Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrkrahja e gruas

Shko poshtė

Pėrkrahja e gruas Empty Pėrkrahja e gruas

Mesazh nga NoOrA Wed Feb 24, 2010 9:27 am

Nga pėrvoja e Shejh Akil ibėn Muhamed Maktiriut

Tė nderuar, ky ėshtė njė rrėfim i suksesit dhe i mundimit pėr hir tė arritjes sė diturisė dhe thirrjes, qė mė ka habitur shumė, kėshtu qė desha ta lexosh edhe ti sė bashku me mua. Le tė lexojmė tregimin nė gjuhėn e rrėfyesit:
Ashtu sikurse njeriu qė sakrifikon pėr tė arritur ndonjė pozitė, udhėton dhe jeton nė kurbet, rri deri nė orėt e vona, uritet dhe vuan lodhje e sėmundje, ashtu edhe gruaja ku sakrifica e saj mund tė mos jetė pėr hir tė vetes, por pėr hir tė burrit tė saj, e kjo ėshtė nga sakrifikicat mė tė mėdha.
Kjo mė ndodhi mua gjatė rrugės nė kėrkimin e diturisė, nė qytetin e Hadides ku edhe jetoja, nė vitin 1404 tė hixhretit (1984). Falėnderimi gjithmonė i takon Allahut pėr jetesėn e rehatshme, ku isha i punėsuar nė njė punė private, pastaj u punėsova nė punė shtetėrore dhe arrita njė rrogė tė madhe. Jashtė kėsaj merresha edhe me tregti, kisha njė banesė timen, tė mirė e tė pėrshtatshme, e nė atė kohė isha hatib dhe ligjėrues, mėsoja dituritė fetare nga disa hoxhallarė, e unė kisha njė dėshirė tė fortė pėr t’iu pėrkushtuar kėrkimit tė dijes. Nė disa udhėtime tė hoxhės tonė Mukbil El Uadiut –Allahu e mėshiroftė - i ra rruga nėpėr qytetin e Hadides, ku dėgjoi pėr mua, e mė kėrkoi. Ai kėrkoi nga unė qė tė udhėtoj deri nė Seadeh pėr tė marrė dituri. Kėshtu qė shkova me tė vetėm me qėllimin tė pėrfitoj njohuri e dije. Atje gjeta njė vend nė njė fshat tė largėt, ku jeta ishte tejet e vėshtirė nė krahasim me atė ku isha unė nė Hadide.
Gjatė dy ditėve kam ngrėnė ushqim tė rėndomtė, isha shumė i hutuar dhe hoqa dorė nga jeta nė kėtė vend pasi mendoja se si do tė reagonte gruaja ime po tė vija me te nė kėtė vend. Pas rishqyrtimit me disa vėllezėr atje, vendosa qė tė qėndroj vetėm si njė pėrvojė tregtie me njė afat prej njė ose dy muajsh, mirėpo unė jam njeri qė ngutem, ndaj e mėnjanova kėtė ide dhe vendosa qė ta provoj me gruan dhe fėmijėt e mi. Shejh Mukbili, Allahu e mėshiroftė mė siguroi njė makinė tė madhe, qė tė vij me familjen time dhe me gjėrat e nevojshme, e tė vijė me shokun tim dhe me familjen e tij – dashamirin Muhamed ibėn Salim Zebidin dhe Nasir Kerim Zebidin. Kur arrita nė Hadideh babait tim i kishte arritur lajmi dhe ai u nervozua shumė qė unė e lashė punėn. Atėherė ai jetonte nė Xhide.
Edhe pse mua kjo mė bėri tė brengosem shumė, por bėra durim, i mblodha pajisjet e shtėpisė nė njė dhomė dhe e mbylla, mora me vete atė qė kisha nevojė pėr pėrgatitjen e ushqimit, dyshek pėr mua dhe pėr gruan time, batanije, dy ēarēafė, e dy dyshek pėr fėmijėt Abdurrahmanin dhe Musabin, kalova nga Muhamed ibėn Salimi dhe Nasiri dhe udhėtuam deri nė Seadeh. Atje qėndruam nė shtėpinė e Shejh Mukbilit dy ditė, unė me shokėt e mi ishim nė njė xhami pastaj u transferuam nė qytetin e Seades qė tė tre, u vendosėm nė njė banesė tė bukur. Secili kishte dhomėn me familjen e tij, ndėrsa kishim njė kuzhinė dhe njė banjė, aty qėndruam pėrafėrsisht njė muaj e gjysmė, shkonim edhe nė Dimexh pas drekės dhe ktheheshim pas jacisė me veturėn time dhe gjatė kėsaj kohe prisnim tė lirohen disa banesa mirėpo kot. Pas kėsaj u informova pėr njė shtėpi qė gjendej larg xhamisė dhe librarisė, kur vendosa qė tė kryej umren me gruan dhe fėmijėt ishte muaji Ramazan, mora disa valixhe e u drejtova drejt shtėpisė sė re pėr t’i vendosur aty pajisjet, gjeta njė shtėpi duke u rrėzuar, brenda tė shkatėrruar, ishte gati tė rrėnohej, bile katit tė sipėrm i kishte rėnė tavani. Hapa drynin, aty kishte vetėm njė dhomė dhe kishte nevojė pėr kuzhinė e banjė. Kjo dhomė e mbuluar me pluhur, ku merimangat kishin thurur edhe shtėpinė e tyre. Hyra brenda me gruan time qė ta shikojmė banesėn, dėgjoja rrahjet nė gjoksin e saj, qė e la shtėpinė tė shtruar, tė bukur, e tė pajisur dhe qė e la jetėn e mirė qė bėnte, tinėz i shikoja sytė e saj duke mos i thėnė asnjė fjalė, kur pashė se nė sytė e saj rridhnin lotėt nė heshtje.
I vendosa gjėrat nė dhomėn e braktisur, afėr sė cilės nuk gjendej asnjeri, as ujė e as rrymė, e mbylla derėn, u nisa pėr ta kryer Umren dhe pasi e pėrfunduam u kthyem nė Hadideh e prej aty nė fshat, pastaj pas Bajramit nė Seadeh herėn e dytė. Nė atė kohė na pėrmendėn njė shtėpi tė vjetėr tė braktisur mė shumė se pesėdhjetė vjet, qė banorėt e fshatit e konsideronin mė tė bukurėn, e ndėrtuar prej balte, e pėrbėrė prej katėr katesh, ku nė ēdo kat kishte nga njė dhomė, tavanet e ēarė gati pėr tė rėnė, rinovuam atė qė mundėm tė pėrmirėsojmė pėr tė banuar aty. Nė katin e katėrt banonte Nasir Kerimi, nė katin e tretė Muhamed ibėn Salihu, unė banoja nė katin e dytė dhe e ndava nė dy pjesė, njė pėr mua dhe gruan time dhe njė pėr fėmijėt, ndėrsa nė katin pėrdhes pronarėt e shtėpisė vendosnin aty barin. Ēdo kush prej nesh e kishte kuzhinėn nė korridor, nė afėrsi tė dhomės dhe banjėn nė katin pėrdhes. Banorėt e fshatit pritnin rėnien e shtėpisė bashkė me ne, mirėpo Allahu na shpėtoi, bile disa herė ėshtė dridhur toka e nuk na goditi gjė, falėnderimi i takon Allahut.
Dilnim nga shtėpia pas namazit tė sabahut e ktheheshim pas drekės, qė tė vijmė nė mėsim pas drekės, e tė kthehemi pas jacie. Po ashtu kishim mėsime me familjet tona pas jacisė, e ky ishte orari ditor i yni. Pastaj hoxha Mukbil El Vadiu kishte njė kopsht me pula, ku punonin disa nxėnės, mė pas ky kopsht u mbyll, e kaloi njė kohė pa punė, atėherė i erdhi ideja hoxhės qė ta shndėrron prej kopshtit pėr pula nė kopsht pėr burra, ku pėrfundoi ndarja e saj pėr gjashtė shtėpi, ēdo shpi dy dhoma, njė banjė dhe kuzhinė, njė prej tyre ishte edhe hisja ime dhe Muhamed ibėn Salihu kishte njė, aty ishin edhe dy fqinj, qė vazhduan tė qėndrojnė derisa dolėm nga aty, pasi plotėsuam gjashtė vite nė rrugėn e dijes dhe thirrjes. Mos tė ishte dėshira e Allahut sė pari, pastaj sakrifica e gruas time dhe durimi i saj nė jetėn e vėshtirė, nuk do tė arrinim asgjė nga dituria qė pėrfituam atje.
E lus Allahun subhanehu ue teala qė ta shpėrblejė me mirėsi gruan time, po ashtu e lus Allahun e Madhėruar qė ta pėrfshijė hoxhėn tonė Mukbil Vadiun mė mėshirėn e tij tė gjerė, me tė vėrtetė Ai ėshtė qė dėgjon dhe i pėrgjigjet lutjeve.

revista Albislam nr. 74
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi