Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Pse toka s’do shkaterrohet ne 21 dhjetor 2012

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pse toka s’do shkaterrohet ne 21 dhjetor 2012

Mesazh nga <ErtA> prej Mon Feb 15, 2010 5:45 am

Pse toka s’do shkaterrohet ne 21 dhjetor 2012




Viti 2012 qė parashikon fundin e botės e teori tė tjera tė kėtij lloji janė shumė nė modė kohėt e fundit. Sipas kalendarit tė Majave bota siē e njohim ne do marrė fund rreth 21 dhjetorit 2012. E nėse kjo s’ndodh kemi rezerva pa fund tė kėsisoj teorish qė gjithsesi na e kanė taksur fundin nė njė mėnyrė a tjetėr. Por, ka disa arsye qė mund te na japin shpresė se jeta jonė do vazhdojė edhe pas vitit 2012, tė cilat kundėrshtojnė pikėrisht arsyet se pse bota do marrė fund nė kėtė vit. Nė radhė tė parė sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk ėshtė katastrofik. Duket si qindra mijėra vjet mė parė fusha magnetike u tokės u reduktua nė thuajse asgjė e mė pas u rishfaq gradualisht ndėrkohė qė poli i veriut dhe i jugut u zhvendosėn. Kjo zhvendosje nuk ėshtė veēanėrisht e rrezikshme, por mungesa e fushės magnetike mund tė dėmtojė jetėn nė planet sepse zgjatja e periudhės sė pakėsimit tė mbrojtjes magnetike lejon stuhitė meteorike dhe rrezet kozmike tė diellit tė godasin atmosferėn e tokės. Por shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se ne e kemi kaluar njė ngjarje tė tillė dhe kanė vėnė re se fusha jonė magnetike ėshtė rritur me pesė pėrqind nė shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohė qė cikli tė pėrfundojė. Pra ėshtė diēak pėr tė cilėn s’kemi pse shqetėsohemi pėr disa qindra mijėra vjet. Sė dyti, sepse rritja e aktivitetit tė njollave tė diellit nė vitin 2012 nuk do ketė ndonjė efekt tė dėmshėm nė planetin tonė. Siē e di ēdo nxėnės shkolle dielli ynė nxjerr vazhdimisht shtėllunga gazi plazme tė nxehtė prej mijėra kilometrash nė hapėsirė, tė cilat atmosfera jonė i mban larg prej nesh. Nga njėherė kėto shtėllunga janė mė tė mėdha se normalja, por gjithsesi janė ato qė ne i quajmė flakėrima diellore. Fatmirėsisht, kėto shpėrthime tė mėdha magnetike qė bombardojnė tokėn me njė rrekė grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallė i ndiejmė efektet e shpėrthimeve plazmike, pėrveē rritjes sė shkėlqimi tė dritave tė Veriut dhe Aurora Borealis. Njė arsye tjetėr ėshtė sepse polet e tokės nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet. Disa individė pretendojnė se polet fizike tė planetit janė gati tė ndėrrojnė vend ose se forcat gravitacionale tė planetėve tė tjerė mund tė ndikojnė tek orbita e tokės dhe kjo tė ndryshojė klimėn dhe mjedisit. Fatmirėsisht, forcat gravitacionale qė ndikojnė nė planetin tonė dhe vendin e tij nė sistemin diellor janė mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikėn planetare dhe nuk mund tė ndryshojnė pa ndonjė ngjarje ekstremisht dramatike qė mund tė ndodhė nė miliarda vjet, siē ėshtė pėrplasja e njė hėne tė vogėl ose njė gropė e zezė masive qė mbėrrin nė sistemin e diellor, gjė qė do dihej shumė mė pėrpara se tė ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj pėr tė krijuar njė impakt. Disa tė tjerė pretendojnė se tokės po i vjen fundi dhe se njerėzimi do marrė fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike tė shkaktuara nga vetė njeriu. Sipas kėsaj teorie do shkrijnė akujt nė pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimės do ndryshojė dhe jetesėn nė planet. Edhe nėse njė gjė e tillė ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohė njerėzve tė ambientoheshin. Madje, ekziston njė mundėsi qė planeti mė i nxehtė mund tė ketė mė shumė pėrfitime sepse mund tė rrisė sasinė e tokės sė lėrueshme nė Siberi dhe Amerikėn e Veriut. Nė ēdo rast viti 2012 s’ka ndonjė ndikim nė kėtė rast.



Burimi:....tiranachat.....

________________________________________________________________________________
DITURIA- ėshtė mė e mirė se trashegimia,
EDUKATA-ėshtė fytyra mė e pastėr,
DEVOTSHMĖRIA-ėshtė fati mė i sigurtė,
ADHURIMI-ėshtė fitimi mė i mirė,
MENDJA-ėshtė udhėrrėfyesi mė i mirė,
SJELLJA-ėshtė shoku mė i mirė,
LUMTURIA-ėshtė pasuria mė e madhe

<ErtA>
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1485
Age : 24
Location : Im Wunderland
Registration date : 24/12/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi