshorti yt, mos u frikėso, tani unė jam udhėzuar, elhamdulilah, mė beso, tė betohem se nuk tė mundoj.” E gjora u qetėsua dhe u pajtua dhe kėtu ishte rreziku mė i madh. Ai ia kėrkoi edhe numrin e telefonit qė tė kontaktonte me tė.

E caktuan takimin nė ora nėntė tė mėngjesit. Veshi rrobet mė tė bukura dhe u parfumos me erėrat mė tė mira. Atė e zbritėn familja e saj te fakulteti dhe shkuan kurse nė pritje tė saj ishte Halidi. Cingėrroi telefoni i saj dhe pasi u lajmėrua, ai i tha: “Jam nė veturėn e bardhė.” Xhamat i kishte me ngjyrė, ishte veturė e trishtuar... Ajo shkoi drejt tij, zemra i dridhej, hyri nė veturė e heshtur dhe pas pak tha me njė zė tė dridhur: “Eselamu alejkum”.

Ujku dinak ia ktheu selamin dhe i tha: “Mirė se erdhe, Allahu tė forcoftė nė fenė e tij, e dashura ime!”

Ajo dridhej nga frika dhe rrinte e heshtur. Mendonte se e gjithė kjo do tė kalojė me ato rrahje tė shpejta tė zemrės.

E kapi dorėn e saj duke i thėnė: “Frikėsohesh?” Ndėrsa ajo e largoi dorėn duke i thėnė tė largohej nga aty para se t’i shihte dikush.

U larguan nga aty derisa arritėn te disa ndėrtesa tė mėdha, aty ku humbet nderi dhe pastėrtia sikur tė mos ishte mbulimi i Allahut.

E kapi dorėn e saj derisa ajo i tha se ne jemi pajtuar tė bisedojmė vetėm nė veturė.

“Dua qė ta shoh fytyrėn tėnde vetėm njė orė dhe do tė kthej te fakulteti.”- i premtoi ai. Ajo u qetėsua pak dhe hipėn nė lift. Ajo vetėm dridhej.

Hynė nė njė dhomė duke i thėnė asaj: “Urdhėro, e dashura ime!” Filloi t’ia zbulojė fytyrėn e saj, i tha se ishte e bukur dhe deshi t’i afrohej dhe tė bėnte atė qė mendonte por ajo filloi tė qajė. “Mos qaj, ti je me bashkėshortin tėnd!” - i tha.
(edhe nė momentin e fundit ai pėrdorte fjalėt mė dinake vetėm pėr tė arritur qėllimin e tij).

“Ma sjell pak ujė tė lutem!” Kur ai u largua pėr ujė, ajo iku nga dera dhe doli me tė shpejtė nė rrugė, e ndaloi njė veturė dhe i tha vozitėsit qė ta largojė nga ai vend. Filloi tė qante e pikėlluar dhe ia tregoi ngjarjen e saj vozitėsit. Njeriu qė kishte pamje tė pastėr islame i tha: “Falėnderoje Allahun, i Cili me mėshirėn e Tij tė ka shpėtuar nga ky kurth.”

Kur u kthye nė shtėpi nuk mund tė ndalej duke qarė, u pikėllua nga ajo qė gati i ndodhi. E falėnderoi Allahu shumė pėr brejtjen qė ia bėri ai kurth i ngjyrosur me fjalė tė “bukura”, me qėllimin e vetėm qė t’ia marrė nderin dhe pastėrtinė asaj myslimanje tė ndershme, e cila hyri nė internet pėr t’i nxjerrė tė tjerėt nga ajo errėsirė, por e rrezikoi edhe nderin e vet, gjėnė mė tė shtrenjtė qė e bart femra myslimane pas besimit tė saj dhe gjėnė pėr tė cilėn jeton.

Motra ime myslimane, tė thėrras atje ku je! Tė lutem kujdes, tė lutem ruaju, bėhu e lumtur me atė qė tė ka urdhėruar Allahu ty, largohu nga vendet e dyshimta, lute Allahun qė tė forcojė nė fenė e Tij ngase zemrat tona ndryshojnė shumė shpejt dhe vdekja vjen mu atėherė kur nuk e kujton. E veprat shpėrblehen sipas pėrfundimit!

Motra ime, lute Allahun qė tė ruajė prej fitneve qė janė shfaqur mbi tokė dhe qė mos ta merr shpirtin pa u penduar sinqerisht!

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi