Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Lutja e Ibrahimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lutja e Ibrahimit

Mesazh nga NoOrA prej Sat Jan 09, 2010 1:05 pm

Nga: Abdul Mexhid Ez-Zendani

Selam alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu.
Falenderimet janė pėr Allahun, Zotin e botėrave, salavatet dhe selamet janė pėr Profetin tonė, Muhamedin -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-, familjen, dhe shokėt e tij tėrėsisht. Do pėrjetojme sot ndėr tė tjera disa nga ēastet e bukura tė lutjes qė bėri Ibrahimi -paqja e Allahut qoftė mbi tė-, lutje kjo tė cilėn Kurani e sjell pėrmes gjuhės sė Profetit tė nderuar Ibrahimit -paqja e Allahut qoftė mbi tė- si nė vijim: “Zoti ynė, dėrgo tek ata nga mesi i tyre, tė Dėrguar qė t'u lexojė ajetet-argumentet e Tua…”. Kėtė lutje Ibrahimi e bėri teksa gjendej nė Meke dhe nė pėrgjigje tė kėsaj lutje Allahu i Lartėsuar dėrgoi Muhamedin -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-. Le tė shohim gjithashtu se ēfarė thuhet lidhur me kėtė nė Teurat (Dhjatėn e Vjetėr) tė ditėve tona, nė Librin e Gjenezės, kapitulli 17, artikulli 19-21. Nė tė, Zoti i thotė tė nderuarit tonė Ibrahimit kėshtu: “Sa pėr Ismailin tė kam dėgjuar pėr tė. Ja ku po e begatoj, po e bėj tė jetė i frytshėm dhe tė shumohet sė tepėrmi, dymbėdhjetė prijėsa do lindė dhe do t’a bėjė atė njė komb madhėshtor”. Dihet se ai qė Shpallja Hyjnore quan komb madhėshtor konsiderohet kombi qė ka njė mesazh hyjnor madhėshtor dhe ėshtė i angazhuar nė tė. Po nė Librin e Gjenezės, kapitulli 21, artikulli 12-13, vjen: “Dhe tė birin e robėreshės (Ismailin tė birin e Haxhiresė qė ishte robėresha e Ibrahimit) do t’a bėjė njė komb, sepse ai ėshtė bėrthama jote”. Pra me birin e robėreshės kėtu nėnkuptohet Ismaili -paqja e Allahut qoftė mbi tė-.
Pyetja qė shtrohet kėtu ėshtė se ē’e bėn njė komb tė jetė madhėshtor sipas standartit hyjnor tė madhėshtisė?
Pėrgjigja ėshtė se njė komb nuk mund tė jetė madhėshtor pėrveēse me marrjen e mesazhit madhėshtor hyjnor tė cilin e mori nė fakt Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-. Po kėshtu nė Librin Deuteronomia, kapitulli 18, artikujt 17-18, vjen: “Zoti mė tha: ‘Folėn shumė mirė nė atė qė thanė. Do t’u bėjė njė Profet nga mesi i vėllezėrve tė tyre si ti dhe fjalėn Time do t’a vendos nė gojėn e tij”; kjo pra ėshtė ajo ēfarė Allahu i ka thėnė Musait. Me “Do t’u bėjė njė Profet nga mesi i vėllezėrve tė tyre” nėnkuptohet se Profeti qė Zoti do sjellė nuk do tė jetė nga fėmijėt e Is’hakut por nga fėmijėt e vėllezėrve tė tyre. Lind pyetja: Kush i bie tė jenė vėllezėrit e bijve tė Is’hakut? Pėrgjigjja ėshtė se vėllezėrit e bijve tė Is’hakut janė bijtė e vėllait tė Is’hakut, pra bijtė e Ismailit dhe siē dihet arabėt ishin bijtė e Ismailit -paqja e Allahut qoftė mbi tė-. Mund tė pikaset qartazi sesi ky tekst ėshtė i drejtpėrdrejtė dhe hedh dritė shumė qartė mbi faktin se profetėsia do tė jetė tek bijtė e Ismailit, pėrndryshe, nėse Profeti pėr tė cilin bėn fjalė shkrimi i shenjtė nė fjalė do tė ishte prej ēifutėve, do thuhej nė tė “Do t’u bėjė njė Profet nga mesi i tyre” dhu nuk do tė thuhej “Do t’u bėjė njė Profet nga mesi i vėllezėrve tė tyre”. Ndėrsa nė Ungjill (Dhjatėn e Re) gjejmė frazat nė vijim: Sė pari thėnia nė Ungjillin e Mateut, kapitulli 21, artikujt 41-44, ku Jezusi-Isai -paqja e Allahut qoftė mbi tė- thotė: “A s’keni lexuar asnjėherė nė shkrimet e shenjta pėr gurin qė e kanė refuzuar ndėrtuesit e qė ėshtė bėrė prej Zotit kreu i kulmit. Kjo ka qenė e mahnitėshme nė sytė tanė prandaj po ju them se mbretėritė e Allahut do t’ju hiqen ju dhe do t’i jepen njė populli qė do t’i bėjė tė japin fryte”. Kėtu kemi tė bėjmė me deklaratėn biblike se Mesazhi Hyjnor do t’u merret izraelitėve dhe do t’i jepet njė kombi tjetėr. E kush tjetėr ėshtė ky komb prej tė cilit ėshtė dėrguar Profet pėrveē kombit tė Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-?!
Kjo ishte pėrsa i pėrket linjės profetike…
Nė shkrimet e hershme tė shenjta gjithashtu hidhet dritė edhe rreth vendit nga ku do shfaqet dhe ku do dėrgohet ky Profet. E tillė gjė ėshtė prezent edhe nė shkrimet e hershme tė shenjta tė ēifutėve dhe tė krishterėve tė ditėve tona. Nė lidhje me sa nė fjalė, nė shkrimet e shenjta, nė Librin e Isaias, kapitulli 2, artikulli 11, thuhet: “Le t’a ngrejė terreja dhe vendbanimet e saj zėrin lartė, shtėpitė e banuara nga Kidari…” Me kuptimit se zėrat qė do thėrrasin dhe ftojnė nė fe do shfaqen nga shtėpitė dhe vendbanimet e banuara nga Kidari. Lind pyetja Kidari kė presupozon? Pėrgjigjen e jep Teurati (Dhjata e Vjetėr) duke n’a treguar se ai ishte njė nga djemtė e Ismailit -paqja e Allahut qoftė mbi tė- dhe siē dihet Ismaili -paqja e Allahut qoftė mbi tė- jetoi nė Meke tė cilėn shkrimet e shenjta nė Teurat e sjellin me definicionin Paran. Ndėrsa nė Psalmet e Daudit, nė versionin nė anglisht, version ky bashkėkohor dhe nė qarkullim nė ditėt tona nė Amerikė, Evropė etj, thuhet: “…ata do tė kalojnė pėr nė Peligrinazh nėpėr luginėn e Bekes…”; kėshtu gjendet emri Beke, me gėrmėn e parė me tė madhe, gjė qė do tė thotė se kemi tė bėjmė me njė emėr tė pėrveēėm vendi. Kurse mė tej perifrazimi vijon “…luginėn e Bekes qė do tė bėhet vendi i kroit… ”; gjė qė presupozon kroin apo burimin e Zemzemit. Fraza nė fjalė e Psalmeve flet pėr njė vend ku do tė bėhet peligrinazh, nė tė cilin gjendet njė krua nga ku buron ujė. Fakti qė ai ėshtė njė vend ku do kryhet peligrinazh n’a tregon qartė se e tillė gjė nuk presupozon tjetėr pėrveēse faktin se njė Mesazh i Ri Hyjnor do tė vijė dhe se ky vend do tė bėhet objekt peligrinimi dhe adhurimi pikėrisht pėrmes kėtij Mesazhi tė Ri Hyjnor. Po nė Psalmet e tij, Daudi -paqja e Allahut qoftė mbi tė- thotė: “Njė ditė adhurim nė tempullin Tėnd ėshtė mė mirė se njėmijė ditė nė tjetėr vend”. Ne kuptojmė se Daudi -paqja e Allahut qoftė mbi tė- bėn fjalė kėtu pėr Qaben pasi dimė se nė Qabe namazi, qė ėshtė njė nga format mė madhshtore tė adhurimit tė Zotit, ėshtė i barazvlefshėm me njėqindmijė namaze diku gjetkė... Ajo qė ėshtė pėr tė ardhur keq ėshtė se qėllimisht dhe pėr motive dezinformuese emri “Beke” i vendit nė fjalė, qė nė versionin nė anglisht vjen me gėrmė tė madhe pėr tė treguar se ai ėshtė emėr i pėrveēėm i njė vendi tė caktuar, nė pėrkthimin nė arabisht shndėrrohet nė “Buka” qė do tė thotė lugina e Lotėve pėr t’u tjetėrsuar fraza nė fjalė nga “…ata do tė kalojnė pėr nė Peligrinazh nėpėr luginėn e Bekes…” nė “…ata do tė kalojnė pėr nė Peligrinazh nėpėr luginėn e Lotėve…”. I Dlirėsuar ėshtė Allahu nga dashakeqėsia e tyre pėr tė deformuar tė vėrtetėn. Ē’ėshtė kjo Luginė e Lotėve?! Jo, jo, kėtu bėhet fjalė thjeshtė pėr Beken-Meken. Ku ėshtė kjo Luginė e Lotėve? Ajo nuk figuron gjėkundi as nė historikun e hershėm dhe as nė atė bashkėkohor tė kėtyre territoreve?! Keqinformim i qėllimshėm dhe i qartė qė mund tė konstatohet pa shumė mund si i tillė qoftė edhe nga njė studiues modest i Ungjillit tė ditėve tona. Po kėshtu nė Librin e Gjenezės, kapitulli 21, artikujt 21-22, versionin bashkėkohor, vjen: “Dhe Zoti ishte me djaloshin…”; ku bėhet fjalė pėr tė nderuarin tonė Ismailin -paqja e Allahut qoftė mbi tė-, atėherė kur i nderuari ynė Ibrahimi -paqja e Allahut qoftė mbi tė- e la Haxhirenė dhe djalin e tij Ismailin nė Meken e shkretė dhe tė pabanuar tė asaj kohe, nė pėrmbushje tė urdhėrit tė padiskutueshėm hyjnor. “Dhe Zoti ishte me djaloshin, i cili u rrit dhe jetoi nė shkretinė. U rrit duke u bėrė njė harkėtar i aftė. Ai jetoi nė shkretinėn e Paranit …”; dhe Parani siē ėshtė pėrmendur mė herėt, shpjeguar nga vetė shkrimet e shenjta ungjillore, presupozon Beken-Meken. Gjithashtu nė Librin e Deuteronomisė, nė kapitullin 30, artikullin 2, vjen: “Zoti erdhi nga Sinai, agoi nga Sairi dhe ndriēoi nga mali i Paranit”. “Sairi” janė disa vargmale nė luginėn Akabe ku jetoi i nderuari ynė Jezusi-Isai -paqja e Allahut qoftė mbi tė-, ndėrsa mali i Paranit ėshtė zona e Mekes. I Dlirėsuar ėshtė Allahu! Ēfarė do tė thotė kjo frazė e Biblės?! Ajo qė kjo frazė e qėllimtė do tė thotė ėshtė se nė zonėn e tretė tė pėrmendur (zonėn e Paranit-Mekes) do ketė njė Shpallje Hyjnore. Pse? Sepse nė frazėn biblike nė fjalė thuhet: “Zoti erdhi nga Sinai…” ashtu qė nė kėtė zonė iu zbrit Shpallja Hyjnore tė nderuarit tonė Musait -paqja e Allahut qoftė mbi tė-; “…agoi nga Sairi…” ashtu qė nė kėtė zonė iu zbrit Shpallja Hyjnore tė nderuarit tonė Jezusit-Isait -paqja e Allahut qoftė mbi tė-; dhe vjen mė tej “…vezulloi nga mali i Paranit-Mekes” qė nė kontekstin nė fjalė do tė thotė se nė kėtė zonė do sillet nga Allahu i Lartėsuar njė Shpallje Hyjnore edhe mė e ndritėshme se dy tė parat. Fakti qė po pėrcjellim, vjen shumė qartė nė Librin e Isaias, duke e nxjerrė sheshazi kėtė gjė ashtu qė thuhet: “…shpallje nga viset e arabisė…”. ALLAHU EKBER. Pra do sillej njė Shpallje Hyjnore qė do kishte pėr vatėr viset arabe. Njė sėrė pyetjesh kėrkojnė pėrgjigje kundrejt faktit se cili ėshtė nė tė vėrtetė ai Profet qė karakterizohet dhe posedon karakteristikat me tė cilat lajmi i mirė biblik karakterizon Profetin qė pritet tė vijė: Cili qe ai profet qė erdhi nga pasardhėsit e tė nderuarit tonė Ismailit -paqja e Allahut qoftė mbi tė-?! Kush ishte ai Profet qė u titullua “Kreu i Kulmit”?! Kush ishte ai Profet qė ishte prej vėllezėrve tė izraelitėve?! Kush ishte ai Profet pėrmendja e tė cilit do ngrihej lartė e mė lartė nė Meke, e cila nėn udhėzimet profetike tė tij do bėhej njė destinacion mbarėbotėror peligrinimi?! Kush ishte ai Profet nga viset arabe tė cilit iu shpall Shpallje Hyjnore?! Kush tjetėr veē Profetit Muahamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-?! Perifrazimet e pėrmendura vijnė nga vetė shkrimet e shenjta biblike dhe ende janė prezente nė to; dhe nėse njė studiues sado modest i tubon dhe sinkronizon, ato nuk vijnė pėrveēse nė funksion tė profetėsisė sė Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-. Njė tjetėr fakt qė vlen tė pėrmendet ėshtė se nė shkrimet e shenjta vijnė gjithashtu cilėsi dhe tipare tė personit tė Profetit qė do dėrgohet; dhe ne do bėjmė fjalė pėr ato prej tyre qė i gjejmė prezente nė shkrimet e shenjta biblike edhe sot nė ditėt tona. Kėtė fakt Allahu i Lartėsuar e pėrmend nė Kurani Famėlartė ku lidhur me sa nė fjalė thotė: “Ata tė cilėt ndjekin Profetin, Lajmėtarin, qė s’din shkrim dhe kėndim, tė cilin e gjejnė tė pėrmendur tek ta nė Teurat dhe Ungjill…”. Kur iu futa studimit qė po prezantoj, mendova se kundėrshtarėt e Kuranit dhe Islamit, sidomos nė Biblėn e ditėve tona, nuk do kishin lėnė asgjė ku tė bėhej fjalė pro kėsaj tematike qė po trajtojmė; por nė fakt gjeta se njė e gjė e tillė ishte prezente nė Bibėl. Nė Librin e Isaias, hidhet dritė qartė mbi cilėsitė dhe karakteristikat e Profetit tė Ri qė do dėrgohet; porse kjo mund tė hetohet vetėm nė kopjen e Biblės qė qarkullon nė versionin anglisht, ndėrsa nė atė qė qarkullon nė gjuhėn arabe janė bėrė tjetėrsime dhe dezinformime. Ndoshta fakti qėndron nė atė se anglezėt nuk e disponojnė kulturėn e pranishme nė vendet arabe rreth detajeve tė personit tė Profetit tonė tė nderuar Muhamedit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-, teksa tek arabėt njė gjė e tillė njihet mirė. Nė kėtė kuadėr, tek Libri i Isaias, lidhur me Profetin qė do sillet thuhet: “I thuhet atij: ‘Lexo’; dhe ai thotė: ‘Unė nuk jam i mundshėm tė lexoj”. ALLAHU EKBER! Cili ėshtė Profeti tė cilit iu tha “Lexo” dhe ai tha “Unė nuk jam i mundshėm tė lexoj”, pėrveē Muhamedit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-; i cili ndėrkaq ceket se ishte prej viseve arabe, nga vendbanimet ku patė jetuar Kidari; i cili ishte nga Parani-Mekja?! Kush tjetėr veē tė nderuarit tonė Muhamedit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- i mishėron nė personin e tij karakteristikat nė fjalė?!
Ndėrsa tani ju ftoj tė shikoni sesi e kanė keqpėrkthyer dhe keqinterpretuar nė arabisht perifrazimin biblik nė fjalė, ashtu qė ky perifrazim nė arabisht ėshtė deformuar nė: “I thuhet atij: ‘Lexo’; dhe ai thotė: ‘Unė nuk di tė shkruaj”. Lind pyetja atij iu tha: “Lexo” apo iu tha: “Shkruaj”? Shiko sesa naivisht kanė manovruar ata tė cilėt kanė bėrė pėrkthimin e Biblės nė versionin nė gjuhėn arabe… duke pretenduar se nuk kanė dalė nga konteksti duke qenė se ai qė nuk di tė lexoj nuk di as tė shkruaj; teksa pyetja qė imponon vetveten ėshtė: Pėrse kjo ndėrhyrje e paprecedent tek tekstet hyjnore?! Pėrse ato nuk janė pėrkthyer nė pėrputhje me materialin mėmė nė gjuhėn angleze?!
Po nė Librin e Isaias, kapitulli 9, artikulli 6, flitet rreth njė shenje nė shpatullėn e Profetit qė do dėrgohet; tekstualisht thuhet: “Shenja e legjitimitetit tė tij ėshtė nė shpatullėn e tij dhe emri i tij me tė cilin do tė thirret do tė jetė i ēuditshėm”. LA ILAHE IL ALLAH-NUK E MERITON ME TĖ DREJTĖ TĖ ADHUROHET ASKUSH PĖRVEĒ ALLAHUT. Emri i Profetit tonė -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- ishte Muhamed dhe ishte njė emėr i ēuditshėm, i pazakontė nė mesin e arabėve. “Shenja e legjitimitetit tė tij ėshtė nė shpatullėn e tij dhe emri i tij me tė cilin do tė thirret do tė jetė i ēuditshėm”; kėshtu pra shkruhet nė Librin e Isaias. Ne muslimanėt disponojmė nė transmetimet autentike tė Bukhariut dhe Muslimit nė adresė tė njė numri prej disa shokėsh (sahabeve) -Allahu qoftė i kėnaqur me to- tė Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-, se ata e kanė dėshmuar tek Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- kėtė shenjė apo damkė-vulė e cila ishte damka apo vula e profetėsisė sė tij. Tek Bukhariu vjen se Sejib Ibn Jazidi ka thėnė: “…mė pas u ngrita i shkova nga shpina dhe pashė midis shpatullave tė tij njė damkė-vulė”. Nga Xhabir ibn Semura -Allahut qoftė i kėnaqur me tė-, nė njė thėnie tė konfirmuar nga Muslimi si autentike vjen: “Pashė njė vulė mbi shpinėn e Profetit Muhamed qė i pėrngjasonte vezės sė pėllumbit”. Po nė kėtė kontekst dhe ngjashėm me kėtė vjen edhe ajo qė pėrcjell Abdullah ibn Serxhesi -Allahu qoftė i kėnaqur me tė-, nė njė thėnie tė konfirmuar nga Muslimi dhe Ahmedi si autentike. Nė vazhdėn e sa nė fjalė tregohet se i nderuari ynė Ebu Dheri -Allahut qoftė i kėnaqur me tė- kėrkonte dhe hetonte nė lidhje me Profetin qė do dėrgohej, pasi nė udhėtimin e tij nė kėrkim tė fesė sė drejtė i patė ndodhur tė robėrohej nga kusarėt e tė bartej nga njė vend nė tjetrin derisa pėrfundoi nė Medine ku ende mbante nė kokė thėnien e njė murg qė i kish treguar se kjo ishte koha kur pritej tė dėrgohej dhe shfaqej njė Profet qė posedonte disa shenja ndėr tė cilat ishte vula profetike nė shpatullėn e tij. Nė vijim tė historisė sė tij nė kėrkim tė fesė sė vėrtetė, thotė: Kur erdha tek Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- i dhashė selam, pastaj u rrotullova tė shikoja tek shpina e tij nėse ishte vula e cila m’ė ishtė pėrshkruar. Kur Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- mė pa t’i sillesha nga pas shpine e kuptoi qė unė desha tė verifikoja diēka qė mė qe pėrshkruar, me ē’rast e mėnjanoi rrobėn e tij nga zona e shpinės dhe unė pashė vulėn dhe e kuptova”.
Ndėrkaq njė tjetėr frazė qė ėshtė ende prezente nė Bibėl ėshtė ajo nė Psalmet e Daudit -paqja e Allahut qoftė mbi tė- ku thuhet: “Ėshtė derdhur mirėsia nė dy buzėt e tua, prandaj dhe Allahu tė ka bekuar amshimisht. Ngrehe shpatėn tėnde…”; mirėsia e derdhur nė dy buzėt ėshtė pra Shpallja Hyjnore dhe aludim pėr faktin se ky Profet nuk di as tė lexojė dhe as tė shkruaj, porse pėrmes buzėve tė tij ai e pėrcjell Shpalljen Hyjnore qė i zbret Allahu; teksa me “…Allahu tė ka bekuar amshimisht…” aludohet tek salavatet dhe bekimet qė tė gjithė ne dėrgojmė mbi Profetin Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- nė ēdo namaz qė falim, kur themi nė pozicionin e namzit tė Tehijatit-Pėrshėndetjes: O Allah dėrgo lavdėrimin tėnd mbi Profetin Muhamed dhe familjen e Profetit Muhamed ; dhe themi vazhdimisht “O Allah dėrgo bekimin tėnd mbi Profetin Muhamed dhe familjen e Profetit Muhamed…”. Kush ėshtė ai Profet tė cilit i dėrgohen lutje tė pandėrprera pėr bekime hyjnore qė prej kohės kur kėto shkrime tė shenjta bėjnė fjalė pėr kėtė gjė?! Ai ėshtė Muhamedi -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-. Normal qė ne bėjmė lutje t’i dėrgohen bekime hyjnore edhe tė nderuarit tonė Ibrahimit -paqja e Allahut qoftė mbi tė- por ai dihet se pati jetuar para Daudit -paqja e Allahut qoftė mbi tė- dhe Psalmeve tė tij, teksa kėtu bėhet fjalė pėr Profetin e Pritshėm. Ndėrkaq nė vijim psalmet e Daudit vijojnė duke i thurrur lavde kėtij Profeti dhe thonė: “…Allahu tė ka bekuar amshimisht. Ngrehe shpatėn tėnde…”; duke aluduar nė faktin se ai posedonte shpatė dhe me tė do luftonte; gjė kjo qė pėrputhet me Profetin Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- epoka e tė cilit i pėrkiste asaj tė shpatės, teksa tanimė kjo epokė ka mbaruar.
Nga frazat biblike qė nė pėrshkrimin e viseve ku do sillej Profeti i Ardhshėm orientojnė qartazi rreth vendit dhe viseve tė banimit tė Profetit tonė tė nderuar Muhamedit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- ėshtė fraza nė vijim e cila gjendet prezente sot e kėsaj dite nė Librin e Isaias, kapitulli 20, artikujt nga 13-16, ku thuhet: “Shpallje nga viset arabe, nė pyjet, nė viset arabe do bujtoni o karvanėt e Dedenijėve (Dedamitėve)…”. Dedenijtė janė prej njė zone tė quajtur Deden, njė qytet fqinj i Tejmesė, dhe qė aktualisht gjendet mė pranė qytetit tė Medines sesa Tejmei, teksa dihet qė Tejmei konsiderohet nga zonat qė janė nėn juridiksionin administrativ tė Medines. “Sillni ujė tė eturve o banorėt e tokės sė Tejmesė. Tė arratisurit sillini bukė sepse ata nga pėrpara shpatave janė arratisur”. Shikoni sesi bėhet fjalė pėr Profetin qė vjen nė Medine nga arratia dhe u thuhet banorėve tė saj t’i sjellin bukė dhe ujė, ai ka ardhur duke iu shmangur shpatave. Kush ėshtė ai Profet tė cilit i pėrgjigjen dhe i vijnė pėr shtat kėto karakteristika, kush, kush tjetėr veē Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-?!
Nė vazhdėn e shkrimeve tė heshme tė konsideruara tė shenjta veē atyre tė hebrenjve dhe tė krishterėve, tė cilat i cekėm mė herėt, kemi dhe Librin e Shenjtė Hindus “Bihoshi Bihoshi Branėm” ku vjen qartazi pėrshkrimi lidhur me ndjekėsit-shokėt e Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-; gjė lidhur me tė cilėn kėtu thuhet: “Ata janė tė tillėt qė bėhen synet, nuk e kultivojnė tė qethurėn kazea (pjesėn e sipėrme tė flokėve tė gjata dhe pjesėn poshtė kėsaj krejt tė shkurtuar), i rrisin mjekrat e tyre, janė luftėtarė dhe i thėrrasin njerėzit nė lutje me zė tė lartė (bėhet fjalė pėr namazin definicioni gjuhėsor i tė cilit ėshtė lutje, ndėrsa zėri i ngritur thirrės nė namaz ėshtė ezani), i hanė shumicėn e kafshėve pėrveē derrit, nuk e pėrdorin Durben pėr t’u pastruar (gjethe pemėsh qė pėrdoret nga hindusėt pėr pastrim mėkatesh) porse tek ata martirėt janė tė pastėrtit; kėta quhen musli”. “musli” nėnkupton muslimanėt por pėr shkak tė kohezionit tė teksteve dhe deformimit tė tyre vjen “musli”.
Kush Profet ka ndjekės tė cilėt pėrshkruhen me gjithė karakteristikat nė fjalė, kush veē Muhamedit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-?!

Ndėrsa pėrsa i pėrket pėrmendjes sė fesė sė tij dhe fesė qė ai solli kemi atė qė thamė pak mė herėt nė librin e Isaias ku thuhet: “Le t’a ngrejė terreja dhe vendbanimet e saj zėrin lartė, shtėpitė e banuara nga Kidari, qė banorėt e vendbanimeve tė brohorasin nga kreshtat e maleve tė cilėt do thėrrasin duke brohoritur lavdinė e Zotit”; nga kreshtat e maleve kush brohoret, e pėrgjigja ėshtė se ata janė muslimanėt qė brohorasin lavdinė e Zotit pėrmes thirrjes sė ezanit.
Nė Librin e Sofonias, kapitullin 3, artikujt 9-10, vjen: “Sepse Unė atėherė do t’i shndėrroj popujt (tėrėsisht) nė njė gjuhė tė pastėr me qėllim qė tė gjithė tė thėrrasin nė emrin e Zotit duke e adhuruar nė njė sup tė vetėm (sup mė sup)”. Kuptimi “nė njė sup tė vetėm” ėshtė duke qenė nė njė rresht tė vetėm sup nė sup, gjė qė ėshtė evidente pėr adhurimin mė madhėshtor tė muslimanėve, namazin, i cili, siē vjen edhe nė frazėn biblike nė fjalė, ka unifikuar besimtarėt e vėrtetė nė adhurimin e Zotit.
Allahu i Lartėsuar nė Kuran thotė: “T’a zbritėm Librin (Kuranin) sqarues pėr ēdo gjė”. Le tė shikojmė atė qė vjen nė Librin e Johanės, pėrmes gjuhės sė tė nderuarit tonė Jezusit-Isait -paqja e Allahut qoftė mbi tė-: “Por kur tė vijė Shpirti i sė vėrtetės, ai ėshtė ai i cili do t’ju orientojė tek e mira nė tėrėsi, sepse ai nuk flet nga vetvetja porse flet nga ajo qė dėgjon (me kuptimin se ai nuk di tė lexojė por shpalljen e merr pėrmes dėgjimit dhe e pėrcjell) dhe ju bėn ju me dije rreth ēdo gjėje qė do tė vijė”.
Po kėshtu Ungjilli prezent sqaron se drejtimi i tė falurit drejt Shtėpisė sė Shenjtė (Bejtul Makdesit) nė Palestinė do tė ndryshohet dhe anullohet. Kjo vjen nė historinė e gruas nga Samaria e cila shkoi tė vizitonte Jezusin dhe ai i tha: “Baballarėt tanė patėn bėrė sexhde (lėshoheshin nė lutje me ballė pėrtokė) nė kėtė mal. Dhe ju thoni se nė Orshalim (Kuds-Jeruzalem) ėshtė vendi ku duhet rėnė nė sexhde. Jezusi i tha asaj: O grua! Besomė, do vijė koha qė as nė kėtė mal dhe as nė Jeruzalem keni pėr tė bėrė sexhde”; nėnkuptohet se do vijė koha qė drejtimi i tė falurit nuk do jetė as atje dhe as atje, porse ai do tė ndryshojė. Kjo vjen nė konkretizim tė faktit se kur Allahu i Lartėsuar solli urdhėresėn pėrmes sė cilės bėnte ndryshimin e venddrejtimit tė faljes tha: “Drejtoje (kur tė falesh) fytyrėn tėnde drejt Xhamisė sė Shenjtė (Qabes) dhe kudo qė tė gjendeni fytyrat tuaja t’i drejtoni drejt asaj. Ata tė cilėve u janė dhėnė shkrimet e shenjta e dinė se e tillė gjė ėshtė e vėrteta prej Zotit tė tyre”.
Pėr tė konkluduar, edhe pse emri i Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- nė versionet bashkėkohore biblike ėshtė eliminuar, sėrisht kanė mbetur tė qarta nė tė cilėsitė e Profetit tė Pritshėm tė cilat nuk pėrputhen pėrveēse me Profetin Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-; duke u dėshmuar kėshtu njerėzve pėr kėtė tė vėrtetė tė qartė e tė pakontestueshme, qė pėrcjellin shkrimet e shenjta nga hershmėria. Teksa nė disa prej shkrimeve jobiblike tė konsideruara tė shenjta, sikurse ē’e pėrmendėm mė herėt pėrbri referencave pėrkatėse, tekstet referojnė qartazi emrin e Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-.
E gjithė kjo tregon se lajmi i mirė pėrgėzues mbi ardhjen e Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- ka ngjarė, se profetėt e kanė sjellur dhe pėrēuar kėtė lajm tė mirė, se shkrimet e hershme tė shenjta e kanė mbartur kėtė emėr fisnik, dhe se ai qė vihet nė kėrkim tė sė vėrtetės dhe nė ndjekje tė saj ka pėr tė gjetur kėtė qė thamė.
Bazuar nė kėtė, njė tjetėr argument i fuqishėm prej argumenteve arrin dhe njerėzit mėsojnė vėrtetėsinė e profetėsisė sė Muhamedit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-.
Falenderimi suprem i takon vetėm Allahut, Zotit tė Botėrave, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi profetin Muhamed./fri/
Selam alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi