Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria dhe ndarja

Shko poshtė

Dashuria dhe ndarja Empty Dashuria dhe ndarja

Mesazh nga NoOrA Mon Feb 08, 2010 1:01 pm

Autor: Tarik Ramadan

Tė gjitha spiritualitetet theksojnė ambivalencėn dhe dykuptimėsinė e dashurisė; natyrat e saj tė ndryshme dhe dy fytyrat e saj. Dashuria ėshtė njė shkollė nismėtare, ku ne mėsojmė tė bėjmė progres, tė ngrihemi mbi veten tonė dhe pastaj ta ēlirojmė atė, por mund tė jetė dhe nė burg nė tė cilin ne lidhemi gjithmonė e mė shumė me zinxhirė. Ne shkojmė poshtė, humbasim dhe pėrfundimisht bėhemi krejtėsisht tė varur. Mėsimet universale tė spiritualiteteve, filozofive dhe tė gjitha feve janė dakord pėr kėtė dhe ofrojnė tė njėjtat tė vėrteta: me dashurinė, individi rizbulon atė qė ai ose ajo shkoi tė kėrkonte, sepse dashuria ėshtė njė pasqyrė po ashtu dhe njė zbulim. Pėr shkak se ai ėshtė nėn ndikimin e emocioneve tė tij dhe tė nevojės sė tij pėr tė zotėruar, dashuria e tij do tė kthehet gjithmonė kundėr tij dhe do t’i shkaktojė vuajtjet e pakėnaqėsisė dhe tė njė zemre tė prangosur. E mbrujtur me spiritualitet dhe mjeshtėri, dashuria e tij do ta nxjerrė atė jashtė vetes sė tij dhe do t’i mundėsojė tė arrijė pėrmbushjen dhe vetėdorėzimin.
Prandaj dashuria ėshtė si edukimi. Ajo pėrfshin “pėrshtatjen” dhe ēlirimin e vetes me njė vetėdijeni mė tė madhe pėr ambivalencėn e gjėrave dhe pėr nevojėn e ekuilibrit, qė ėshtė gjithmonė i vėshtirė tė arrihet dhe shumė i brishtė. Njohja e vetes, tė duash veten mjaftueshėm, tė mėsosh tė duash mė mirė, tė japėsh, tė dorėzohesh dhe tė falėsh janė procese tė tė mėsuarit gjatė gjithė jetės qė asnjėherė nuk plotėsohen, asnjėherė nuk mbarojnė dhe duhet tė pėrtėrihen gjithmonė. Tė duash pa u lidhur dhe tė duash pa u bėrė objekti i lidhjes janė ndoshta tė dy qėndrimet qė kanė nevojė njerėzit pėr tė zhvilluar njė mprehtėsi tė fortė dhe pėr t’i armatosur ata me cilėsitė mė tė forta tė tė ekzistuarit dhe tė kurajės. Tė duash jetėn dhe ta shohėsh atė tė venitet, tė duash veten pa krijuar iluzione, tė duash tė dashurit e ty duke ditur koha do t’i largojė, tė duash pa idhujtari, tė duash duke qenė i vetėdijshėm pėr relativitetin e tė gjitha gjėrave, ky ėshtė kuptimi i thellė i dhembshurisė sė dashurisė, qė sipas traditės budiste duhet tė na ēlirojė. Nė fetė monoteiste, njėshmėria e Zotit ka tė njėjtin kuptim. Nė duhet ta ēlirojmė veten nga iluzionet, nga adhurimi i rremė i dėshirave tona dhe i idhujve tė unit tonė tė brendshėm, nėse duam tė marrim njė dashuri-kthjelltėsi, ndėrsa kėrkojmė nė afėrsi qė mund tė perceptojė shkallėn e distancės nė absolute. Kjo ėshtė pėrvoja mistike qė el-Xhilani (shekujt XI-XII) dhe Rumi (shekulli i XIII) mundohen tė pėrēojnė, ashtu si tė gjitha pėrvojat shpirtėrore dhe mistike. Profeti pėrshkruar nga Xhibrani nė librin e tij pėrmbledh se si dashuria e sė tėrės dhe/ose Zotit na bėn tė braktisim veten kur ai thotė: “Kur do, nuk duhet tė thuash “Zoti ėshtė nė zemrėn time”, por “Unė jam nė zemrėn e Zotit”.
Tė duash pa u bėrė i varur. Asgjė nuk mund tė jetė mė e vėshtirė dhe kjo kėrkon njė pėrvojė qė ėshtė kėrkuese dhe ndonjėherė e dhimbshme. Qėllimi ėshtė tė duash pa krijuar iluzione. Kjo ėshtė shumė mė e vėshtirė, sepse ndonjėherė kemi ndjesinė se dashuri do tė thotė tė zhgėnjehesh. Si mund tė kalojmė nga iluzioni i dashurisė nė qartėsinė e dashurisė? Si mund tė ēlirohemi nga ajo me tė cilėn ne jemi tė lidhur? Profeti i pėrshkruar nga Xhibrani thotė gjithashtu: “Dashuria nuk zotėron dhe as nuk duhet tė zotėrohet”, por ēfarė ndodh me ata qė zotėrohen, me gratė dhe burrat, tė cilėt “verbohen nga dashuria” dhe tė cilėt janė tė lidhur me zinxhirė? Si mund t’ia arrijmė vetė qė tė hyjmė nė zemrėn e Tėrėsisė ose nė Dritėn e tė Vetmit? Nė tė vėrtetė, dashuria ėshtė njė premtim i tė mirės, bukurisė dhe mirėqenies, po cili premtim ka ardhur gjithmonė me kaq shumė lot, kaq shumė vuajtje dhe kaq shumė dhimbje? Tė jetosh do tė thotė tė vuash; tė jetosh do tė thotė tė duash, tė duash do tė thotė tė vuash. Dhe nėse dėshirojmė tė jetojmė, si rrjedhim ne duhet tė duam vuajtjen tonė derisa tė vdesim?
Dashuria qė kapėrcen dashurinė ėshtė njė dashuri qė tė ēliron. Ajo sjell plotėsi dhe njė ndjenjė ngjarjeje tė paparashikuar. Prandaj duhet tė mėsojmė vetėdijen dhe zemrat tona tė duan nė absolutėsinė e momentit dhe duke qenė plotėsisht tė vetėdijshėm pėr kohėn, tė jemi atje dhe tė dimė se do tė ndėrrojmė jetė. Tė duash ndėrkohė qė mėson se do tė largohesh: dashuria mė e mirė nuk harron asnjėherė ndarjen, dhe aq mė pak vdekjen. Dashuria dhe vdekja janė njė dyshe humane: dashuria mė e thellė e njeriut mundohet tė mos krijojė iluzione pėr pashmangshmėrinė e vdekjes. Kjo brishtėsi ėshtė forca e saj. Forca e nėnshtrimit gjendet nėn skajin e kėsaj dijenie – nė dashurinė - pėr vdekjen.
Le tė kthehemi nė fillim. Tekstet e shenjta, traditat e lashta dhe tė gjitha filozofitė e tė gjitha kohėrave na tregojnė tė shqyrtojmė dhe tė mėsojmė nga Natyra nga bukuria dhe ciklet e saj dhe tek ajo qė ėshtė kalimtare dhe pėrjetėsia. Ne e dimė se duam natyrshėm, por ato na mėsojnė tė mėsojmė mė mirė tė duam me vetėdije, me shpirt dhe tė mėsojmė tė kuptojmė se ēfarė do tė thotė ndarje. Dhe ne duhet tė mėsojmė ndėrmjet kushteve tė zjarrit tė Kantit dhe Niēes, ndėrmjet rrugės sė Budės dhe tė Dionisit, ndėrmjet Dashurisė pėr Zotin dhe dashurisė sė Dėshirės, ndėrmjet mendimi tė lirisė dhe menaxhimit tė nevojave, ndėrmjet pavarėsisė dhe varėsisė dhe ndėrmjet ndarjes dhe varėsisė sė plotė. Njeriu nuk zgjedh tė dashurojė, por mund tė zgjedhė si tė dashurojė. Natyra ėshtė pasqyra para sė cilės ne duhet tė shohim fytyrat tona, ta shikojmė nga afėr dhe nga larg, duke ditur se deri tani ne jemi krejtėsisht tė pranishėm, bota do t’u japė tė tjerėve tė njėjtėn plotėsi, ndėrsa do tė shenjtėrojė mungesėn tonė. Pasqyra e kohės dhe hapėsirat e pafundme e pasqyrojnė kėtė, uni i ēlirues e kupton atė dhe i Vetmi e pėrsėrit atė: tė duash do tė thotė tė jesh aty, nė afėrsi tė tė jashtėzakonshmes tek e zakonshmja dhe tė ofrosh, tė japėsh dhe tė falėsh. Tė duash do tė thotė tė pajtosh praninė sedentare me migrimin nomad, rrėnjėt e pemės me forcėn e erės. Tė duash do tė thotė tė marrėsh dhe tė mėsosh t’i lėsh qeniet tė ikin. Tė duash do tė thotė tė japėsh dhe tė mėsosh tė largohesh dhe e kundėrta.

Vizion-Islam
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi