Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Nuk ka mė ndalesa pėr mbulesa nė shkolla(Tiranė)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nuk ka mė ndalesa pėr mbulesa nė shkolla(Tiranė)

Mesazh nga NoOrA prej Wed Jan 20, 2010 7:21 am


Tiranė - Vetėm njė vit mė parė, ministri i Arsimit i qeverisė “Berisha” deklaroi se nuk do tė lejohen nė universitet apo nė shkolla publike vajzat qė mbulojnė kokėn me shami, pasi shkollat nė Shqipėri janė laike. Por, projektligji “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi” u jep fund debateve pėr lejimin ose jo tė shfaqjes sė besimit dhe tė fesė. Ky draft i paraqitur nė Kuvend nga njė grup deputetėsh parashikon lejimin e tė drejtės sė shfaqjes sė besimit dhe tė fesė. Madje ky projekt i detyron tė gjitha institucionet publike arsimore qė tė mos i pengojnė personat qė shfaqin fenė dhe besimin. Ky draft u jep fund debateve qė kanė shoqėruar sė fundi fillimin e viteve shkollore. Janė shėnuar gjatė kėtyre viteve disa raste kur vajzat me shami nuk janė lejuar tė ndjekin shkollėn apo universitetin. Madje projektligji, i cili pėrfshin ndalimin e diskriminimit pėr disa target grupe, ku pėrfshihen orientimet e ndryshme seksuale, raca, gjinia, etnia, gjuha etj., parashikon rrugėn e ankimimit nė rast tė shkeljes sė dispozitave ligjore qė parashikon nė kėtė projektligj qė pritet tė futet sė shpejti nė axhendėn e punimeve tė Kuvendit.
Nė Nenin 10 tė projektligjit “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi” parashikohet ndalimi i diskriminimit nė rastin e ushtrimit tė sė drejtės sė besimit.
“Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e sė drejtės dhe lirisė sė ndėrgjegjes e tė fesė, veēanėrisht, kur ka tė bėjė me shprehjen e tyre nėpėrmjet fjalėve ose paraqitjes”, - shkruhet nė pikėn e parė tė kėtij neni. Mė poshtė parashikohet kufizimi i kėsaj tė drejte vetėm pėr arsye tė sigurisė kombėtare.
“Pėrbėjnė pėrjashtim dispozitat e pėrgjithshme ligjore ose nėnligjore, tė cilat janė tė domosdoshme pėr sigurinė publike, pėr identifikimin e personave pėr shkak tė njė interesi legjitim shtetėror, pėr parandalimin apo ndjekjen e veprave penale, ose kur elemente tė paraqitjes janė tė lidhura me detyrime qė burojnė nga rregullat pėr ushtrimin e profesionit dhe funksione tė ndryshme publike e private”, - shkruhet nė pikėn 2 tė kėtij neni. Ndėrsa nė Nenin 17 tė kėtij drafti parashikohet e drejta e ēdo njeriu, pavarėsisht besimit apo fesė pėr tė ndjekur shkollėn. “Ndalohet t’i refuzohet njė personi ose njė grupi personash pranimi nė njė institucion arsimor publik”, - shkruhet nė pikėn dy tė Nenit 17.

Rreth njė vit mė parė u ndaluan dy vajza me shami nga qyteti i Burrelit qė tė ndjekin shkollėn. Kjo solli reagimin e menjėhershėm tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė. Komuniteti Mysliman dėnoi ashpėr kėtė veprim duke pėrqendruar kritikat ndaj deklaratave tė ministrit tė atėhershėm tė Arsimit, Fatos Beja. Ministri deklaroi se do tė ndalohen tė gjithė ata qė mbajnė simbole fetare nė mjediset arsimore pėr shkak se shkollat nė Shqipėri janė laike. Menjėherė pas kėsaj ka reaguar Komuniteti Mysliman qė i ėshtė referuar Kushtetutės sė Shqipėrisė ku ėshtė e garantuar e drejta e besimit dhe e arsimimit.
“Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė i garanton ēdo shtetasi shqiptar tė drejtėn e arsimimit dhe tė lirisė sė besimit. Kėto kufizime nuk mund tė cenojnė thelbin e lirive dhe tė drejtave dhe nė asnjė rast nuk mund tė tejkalojnė kufizimet e parashikuara nė Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut”, - shkruhej nė reagimin e Komunitetit Mysliman.

Procedurat e ankimimit nė rast tė diskriminimit tė ēfarėdollojshėm

Nė projektligjin e paraqitur nė Kuvend nga njė grup deputetėsh tė Partisė Demokratike janė parashikuar procedurat e paraqitjes sė njė ankimimi nė rast tė pretendimit pėr diskriminim. Nė Nenin 33 tė kėtij drafti parashikohet se “njė person ose njė grup personash qė pretendojnė se janė diskriminuar, ose njė organizatė me interesa legjitime qė pretendon diskriminim nė emėr tė njė personi apo grupi personash mund tė paraqesė ankesė sė bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim, ose nė raste pėrjashtimore, gojarisht nė mėnyrė qė tė mund tė mbahet procesverbal. Organizata me interesa legjitime paraqet prokurė tė posaēme pėr tė pėrfaqėsuar personin ose grupin e interesave. Me marrjen e ankesės komisioneri vėrteton faktet. Pėr kėtė qėllim, komisioneri mund t’u kėrkojė ankuesit dhe personit kundėr tė cilit ėshtė drejtuar ankesa tė paraqesin parashtrime me shkrim brenda 30 ditėve nga dita qė bėhet kjo kėrkesė. Kur e sheh tė pėrshtatshme komisioneri zhvillon njė seancė dėgjimore publike dhe fton palėt dhe ēdo person tjetėr tė interesuar. Kur e sheh tė pėrshtatshme komisioneri kėrkon tė arrijė njė marrėveshje pajtimi mes ankuesit dhe personit kundėr tė cilit ėshtė paraqitur ankesa. Nė rast se personi kundėr tė cilit ėshtė bėrė ankesa nuk e informon komisionerin ose nuk e zbaton vendimin, komisioneri vendos masė pėr ndėshkimin me gjobė pėr personin kundėr tė cilit ėshtė paraqitur ankesa. Si mjet tė fundit, veēanėrisht kur shkelėsit nuk i pėrmbahen vendimit tė komisionerit ose nuk e paguan gjobėn brenda tre muajve pas afatit tė caktuar nga komisioneri dhe sanksioni nuk ėshtė kundėrshtuar nė gjykatė, komisioneri mund t’u kėrkojė autoriteteve kompetente heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit tė shkelėsit pėr ta ushtruar veprimtarinė e tij. Shkelėsi ndaj tė cilit merret masa ndėshkimore me gjobė ka tė drejtė tė ankohet nė gjykatėn kompetente sipas Kodit tė Procedurės Civile. /gazeta albania/

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi