Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Vetėm edhe pak vite...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vetėm edhe pak vite...

Mesazh nga NoOrA prej Mon Oct 26, 2009 6:07 am

"Mė vjen keq... Ju kanė mbetur vetėm edhe pak vite pėr tė jetuar!"
Fjalėt e mjekut peshojnė rėndė dhe godasin pacientin me tėrė fuqinė. Ato qėndrojnė sikurse plumbi nė hapėsirė, pėrderisa domethėnia e atyre fjalėve sa e thjeshtė po aq tmerruese dalėngadalė shpon vetėdijen e pacientit, i cili ende shpreson tė mos i ketė dėgjuar mirė fjalėt e mjekut. Por, heshtja e tij serioze dėshmon se ato me tė vėrtetė janė thėnė. Vėrtet...

Ēka nėse jemi ne ata tė cilėve u drejtohen kėto fjalė? "Vetėm edhe pak vite..."

Pas kuptimit tė rėndėsisė sė kėtyre fjalėve, shumė njerėz do tė fillonin tė mendonin se si do tė mund ta shfrytėzonin nė mėnyrė sa mė kuptimplotė kohėn e mbetur tė jetės sė tyre. Por, ēdo tė thotė "kuptimplotė" nė jetėn e ndonjėrit nėse kjo jetė ėshtė e kufizuar?

A ėshtė thjesht "mė shumė" dhe "mė mirė" pėr tė cilėn mundohen shumica? Ēfarė shprese ngjall kjo? Shpresė, pėr ēka? Qė eventualisht tė shijojnė sa mė shumė kėnaqėsi nga pėrpjekja e tyre? Mandej?

Krijuesi i ēdo gjėje dhe Dhėnėsi i tė gjitha jetėve, Allahu ka pėrcaktuar shumė qartė nė tė gjitha shpalljet qė ua ka dhėnė tė dėrguarve dhe pejgamberėve qė nga Nuhi e deri te Muhammedi (paqja qoftė mbi tė gjithė ata) qėllimin e jetės njerėzore: Ta adhurojmė vetėm Allahun, duke mos i shoqėruar asgjė nė hyjninė e Tij, nė adhurimin ndaj Tij dhe nė tė drejtėn pėr tė qenė Lavdiplotė.

Allahu i Lartėsuar thotė: “Unė nuk i krijova xhinnėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė.” (Edh-Dharijat:56)

Dhe thotė: “Adhurojeni Allahun dhe mos i shoqėroni Atij asnjė send.” (En-Nisa:36)

Allahu poashtu na sqaron se jeta e ēdonjėrit nė kėtė botė paraqet njė provim. Ju nėnshtrua njeriu vullnetit tė Krijuesit tė tij, duke pasuar tė dėrguarin e kohės sė tij dhe atė me tė cilėn ka ardhur ai, apo injoroi paralajmėrimet e Tij dhe pėrgėnjeshtroi tė dėrguarin, shpalljen e tij dhe argumentet pėr vėrtetėsinė e saj?

Pėr kalimin e kėtij "provimi" Allahu ka vendosur pėr secilin njė kohė tė caktuar, e cila pėrfundon me vdekjen e qė ne e quajmė "jetė".

Njeriut i ėshtė caktuar vetėm njė vdekje. Kjo vdekje ėshtė kalimi prej jetės sė pėrkohshme dhe provimit nė "kėtė botė" nė pėrjetshmėrinė, llogarinė dhe shpėrblimin ose ndėshkimin e "botės tjetėr".

Ēdo gjė qė e kemi arritur dhe tubuar nė kėtė botė me vdekjen do tė bėhet e pavlerė, pėrveē asaj qė na ruan prej dėnimit tė pėrhershėm.

Nga dėnimi i pėrhershėm nė botėn tjetėr na mbron vetėm besimi i sinqertė nė njėshmėrinė e Allahut, nė sundimin e Tij, nė emrat dhe cilėsitė e Tij, nė tė drejtėn pėr t’u adhuruar dhe pėr tė qenė Lavdiplotė dhe njėkohėsisht pasimi pa kushte i tė dėrguarit tė Tij (paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė). Kėshtu qė ēdo vepėr e zemrės, gjuhės dhe gjymtyrėve e cila ndėrtohet mbi kėto dy shtylla e qė bėhet vetėm e vetėm pėr ta fituar kėnaqėsinė e Allahut na largon nga dėnimi i dhembshėm i Tij.
Kėto janė veprat me tė cilat i nėnshtrohemi vullnetit tė Allahut nė kėtė botė dhe me tė cilat e adhurojmė vetėm Atė.

Nė momentit e vdekjes sė tij, njeriu pėr herė tė parė do t'i shohė ca gjėra, pėr tė cilat kanė lajmėruar tė dėrguarit e Allahut nė kėtė botė, mirėpo qė janė tė fshehura nga syri i njeriut. Por, atėherė nuk do tė ketė mė kthim..

Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: "Engjėlli i vdekjes, i cili ėshtė caktuar pėr ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do tė ktheheni te Zoti juaj."
“E, sikur ti shihje mėkatarėt se si ulin kokat e veta pranė Zotit tė tyre: Zoti ynė, tash pamė dhe dėgjuam, na kthe pra edhe njė herė e tė bėjmė vepra tė mira, se tash jemi bindur.“(Es-Sexhde: 11,12)

I dashur lexues, se a do tė jenė tash dy, dhjetė, 30 apo 60 vjet... Me keqardhje mė duhet t'iu them se ju kanė mbetur vetėm edhe pak vite pėr tė jetuar. Gjithashtu, njė ardhje tė befasishme dhe tė parakohshme tė vdekjes assesi nuk duhet pėrjashtuar. Shfrytėzojeni atė qė ka mbetur nga koha juaj e shkurtėr nė mėnyrė kuptimplote. Pėrjetshmėria qėndron para jush!

“Secili njeri do ta shijojė vdekjen, e shpėrblimet tuaja u plotėsohen Ditėn e Kijametit, e kush i shmanget zjarrit dhe futet nė xhennet, ai ka arritur shpėtim, e jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr pos njė pėrjetim mashtrues.“ (Ali Imran: 185)

Sikurse ēdo gjallesė tjetėr edhe ne e kemi "sėmundjen vdekja". Mirėpo, ēfarė duhet tė bėj qė pas vdekjes sime t'i shpėtoj ndėshkimit tė Allahut dhe ta kaloj njė jetė pėrherė nė lumturi?

Nė mėnyrė qė Allahu tė na e falė pabindshmėrinė ndaj Tij, qofshin ato mėkate apo mosbesim dhe pėrgėnjeshtrim dhe qė pas vdekjes sonė tė mos na merrė nė pėrgjegjėsi duhet t'i plotėsojmė pesė kushtet paraprake tė pendimit, tė cilat po i cekim nė vijim:

1. Pastrimi i qėllimit (Ikhlasi)

Kjo do tė thotė tė pendohemi duke kėrkuar vetėm kėnaqėsinė e Allahut dhe tė heqim dorė nga padėgjueshmėria ndaj Tij dhe jo pėr shkak tė detyrimit apo duke shpresuar ndonjė pėrfitim tė kėsaj bote.

2. Pendimi i sinqertė

Kjo do tė thotė tė pendohemi sinqerisht pėr mosbindjen ndaj Allahut (qoftė ajo nė formė tė mėkatit apo tė mosbesimit dhe pėrgėnjeshtrimit) dhe ta shohim atė si mėkat tė qartė.

3. Heqja dorė nga kjo mosbindje ndaj Allahut

Kjo do tė thotė tė fillojmė ta zbatojmė njė obligim tė papėrmbushur ndaj Allahut (siē ėshtė falja e namazit, pėrqafimi i besimit, pasimi i pejgamberit, etj.) dhe heqja dorė nga ndonjė mėkat eventual dhe mospėrsėritja e tij.

Po qe se kemi shkelur njė tė drejtė tė ndonjė personi, tė cilėn e ka vendosur Allahu (si p.sh. nėpėrmjet mashtrimit, vjedhjes, pėrgojimit, etj.), atėherė pėrveē heqjes dorė nga ai mėkat duhet qė mundėsisht ta pėrmirėsojmė dėmin dhe t'ia kthejmė tė drejtėn e plotė personit pėrkatės apo t'ia kėrkojmė hallallin.

4. Qėllimi i sinqertė pėr tė mos e pėrsėritur mė kurrė kėtė gabim (me vepėr, fjalė apo besim).

5. Shfrytėzimi i kohės, nė tė cilėn Allahu pranon pendimin

Kjo do tė thotė tė pendohemi para dy kohėve, pas sė cilave Allahu nuk e pranon mė pendimin dhe tė kthehemi nė rrugėn e Allahut.

Kohėt, pas arritjes sė tė cilave Allahu nuk pranon pendimin janė:

- Kur tė paralajmėrohet dita e gjykimit nėpėrmjet lindjes sė diellit nga perėndimi. Lidhur me kėtė Allahu i Lartėsuar thotė:

”A mos janė duke pritur tjetėr ata (pas kėtyre fakteve) vetėm t'ju vijnė engjėjt (t'ua marrin shpirtin), tė vijė Zoti yt (urdhėri pėr shkatėrrim) ose tė vijnė disa nga shenjat e Zotit tėnd, (nė) ditėn kur vijnė disa shenja tė Zotit tėnd, asnjė njeriu nuk i vlen besimi i Tij nėse nuk ka besuar mė parė ose nuk ka bėrė nė besimin e tij kurrfarė tė mire.” (El-En'am:158)

- Kur tė vijė vdekja. Pėr kėtė Allahu i Lartėsuar thotė:

Nuk ėshtė pendim (i pranueshėm) i atyre qė vazhdimisht bėjnė punė tė kėqija dhe vetėm atėherė kur ti vjen vdekja ndonjėrit prej tyre, tė thotė: "Unė tash u pendova!", e as i atyre qė vdesin duke qenė jobesimtarė. Ndaj tyre kemi pėrgatitur dėnim tė ashpėr.” (En-Nisa':18)

Meqė askush nuk e di ēastin e vdekjes sė tij, ēdo minutė e jetės sė kėsaj bote ka vlerė tė paēmueshme. Me ēdo minutė tė kėsaj jete mund tė ndikojmė nė atė se si do tė jetė pėrjetshmėria pėr ne. Po qe se ky minutė kalohet nė kėnaqėsi tė Allahut dhe nė bindje ndaj Tij dhe tė dėrguarit tė Tij na afron drejt njė pėrjetshmėrije nė kėnaqėsi tė pandėrprerė. Por, nėse ky minutė kalohet nė hidhėrim tė Allahut, duke mos iu bindur Atij dhe tė dėrguarit tė Tij, atėherė kjo do tė na afrojė dhe do tė na fusė nė pėrjetshmėrinė e dhimbjeve, mallkimit dhe ndėshkimit.

Pra, ta shfrytėzojmė kėtė kohė tė shkurtėr qė na ka mbetur nė mėnyrė kuptimplote pėr ta fituar kėnaqėsinė e Allahut dhe duke pasuar atė qė i ėshtė shpallur pejgamberit tė Tij, Muhammedit (paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė).

Allahu i Madhėruar na udhėzoftė nė tėrė besimin, fjalėt dhe veprat tona.

Lavdfalėnderimi i takon vetėm Allahut dhe paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi robin dhe tė dėrguarin e Tij, Muhammedin, mbi familjen dhe shokėt e tij.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi