Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Jeta dhe vdekja”

Shko poshtė

“Jeta dhe vdekja” Empty “Jeta dhe vdekja”

Mesazh nga NoOrA Sat Dec 12, 2009 10:34 am

Pėr kėtė na ka lajmėruar Allahu i Lartėsuar duke folur pėr atė se ēka ndodh me banorėt e xhenetit nė ēastet e vdekjes sė tyre: "Tė cilėve duke qenė tė pastėr, engjėjt ua marrin shpirtin, duke u thėnė: "Selamun alejkum" - gjetėt shpėtimin, hyni nė xhennet,

Nga kjo kuptojmė qė besimtarėt vepėrmirė nė ēastet e vdekjes do ta shohin melekun e mėshirės, i cili sinjalizon se ata janė banorė tė xhenetit. Atėherė ata gėzohen, buzėqeshin sepse shkojnė nė vendin i cili ėshtė mė i mirė nė krahasim me vendbanimin e tyre tė mėparshėm. Sikur tė shikohet nė fytyrat e tyre pas vdekjes do hasnim tė qeta dhe tė urta, sepse kanė parė diēka nga dhuratat e premtuara tė Allahut, xh.sh., tė cilat me siguri Ai do t'ua dhuroj. Ndėrkaq, ata qė nuk besuan, tė cilėt ishin mėkatarė, Allahut i pėrshkruan shok dhe luftuan kundėr fesė sė Tij, do tė ballafaqohen me vdekjen plotėsisht nė mėnyrė tjetėrfare, pėr cka na lajmėron edhe Kur'ani: "Sikur t'i kishe parė engjėjt kur ua marrin shpirtin atyre qė mohuan (do tė shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave tė tyre (para, prapa): "Shijoni dėnimin e djegies!" (El-Enfal, 50)

Nė njė ajet tjetėr kur'anor Allahu i Lartėsuar, gjithashtu, na e pėrshkruan gjendjen e pabesimtarėve: "E, sikur t'i shihje mizorėt kur janė nė agoni tė vdekjes, e engjėjt kanė shtrirė duart e veta (me ndėshkim) e (u thonė): "Shpėtojeni pra vetveten (nėse mundeni)". "Tash pėrjetoni dėnimin e turpshėm pėr shkak se e thoshit tė pavėrtetėn pėr All-llahun, dhe ndaj argumenteve tė Tij ishit kryeneē". (El-Enam, 93)

Ajeti i lartpėrmendur na tregon se pabesimtarėt nė ēastin vdekjes sė tyre e shohin vendin e tyre nė zjarr, njėjtė sikur qė besimtari e sheh vendin e tij nė xhenet. Melekėt e dėnimit sillen me pėrbuzje ndaj pabesimtarėve nė ēastet e vdekjes sė tyre pėr shkak tė asaj qė kanė vepruar. U bien fytyrave dhe shpinave tė tyre dhe i bėjnė qė tė ndjejnė vuajtje. I thėrrasin qė nėpėrmjet lidhjeve farefisnore, pozitės dhe mirėsive tė caktuara tė cilat i kishin nė kėtė botė, tė shpėtojnė nga vuajtja dhe poshtėrimi i cili i ka kapluar. Kėtė nuk do tė mund ta bėjnė pėr shkak se nuk do tė posedojnė as mundėsi as forcė.

Me momentin e vdekjes mbaron edhe mundėsia e lirisė njerėzore, kurse ai mbetet plotėsisht i nėnshtruar, siē edhe qeniet e tjera nė univers. Shenjat e pėrfundimit tė keq tė njeriut, Allahu na mbrojt prej tyre, janė qė fytyra e pabesimtarit dhe tiranit tė nxihet dhe tė mblidhet, e trupi tė tkurret nga ajo qė ka parė prej dėnimit tė vėshtirė qė e pret.

I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., i alarmon njerėzit nga rreziku i kėsaj rruge me fjalėt: "O njerėz! Shenjat i keni dhe pėrmbajuni atyre. Tė gjithė ju keni cakun tuaj dhe drejt tij shkoni. Besimtari jeton ndėrmjet dy frikash: frika nga pėrcaktimi i cili vetėm se ka kaluar dhe se nuk dihet se ēka nė tė Allahu i Lartėsuar ka caktuar; dhe frika nga pėrcaktimi i cili ėshtė nė prag (afėr), ndėrsa nuk e din se ēka nė tė Allahu i Lartėsuar do tė caktoj. Andaj, robi le tė kėrkoj pėr veten nga vetvetja, dhe nga jeta e tij pėr ahiretin. Le ta shfrytėzoj rininė para pleqėsisė dhe jetėn para vdekjes. Pasha Allahun nė dorėn e tė cilit gjendet shpirti i Muhammedit, nuk bėhet lutje pėr tu kėnaqur dhe as qė ka vendbanim tjetėr, pas kėsaj botė, pėrpos se nė xhenet ose nė xhehenem."

Ēasti i vdekjes, ashtu siē na tregon Kurani, i mėnjanon dhe i ngre lart perdet, kthjell shikim dhe e zbulon atė qė deri mė tani pėr ne ishte e fshehtė, ndėrsa demonstrohet nė fjalėt e Allahut, xh.sh., i cili thotė: "Pėrse, pra kur arrin shpirti nė fyt, e ju nė atė moment shikoni (se ē'po i ngjet). E ne jemi mė afėr tek ai se ju, por ju nuk shihni!" El-Vakia, 83-35)

Nė momentin e vdekjes njeriu bėn hapin e parė tė tij pėr tek bota tjetėr. Atij qė vdes i bėhet e qartė pozita e tij nė ahiret. Kur vdes njeriu ai i dėgjon tė gjithė, mirėpo nuk ka mundėsi qė t'ju pėrgjigjet. Ai sheh mirėpo nuk ėshtė nė gjendje qė tė flas pėr atė qė ka parė. Tė vdekurit kanė ndjenja, njėjtė sikur qė kanė tė gjallėt. I dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: "Kur t'i vizitoni varrezat, jepuni selam banorėve tė tyre, duke u shprehur: Paqja qoftė mbi vendbanimet e besimtarėve!" Pasi qė kėtė e urdhėron i Dėrguari, s.a.v.s., s'do mend se pėrshėndetjen e tillė e dėgjojnė ato. Nė tė kundėrtėn fare nuk do tė na obligonte qė t'i pėrshėndesim.

Pra, banorėt e varrezave posedojnė ndonjė lloj ndjenje nė raport me vizituesit e tyre dhe pėrshėndetjet tė cilat ua dėrgojnė. Ato posedojnė edhe ndjenja tė tjera, logjikė, mendime tė cilat i bėjnė tė aftė qė ta dallojnė shpresėn nga dėshpėrimi. I Lartėsuari thotė: " O ju qė keni besuar, mos u miqėsoni me njė popull qė All-llahu ka shprehur hidhėrim kundėr tij, popull qė ka humbur shpresėn ndaj botės sė ardhshme, ashtu si nuk kanė shpresė jobesimtarėt prej tė vdekurve (qė do tė ngjallen) nė kėtė botė, ose nė ringjallje (nė botėn tjetėr)." (El-Mumtehine, 13)

Shkalla e dėshpėrimit deri tek e cila kanė arritur pabesimtarėt – banorėt e varrezave kėrkon lloj tė caktuar tė njohurisė. Deri tek njohuria mbi situatėn e pashpresė mund tė vij vetėm ai i cili ka aftėsinė e tė dalluarit tė gjėrave, ashtu qė t'i dalloj shpresėn dhe dėshpėrimin, kur Allahu, xh.sh., thotė: …ashtu si nuk kanė shpresė jobesimtarėt prej tė vdekurve (qė do tė ngjallen) nė kėtė botė, ose nė ringjallje (nė botėn tjetėr)."
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi