Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

T’ia pėrkujtojmė njėri-tjetrit Allahun dhe Ditėn e Gjykimit.

Shko poshtė

T’ia pėrkujtojmė njėri-tjetrit Allahun dhe Ditėn e Gjykimit. Empty T’ia pėrkujtojmė njėri-tjetrit Allahun dhe Ditėn e Gjykimit.

Mesazh nga NoOrA Mon Oct 26, 2009 6:05 am

Nė emėr tė Allahut, Allahun e falėnderoj. Salatin dhe selamin i dėrgoj pėr Muhamedin alejhis-selam, familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė e pasojnė atė deri nė Ditėn e Fundit. Lus Allahun qė edhe ne, prindėrit, vėllezėrit, motrat tona dhe tė sinqertit tė jemi prej tyre. Amin!

“ Nėse dimė ta pranojė kėshillėn dhe ta zbatojmė nė vepėr, padyshim shpėrblimi ėshtė pėr ne, e nėse ne nuk e vejmė nė pah si do tė jetė halli ynė , padyshim do tė dėnohemi rėnd, All-llahu na ruajttė!

Athua nuk e bėjmė ne kėtė hap nėse e anulojmė kėshillėn e mirė duke e bėrė tė pavlefshėm Allahun, Allahu na ruajttė!? Ndėrsa ajo ta kujton Allahun dhe cilėsitė e Tij tė mira e tė pėrsosura qė i ka, mos t’i mbyllim dyert e pranim-kėshillės.”

E lus Allahun me emrat e Tij mė tė bukur dhe cilėsitė e Tij mė tė larta tė kenė bereqet pėr ne, unė qė i shkruaj e ju qė i lexoni dhe tė jenė prekėse pėr ne. Lus Allahun qė kėto ajete dhe hadithe qė do t’i shkruaj tė zėnė vend nė zemrat tona.

Jo rastėsisht ėshtė e mundimshme rruga e dijes. Lus Allahun qė zemrat tona tė jenė sfungjer pėr ajetet dhe hadithet e Resulit alejhis-selam.

Prej gjėrave qė e zbusin zemrėn e besimtarit ėshtė pėrkujtimi pėr vdekjen, Ditėn e Fundit, andaj unė kam zgjedhė kėtė pikė qė e konsideroj prej specifikave qė tė jemi zemėr-buta dhe tė afėrta me njėra-tjetrėn e tė kėshillohemi duke ia kujtuar Allahun njėra-tjetrės.

A e pyesim ndonjėherė veten se kur do tė dalim para Allahut do tė pyetemi nga Ai, se robi im filani i biri i filanit tė kujtoi qė do tė dalė para Meje?

Po ti nuk ia vure veshin, d.m.th., ti mė bėre Mua mė tė pavlefshmin, Zoti na ruajttė! Dhe i thuhet tė kundėrtit, tė dėgjueshmit i cili kujtohet nė Allahun, nė faljen e Allahut, nė begatinė e Allahut, me shpresėn tek Allahu menjėherė sapo dėgjoj fjalėn e Allahut.

Pse vallė ne nuk i themi vetės bėhu si i pėruluri, si ai i cili tė kujtoi Allahun, qoftė pėr Mėshirėn e Tij, qoftė pėr ndėshkimin apo hidhėrimin e Tij.

Andaj edhe dijetarėt thonė:
“ Kur e takoni njeriun nė mėkate pėrkujtojani Allahun”.

Tė cekim njė ngjarje tė pahijshme qė ka ndodhur nė historinė e njerėzimit.

-Ngjarja qė ka ndodhur e qė ėshtė e para e pahijshme ėshtė ngjarja e bijve tė Ademit alejhis-selam, ngjarje kjo e cekur nė Kur’anin Famėlartė.

Njėrit prej vėllezėrve i pranohet kurbani, mirėpo i thotė vėllai-vėllait tė tij:
“Do tė vras”, tjetri tha: “Nėse ti do ta zgjatėsh dorėn tėnde pėr tė mė vrarė dhe ekzekutuar mua, unė kurrė nuk do ta zgjasė dorėn time qė tė vras ty, sepse unė i frikėsohem Allahut. Zotit tė Botėve”.

Pra ia kujtoi Allahun qė Ditėn e Gjykimit tė mos ketė arsye, se jam hutuar e se nuk mė ka rėne ndėrmend.

-Kemi rastin e nėnės sė pejgamberit Isa alejhis-selam, Mejremen, Zoti qoftė i kėnaqur prej saj, kur i erdhi dikush nė pamje tė jashtme njėri dhe kur ajo e pa ēfarė tha:
“Unė i kėrkoj mbrojtje tė Gjithėmėshirshmit prej teje dhe tė keqes tėnde. Nėse ti do tė kesh frikė Zotin”.

Prandaj edhe Xhibrili alejhis-selam menjėherė arsyetohet dhe thotė: “Unė jam i Dėrguar i Zotit tėnd, Allahu mė ka dėrguar, Ai ty tė furnizojė me njė djalosh tė pastėr”.

Ajo thotė: “Si tė kem unė fėmijė…”. Atėherė Xhibrili alejhis-selam i thotė:
“Nė kėtė djalosh qė do tė vij do ta bėjmė ajet, shenjė, argument pėr njerėzimin, dhe ishte diēka qė pėrfundoi”.

Neve ēka na intereson tė dimė ėshtė pėrkujtimi nė frikė ndaj Allahut.

-Tė marrim rastin e Musait alejhis-selam nė ēastin me kritikė tė jetės sė tij kur ai provohet me magjistarėt e qė ju thotė atyre:” Mjerė pėr ju, kujdes mos shpifni pėr Allahun, se Allahu do tė ju ndėshkoj me njė dėnim tė rreptė. Dhe ėshtė i poshtėruar ēdo kush qė shpif pėr Allahun e Lartėsuar”.

A ndikoi ky pėrkujtim i Musait nė magjistarėt, ndikoi kur Musai e hodhi shkopin e tij qė u bė gjarpėr qė lėvizte, dhe pastaj tė gjithė magjistarėt ranė nė sexhde, herėt a vonė ata ju frikėsuan dhe iu binden Allahut.

Prandaj neve na intereson dhe duhet tė na interesojė qė nė ēaste kritike ta kėshillojmė njeriun me pėrkujtim tė Allahut dhe qė te ai tė ndikoj kjo, herėt a vonė, me rėndėsi ėshtė qė ai tė pendohet.

Transmeton se njėri prej sahabėve Kabus Ibėn Harith, se njė njeri ka ardhur te i Dėrguari alejhis-selam dhe i ka folur shumė ashpėr tė Dėrguarit alejhis-selam, dhe ndėr tė tjera i thotė: “dua tė mė japėsh pasurinė time”.

Tregon transmetuesi se i Dėrguari, alejhis-selam, iu kthye me butėsi dhe me qetėsi dhe e pėrkujtoi me Allahun e Lartėsuar dhe atij i ndikoi kjo.

Transmetohet se sahabėt dhe i Dėrguari, alejhis-selam, mbasi kanė bėrė njė luftė janė shtrirė duke zėnė nga njė hije, Resulin alejhis-selam e kishte zėnė kota dhe sikur i vjen dikush dhe ia merr shpatėn qė e kishte varur, po ja drejtonte duke i thėnė: “O Muhamed, kush tė ndalon prej meje sot nė kėto ēaste”?
Ngjarja ishte shumė e rėnd dhe Profeti, alejhis-selam, ia kthen duke i thėnė:
“Allahu, Allahu ėshtė Ai qė mė mbron mua prej teje”.
Sahabėt nuk dinin asgjė, i thirr sahabėt afėr vetės dhe u tregon ngjarjen se si ndodhi dhe se si i rrėshqiti shpata nga dora dhe si ishte strukur ai qė iu drejtua Resulit, alejhis-selam.

Po cekim njė rast tė Ebul Mesud El-Bedrit, i cili tregon se si njė ditė rrihja robin (skllavin) tim, thotė dėgjova njė zė pas meje qė mė thotė: “O Ebul Mesud, Allahu ėshtė mė i Plotfuqishėm dhe mė i Fortė mbi ty se sa ti mbi kėtė”.

Thotė kur ktheva kokėn pashė Resulin, alejhis-selam, dhe i thashė: “O i Dėrguari i Allahut unė do ta lė tė lirė”, ndėrsa Resuli, alejhis-selam, i tha: “Po mos ta kishe liruar kurrė nuk do tė ishe fal prej padrejtėsisė.

Ta cekim edhe rastin e gurit tė shpellės kur kushėriri i afrohet kushėrirės sė vet ashtu si i afrohet burri gruas se tij, po ky me kushtėzime ndaj saj.

Nė kėtė moment kritik ajo i drejtohet: “Frikėsoju Zotit dhe mos e prish kurorėn vetėm se me meritė”, ky burri thotė: “unė menjėherė u ngrita...”, dhe ky ėshtė ngritur vetėm qė ta kėnaq Allahun.

Nga tradita e Resulit, alejhis-selam, ka qenė se kur dikush ngrinte padi te i Dėrguari, alejhis-selam, ky alejhis-selami i pėrkujtonte me frikė ndaj Allahut.

Nė njė transmetim tregohet se Resuli alejhis-selam ka thėnė:
“Qė nėse dy vetė ngritin padi dhe nuk kanė argument tė saktė, por njėri ka oratori mė shumė dhe e din qė po i bėnė padrejtėsi tjetrit, atėherė le ta din se unė ia jap njė copė zjarr nga zjarri i xhehenemit”.

Tregohet rasti pėr dy vetė se si kanė shkuar te Pejgamberi, alejhis-selam dhe se kanė ngre padinė se kjo ėshtė toka ime, tjetri jo e imja, mirėpo asnjeri s’kanė pasur argument dhe Resuli alejhis-selam ka kėrkuar qė tė betohen dhe ua ka cekur hadithin e lartpėrmendur.

Qė tė dy nuk e kanė pranuar qė ta marrin mė kėtė pjesė tokė, po janė tėrhequr prej saj pėrmendjen e zjarrit tė xhehenemit. Mirėpo Resuli, alejhis-selam, ua ndau tė dyve tokėn njėjtė.

Tregohet nga nėna e besimtarėve dhe e jona Aisheja, radijallahu anha, se Resuli, alejhis-selam, i dėgjon disa zėra nė xhami dhe del.

Ai i sheh dy vetė njėri i thoshte tjetrit: “Ma bėjė hallall atė borxhin, ndėrsa tjetri i thoshte Vallahi s’ta bėjė hallall.

Pejgamberi, alejhis-selam, e ngriti zėrin dhe tha: “Kush ėshtė ai qė betohet nė Allahun se nuk do tė bėjė njė vepėr tė mire”? Dhe ai bėri me shenjė nga vetja e tij dhe tha: Vallahi ia bėra hallall gjysmėn e borxhit dhe tjetri i tha: Vallahi edhe unė do ta sjelli gjysmėn dhe e solli.

A nuk u pėrmend Allahu dhe vepra e mirė, a nuk ndikoi te ky?

O motra tė nderuara, tė gjitha kėto ajete dhe hadithe janė nga sunneti i Resulit, alejhis-selam, nuk i ceka rastėsisht, por i ceka qė tė na mjaftojnė edhe neve qė nėse na bėhet padrejtėsi ta pėrkujtojmė me Allahun ose nėse ne bėjmė padrejtėsi e kujtohemi me Allahun, ta zbusim zemrėn e mos ta ngurtėsojmė.

Prandaj Pejgamberi, alejhis-selam, e thotė:“Kush ju kėrkon me emrin e Allahut jepeni, kush ju kėrkon me emrin e Allahut plotėsojani dėshirėn, sepse ai me tė vėrtetė po ju kėrkon me diēka shumė tė madhe, sepse nė mes jush ka fut Allahun”.

Janė edhe lutjet dhe falėnderimet, janė edhe lutjet e gabimeve qė t’i i thua Allahu tė faltė, na faltė, ose Allahu tė shpėrbleftė me tė mira, se unė nuk mundem po Allahu ka shumė dhe tė shpėrblen mė sė shumti.

Ta bėjmė traditė qė ta pėrmendim Allahun vazhdimisht se ndryshe nuk bėnė.
Resuli, alejhis-selam, nė disa hadithe thotė: “All-llahu ėshtė nė ndihmė tė robit tė tij derisa robi ėshtė nė ndihmė tė vėllait tė tij”.

“Kush bėhet shkak qė t’ia largojė njė breng vėllait tė tij nė kėtė botė, All-llahu do t’ia largoi brengat e tij nė botėn tjetėr”.

“Ai qė mėshiron mėshirohet, mėshiro nė toke qė tė mėshiroi Ai qė ėshtė nė qiell”.

“ Mė jep prej asaj qė tė ka dhėnė All-llahu”, pra e kujtove me Allahun dhe ia kujtove qė Ai ėshtė shkaku.

“Mė mėso atė qė tė ka mėsuar All-llahu”.

“Mė fal qė tė fali All-llahu”.

“Mė mėshiro qė tė mėshirojė All-llahu”.

Pra edhe ne duhet qė ta edukojmė vetėn tonė vazhdimisht qė mos tė dalim nga binarėt e Sunnetit tė pastėr tė Resulit, alejhis-selam, sepse kjo ėshtė rruga e vetme e pranuar tek Allahu ynė.
Lus Allahun tim qė tė mė fal mua dhe juve dhe tė na bėjė dritė shpirtin dhe zemrėn tonė dhe tė na bėjė udhėrrėfyese nė tė mirė e ndaluese nga e keqja. Amin!
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi