Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Uniteti i umetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Uniteti i umetit

Mesazh nga NoOrA prej Mon Feb 22, 2010 4:48 am

Realiteti qė po pėrjeton umeti mysliman, sidomos nė njėqind vitet e fundit, ėshtė njė realitet i hidhur. Kėtu nuk po flasim pėr humbjen e Palestinės, luftėrat qė janė zhvilluar kundėr myslimanėve nė Bosnje dhe nė shumė vende tė tjera. Nuk po flasim pėr luftėrat dhe myslimanėt qė vriten, por po flasim pėr prapambetjen teknologjike dhe shkencore. Kohėt e fundit ne jemi larguar shumė edhe nga feja dhe rruga e Zotit. Ne jemi larguar shumė edhe nga moralet dhe normat islame. Problemet e shekullit tė fundit janė akumuluar dhe e kanė rėnduar umetin. Kėto probleme, u ngjajnė sėmundjeve tė shumta, tė cilat e sfilitin dhe e rrėnojnė fizikun e njeriut.
Pėr shkak tė gjendjes sė pėrgjithshme dhe sėmundjeve sociale tė akumuluara, kemi tė rinj qė ndihen tė pashpresė, tė dėshpėruar, tė stresuar, pesimistė etj... Ne kemi filluar tė humbasim edhe besimin nė vetvete. Ne e shohim perėndimin sot si tė pagabueshėm, se gjithēka qė bėjnė ėshtė e drejtė. Kjo ka bėrė qė t'i imitojmė edhe nė gjėrat mė tė rėndomta.
Padyshim qė secili prej nesh kėrkon dhe shpreson ndryshimin pėr mė mirė. Secili prej nesh kėrkon qė umeti mysliman tė pėrparojė dhe tė udhėheqė botėn. Vetė ky serial temash "Derisa tė ndryshojnė veten" ėshtė dėshmitar i kėtij shqetėsimi dhe i kėsaj ėndrre. Ne duam t'i rikthehemi lavdisė sė humbur.
Thotė Zoti nė Kuranin famė lartė:"Por vullneti Ynė ishte qė t’u jepnim mirėsi atyre qė qenė tė shtypur nė tokė, t’i bėnim prijės e trashėgimtarė t’i forconim ata nė Tokė." (Kasas, 5-6)
Kėta njerėz qė sot janė tė shtypur, tė dobėt dhe tė prapambetur, duan qė t'u rikthehen ditėve kur sundonin botėn, ditėve kur bėnė histori. Kjo, jo qė tė sundojnė dhe shtypin njerėzit e tjerė, por qė t'ju japin atė qė u ka munguar qė nga rėnia e civilizimit islam.
Pėr trembėdhjetė shekuj me radhė, jeta nė tokė ishte mė e lumtur dhe e begatė se ē'ėshtė tani. Ithtarėt e feve tė ndryshme nuk kanė pėrjetuar liri dhe nuk kanė njohur tė drejta, siē kanė njohur gjatė sundimit islam. Ėshtė e vėrtetė qė kanė ndodhur gabime, pasi nė fund tė fundit jemi njerėz, por ajo qė civilizimi islam i ofroi njerėzimit nuk ėshtė pėrsėritur mė.
Ne duam qė qytetėrimi islam tė rimėkėmbet dhe tė ngrihet sėrish, jo thjesht pėr tė qeverisur dhe sunduar, por pėr t'i falur njerėzimit atė qė i ka munguar gjatė kėtij shekulli, lumturinė dhe kėnaqėsinė shpirtėrore.
Po a ėshtė e mundur qė ky umet tė rimėkėmbet sėrish? A ėshtė e mundur tė rikthehen ato ditė lavdishme? A ėshtė e mundur tė rikthehet sėrish qetėsia, stabiliteti dhe siguria? A ėshtė e mundur tė zhduken stresi dhe depresioni qė po marrin kushedi sa jetė njerėzish sot?
Unė u them tė gjithė atyre qė i shtrojnė pyetje tė tilla dhe tė ngjashme, qė diēka e tillė jo vetėm qė ėshtė e mundur, por ėshtė e sigurt qė do tė ndodhė. Ky besim dhe siguri nuk vjen nga hiēi, ai vjen nga pėrvoja e njerėzimit.
Ajo qė e bėn ėndrrėn tonė tė realizohet, ėshtė qė nė brendėsinė dhe ndėrgjegjen e secilit prej nesh, tė krijohet njė bindje dhe siguri pėr ndryshim dhe mė pas secili tė punojnė nė fushėn e tij. Nėse secili prej nesh ėshtė i bindur se ky umet duhet tė ndryshojė dhe mund tė ndryshojė dhe punon pėr kėtė, padyshim qė do e realizojmė kėtė ėndėrr. Ajo qė e vėrteton kėtė, ėshtė vetė titulli i kėtyre temave "Derisa tė ndryshojnė veten". Kėtė titull e kemi marrė nga njė ajet Kurani dhe ky ajet ėshtė njė ndėr ligjet qė Zoti ka caktuar nė univers. Pėr tė dalė nga errėsira dhe humbėtira ku jemi zhytur pėr njė shekull, duhet tė fillojmė tė ndryshojmė veten tonė fillimisht.
Qė kur Zoti vendosi njeriun e parė mbi tokė, e njohu dhe e prezantoi me disa ligje dhe norma, sipas tė cilave do udhėhiqte jetėn nė tokė. Nė momentin kur kėto ligje shkelen dhe nuk respektohen, njeriu e humbet rolin e tij si mėkėmbės i jetės nė tokė.
Njohja e ligjeve tė natyrės, ndihmon nė zbulimin dhe shpikjen e aparaturave dhe makinerive tė ndryshme. Vetėm pasi ėshtė zbuluar dhe ėshtė njohur mirė ligji i gravitetit, njeriu filloi tė shpikė mjete qė e mundėsojnė tė fluturojė. Njohja e sėmundjeve tė ndryshme, bėri qė tė shpiken dhe tė gjenden ilaēe pėr secilėn prej tyre.
Pėr tė udhėhequr dhe sunduar, duhet tė njihet mirė ligji i sjelljeve humane. Kushdo qė e njeh mirė kėtė ligj dhe e zbaton atė, udhėheq botėn. Tek ky ligj, hyn dhe:
"Me tė vėrtetė, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, derisa ata tė ndryshojnė ē’kanė nė vetvete." (Rad, 11)
Me tė respektuar kėtė ligj, me tė vepruar sipas tij, do tė shohim qė Zoti fillon ta ndryshojė gjendjen tonė. Kėtė ligj e respektoi Profeti a.s dhe shokėt e tij dhe hodhėn rrėnjėt e civilizimit islam. Errėsira dhe humbėtira ku gjendeshin ata, ishte mė e madhe dhe mė e thellė se e jona.
Nė momentin qė myslimanėt e shpėrfillėn kėtė ligj dhe e shkelėn me dy kėmbė, humbėn gjithēka. Ata qė udhėheqin botėn sot, janė ata qė e respektuan kėtė ligj. Sot, Perėndimi zbatoi njė pjese tė kėtij ligji dhe udhėheq botėn, por kjo do tė jetė pėrkohėsisht. Nėse dėshiron tė sundosh dhe udhėheqėsh botėn pėrgjithmonė, duhet ta respektosh kėtė ligj tė Zotit nė tėrėsi.
Dikush mund tė pyesė: Ēfarė lidhje kanė kėto tema, me gjendjen ku jetojnė myslimanėt? Cili do tė jetė impakti i tyre?
Lidhja ėshtė shumė e ngushtė, pasi nėse nuk pėrpiqemi tė ndryshojmė tani, ngjarje tė tilla tė dhimbshme, luftėrat dhe gjakderdhja do tė pėrsėriten sėrish. Unė nuk po profetizoj, por kėtė e them duke u bazuar nė histori. Zgjidhja e vetme strategjike pėr tė rimėkėmbur umetin, ėshtė qė secili tė ndryshojė veten. Unė e di qė kėto dhimbje dhe plagė duan medikamente qetėsuese. Por po mbetėm nė kuadėr tė medikamenteve qetėsuese, gjendja do tė vazhdojė e tillė. Zgjidhjet e shpejta nuk kanė dhėnė kurrė rezultat. Ka tė rinj qė ngjarjet e dhimbshme i karrikojnė me energji tė cilat i shkarkojnė duke ndėrmarrė akte dhune.
Nėse je dakord me mua o vėlla dhe oj motėr, mos e kthe kokėn pėr ngjarje tė dhimbshme qė dėgjon ēdo ditė. Nėse do tė jepesh pas tyre, ato tė marrin kohė dhe energji dhe kanė aftėsi tė bėjnė tė harrosh zgjidhjen strategjike.
Me anė tė kėtij cikli temash, ne synojmė qė tė prekim nervin e problemit, tė trajtojmė ato komponentė tė cilėt janė faktorė zhvillimi dhe rimėkėmbjeje. Nėse nuk je i gatshėm ose nuk je i bindur qė mund tė ndryshojmė, nuk ka pėrse i lexon kėto tema gjer nė fund. Qėllimi ynė me kėto tema, ėshtė qė tė ndryshojmė pėr mirė dhe jo thjesht tė lexojmė dhe tė vazhdojmė gjumin.
Me qėllim qė ne tė ndryshojmė dhe tė rikthejmė lavdinė e humbur, duhet tė plotėsojmė njė kriter shumė tė rėndėsishėm, tė jemi tė bashkuar, nė unitet tė plotė. A e imagjinoni dot si do ishte situata nėse umeti mysliman do tė ishte i bashkuar? A e imagjinoni dot si do tė ishim, nėse umeti ishte si njė trup i vetėm?
Me qėllim qė umeti tė bashkohet, nuk ka pėrse tė fillojmė me qeveritarėt dhe politikanėt, por secili tė fillojė me veten e tij. Kėtė e bėjmė duke mos jetuar vetėm pėr veten. Kėto fjalė i drejtohen ēdo myslimani, ēdo familjari, ēdo tė riu dhe tė reje nė moshėn 17-17 vjeēare, ēdo amvise shtėpie etj... Gjendja e rėndė nė tė cilėn ndodhet umeti, nuk ndryshon duke mallkuar dhe sharė. Ajo nuk ndryshon duke uruar qė tė shfaqet ndonjė mysliman qė do tė ndryshojė gjithēka. Ajo nuk ndryshon duke qarė dhe vajtuar myslimanėt qė vriten dhe tokat e tyre qė u zaptohen.
Pas pėrgjėrimit dhe lutjeve tė shumta, ne duhet tė mėsojmė dhe zbatojmė njė kriter shumė tė rėndėsishėm: Tė mos jetojmė vetėm pėr veten, fėmijėt dhe familjet tona. Ne jemi njė umet i zgjedhur nga vetė Zoti i madhėruar. Thotė Zoti nė Kuran:"Vėrtet, ky ėshtė umeti juaj - umet i vetėm, e Unė jam Zoti juaj, andaj mė adhuroni Mua!" (Enbija, 92)
"Vėrtet, ky umeti juaj ėshtė umet i vetėm, ndėrsa Unė jam Zoti juaj, andaj frikėsohuni prej Meje!" (Muminun, 52)
Umeti pėrfshin tė gjithė myslimanėt kudo qė ndodhen dhe jetojnė. Njė nivel nėn umetin, Zoti ka caktuar pėrkatėsinė etnike dhe kombėtare. Ai i ka ndarė njerėzit nė kombe tė ndryshme, pėr tė treguar pėrkatėsinė e tyre etnike. Ashtu siē e ka bėrė obligim dashurinė pėr umetin dhe bashkėsinė, Zoti e ka bėrė obligim edhe dashurinė pėr atdheun dhe vatanin. Tė duash atdheun ėshtė pjesė e fesė dhe besimit islam.
Kur Profeti a.s u detyrua tė emigrojė pėr nė Medine, teksa ngjitej maleve, shihte vendlindjen e tij, Meken dhe me lot nė sy thoshte:"Pėr Zotin ti je toka mė e dashur pėr mua. Nėse njerėzit nuk do mė kishin dėbuar, nuk do tė kisha braktisur."
Pas vatanit dhe atdheut, vjen familja dhe farefisi, ku ēdo mysliman ėshtė i ngarkuar me detyra pėr anėtarėt e familjes dhe tė farefisit tė tij.
Pas familjes dhe farefisit, vijnė menjėherė komshinjtė me tė afėrt. Thotė Profeti a.s:"Xhibrili vazhdonte tė mė porosisė pėr tė drejtat e komshiut, saqė mendova se komshiu hyn tek trashėgimtarėt."
Unė kam frikė se shumė tė rinj myslimanė e kanė harruar se ēfarė do tė thotė umet, i kanė harruar obligimet ndaj umetit. Jo vetėm pėrkatėsinė ndaj metit, por edhe pėrkatėsinė ndaj vatanit dhe atdheut, shumė tė rinj e demonstrojnė vetėm nė ndeshjet e futbollit. A nuk ėshtė pėr tė ardhur keq, kur dashuria jonė mė e madhe duket nėse bėjmė tifozllėk ose jo nė ndeshjet e futbollit? A nuk ėshtė pėr tė ardhur keq kur numri i madh ose i ulėt i tifozėve nė stadium, ėshtė matės pėr dashurinė ndaj atdheut?
Po pėr familjen, ē'mund tė thuhet? A ju kujtohet koha kur familja ishte shumė e mbledhur, kishte njė tė parė dhe tė gjithė jetonin nė harmoni dhe dashuri?
Edhe komshinjtė nuk kanė ndonjė pėrjashtim. Ata jetojnė pranė njėri-tjetrit, takohen ēdo ditė nė shkallė dhe rrugės, megjithatė nuk njihen. Vendin e unitetit, bashkimit dhe respektit reciprok, e ka zėnė egoizmi individual. Askujt nuk i intereson tjetri, por vetėm vetja dhe familja e tij. Si vallė harrojmė se nėse interesohemi vetėm pėr vete, tufani nuk mėshiron askėnd? Tufanit dhe stuhisė mund t'i bėhet ballė vetėm nė nivel bashkėsie dhe umeti dhe jo nė nivel individual. Ti unė dhe tė gjithė duhet t'i kthehemi prehrit tė umetit. Nėse nuk do tė arrijmė tė bashkohemi dhe tė kemi unitet, ėshtė e pamundur tė zhvillohemi dhe pėrparojmė.
"Me tė vėrtetė, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, derisa ata tė ndryshojnė ē’kanė nė vetvete." (Rad, 11)
Perėndimi, ka respektuar njė pjesė tė rėndėsishme tė ligjit tė ndryshimit dhe ka pasur sukses. Ata kanė arritur tė formojnė tregun e pėrbashkėt evropian, kanė arritur tė krijojnė Bashkimin evropian, kanė njė monedhė tė pėrbashkėt, vizė (shenjen) tė pėrbashkėt etj.... Edhe emrin e kanė zgjedhur tė tillė qė tregon unitet dhe bashkim, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Mbretėria e Bashkuar etj...
Kurse ne kemi dėshtuar nė kėtė pikė, dėshtim i cili vėrehet edhe nė nivel familjar. Secili nga pjesėtarėt e familjes sheh interesin dhe hallin e tij. Kjo ego, e ka ēuar umetin nė pikė tė hallit. Kjo, edhe pse parimet dhe simbolet e islamit janė kundėr egos dhe individualizmit. Kėtė e vėren qė nė suren e parė tė Kuranit famė lartė. Thotė Zoti nė suren Fatiha:"Vetėm Ty tė lutemi dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė..."
Pra, shihet qartė qė pėrdoret numri shumės dhe jo njėjės, edhe pse lexuesi i kėsaj sureje mund tė jetė njė individ.
Me qėllim qė ta forcojė unitetin mes myslimanėve, Zoti e ka bėrė obligim namazin me xhemat. Pesė herė nė ditė, myslimanėt falen sė bashku nė xhami. Njė herė nė javė, ėshtė obligim qė myslimanėt e njė lagjeje, tė tubohen dhe tė falin namazin e xhumasė.
Nėse njė mysliman hyn nė xhami dhe e gjen rreshtin tė mbushur, nuk i lejohet tė falet i vetėm nė rresht. Ai duhet tė tėrheqė dikė nga rreshti para dhe tė falet bashkė me tė. Nė xhami nuk lejohet edhe tė falen dy xhemate nė njė kohė, me qėllim qė mos krijohet atmosferė pėrēarjeje. Xhematit nuk i lejohet tė kryejė asnjė lėvizje para imamit. Rreshtat e drejtė dhe tė ngjeshur janė njė kėrkesė tjetėr gjatė namazit. Thotė Profeti a.s:"Ose t'i drejtoni rreshtat, ose Zoti do fusė sherrin nė zemrat tuaja." (Ibnu Maxheh)
Veē kėsaj, pėr tridhjetė ditė rresht, i gjithė umeti mysliman agjėron, tė gjithė e ndėrpresin ushqimin bashkė dhe ēelin iftar bashkė, sikur tė ishin njė familje e vetme. Duke qenė se agjėrimi ėshtė kontakt shpirtėror mes myslimanėve, Zoti ka caktuar edhe njė kontakt fizik, atė tė Haxhit. Dhjetė ditė rresht, myslimanėt takohen nė njė asamble tė madhe, ku miliona myslimanė takohen, prezantohen dhe shtojnė kontaktet. Tė gjithė lėvizjet e tyre bėhen nė tė njėjtėn kohė, veshja ėshtė e njėjtė, lutjet qė pėrsėrisin janė tė njėjtė, performanca e njėjtė etj...
Veē sa pėrmendėm, dua tė shtoj se feja islame njihet si feja e njėsimit, monoteizmit. Zot i vetėm dhe umet i vetėm.
Nėse shtetet mė tė fuqishme dhe mė tė zhvilluara do tė formulonin njė ligj dhe kushtetutė e cila t'i bashkonte bashkėkombasit e saj, nuk do e arrinte ashtu siē e ka arritur islami.
Thotė Profeti a.s:"Besimtari pėr besimtarin ėshtė si materiali i njė ndėrtese, komponentėt e tė cilės mbajnė njėri-tjetrin."
"Shembulli i besimtarėve nė miqėsinė, solidaritetin, dashurinė dhe mėshirėn mes tyre, ėshtė si shembulli i trupit, njė gjymtyrė po tė lėndojė, i gjithė trupi vuan nga pagjumėsia dhe ethet."
Kush ėshtė i gatshėm qė tė sakrifikojė gjithēka pėr unitetin e metit tonė? Kush ėshtė i gatshėm qė gjithēka ta vėrė nė shėrbim tė metit?
Nė mes tė natės, kur falte namaz nate, Profeti a.s lutej:"O Zot! Si do jetė halli i umetit tij?"
Xhibrili a.s i thoshte:"Ne nuk do e lėndojmė umetin tėnd o Muhamed."
A ka ndokush qė lutet pėr xhaminė Aksa mė shumė se ē'lutet pėr fėmijėt e tij? A ka ndokush qė lutet pėr ēėshtjet e umetit mė shumė se ē'lutet pėr familjen dhe fėmijėt e tij?
Thotė Profeti a.s:"Ēdo profeti, Zoti i kishte caktuar njė lutje tė pranuar. Tė gjithė profetėt e pėrshpejtuan kėtė lutje nė jetėn e kėsaj bote, kurse unė e kam rezervuar kėtė lutje ditėn kur tė ndėrmjetėsoj pėr umetin tim."
Gjatė betejės sė Hendekut, myslimanėt dhe vetė Profeti a.s ishin sfilitur dhe vuanin nga uria. Pėr ta pėrballuar urinė, ata kishin lidhur gurė nė mes.
Xhabir ibni Abdilah shkoi nė shtėpi dhe e pyeti tė shoqen:"A kemi ndonjė gjė pėr tė ngrėnė?"
Ajo iu pėrgjigj:"Kemi njė pulė dhe njė grusht elb."
Menjėherė, Xhabir u nis pėr tek Profeti a.s tė cilit i thotė:": “O i dėrguari i Zotit, ne kemi nė shtėpi njė pulė dhe pak elb. Eja o Profet dhe tė hamė bashkė.”
Profeti a.s e pyeti: “Vetėm unė o Xhabir?"
Unė u shtanga, - thotė Xhabiri- dhe i thashė merr njė ose dy tė tjerė".
Profeti a.s mė tha:"O Xhabir! Unė nuk mund tė ha vetėm."
Umer ibnul Hattabi, i mblidhte fėmijėt, i rrethonte me krahėt e tij dhe duke i bashkuar u thoshte:"Kėshtu tė jeni nė jetė."
Pak para se tė vdesė, ndėrkohė qė ishte goditur gjashtė herė me thikė dhe plagėt i kullonin gjak, Umeri pyeste:"A e falėn myslimanėt namazin e sabahut?"
Atij i interesonte umeti dhe jo vetja dhe shėndeti i tij. Ai e ndjente se i pėrket umetit.
Xhafer Ibni ebi Talibi vdiq shehid nė betejėn e Mu’tes, duke lėnė pas vetes tre fėmijė jetimė tė vegjėl. Profeti u thotė shokėve tė tij: “Kush do kujdeset pėr fėmijėt e Xhaferit?”
Tre nga sahabet u ngritėn duke thirrur secili: “Unė, o i dėrguar i Allahut.” Qė tė tre qė dolėn, ishin njėri mė i varfėr se tjetri.
Ēdo emigrim dhe zhvendosje masive e njerėzve ėshtė shoqėruar me gjakderdhje dhe luftė. Kur evropianėt emigruan dhe u vendosėn nė Amerikė, pothuaj i vranė barbarisht tė gjithė indianėt. Emigrimi i turqve nė Gjermani u shoqėrua me probleme dhe konflikte.
Kurse kur muslimanėt e Mekės u vendosėn dhe emigruan pėr nė Medine, ndodhi e kundėrta. Kur njė mekas shkonte tek njė medinas, ky i fundit i thoshte:"Eja o vėlla! Kjo do tė jetė shtėpia ime dhe e jotja, pasi ti nuk ke shtėpi." Dhe e strehonte nė shtėpinė e tij.
Pėr shkak tė gjendjes nė tė cilėn ndodhej umeti mysliman, Salahudin Ejubi kishte vite qė e kishte privuar veten nga e qeshura. Kur dikush e pyeti pėrse nuk qeshte kurrė, ai i ishte pėrgjigjur:"E si tė qesh ndėrkohė qė xhamia Aksa ėshtė e pushtuar?! Mua mė vjen zor tė mė shohė Zoti tė qeshur, ndėrkohė qė vėllezėrit tanė keqtrajtohen atje."
Zoti nuk do e ndryshojė gjendjen tonė, pėr derisa jetojmė dhe mendojmė vetėm pėr veten tonė. Bėje nijet qė nė kėtė moment se do tė jetosh pėr umetin dhe vatanin tėnd. Nėse do tė mendojmė dhe jetojmė pėr umetin tonė, dije se edhe gjendja e fėmijėve tanė do tė jetė mė e mirė.
Njė djalė i ri, mė dėrgoi njė email ku shkruante:"Babai mė dhuroi tetėdhjetė mijė paund egjiptianė, pėr tė blerė njė makinė tė re. Por unė ia ktheva:"Nuk mund tė kem nė njė makinė tė re, ndėrkohė qė myslimanėt nė Irak vuajnė dhe vriten."
Nėse jetojmė pėr veten tonė, lindim tė vegjėl, jetojmė tė vegjėl dhe vdesim tė vegjėl. Por kur jetojmė pėr njerėzimin dhe umetin, jeta jonė unifikohet me jetėn e umetit dhe mbarė njerėzimit.
Njė nga njerėzit e mėdhenj, pak para se tė vdesė thoshte:"Nuk mė vjen aspak keq se po vdes. Kjo, sepse kam marrė shumė, d.m.th kam dhėnė shumė. Pėr mua, si marrja ashtu dhe dhėnia kanė tė njėjtėn shije."
Unė u kėshilloj qė nė raste krizash, tė agjėrojmė tė gjithė, si njė trup i vetėm, ta lusim Zotin me pėrgjėrim dhe tė bashkojmė radhėt, me qėllim qė Zoti tė na ndihmojė dhe ta largojė tė keqen.
Diēka tjetėr qė unė i kėshilloj lexuesit myslimanė ta bėjnė, ėshtė qė nėse njė vend mysliman sulmohet ose ėshtė nė gjendje lufte, tė telefononi numra tė ndryshėm nga ai vend dhe t'u jepni zemėr dhe kurajė.
Gjatė luftės sė fundit nė Irak, unė formova njė numėr dhe kur dikush ngriti telefonin, i thashė:"Jam filani dhe kam marrė nė telefon qė tė sigurohem se jeni mirė dhe t'ju jap kurajė dhe shpresė se Zoti do u ndihmojė."
Kur dėgjoi kėto fjalė, personi filloi tė qajė dhe mė falėnderoi."
Nė fund, e lusim Zotin qė ta forcojė unitetin mes myslimanėve!

IKRA TV ALB

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi