Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

" Tregimi I njė studenteje "

Shko poshtė

" Tregimi I njė studenteje " Empty " Tregimi I njė studenteje "

Mesazh nga NoOrA Sun Dec 20, 2009 10:10 am

Tregimi I njė studenteje

Falėndėrimi dhe takon vetėm All-llahut, kurse salavatėt dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonė [salallahu alejhi ve sellem],
qė pas tij nuk ka mė tė dėrguar, mbi familjėn e tij, mbi shokėt e tij deri ne Diten eGjykimit .

Ishte ėndėrra ime qė kėmba tė shkelė nė hapsirėn e univerzitetit. Mė dėshirė tė madhe shpresoja tė vijė momenti ku unė bėhėm studente. Do isha e lumtur mė kėtė fat tė madh, me tė cilin njė studente do tė fitonte nje autoritet. Kurse sa i pėrket
jetės sime fetare, isha shumė e mangėt; nuk i kushtoja kujdes namazit e as adhurimeve tė tjera. Megjithatė, isha e kėnaqur
mė kėtė jetė fetare. Besimtarėt e mirėfilltė i shikoja me syrin nėnēmues. Tek unė ishin njerėz tė prapambetur. Tek ata ėshtė e
papranueshme ēdo gjė qė ėshtė bashkohore, e re. Ndėrkohė, gjithnjė bija dakord me mendimet qė kishin qėndrime toleruese,
tė cilat i dėgjoja nga disa dijetarė qė vazhdimisht dalin nė kanale satelitore. Madje, kėto ishin justifikim i gabimeve dhe
keqtrajtimėve tė mija. Isha mėrzitur mė me urdhėrat, ndalesat, tė cilat nuk na u ndanin nė shkollė. Dėshiroja tė kem njė liri tė plotė. Nė univerzitet do tė veshi cfare tė dua, do veproj ēfare dua. Boll mė u ngushtova mė kėshillat dhe gjykimet e mėsueseve; mos vish kėtė rrobė, assesi mos vish rrobe tė shkurta, hiqe nga fytyra kėtė kozmetik.Pėr njeriun ėshtė tė orvatėt deri qė tė arrijė piksynimet e tija. Po, do t’i arrijė piksynimet e mija... Gjithnjė mendoja, me padurim pritja ditėn kur do t’i jap fund kėtyre prangave. Dua tė bėhėm femėr me qėndrime, dėshira, mendime tė mija pėrsonale.
Pėrfundova shkollėn e mesme me rrezultat qė mjaftonte pėr ta regjistruar fakultetin. Sė fundi, mu realizua endėrra qė shpresoja
tash sa kohė. Sė fundi, tashmė unė do tė kem mendimet e mija pėrsonale dhe nuk do tė preokupohem me qėndrimet e tė
tjerėve! Filloi viti shkollor dhe unė po kėrkoj shoqe, tė cilat do te mė shkėmbejnė tė njejtat ndjenja dhe pėrjetojnė tė
njejta preokupime. Mėnjėfjalė, tė ashtuquajtura femra tė kohės dhe civilizimit, qė kėrkojnė tė njetėn liri sikurse unė. U njoftova
me disa shoqe dhe lidha me to shoqėri tė ngushtė. Bisedat tona gjithnjė pėrfshinin ēėshtje tė kota, qė nuk kishin vlerė; rreth
modės, kozmetikės, kanaleve satelitore, filmave, telenovelave, kėngėve me videoklipat mė tė fundit... thashėtheme,
pėrgojime, shpifje, shaka dhe pėrqeshje dhe shumė punė tė kėtij lloji. Nė shtepi, babai ishte i zėnė me tregti, vėllezėrit tė gjithė
kishin punėt e tyre. Nuk dėgjoja asnjėherė nga ata ndonjė fjalė tė mė kėshillonin apo ndonjė vėrjtje. Jetoja nė njė botė tjetėr
tėrėsish ku vet e ndėrtova pėr vete, e qė nuk kisha dėshirė tė ndahem nga ajo. Unė asnjėherė nuk beja ndonjė vepėr tė ligė sa
isha e shoqėruar me shoqet e kolegėt e mia (ashtu mu dukte mua). Njė ditė, duke pritur autobusin tek dyert e univerzitetit,
ja po me drejtohet njė vajzė. Nga forma u dukte se kishte te njėjtat bindje dhe zakone ashtu siē i kishte nėna dhe gjyshja
ime, e mbuluar tėrėsisht saqė nuk u shifte nga ajo asgjė. Mė pėrshėndeti dhe zgjati dorėn e mbuluar me dorėza drejtė meje.
Dhe unė ia zgjata dorėn dhe e tėrhoqa mė shpejtėsi. I thashė:

-Sikur kėrkon diē nga unė?
-Tha: Nė realitet oj motėr, ajo qė mė tėrhoqi shikimin tek ty ishte mantili yt. Desha tė pyes pėr modelin e tij.U ēlirova dhe I thashė: -Ėshtė model francez. Ėshtė modeli mė i ri qė ka zbritur nė treg deri mė tash!
Tha: -A tė shkon mendja se stilisti i kėtij mantili nga Franca e bėri mbi parimet valide qė vlejnė pėr muslimanėt?
-Pėr cilat parime e ke fjalėn?
Mė tha:
-A nuk e din se hixhabi-mbulesa fetare ka disa kushte: ta pėrfshijė tėrė trupin, tė mos jetė stoli tėrheqės shikimi, tė jetė i trashė e tė mos jetė i tejdukshėm, tė jetė i gjėrė e jo i ngushtė pėr trup, tė mos jetė i ngjajshėm me rrobat e meshkujve, e as me rrobat e pabesimtareve, tė mos jetė i modernizuar. Ndėrsa, mantili yt siē e sheh edhe vet, nuk paron me shumicėn e tyre parimeve fetare. Ėshtė pėrplot me laxhuher e dekorime, ėshtė i ngushtė e gjithashtu i tejdukshem. Madje, i gjason
rrobave tė pabesimtarėve. Ty tė shihen duart dhe krahet.

I thashė:
-Mjaft... mjaft! Mjafton me kaq. Ju gjithmon bazoheni nė mendimet ekstreme. Ka plot dijetarė, tė cilėt e kan lejuar tė vishen
mantile tė tilla. Tha:

-Problemi, oj motėr, nuk qėndron se ē’thotė filani apo filani. Realiteti nuk njihet me pėrsona. Nga ēdokush mirret dhe
refuzohet pėrveē nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] qė nuk guxohet tė refuzohet diē nga ai. Pejgamberi [salallahu
alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

“Dy lloje njerėzve janė nga banorėt e zjarrit qė ende nuk i kam parė: njerėz qė kanė kamxhikė qė dukėn si bishtat e
lopėve e me to i rrehin njerėzit, dhe gra tė mbuluara por tė zbuluara, tėrheqėse dhe provokative, nuk do tė hyjnė nė xhennet
e as do ta shijojnė aromėn e tij edhe pse aroma e tij ndihet nga njė distancė e largėt..! [trasmeton Muslimi]
Dijetarėt kanė thėnė se ajo qė vesh mantile tė llojit qė e ke tė veshur llogaritet prej grupit tė dytė, qė pėrmendet nė kėtė hadith.
Gjithashtu Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Cilado femėr qė parfumoset dhe pastaj del pėr nė Xhami nuk i pranohet namazi derisa tė pastrohet. [Trasmeton ibėn Maxheh] Ky parfumi yt i kėndshėm me tėrhoqi mua drejt teje e si qėndron puna me djelmoshat dhe burrat?! Oj motėr, hixhabi-mbulesa ėshtė mbrojte e nderit, pastėrti, mbranė nga sytė e vjedhėsve tė nderit, qė lakmojnė atė qė nuk u ėshtė lejuar. Oj motėr... (dhe kėtu ia ndrėpreva fjalėt): -Mjaft... mjaft! Pėrfundoi ēdo gjė. Do tė kėrkoj sqarim pėr kėtė ēėshtje nė tė ardhmen. Pastaj u largova nga ajo. Nuk u ndikova shumė nga ky takim.

Njė ditė tjetėr, isha e ulur nė njė kafiteri me kolegėt e mia. Siē e kishim zakon, tė zgjėrohemi nė bisedat tona e tė qeshnim zė tė lartė. Dhe mė tepėr se kjo, kishim dhe njė kasetofon, qė e morėm pėr tė dėgjuar kėngė shurdhuese qė tek ne ishin kėngėt
me tė dashura. Kėsaj here me gjasė se zėri i kasetofonit ishte shumė i lartė.Nė kėto ēaste, po vjen drejt nesh njė vajzė, na
pėrshendeti me selam dhe kėrkoi nga ne qė t’ia ulim zėrin kasetofonit qė tė kishte mundesi tė fliste me ne, dhe ashtu
vepruam. Ishte njė vajzė shumė e bukur, rrobat e saja tregonin njė hijeshi dhe krenari edhe pse ajo ishte e mbuluar
tėrėsisht. Por, rrobat qė kishte pėrmbanin njė kombinim tė mirė ngjyrash dhe i rrinin nė trup ashtu siē i takon njė
muslimaneje.Pritja ēastin tė flasė kjo vajzė, e cila mė mahniti shumė me bukurin dhe veshjen e saj. Dhe ia filloi... U bė e dyta
qė po na qorton qė po dėgjojmė kėngė. Na kėshilloi qė mė mirė tė dėgjojmė Kur’an dhe kaseta tė dobishme islame.U habita nga kjo vajzė fantastike dhe gjithashtu bashkohorė tė na flasė pėr kėsi ēėshtjeve. Por, kėsaj here vendosa qė tė kam nė konsideratė me tepėr dhe tė kėrkoj njohuri mė tepėr pėr mėsime fetare tė moēme. I thashė asaj:
-Ndonjėherė, edhe ne dėgjojmė Kur’an, por kjo s’do tė thotė qė ne mos tė kėnaqemi edhe me ndonjė pikė muzikore. Tha:
-Kėtu ka shumė pengesa, Kur’ani dhe muzika nuk ka mundesi tė bashkohen nė njė zemėr. Madje, poqese ndonjėra triumfon nė zemėr nuk ka vend pėr tjetrėn! I thashė:
-Ky ėshtė mendimi yt pėrsonal, dhe nuk ėshtė e udhės qė mendimet e tua t’ua imponosh tė tjerėve. Ne, e dojmė
Kur’anin dhe gjithashtu e dojmė muzikėn. Tha:

-Qė t’ua vėrtetoj atė qė thashė dua tė me tregojė cilado nga ju: Kur ėshtė hera e fundit qė ke kėrkuar ndonjė valė tė
radios qė lėshon lexime nga Kur’ani Fisnik pėr tė dėgjuar Kur’an? Mbetem tė hutuara, asnjėra nga ne nuk e
ēeli gojėn. Mbeti vetėm tė ngritnim zėrin e kokfortėsis dhe mashtrimit mes nesh. Njėra nga ne i tha:

-Nuk ka mbetur pėr ty qė tė na llogaritėsh veprat tona. Ne nuk jemi nė fakultet fetar, e tė na drejtohesh me kėsi kėshillave.

-Se mos vallė mėsimet e Islamit janė vetėm pėr studentėt e fakulteteve tė sheriatit islam? Dhe tė tjerėt le tė veprojnė ētė
dojnė? I thashė:
-Jo...jo. Ajo nuk pat kėtė pėr qėllim. Por, deshi tė thotė se muzika nuk ėshtė haram. Pra, nuk ka ndonjė argument qė ndalon
muzikėn. Tha:

-Gjithsesi ka, madje argumente tė shumta. Prej tyre fjala e All-llahut [subhanehu ve teala]:
“Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė t’i largojnė njerėzit prej rrugės se All-llahut pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t’i marrė ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė pėrgaditur dėnim i turpshėm.” [Llukman, 6]
Ibėn Mes’udi ka thėnė se fjala e All-llahut: “tregime boshe” (Lehvel-hadithi) ka pėr qėllim muzikėn.
Gjithashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Do tė vijė njė kohė pėr ummetin tim, ku do bėjnė hallall
amoralitetin, mendafshin, verėn dhe muzikėn.” [trasmeton El-Buhari] Fjale El-meazif nė hadith ėshtė kėnga dhe
muzika. Kur e panė kolegėt e mia se nuk ia dilnin dot, foli njėra prej tyre:

-Lėrėni bisedėn me kėto fetaret! Pastaj iu drejtua asaj dhe i tha:
-Na ke ndėrperė biseden, e shoh se kėshillat tua kan pėrfunduar. Na ler tashti dhe vazhdo ne punėt tua! Tha:
-Me falni qė ua ndėrpreva bisedėn! Por edhe diēka, mos harroni se kjo qė bėni ju ėshtė nė kundėrshtim edhe me rregullat e
fakultetit tuaj! Pastaj kėrkoi ndjesė dhe u largua. Nuk desha tė ballafaqohesha me kėtė vajzė nė kėtė formė tė dialogut tė
fuqishėm qė me argumentėt e saja e qiti nė shesh dobėsinė tonė. Pata dėshirė qė gjatė dialogut ta bindi me qėndrimin tim se
muzika nuk ėshtė haram. Por, si kam mundesi kėtė kur ajo argumentohet me ajete kur’anore dhe hadithe qė flasin
pėr ndalimin e muzikės?! Pasi qė vajza shkoi, zgjati dorėn njėra nga shoqėt e mia pėr t’ia ngritur pėrseri zėrin e
muzikės ashtu siē ishte dhe pėrseri zbėrthyen tė qeshurat. Pas disa ditėve, me takoi kjo vajzė nė fakultet. Erdhi tek unė dhe
mė pėrshendeti. Deshi tė kėrkojė ndjesė por ia prita unė e para dhe i kėrkova falje pėr atė qė ndodhi me shoqėt e mia. Mes
bisedės kuptova se ajo mėson nė tė njejtin drejtim qė jam edhe unė, u habita nga kjo dhe i thashė: -Unė tė kam llogaritur se
ti mėson nė ndonjė nga univerzitetėt fetare. Mė tha:

-Pėrse? I thashė:
-Nga interesi yt i madh pėr mesimet fetare. A nuk te pėngon kjo nga mesimet nė fakultet? Tha:
-Assesi! Unė e programoj kohėn. Jeta ime fetare ma shtoi shumė kujdesin ndaj kohės dhe rėndėsinė e saj. Ngaqė ra fjala,
unė di tė flas mirė gjuhėn angleze dhe informatikė. Kėto dy janė ēėshtjet mė tė rėndėsishme nė degėt tona. E ndonjėherė ua
spjegoj disa mėsime studenteve. Edhe ti, po tė kesh nevojė diēka unė jam e gatshme tė tė ndihmoj.
Nga kėtu, e shikoja atė me habi dhe para syve tė mi shikoja njė vajzė me vlerė tė madhe. Kurse vetja mu bė shumė e vogėl. Ajo spjegon mesime nė gjuhėn angleze dhe informatik kurse ne humbim kohėn duke qeshur e duke dėgjuar muzikė. A mos vallė ky ėshtė civilizimi, tė cilin e ėndėrrova?! Pėr njė ēast ndjeva se kjo vajzė po shpreh interesim pėr mua pėrsonalisht, sikur dėshiron tė lidh shoqėri me mua. Por, si tė lidh shoqėri me te e ajo gjithmonė flet pėr hallallin dhe haramin e kjo ma kujton kohėn kur unė isha
nxėnėse e shkollės fillore apo e gjimnazit. Po ē’me duhet kjo punė mua. Kėta ekstremistė, nuk e dinė se koha ka ndryshuar dhe njeriu patjetėr duhet t’i pėrshtatėt kohės nė tė cilėn jeton... Mjaftė mė kėto pėrralla tė vjetra: civilizim...qytetrim... pėrparim... Ky civilizimi qė bėjmė ne nuk ėshtė tjetėr vetėm duke veshur pantalone te ngushta, bluze tė hapura, kėpucė meshkujsh dhe duke lyrė fytyrėn sikur fytyrat e akrobateve. Kurse ajo spjegon nė gjuhėn angleze dhe informatikė.
Vėrtetė, ajo ėshtė mė qytetare se unė e gjithashtu edhe besimtare e mirė qė nė hollėsi i njeh mesimet e fesė. I ka bashkuar
dy tė mirat. Ē’ėshtė kjo qė them?! A mos u ndikova nga kjo vajzė deri nė kėtė gradė?! Ku shkuan mendimet e mia mėparshme, qėndrimet e mia pėrsonale dhe civilizimi, i cili pandalur e kėrkoja? Jo...jo. Duhet qė tė largohem nga kjo vajzė
tė mos ma turbullojė jetėn. Shpresoja qė kurrė mė mos ta shihja e as ajo mua. E ēdo herė qė e vėreja nga largė merrja rrugė
tjetėr qė mos tė mė shohė. Kurse raportet me kolegėt e mia vazhduan ashtu si mė parė. Ndėrsa imazhi i asaj vajze,
serioziteti, kultura dhe qytetrimi i saj gjithnjė rrinin nė kujtesėn time. Erdhi koha tė realizohet e vėrteta. U sėmura rėndė dhe
mu desht tė shtrohem nė spital ku aty duhet tė rri njė kohė tė gjatė. Mė mori malli shumė t’i shoh kolegėt e mia e tė
marr ndonjė lajm nga univerziteti dhe pėr mėsimet, tė cilat mė kanė humbur. Pas njė jave, mė erdhi njėra nga ato dhe me
lajmėroi se shoqėt tjera kėrkojnė ndjesė se nuk kishin mundėsi tė vinin edhe ato pėr vizitė. Nga ajo kėrkova qė t’mi
fotokopjojė ligjėratat, qė nuk prezantova. Me premtoi se do ta bėnte kėtė. I pritja pa durim kėto ligjėrata, por asnjėra nga ato
nuk mė erdhėn. Kujtoja, ē’vlerė ka shoqėria kur nuk ka fryta nė kohėt mė tė vėshtira?! A nuk njifet shoku i mirė nė ditėn
e vėshtirė?! Vazhdoja tė pres gjithė javėn tjetėr, por mė kot. Pas dy ditėsh, mė lajmėruan se jashtė ishte njė vajzė, mė takojė. Patjetėr thashė tė jetė njėra nga kolegėt e mia, e cila do tė ketė ardhur tė m’i sjellė ligjėratat siē i kisha kėrkuar. Kėrkova nga motra medicinale qė ta lejonte tė hyjė brenda. Nė derė hyri vajza, me tė cilėn polimizuam tek hyrja e univerzitetit rreth ēėshtjes sė hixhabit-mbulesės. U bėfasova me vizitėn e saj! Si e mori vesh se unė jam sėmurė dhe jam shtruar nė spital?! Kur e hoqi perēėn-nikabin (petkun qė mbuloi fytyrėn) dhe u ul pranė meje e kuptova se ajo ėshtė mu ajo vajza qė na kėshilloi tek kafiteria. Ajo vajzė qė mėson mė mua nė tė njejtėn degė. Ajo qė u mahnita me bukurinė e saj,
qytetrimin e saj, precizitetin qė kishte nė rrobat e saja dhe me pėrsonalitetin e saj tė lartė. Gati se nuk besoja se kjo vajzė civilizuar me kėto rroba qė mbulon tėrė trupin qėndron pėrball meje. I thashė: -Ti je ajo? Tha:

-Po. I pyeta shoqėt tua pėr ty dhe me lajmėruan pėr sėmundjen tėnde. Kėrkova nga ato qė tė mė japin emrin e spitalit dhe
numrin e dhomės qė tė vijė e tė vizitoj. E pa dyshim se pėr atė qė viziton tė sėmuarin ka shpėrblim tė madh. I thashė:

-Nė relalitet, nuk di se si tė falėnderoj pėr kėto ndjenja tė ngrohta. Pėrveē kėsaj, dua tė kėrkoj falje pėr ēdo gjė qė ka ndodhur
nga unė. Mė tha:

-Mos u ngushto nga kjo. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė ti tė shėrohesh sepse koha e provimeve ka erdhur tek dera. Pastaj,
nga ēanta e saj nxori disa fletė dhe tha: -Kėtu i ke tė gjitha ligjėratat qė tė kanė kaluar. E nė fund tė ēdo mėsimi do tė gjeshė
pėrblejdhjen e mėsimit nė pika tė shkurta. E unė gjithashtu inshallah- do tė vizitoj pas njė jave qė t’i sjellė
ligjėratat e reja.
Kėtu nuk munda t’a mbajė vetėn nga lotėt. Kujtova ashpėrsinė dhe kundervimin tim ndaj saj tek hyrja e kafiterisė. Pas gjithė kėsaj ajo sillet me mua me butėsi, dashuri dhe afrim! Gjithashtu, kujtova kolegėt e mia, tė cilat u bėnė koprace tė vijnė e tė mė shohin nė spital apo sė paku tė mė telefonojnė. Kėtu m’u ndryshuan tė gjitha mendimet dhe imagjinatat qė kisha pėr civilizim, pėrparim dhe bashkohoritet. Tash e kuptova se civilizimi nuk realizohet duke u larguar nga veprat virtyte dhe duke u shmangur gjestėve dhe parimėve tė dobishme. Tash e kuptova se bashkohoroteti nuk
realizohet duke injoruar fene dhe moralin dhe duke kėmbėngulur nė mendimet dhe kulturat e pavlera. Tash e kuptova se
pėrparim ėshtė atėherė kur merr pjesė nė dhimbjet e tė tjerėve, iu ndihmon atyre dhe ua lehtėson atyre dhimbjet. Tash e
kuptova se Islami i ka dhuruar femrės civilizimin dhe i ka dhėnė asaj tė drejta, me tė cilat mund tė ēojė njė jetė tė shkėlqyer nėn
hijėn e mėsimėve tė shėndoshta. I thashė:

-Prej tani po shpall deshtimin nė sfidėn me ty. E kam vendosur qė nga ky ēast t’i jap jetės sime kahje tjetėr, duke u pėrputhur me Ligjin e All-llahut [subhanehu ve te’ala], qė tė jem vajzė e mirė sikur ti... Iu ndriēua fytyra nga njė buzėqeshje e ngrohtė dhe tha:

-Oj motėr, mardhėniet tona nuk kishin kuptim tė dyluftimit. E rėndėsishmja ėshtė qė ne tė arrijmė tė gjithė tek mirėsia e sigurtė,
tė triumfojmė me tė vėrtetėn dhe tė arrijmė lumturin e gjithėherėshme. Thash:

-Po, vėretėt kjo ėshtė e rėndėsishme...
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi