Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Roli i gruas nė nxjerrjen e brezit fitimtar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Roli i gruas nė nxjerrjen e brezit fitimtar

Mesazh nga NoOrA prej Thu Nov 05, 2009 7:50 am

Plagėt e tė tjerėve nuk shėrohen vetėm me hapjen e xhepit, porse me hapjen e zemrave.





Falėnderimet qofshin vetėm pėr Allahun. Paqja dhe shpėtimet qofshin mbi tė dėrguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi tė gjithė pasuesit e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nga bazat mė tė njohura, e cila pėrmbledh mendime tė civilizuara nė edukimin islam, ėshtė fjala e Aliut radiallahu anhu ku thotė: “Mos i edukoni fėmijėt nė zakonet tuaja, sepse ata janė krijuar pėr njė kohė tė ndryshme me kohėn tuaj.”


Edhe pse kjo thėnie shpreh qartė jurisprudencėn bashkėkohore dhe ecjen me civilizimin i cili i bashkon ndėrmjet thelbit tė Islamit e pėrparimeve tė pėrditshme vetėm se shohim se edukuesit e kanė keqkuptuar kuptimin e saj. Kanė filluar nėna e baballarė t’u ofrojnė fėmijėve tė tyre tė gjitha mjetet e rehatshme e dėfryese. Ēuarjen nėpėr shkolla gjuhėsh, nėpėr kampingje e ēdo gjė dėfryese qė ndodhet. Nė mėnyrė qė mos tė jenė tė veēantė nga moshatarėt e tyre nė kėtė shpenzim pa hesap. Duke menduar vazhdimisht ēfarė do tė bėhen fėmijėt e mi kur tė rriten, nuk dua tė mendoj ashtu siē kanė qenė menduar prindėrit tanė tė cilėt shpenzuan aq shumė pėr shkollimin tonė e mė i madhi pretendim ishte tė ishin fėmijėt e tyre doktorė ose inxhinierė.
Padyshim se ngjarjet dhe dallgėt e jetės qė po kalon umeti islam janė shumė tė rrezikshme, gjė e cila kėrkon nga nėna, edukuesja e parė e fėmijėve, tė jetė syhapur e ta dijė rolin e saj tė rėndėsishėm nė edukimin e brezit tė ri, i cili ose e ngre lart fitimtar umetin, ose e rrėzon poshtė tė humbur. Ky brez kėrkon njė brez nėnash sikur Hansaja (e cila pėrcjell katėr djemtė e saj shehidė nė njė betejė) apo me mė tė paktin besim sikur Umu Abdallah as-Sagir e cila ia shton edhe mė shumė dhimbjen e humbjen djalit tė saj mbas rėnies sė Andalusit me fjalėt e saj tė drejta, duke thėnė: “E humbe mbretėrinė tėnde si gratė, e nuk e mbrojte si burrat”.
Duke shikuar kėto dy shembuj, kėrkohet prej nėnave tė edukojnė brez komandantėsh, ushtarėsh e dijetarėsh. E nėse nuk interesohen, atėherė nuk do tė dalin vetėm se pamje burrash, burra tė cilėt lindin e vdesin pa i shtuar asgjė metit, por pėrkundrazi mund tė jenė shkak pėr rrėnimin e tij.
Filozofėt perėndimorė ia ditėn rėndėsinė e rolit tė gruas nė edukim, njė prej tyre ka thėnė: “Nėse do tė kesh brez madhėshtor atėherė eduko gruan pikėsėpari, sepse ajo ėshtė e cila pėrgatit madhėshtorė.”
Ka thėnė poeti Amarson nė cilėsimin e civilizimit ku thotė: “Ky (pra civilizimi, sh.p) ėshtė ndikim i femrave tė mira”. Me fjalėn tė mirė kėtu nuk kemi pėr qėllim femrėn indiferente apo atė tė paditurėn e cila e lė ēdo punė kur tė bėhet. Ndikim i mirė do tė thotė pėrpjekje, mund, e marrjen e shkaqeve me shikim nė tė ardhmen pėr tė arritur dobi e tė mira pėr tė tjerėt.
Nė fazėn e konfuzionit e eksportimin e verbėr tė teorive feministe e gjinore nė vendet tona, bėnė qė roli i nėnės nė edukimin e fėmijėve tė saj tė kuptohet si padrejtėsi ndaj tė drejtave tė saj. Ulje e personalitetit, e gjithashtu tė aftėsive tė saj. Ku nė anėn tjetėr perėndimi u kthye sėrish nė shumė prej shteteve tė tyre mbasi shijuan tė hidhurėn e mosedukimit, duke ngritur lart rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje, nė zhvillimin e kurseve pėr femrat ku u mėsojnė nėnave si tė bashkėpunojnė me fėmijėt e tyre, ngritjen e talenteve tė tyre, e vetėkontrollin nė rast nevrikosje me ta. Nėse nuk do tė ishte edukimi i rėndėsishėm do tė ishin vet ato shtete tė cilat thėrrasin pėr liri tė mendimit e barazi tė parat nė mosvėrshtrimin e kėsaj ēėshtjeje.
Duke iu kthyer kėshillės sė Hansasė e cila ia drejtoi djemve tė saj para se tė dilnin nė betejėn e Kadisijes ku u tha: “Me tė vėrtetė qė futja juaj nė Islam ishte me bindjen tuaj, e udhėtuat (bėtė hixhret) me dėshirėn tuaj, betohem nė Allahun qė nuk ka Zot tjetėr pos Tij, qė ju jeni bijė tė njė burri ashtu siē jeni bijė tė njė femre. Nuk e kam tradhtuar babanė tuaj e as qė e kam ekspozuar dajėn tuaj, e as nuk u kam ndryshuar fisin tuaj. Padyshim, ju e dini se ēfarė shpėrblimi tė madh i ka pėrgatit Allahu i madhėruar muslimanėve nė luftėn ndaj kufarėve. Dijeni se bota e ardhshme ėshtė mė e mirė se kjo e shkuara. Nėse nesėr gdhiheni, marshoni pėr tė luftuar krenarė e trima se Allahu ėshtė Ai i cili ndaj armikut tė Tij ju nxjerrė fitimtarė.”
Nėnė e pastėr nė vetvete e nė mendimin e saj, e vetėdijshme pėr rolin e rėndėsishėm ndaj fėmijėve tė saj.
Kjo vendosshmėri e saj e pėrgjigja e djemve tė saj nuk ėshtė lindje e njė momenti, gjendja ėshtė tepėr delikate e nuk mundet tė bėjė kėshtu vetėm se njė nėnė e cila ka edukuar veten, e fėmijėt e saj nė arritjen e qėllimit tė lartė vite tė tėra derisa arritėn pjekurinė, ajo u bė nėna e shehidėve e ata djem shehidė.
Qėndrimi i saj mbas rėnies sė tyre shehidė ishte diēka e paimagjinueshme e jo normale, kur e falėnderoj Allahun e madhėruar pėr rėnien shehid tė tė gjithėve. Ku shfaqi se ajo ka pasur shans tė cilin nuk e ka pasur asnjė nėnė. Ēfarė ka ndėrmjet asaj qė e vajtoi vėllanė e saj duke bėrtitur derisa u lodh, e ndėrmjet asaj nėne e cila nuk rrodhėn lotėt e saj vetėm se nga dashuria e zemrės sė nėnės pėr fėmijėt e saj, pa tejkaluar normat e besimit e me vetnjohje tė pėrgjegjėsisė. Ndjenja tė cilat i kalojnė ndjenjat e kėsaj bote, ndjenja qė ndodhet nė kraharorin e nėnave kundrejt fėmijėve tė tyre, si dashuria, frika, ngrohtėsia etj. Ndjenja tė cilat mundet ēdo nėnė, porse atė qė mundi ta bėjė Hansaja nuk mundet ta bėjnė vetėm se pak. Prandaj thuhet se luftėrat, betejat e fitimet zhvillohen sė pari nė zemrat e nėnave para se tė dalin ballė pėrballė nė luftė. Ka ndryshim ndėrmjet mendimit tė nėnės si nėnė, e ndėrmjet nėnės fetare e atdhetare.
Deshėm tė edukojmė fėmijėt tanė pėr njė kohė tjetėr pėrveē kohės sonė, e koha jonė vjen plot zymtėsi, e errėsirė e sfidė pėr gjithė umetin…
Nėse duam qė edukimi tė ecė me kohėn e tashme duhet qė nėnat e baballarėt tė armatosen me vetėdijen e rėndėsisė sė edukimit, nė mėnyrė qė tė kenė nė dhėnie e ndalim qėllim tė cilin duhet ta dinė fėmijėt. Nė shkollim e zhvillimin e talenteve nė shėrbim tė njė qėllimi tė lartė.
Ėshtė mirėsi e madhe ndodhja e familjes e cila duhet tė krijojė ndjenjat e njė familje edhe mė tė madhe, pjesėtarėt e tė cilės janė nėnat e baballarėt, vėllezėrit dhe motrat e tyre. Nė mėnyrė qė tė bėhet kujdestaria gjendje shoqėrore e jo vetėm ekonomike. Sepse plagėt e tė tjerėve nuk shėrohen vetėm me hapjen e xhepit, porse me hapjen e zemrave.
Kėto mendime familjare e cila pėrmbledh tė gjithė shoqėrinė e mė pas kjo shoqėri pėrfaqėson umetin nė pėrgjithėsi, kėtė bashkim tė pandarė sikur mishi nuk ndahet nga kocka, nuk i mbjell nė familje vetėm se femra.
Duhet qė ferma ta ruajė fortifikatėn e saj nė edukimin e brezit tė ri nė mėnyrė qė tė mos gjejė askush asnjė vrimė ku mund tė futet e me anė tė saj tė depėrtojė mendimet e tyre tė sėmura e tė dyshimta, ku e shembin umetin me anė tė grave.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi