Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Pėrkujto "ēastet" qė tė presin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrkujto "ēastet" qė tė presin

Mesazh nga NoOrA prej Sun Jan 10, 2010 10:51 am

Kėto janė nga gjėrat mė tė rėndėsishme pėr shėrimin e zemrave tė ngurtėsuara.
- Le ta kujtojė njeriu atė vend qė patjetėr ka pėr tė shkuar; t’i vizitojė varret duke menduar se nė ato momente ka prej atyre qė po dėnohen, ka prej atyre qė thėrrasin pėr ndihmė, por askush nuk mund t’i pėrgjigjet!
- Le tė mendojė njeriu se njė ditė do tė futet nė atė gropė tė errėt dhe tė ngushtė dhe se do tė jetė ushqim pėr krimbat dhe gjarpėrinjtė, do tė jetė i vetėm e pa ndihmės, edhe nėse ka qenė mbret nė dynja!
- Le tė kujtojė njeriu se vdekja do t’i vijė herėt a vonė, do t’i vijė engjėlli i vdekjes, por pa e lajmėruar, e nuk dihet se nė ēfarė gjendje e gjen!
- Le t’i pėrcjellė njeriu tė vdekurit duke menduar se edhe atė do ta mbartin tė tjerėt!
- Le tė mendojė momentet kur ėshtė nė shtratin e vdekjes, i vijnė tė afėrmit rreth e qark, i flasin, por ai nuk iu kthen dot pėrgjigje!
-Kujto, kur tė lajmėrojnė doktorin pėr tė tė shėruar, por ai nuk mundet, mendo momentet kur tė dalė shpirti, pėr t’iu dorėzuar Krijuesit tė vet, mendoje veten nė duart e atij qė ėshtė duke tė larė, e ti nuk lėviz dot!
-Mendo, kur tė largohesh nga kjo dynja njė herė e pėrgjithmonė, duke i dhėnė fund veprave tė tua, qofshin tė mira apo tė kėqija!
Jo pa qėllim Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė :
“Kujtojeni shpesh atė qė ua ndėrpret ėndrrat, dėshirat, e ajo ėshtė vdekja!”
“….I vizitoni ato (varrezat), sepse ajo ua zbut zemrėn, jua bėn sytė tė lotojnė dhe ju kujton ahiretin!”
Kush e kujton vdekjen ka 4 mirėsi :
· Shpejton pendimin;
· I zbutet zemra;
· Gjallėron aktivitetin e njeriut;
· Ka njė pėrfundim tė mire;
- Le tė kujtojė njeriu ditėn kur i fryhet surit dhe do tė vdesin tė gjithė, veē atij qė do Allahu i Madhėruar, kur yjet tė shkapėrderdhen, kur kodrat tė bėhen si lesh i prishur, kur detet tė vlojnė si zjarri i flakėruar, kur qielli tė jetė hequr e tė jetė ēarė, kur xhehenemi tė jetė ndezur fort, kur tė dridhet toka, kur tė hapen varret e tė dalin njerėzit si insekte tė shpėrndara!
- Le tė kujtojė njeriu ditėn, kur ēdo shtatzėnė do ta hedhė fėmijėn e vet, kur njerėzit tė jenė si tė dehur, por jo, ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i Allahut tė Madhėruar ėshtė i ashpėr!
- Le tė kujtojė njeriu ditėn, kur fėmijėt do tė bėhen pleq nga frika e asaj qė shohin para syve!
- Le tė pėrfytyrojė njeriu qėndrimin para Zotit tė vet, Zotit tė botėrave, tė zhveshur burra e gra bashkė! Eshtė njė gjendje aq e frikshme ajo skenė sa qė i bėn ata as tė mos iu shkojė mendja, e jo mė, tė shohin njėri tjetrin.
- Le tė pėrfytyrojė njeriu qėndrimin nė atė diell, i cili tashmė ėshtė shumė afėr, njerėzit mbulohen nga djersėt e tyre, ditėn kur tė ndahet fėmija nga prindi, vėllai prej vėllait, kur njeriu tė ndahet nga gruaja e fėmijėt, kur ēdonjėrit i mjafton vetėm ēėshtja e vet!
- Le tė kujtojė ditėn, kur do tė ketė fytyra tė pluhurosura e tė mbuluara nga njė errėsirė e zezė!
- Le tė kujtojė njeriu momentet e fillimit tė llogarisė, kur tė shpėrndahen librat e veprave, e kur njerėzit do tė thonė :
“ O i mjeri unė, tė mos mė jepej fare libri im. Dhe tė mos dija fare se si ėshtė llogaria ime. Ah, sikur tė kishte qenė ajo (vdekja) mbarim i amshueshėm pėr mua. Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi. U largua nga unė autoriteti qė kisha. E u thuhet zebanive : Kapeni (fort) atė, e vėrjani prangat! Pastaj atė futeni nė xhehenem… !Pastaj, lidheni atė me njė zinxhir tė gjatė 70 kutė !” (Haka, 25-32.)
“Pėrkujto ditėn kur njerėzit do tė thonė pasi tė shohin librin me veprat e tyre : “Tė mjerėt ne ! Ē’ėshtė puna e kėtij libri, qė nuk ka lėnė as (mėkat) tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė?” (Keh , 49.)
-Kujto momentet, kur pas mbarimit tė llogarisė, fillon shijimi i dėnimit! Si do tė jetė gjendja e banorėve tė zjarrit (Zoti na ruajtė prej tij) ?! Ushqim pėr ta, do tė jetė pema e Zekumit dhe uji i fėlliqur.
“Pėrpiqet ta pėrpijė, por nuk mundet ta gėlltisė atė, atij i vjen vdekja nga tė gjitha anėt, por ai nuk vdes, atė e pret dėnim shumė i rėndė.”
Ata (banorėt e zjarrit) hidhen me fytyrė nė zjarr, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt.
-Kujto kur Allahu i Madhėruar u shfaq atyre re tė zeza dhe u thotė :
“O banorėt e zjarrit, ēfarė kėrkoni? U kujtohen retė e dunjasė dhe thonė : “ Zoti ynė duam ujė!” Por u bien atyre nga retė, pranga qė iu shtohen edhe mė, si dhe zinxhirė qė ua shtojnė zinxhirėt qė i kanė dhe atyre u hidhen shkėndija nga zjarri. U shuhet etja me ujė tė valė qė ua copėton zorrėt.” (Muhamed, 15.)
-Dijeni, se rrobat e tyre janė prej katrani, zifti, janė rroba prej zjarri, e u hidhet ujė i valė mbi kokat e tyre, e me tė u shkrihet krejt ēka ka nė barqet dhe lėkurat e tyre! Kujto o njeri, kur ata, banorėt e zjarrit tė thonė :
“Zoti ynė, ne na patėn mundur tė kėqijat, (u dhamė shumė pas epsheve tė dynjasė) dhe si tė tillė ishim tė humbur! Zoti ynė, na nxirr prej tij, e nėse gabojmė pėrsėri, atėherė vėrtet jemi mizorė! Ai thotė : “Heshtni aty, e mos flisni!” (Muminun, 107-108.)
Edhe pse i dimė kėto gjėra, pėrsėri nuk i kujtojmė herė pas here, pas vdekjes nuk ka kthim prapa.
“Zemra nuk ngurtėsohet, vetėm se pėr shkak tė dashurisė pėr dynjanė, nuk i shtohet dashuria pėr dynjanė, vetėm nėse i shtohen punėt, nuk i shtohen punėt e dynjasė, vetėm se nga harrimi i ahiretit, e nuk harrohet ahireti, vetėm se nga pėrmendja e pakėt e Allahut tė Madhėruar.”
(Fjalė e urtė)
-Thotė Allahu i Madhėruar :
“Frikėsojuni ditės, kur do tė ktheheni tek Allahu dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė ka fituar dhe askujt nuk i bėhet padrejtėsi !” (Bekare, 281.)
Ka qenė njė nxėnės i Abdullah ibn Abasit, kur shkonte pėr nė xhami kishte dy rrugė. Kur kalonte nga rruga qė ishte pėrmes tregut, nuk flinte atė natė. E pyetėn djemtė e tij, pse e bėnte kėtė gjė. E ai tha :
-“Nė treg ėshtė njė kovaē, e kur e shoh zjarrin e tij, mė kujton zjarrin e xhehenemit dhe atė natė e kaloj nė ibadet.”
Kujtimi i ahiretit nuk duhet tė mbetet vetėm tek tė qarėt, por ajo duhet tė shoqėrohet me vepra qė tė na ruajnė nga tė kėqijat e kėsaj dite.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi