Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami dhe shoqėria

Shko poshtė

Islami dhe shoqėria Empty Islami dhe shoqėria

Mesazh nga NoOrA Mon Oct 26, 2009 5:57 am

“Nė ēfarė pikash pėrkufizohet feja, a e ndan ajo fenė nga shteti, a ėshtė ekonomia dhe politika pjesė e fesė, a duhet tė pėrkufizohet feja vetėm nė xhami apo tė dal edhe jashtė saj?”
Dr: Shefqet Krasniqi

Islami ka ardhur program i plotė pėr jetėn e njeriut, duke pėrfshirė ēdo segment tė jetės sė tij, nga ana e besimit, legjislaturės, adhurimit, tė vepruarit, apo bashkėpunimit me tė tjerėt nė jetėn e pėrditshme, nė tė gjitha fushat, si nė infrastrukturė, ekonomi e biznes, politikė etj. Dhe pėr kėtė dėshmojnė shumė ajete dhe hadithe profetike, p.sh thotė Allahu xh.sh: “ Dhe Ne ty tė shpallėm librin (Kuranin) sqarim pėr ēdo send ” (Nahl:89). Dhe si i tillė ka funksionuar njė kohė tė gjatė me shekuj duke pėrfituar e tėrė bota dhe mbarė njerėzimi nga drita e kėsaj feje, nga mėshira e madhe e saj dhe natyrisht kjo ėshtė normale ngase Muhamedi a.s. nuk ka qenė vetėm mėshirė pėr myslimanėt por pėr mbarė njerėzimin, thotė Allahu nė lidhje me kėtė: “Dhe Ne nuk tė dėrguam ty (o Muhamed) vetėm se mėshirė pėr mbarė njerėzimin” ( Enbija:107), qė tė gjithė njerėzit tė pėrfitojnė, nė tė gjitha sferat e jetės. Mirėpo kur kundėrshtarėt e Islamit kanė kuptuar mirė se ēfarė do tė thotė tė jesh mysliman, kur kanė kuptuar se Islami pėrfshin ēdo segment tė jetės sė njeriut dhe se myslimani i mirė dėshiron ta praktikoj tė tėrin pa e ndarė asnjė segment nga jeta e tij, bile ėshtė nė gjendje edhe tė flijoi jetėn dhe pasurinė e tij pėr ta mbrojtur kėtė fe me tė gjitha vlerat e saj tė ēmuara. Pasi kanė kuptuar tėrė kėtė lidhje tė fortė mes Islamit dhe myslimanėve, nuk kanė tentuar qė emrin “mysliman” ta nxjerrin apo shkėpusin nga pėrkatėsia e kėsaj feje, por kanė ndjekur njė rrugė tė veēantė e ajo ka qenė: pėrpjekja e tyre pėr ta ngushtuar Islamin nė njė segment shumė tė ngushtė tė jetės sė myslimanit, duke mos e pėrfshirė nė shkencė, dije, ekonomi, politikė, etikė apo moralė e shumė segmente tė tjera tė rėndėsishme dhe plotėsuese pėr jetėn e njeriut, por Islami tė mbetet brenda nė zemrėn e njeriut si njė ndjenjė pėrkatėsie fetare, apo si njė letėrnjoftim i thjesht i cili vetėm sa ta identifikojė pėrkatėsinė fetare, por jo edhe me tė obliguar pėr ta praktikuar atė Islam, siē kanė vepruar tek ne nė ish Jugosllavi pushteti i atėhershėm. Fe kjo e cila -sipas kėsaj teorie- duhet praktikohet apo punohet me te vetėm brenda xhamisė, ndėrsa jashtė xhamisė nuk ka fe. Eventualisht mundė tė reflektohet me njė syneti tek fėmijėt, ndoshta edhe me njė Ramazan te disa, e pastaj me dy Bajrame, eventualisht me njė tė shkuar nė Haxh edhe atė sa ma plak dhe kryerjen e njė ceremonie fetare pėr tė vdekur. Zaten njė kohė shumė tė gjatė, pėr mos tė thėnė se ende ka tė tillė, hoxhėn e kanė marr vetėm pėr rast vdekje, apo thėnė ndryshe i vetmi rast qė kontakton me hoxhėn, apo interesohet pėr fe ėshtė kur ti vdes dikush. Njė strategji e tillė e ndjekur ndaj Islamit nga njėra anė, ndėrsa propagandat e forta ateiste dhe komuniste tė pandara nga klasa e ultė e deri nė ato mė tė lartat, ka ndikuar gradualisht qė vetė bijtė e myslimanėve pa ua imponuar pushteti i asaj kohe fare tė zhvishen nga ēdo ndjenjė pėrkatėsie Islame dhe ta ndjejnė vetėn tė panevojshėm pėr tu identifikuar si mysliman, por si ateist, bile edhe ta luftojnė Islamin dhe ti pėrqeshin prindėrit e tyre dhe tė tjerė qė sado pak praktikonin Islamin. Kjo ėshtė ajo pasqyra e njė numri tė madh tė popullit tonė mysliman sa i pėrket jetės sė tyre dhe Islamit. Kėtė gjendje e kemi gjetur ne sot dhe natyrisht se tash kur flasim pėr fenė dhe politikėn, pėr fenė dhe shkencėn, pėr fenė dhe ekonominė, pėr fenė dhe gjeografinė, pėr fenė dhe biologjinė, pėr fenė dhe anatominė etj , etj, u duket shumė e pa kapshme dhe se shumė herė ju duket njė gjė e tillė absurde, e natyrisht deri diku nuk kanė faj ngase ashtu janė edukuar dhe shumė gjatė me ta pėr tė arritur nė kėtė shkallė. Tashmė nė periudhėn e pasluftės kur jemi mė tė lirė pėr tė folur dhe nga kjo pėrpiqemi qė ti bindim njerėzit se Islami ėshtė sistem jete dhe se asgjė nuk del jashtė tij, hasim nė vėshtirėsi tė mėdha, ngase shumė nga ata vėshtirė ta kalojnė atė barrierė tė ndėrtuar me decenie. P.sh nga ana e politikės ne si prijės fetarė flasim pėr rolin e sajė nė shoqėri dhe se ajo ėshtė njė pjesė e pandashme e fesė dhe se vota ėshtė amanet, andaj duhet pasur kujdes se kujt po ja jap, gjegjėsisht kėnd po e pranon me qitė nė krye tė vendit, apo nė ballė tė oxhakut, shumė herė na thonė: “hoxhė mos u pėrziej nė politikė, kėqyre ti fenė e lėre politikėn”. Natyrisht se edhe jo tė gjithė thonė ashtu, bile numri i atyre tė cilėt e kanė kuptuar fenė dhe vazhdojnė ta kuptojnė janė tė shumtė, ata janė tė tė gjitha drejtimeve dhe segmenteve tė jetės, e mbesim me shpresė se ky popull njė ditė do ta kuptoi mirė realitetin e kėsaj feje shumė tė ēmueshme dhe tė shtrenjtė dhe se do tė pėrpiqen qė jetėn e tyre ta sistemojnė sipas parimeve dhe mėsimeve tė asaj feje, por kjo arrihet me lexim, me punė, me informim. Allahu e udhėzoftė kėtė popull, e drejtoftė nė rrugė tė drejt, e ruajt nga ēdo e ligė.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi