Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Kujtesa ne rrezik nese heqim dore nga karbohidratet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kujtesa ne rrezik nese heqim dore nga karbohidratet

Mesazh nga *lissa* prej Wed Sep 30, 2009 12:18 pm

Gratė qė janė nė dietė duhet tė tregojnė kujdes, sepse eliminimi i karbohidrateve, metoda mė e zakonshme pėr tė humbur peshė, mund tė ketė efekte tė rėnda anėsore. Nėse i thoni “lamtumirė” bukės dhe makaronave, ulen shumė dhe aftėsitė e kujtesės dhe pėrqendrimit. Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer nga shkencėtarėt e “Tufts University” e Bostonit dhe i publikuar nė revistėn “Appetite”. Studimi hedh dritė mbi njė nga dietat mė tė “famshme”, ajo Atkins: njė dietė qė “ndalon” miellin, sheqerin dhe patatet, por mundėson marrjen e proteinave dhe yndyrnave. Rezultati ėshtė i pėrkohshėm dhe mbresėlėnės: humbje e kthjelltėsisė sė mendimit, ngadalėsim tė aftėsive njohėse dhe humbje pjesėrisht e memories. Konfirmimi vjen nga doktor Holly Taylor, qė ka drejtuar studimin: “Studimi tregon se ushqimi qė konsumohet ka njė impakt tė menjėhershėm mbi tė menduarin. Dietat e zakonshme qė pėrmbajnė nivel tė pakėt karbohidratesh deri nė eliminimin e plotė tė tyre, kanė njė impakt mjaft negativ mbi mendimin dhe memorien”. Nė studim janė testuar 19 gra tė moshės 22 deri 55 vjeē, tė ndara nė dy grupe: njė qė i nėnshtrohet njė diete tė ekuilibruar, njė tjetėr e varfėr me karbohidrate. Pas njė jave, tė dhjeta gratė e grupit tė dytė shfaqnin njė gjendje mendore mė te keqe se ato tė grupit tė parė. Probleme me pėrqendrimin si pėr njė kohė tė shkurtėr apo tė gjatė kohe, kujtesė e dobėt, ulje e vėmendjes vizive dhe hapėsinore. Nė tė njėjtėn kohė njė reagim mė i ngadaltė dhe mė i vėshtirė pėr tė njohur objekte dhe fytyra. Sipas studiuesve, shpjegimi ėshtė i thjeshtė: niveli i ulėt i karbohidrateve ul sasinė e glukozit, pra tė sheqerit nė gjak, qė transportohet nė tru dhe pėrdoret nga qelizat nervore pėr tė prodhuar energji. Duke privuar veten nga buka dhe makaronat, i heq trurit “karburantin” e domosdoshėm pėr ushqyerjen e neuroneve. Ky ėshtė njė studim qė, sipas autorėve, duhet tė bėjė tė reflektojnė tė gjithė ata qė privojnė veten nga karbohidratet.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi